|
Në mbledhjen e Këshillit Qendror të PDSH-së të mbajtur më 18 dhjetor 2010 Partia Demokratike Shqiptare me seli në Prshevë sjell këtë :
R E A G I M
Lidhur me raportin e Europarlamentarit Dick Marty në Këshillin e Europës dhe akuzave të pabaza ndaj Kryeministrit të Republikës Kosovës zotëri Hashim Thaçi dhe ish ushtarëve të UÇK-së , Partia Demokratike Shqiptare reagon ashpër ndaj shpifjeve, shantazheve dhe denigrimit të autoritetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Me këtë synohet zhvleftësimi i luftës së pastër dhe çlirimtare të UÇK-së sidomos të organeve më të larta shtetërore të shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës. Një sjellje e tillë e pamatur dhe e pabazuar në asnjë fakt e zotit Dick Marty natyrisht se shqetëson të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Historikisht shqiptarët kanë një të kaluar të pastër në të gjitha luftërat e shekujve të shkuar me këtë edhe të asajë të UÇK-së në Kosovë, UÇPMB-së në Luginë të Preshevës dhe UÇK-së në Maqedoni. Këto luftëra të fundit ishin të përcjellura nën vëzhgimin permanent të faktorit ndërkombëtarë. Është apsolutisht e pamundur që të ndodhte trafikim organesh të njerzëve kur e tërë hapësira ajrore mbi Kosovë, Shqipëri e Maqedoni ishte e mbuluar me paisje vëzhgimi ndërkombëtar e sidomos të NATO-s gjatë tërë kohës së zhvillimit të luftimeve në Kosovë.
Partia Demokratike Shqiptare i bënë thirrje zotit Dick Marty që të tërheq akuzat e pabazuara ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ish ushtarëve të UÇK-së dhe ato t’I vlerësojë si deklarata politike, të përshpejtuara, të pamatura dhe të ndikuara nga shpekulimet e qarqeve të caktuara serbe. Prandaj, një kërkim falje për deklaratë dhe raport të tillë nga ana e zotit Dick Marty merr fund shantazhimi dhe i ipet rrugë e mbarë konstituimit të qeverisë së Republikës së Kosovës menjëher pas proçesit zgjedhorë transparent, të qetë dhe demokratik.
Më 18.12.2010
Në Preshevë
Këshilli Qendrorë i PDSH-së
Kryetari: Ragmi Mustafa
|