|
Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare duke përcjellur me vëmendje zhvillimet e fundit në Republikën e Shqipërisë shpreh keqardhje për ngjarjet dramatike në protestën e së premtës në të cilën humbën jetën qytetar shqipëtar.
PDSH shpreh shqetësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për situatën e krijuar me shpresë që institucionet e shqipërisë,subjektet politike dhe populli shqipëtar do të dijë që me gjakftohtësi në mënyrë demokratike dhe paqësore të tejkaloj këtë gjendje, e cila është në interes të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
PDSH shpreh ngushllimet familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit shqiptar!
Shërbimi për informim i PDSH-së
Preshevë
Më: 22. 01. 2011
|