Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
• Galeria
• Libri i miqve
• Dërgo lajme
• Kush jemi ne?
• Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MBI LIBRIN „VRASJA E TREFISHT“ TË NUHI SYLEJMANIT
Publikuar më 14 tetor, 2010 në orën 19:19 ( ) Abdullah Prapashtica | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Janë shkruar deri me tani disa libra mbi rënien e Dëshmorëve të Kombit, Jusuf Gërvalla Kadri Zeka dhe Bardh Gërvalla me 17 Janar 1982, në afërsi të Heilbronit në Gjermani.

Në ato libra shumica e autorëve i qasen këtij krimi në mënyrë konstruktive me përpjekje për të hedhur sa më shumë dritë në rrethana që sollën te krimi. Secili nga ata mundohen të japin kontributin e vet pozitiv. Por, është edhe një numër i pa rëndësishëm minor që kryesisht merren me kakofoni e cila nuk mund ti hyn në punë askujt, sepse më shumë sjellin huti e përçarje se sa që prezantojnë ndonjë informacion me vlerë.

Në realitet, pasi në atë kohë, nga organet e hetuese jugosllave, pushteti informohet përmes të spiunëve të vet se kanë fillua bisedimet për bashkim mes PKMLSHJ, LNÇKVSHJ dhe OMLK në mënyrë intensive fillojnë përgatitjet për vrasjen e tyre, me qëllim që të pamundësohet bashkimi. Urdhrin për vrasjen e tyre e ka dhanë vet Kryesia e ish LKJ /RSFJ, mbledhjen e informacioneve mbi vendbanimin e vëllezërve Gërvalla dhe organizimin e zbaton Konsullata e ish RSFJ në Stuttgart dhe krimin e ekzekuton UDB-a përmes të vrasësve të vet profesional.

Në momentet para se të vdiste Jusuf Gërvalla arrin të tregon se i vrau UDB-a, që do të thotë se ai ka arritur ta njeh dike nga vrasësit. Këtë e vërteton edhe oficeri i UDB-es, Bozhidar Spasiqi në librin e vet, kur tregon se ai ka qenë shef i grupit për organizimin e atentateve në botën e jashtme ndaj emigrantëve që kanë qen kundërshtar politik të ish RSFJ. Bozhidar Spasiqi tregon se deri me ardhjen e Millosheviqit ka marrë pjesë në organizimin e të gjitha atentateve që i ka organizua UDB federale dhe se nga ajo kohë UDB- e Serbisë ia merr lëndët tjera që të i zbatoi vet.

Prandaj, tëra spekulimet tjera janë pjesë e propagandës të diplomacisë të ish RSFJ e cila tëra krimet e UDB-es në botën e jashtme i quan “qermi hesapesh mes emigrantëve politik”! Natyrisht se policia jugosllave vrasjet e veta i ka shfrytëzua trefish, sepse pos se i ka vra aktivistet më të rëndësishëm, ato vrasje pastaj i ka përdor për mbjelljen e dyshimeve dhe të përçarjeve brenda emigracionit dhe së treti me qëllim që të e shuan lëvizjen e rezistencës.

Megjithatë , dështoi bllokimi i bashkimit nga ana e UDB-es, sepse bisedimet e filluara në nëntorin e 1981, me 17 shkurt 1982 përfunduan me nënshkruhet bashkimi në Lëvizjen për Republikë. Bashkimi që u arrit nuk ishte bashkim i thjesht fizik por bashkimin në platformën e Republikës së Kosovës. Ndërsa formacionet, për shkaqe të veprimit në ilegalitet, pra për shkaqe të konspiracionit vazhdojnë të veprojnë në formacione të veçanta të LRSSHJ.

Ajo që sjell Nuhi Sylejmani në librin e vet është dëshmia e ti personale si njëri nga bashkëpunëtorët e rrethit të ngushtë Jusuf Gërvallës në Gjermani, mbi atë bashkëpunim që kanë pas ata së bashku në kuadër të ish LNÇKVSHJ dhe dëshmi autentike e zhvillimeve të pastajshëme të cilat, LRSSHJ / LPK u detyrua ti mbijetoi në rrugën e vet të gjatë drejt lirisë.

Nuhi Sylejmani shkruan me kompetencë, sepse pas bashkimit të LNÇKVSHJ me PKMLSHJ në Lëvizjen për Republikë, është njeri nga tre përfaqësues të dy udhëheqjeve të organizatave nga të cilët krijohet Komiteti Drejtues i LRSSHJ. Në treshen e LNÇKVSHJ hynë Sabri Novosella, Xhafer Durmishi dhe Nuhi Sylejamni, ndërsa në treshen e PKMLSHJ janë Faton Topalli, Osman Osmani dhe Abdullah Prapashtica. Me 15 Maj 1982 me LRSSHJ bashkohet edhe OMLK duke u zgjerua edhe KD i LRSSHJ me anëtar të OMLK.

Dihet se LRSSHJ/LPK nga ajo kohë kalon nëpër faza të vështira të zhvillimi e zgjerimit të vetë deri me 17 shkurt 2008, kur e realizon një pjesë të programit të vet dhe synon që të e realizon atë në tërësi duke e vazhduar aktivitetin në drejtim të qëllimit final. LRSSHJ/LPK nga 17 shkurti 1982 ka disa gjenerata udhëheqësish të cilat e zëvendësojnë njëra tjetrën me sukses që nga KD i LRSSHJ e deri te Shtabi i përgjithshëm i UÇK. Ka edhe disa që me motive të ndryshme e devijuan këtë rrugë!

Sa për informacion mbi kontiunitetin e vazhdueshëm të kësaj lëvizje mund të thuhet se vetëm njërin nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981 që ka qenë edhe anëtarët i KD të LRSSHJ të 17 Shkurtit 1982 e kemi prezent edhe në SHP të UÇK e edhe në krye të Lëvizjes kundër sundimit kolonial të Brukselit pas vitit 1999. Lëvizje e cila nuk pajohet me heq dorë nga Programi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit të 1878, për bashkimin e shqiptarëve në një shtet në trojet e veta etnike.

Nuhi Sylejamni me librin e vet e ka tregua vetëm një rrëfim nga kapitali i madh i veprimtarisë të ti patriotike, dhe presim nga ai edhe libra të tjerë.

Presim dëshmitë autentike edhe të secilit nga pjesëmarrësit e Lëvizjes për Pavarësi Kombëtare, në të gjitha pjesët e historisë dhe në veçanti në atë të lidhur me Epopenë e pranverës të demonstratave të vitit 1981, me kërkesën për Republikën e Kosovës, ku secili ka marrë pjesë në mënyrën e vet në mozaikun historik të këtyre ngjarjeve.

Çdo pjesëmarrës në demonstrata dhe në organizimin e tyre, çdo anëtar i ish OMLK, LNÇKVSHJ, PKMLSHJ dhe çdo aktivist i bashkuar në LRSSHJ/LPK si dhe çdo aktivist i pavarur apo i organizuar në formacionet tjera ilegale, kanë dhënë kontributin e vet të çmuar në drejtim të lirisë e cila akoma nuk është arritur. Prandaj nuk duhet mohuar por duhet çmuar lartë veprimtari e secilit, sepse vetëm me punën e përbashkët kemi arritur deri këtu dhe vetëm të bashkuar në një ide dhe ne një program do të arrijimi deri ne aktin final të lirisë dhe të bashkimit kombëtar.

Për shkak të objektiviteti sugjeroj që secili në dëshmitë e veta të përshkruan vetëm veprimtarin në të cilën ka marr vet pjesë, dhe të kufizohet në përshkrime e vlerësime të ngjarjeve ku nuk ka marr pjesë dhe për njerëz me të cilët nuk kanë bashkëpunuar personalisht, për të evituar devalvimin që sjellin thash e të thënat ordinere nga burimet e treta! Pasi të bëhet përmbledhja e tëra dëshmive, shkencëtarët e historisë janë të vetmit që mund të e shkruajnë historinë kombëtare. Kjo do të ndodh kur kjo etapë historike të përfundon me realizimin e bashkimit kombëtar i cili tanimë nuk është shumë larg.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Abdullah Prapashtica
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 58 vizitorë
Lexuar: 5,904 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I UÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi