Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KABINETI I KRYETARIT TE KOMUNES SE PRESHEVES:INFORMATE
Publikuar më 21 nntor, 2010 në orën 20:36 ( ) Mitat Saqipi | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Presheva në këto momente pret me shumë entuziazëm delegatet e Fondacionit të gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare.
Është organizuar pritje solemne para objektit të komunës së Preshevës, ku po presin shumë qytetare me shumë entuziazëm ardhjen e tyre.

Përfaqësueset e të gjitha vendeve do të priten nga kryetari I komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa, në kabinetin e kryetarit, në sallën e kuvendit komunal do të mbaj një fjalim mirëseardhje kryetari I komunës dhe më pas vijon darka dhe akomodimi I musafireve.
Të dielen (nesër) në ora 10 fillon punën kuvendi I 9-të Mbarëkombëtar i gruas intelektuale shqiptare me temën : “Roli dhe kontributi I gruas intelektuale shqiptare për gjatë historisë si faktor bashkëjetese në etni dhe integrim në hapësirën evropiane”.
Do të kenë fjalë rasti delegatët e kuvendit nga të gjitha vendet, diskutime të ndryshme edhe nga të pranishmit e tjeëe si dhe një program I pasur kulturoro-artistik nga vendi dhe spektakël nga emrat e njohura të artit , artistet e popullit Tinka Kurti , Margarita Xhepa e të tjera
Pas përfundimit të kuvendit dhe programit artistik , pas ngrëenies së drekës, do të vizitohet edhe qyteti I Bujanocit për 2 orë. Në mbrëmje do të përcillet një shfaqje nga festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare , Presheva 2010 “.
Më pas do të jetë darka e përbashket me artistet e festivalit e percjellur me program muzikore.
Të hënën bëhet kthimi I musafireve .
U jemi shumë mirënjohës Fondacionit “ Nermin Vlora Falaschi” që zgjodhën pikërisht qytetin e Preshevës për të na nderuar me mbajtjen e Kuvendit të 9-të të gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare.
Me shpresë se do te ndahen të kënaqura me mikëpritjen I urojmë shumë suksese dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm.

20.11.2010
PRESHEVË

KABINETI I KRYETARIT TË KOMUNËS
RAGMI MUSTAFA

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mitat Saqipi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 15 vizitorë
Lexuar: 781 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi