Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Bogdani: Dy golat për mamanë në Tiranë
Publikuar më 04 nntor, 2006 në orën 14:59 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Erion Bogdani ka shënuar dje dy golat e tij në kampionatin italian të këtij sezoni, duke i mundësuar kështu skuadrës së tij, Sienës, që të shmangte një humbje, që deri 15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, dukej e sigurt, dhe të merrte një barazim 2-2 në fushën e vet përballë Parmës. Sulmuesi shqiptar, i cili kishte shënuar deri më tani vetëm një gol, në ndeshjet e Kupës së Italisë, ndonëse sezonin e shkuar ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës, me 11 gola, ka realizuar në minutën e 77-të të kohës së rregullt, duke e shkurtuar në 1-2 disavantazhin e skuadrës vendase, dhe, më pas, ka përfituar nga presioni i Sienës dhe ka realizuar golin e tij të dytë në minutën e dytë shtesë, duke shpëtuar kështu bardhezinjtë nga humbje.
Parma pati kaluar në epërsi në minutën e 35-të, me anë të Morfeos, ndërsa në të 70-tën, Igor Budan dyfishoi epërsinë e miqve. “Kam patur një moment të vështirë në karrierë, kjo edhe për arsye se kam patur probleme që tashmë janë zgjidhur, - ka deklaruar Erjon Bogdani, duke folur për rrjetin “Sky”, -as përfundimit të ndeshjes. - Këto dy gola ia dedikoj mamasë sime.” Ndërkaq, folur për skuadrën, shtatlarti shqiptar ka shtuar: “E kemi merituar padyshim pikën e fituar sot, sepse nuk kemi pranuar të dorëzohemi deri në fund. Dhe ky kundër Parmës është një barazim i rëndësishëm. Sot e tutje do të mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme, pa harruar, natyrisht, që, mbi të gjitha, ajo që ka rëndësi është mbijetesa në Serinë A.”
Gjithsesi, skuadra e sulmuesit të Kombëtares kuqezi mban tani për tani vendin e katërt në renditje, pas 10 javësh kampionat, ku ka pësuar vetëm një humbje dhe ka barazuar në 5 takime, duke i fituar 4 të tjerat dhe duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve.
Albania-Sport
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 1,449 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve t...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e me...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi