| Rivalitet i eger serbo-grek |
| Publikuar më 31 janar, 2011 në orën 23:59 ( ) |
Dr. Koço Danaj | Opinion | |
|
|
|
Tashme ngjarjet e 21 janarit dihen nga te gjithe. Me qindra politikane, analiste, gazetare kane folur keto dhjete dite. Nje pjese pro qeverise, nje pjese pro opozites. Jane hedhur ne tregun e opinionit publik te gjitha, puç i opozites, puç i qeverise, faji i njeres apo i tjetres. Situate e tensionuar pa ndonje drite per qetesimin e saj.
Por cila eshte e verteta e asaj qe kulmoi ne 21 janar ne Tirane? A eshte e lidhur kjo e vertete vetem me Tiranen, apo ka te beje ne teresi me kombin shqiptar? A kishte dukuri qe e paralajmeruan kete te vertete ne mbare hapsiren e kombit shqiptar, ne Maqedoni apo ne Kosove? Kemi te bejme thjesht me nje lufte te eger per pushtet, apo per nje skenar te hartuar gjekte dhe te realizuar ne Prishtine, Tetove dhe ne Tirane? Nuk mund ta japim dot kete te vertete, pa bere nje analize te ftohte, te paanshme.
Le te perpiqemi ta bejme ate
Lufta e dosjeve ndershqiptare ne Maqedoni
21 Janari 2011 fillon ne Tetove. Nje dite te bukur, nje ish-punonjes i sherbimit sekret jugosllav UDB dorezon ne Komisionin e Lustrimit disa dosje sekrete qe akuzonin per lidhje me sherbimin sekret jugosllav, disa politikane shqiptare qe jane aktualisht ne pushtet. Me vone, nje tjeter rastesisht gjen ne oborr dosje te tjera dhe i ben publike. Ngjarja ndodh ne teritorin shqiptar. Nuk gjendet asnje dosje ne teritorin maqedon. Acarohet situate ndermjet shqiptareve. Synohet vellavrasja midis tyre. Por politikanet shqiptare rezistojne dhe nuk lejojne militantet e tyre te kapercejne pragun e luftes politike. Situata qendron vetem ne deklarata politke. Populli nuk ftohet te protestoje ne mbrojtje te politikaneve te tij as kunder tyre. Lufta e Dosjeve ne teritoret shqiptare ne Maqedoni, duket se po shkon drejt shuarjes. Por nje gje mbeti, per te mos harruar. Burimi i dosjeve te gjetura rastesisht ne oborre shtepishe, ishte Beogradi, ishte ish-UDB-ja.
Lufta e zgjedhjeve ne Kosove
Zhvillohen zgjedhjet ne Kosove ne 12 dhjetor. Per here te pare marrin pjese forca politike qe kane ne program bashkimin me Shqiperine, Levizja Vetevendosje dhe Levizja per bashkim. Nje dite para zgjedhjeve , gazeta prestigjioze Financial Times, shprehet se Vetevendosja do fitoje 22 perqind. Rezulatete e para i japin vetem 13 perqind. Naten e numurimit te votave, Prishtina ndodhet ne prag te perplasjes midis shqiptareve. Fale nderhyrjes se policise shmanget perplasja midis militanteve te PDK-se dhe LDK-se perballe Hotel Grand ne oren 24.00. Perplasja nuk ndodh, por fillon kontestimi i zgjedhjeve. Ne kontestim prine Vetevendosje. Nje dite me pas, perseri nje gazete perstigjioze, The Economist shkruan se Ne Kosove mbreteron nje qetesi para stuhise. Megjithate stuhia nuk ndodh, partite politike fillojne kontestimet te cilat pranohen ne shumicen e tyre. Pakenaqesia kanalizohet ne rruge institucionale. Bashkesia nderkombetare ndryshon qendrim dhe mbeshtet kontestimet. Ne daten 15 dhjetor shqiptaret e Shqiperise fillojne te levizin pa viza. Ndersa ne daten 16 dhjetor nxirret nga sirtari dhe mbush faqet e shtypit dhe ekraneve te televizoreve, nje raport i quajtur tashme Raporti i Dik Martit. Satanizohen shqiptaret, bashkohet UÇK-ja me akuzat e drejtuesve te saj. Hutohet Tirana, Prishtina dhe Tetova, reagimi ne fazen e pare eshte emocional, nuk depertohet ne thelbin e ngjarjes. Ne Kosove fillon nga disa segmente politike akuza e ndersjellte. Nje organizate me emrin Veteranet e UÇK-se akuzon Levizjen Vetvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti se jane prosllave. (Prosllave se kerkojne bashkim me Shqiperine!!). Me vone, shfaqet Tadiç qe lan duart si Ponc Pilati duke deklaruar se jam i gatshem te takohem me Thaçin, pavarisht akuzave. Por Kosova ne thelb eshte protektorat amerikan dhe nuk lejohet e situata te acarohet me tej, prandaj behen zgjedhje nga Drenica ne Mitrovice. Megjithate, dicka u arrit, u zbeh jehona e futjes se Vetvendosjes ne Parlament qe ne fakt ishte kryengjarja ne mbare hapsiren e Kombit shqiptar, pasi per here te pare ne nje parlament shqiptar hyne si force e trete politike nje Levizje qe kerkon hapur bashkimin e trojeve shqiptare.
21 Janari ne Tirane
Eshte nje ngjarje qe ngjan me librin e Markesit, Kronike e nje vrasjeje te paralajmeruar. Kur filloi? Filloi me nje video te shfaqur ne nje TV kombetar. Dy ish-miq te ngushte qe nga viti 2000, pergjohen, zevendesi pergjon kryetarin. Afera: Korrupsion. Nentoka politike tregon te kunderten, ajo behet e qarte disa dite me vone.
Paranteze
Ish zevendesi i LSI, Prifti kishte bere nje kurs 9 mujor me bursen e Fondacionit grek Kokalis. Ne konventen e krijimit te LSI, ai nuk u zgjodh ne drejtim, por me vone iu imponua Ilir Metes dhe mori postin e nenkryetarit. Nga ana tjeter pas vitit 2002, fillon joshja e Beogradit ndaj Metes. Ai e pranon kete joshje, duke bere disa vizita, te cilat i thelloi pas vitit 2009. Pritet ne Beograd me nderime te medha pavarsisht postit, duke perfshire kryeministrin Cvetkoviç dhe presidentin Tadiç. Ben dy deklarata, njera e tronditi opinionin shqiptar kur pranoi kerkesen e pales serbe mbi minoritetin serb ne Shqiperi. E dyta ishte kur deklaroi ndihmen qe do t'i jepte Shqiperia Serbise per t'i siguruar daljen ne Adriatik. Per ata qe e njohin Konferencen e Londres se vitit 1913 e dine se dalja ne Adriatik ka qene nje nder kerkesat kryesore te qeverise serbe te asaj kohe. Pol Kambon, ish-ambasador i Frances ne Konferencen e Londres 1913 shprehet per kete çeshtje se: Per portin dhe hekurudhen serbe, ne do te propozonim nje port neutral ne teritorin shqiptar me nje hekurudhe nen kontrollin shqiptar…(Pol Kambon, Korespodenca, vellimi i trete, botimi Graset 1946, faqe 32). Megjithe coptimin e trojeve shqiptare, ky propozim u hodh poshte. Pas vitit 1945, Tito krijoi me ndihmen e teritoreve shqiptare, edhe Republiken socialiste jugosllave te Maqedonise me synim te siguronte edhe nje dalje tjeter ne det, nepermjet Selanikut. Por deshtoi, pasi Greqia ne Konferencen e Jaltes mbeti nen influencen anglo-amrikane 90 perqind dhe vetem 10 perqind nen influencen ruse. Pas prishjes edhe me Shqiperine ne vitin 1948, mbeti edhe pa dalje nepermjet Adriatikut. Pas rifitimit te pavarsise nga Mal i Zi, eshte teresisht e izoluar nga daljet ne det. Per kete deklarate te Metes, heshti edhe qeveria, heshti edhe opozita. Nderkaq disa dite me pas shfaqet Videoja, e cila ishte regjistruar gati nje vit me pare nga zevendesi i tij. Siç duket nuk kishte heshtur Athina.
Opozita kalon ne kundersulm
Por kundersulmi eshte i nje lloji tjeter. Nuk pati reagim se si mundet nje Minister i qeverise shqiptare t'i premtoje daljen ne Adriatik Serbise qe ka te beje me sigurine kombetare dhe me shume me çeshtjen kombetare. Ajo e perdori vidion si nje mjet ne luften per pushtet. Nje gjeneral pa ushtri, pjestar i opozites se bashkuar, kerkon aplikimin e skenarit tunizian per Shqiperine. Askush nuk flet, askush nuk i kundervihet. Hesht edhe sherbimi sekret. Disa dite me pas, dy gjenerale te tjere pa ushtri, por pjestare te opozites se bashkuar, Milo dhe Dule, njeri pas tjeterit shfaqen ne ekrane dhe i bejne thirrje popullit te marre ne dore fatin e tij. Po cilit popull? Kryetari i PBDNJ diten e demonstrates nuk solli asnje autobus per te bere demonstrate ne Tirane me perfaqesues te partise se tij, pra nuk solli popull minoritar!! Pse? Kete duhet ta sqaroje Dule. Fatkesisht, lideri i opozites dhe kryetar i partise socialiste Rama, ndryshe nga 20 prilli 2010, kete here ju mban ison.
Retrospektive
Ne 20 prill 2010, kur opozita beri protesten me te madhe, te dy keta gjenerale pa ushtri, kur folen i bene thirrje popullit te marre ne dore fatin e tij duke e ndersyer kunder policise. Menjehere pas tyre, flet Edi Rama dhe ndalon protestuesit te sulmojne policine duke ju thene: Ej ju, nuk keni pune me policine. Rama aso kohe perkrahet nga Spartak Ngjela, i cili beri te njejten thirrje.
Kthim ne realitet
Fillon demonstrata, qe ne fillim duket se eshte pa komandant. Populli eshte pa parti. Udheheqja e partise eshte diku tek Ura e Lanes apo tek dy kullat. Por populli pa parti quhet turme, quhet Zhakeri. Fillo perleshja me policine. Nderhyn policia me uje dhe gaz lotsjelles. Shumica terhiqet, iken ne shtepi, mbeten vetem nje grup njerezish qe vazhdojne perleshjen me policine. Vriten tre veta. Nderkaq Rama i ben thirrje atyre qe kishin mbetur te terhiqen, te mos perleshen. Perafersisht ne te njejten ore, Sali Berishes, i thone te perdore ushtrine. Pohimin e beri vete Berisha gjate takimit me forcat e gardes. Kush ja tha? Kete duhet ta thote Berisha, ose mund ta thote edhe ministri i mbrojtjes. Por nje gje dihet, Berisha refuzoi kategorikisht te perdore ushtrine. Megjithate, nje gje kerkon te dihet, ai qe ia sugjeroi perdorimin e ushtrise e kishte nga vehtja, apo ia kishin sugjeruar nga Athina. Le te presim hetimin. A do te merret ai me kete çeshtje? E nderkaq, ne darken e 21 janarit, shfaqen shume ashper dy pjestare te qeverise, Meta dhe Imami, por nuk shfaqet i tille Olldashi dhe me vone Bode. Ndersa tre gjeneralet pa ushtri te opozites, Milo, Gjinushi dhe Dule nuk flasin fare, zhduken nga ekranet, per gati nje jave.
Le te vijme tani tek e verteta
Shumekush edhe keto dite te nxehta politike, 14 shtatorin 1998 e ka konsideruar grushtshteti. Por shumkushi nuk pranon te analizoje çfare quhet grushtshteti. Aso kohe, nuk u prek, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, ATSH, Ministria e jashtme etj. Aso kohe, ishte vrare nje udheheqes popullor i opozites se atehershme. Aso kohe u synua te vritej edhe Fatos Nano. (Jo rastesisht ne tavolinen e tij u gjet nje plumb). Aso kohe kishte marre hov lufta e UÇK-se ne Kosove. Aso kohe, sherbimi sekret serb synoi ta spostonte vemendjen ne Shqiperi. Por SHBA nderhyri menjehere. Dhe skenari deshtoi. Edhe tani ne forme me te zbutur flitet per grushtshteti apo puç nga te dyja palet. A eshte kjo e verteta? Duket se jo.
Kemi te bejme perseri me nje skenar, por kete here rivalitet serbo-grek. Le ta permbledhim te verteten tone. Aktualisht kombi shqiptar eshte ne rilindje teresore. Aktualisht ai ka dy shtete e gjysem shqiptare. Aktualisht ka nje fryme mbarekombetare per bashkim kombetar. Aktualisht forca e trete politike ne Kosove me prirje te dale force e pare apo e dyte kerkon bashkim me Shqiperine. Aktualisht forcat probashkmit po gjallerohen ne gjirin e partive politike shqiptare ne Maqedoni, aktualisht ne Shqiperi po merr hov domosdoshmeria e bashkimit. Sondazhi i fundit i Gallup tregoi se kryqyteti i Shqiperise Tirana, ne masen 69 perqind ishte probashkimit me Kosoven. Por fqinjet nuk jane dakord. Zevendeskryeministri serb dhe Minister i Policise e deklaroi kete hapur ne muajin shtator 2010 kur u shpreh se nuk mund te lejojme krijimin e tre shteteve shqiptare ne rajon. Sentencen: Bashkimi ben fuqine, ata e njohin me mire nga politikanet shqiptare. Ata nuk e kane harruar, fjalimin e ish-presidentit amerikan Xhorxh W Bush ne Tirane, kur kerkoi qe Tirana te marre pergjegjesite e saj para kombit shqiptar, kur kerkoi qe ne vend te boshtit Beograd-Athine, te krijohet trekendeshi Tirane-Beograd-Athine si prakusht i stabilizimit te rajonit. Por strategjistet e Athines dhe Beogradit e kane te qarte se kete nuk mund ta ndalojne dot. Brenda 3 muajve jane mbi 600 analiza, komente, deklarta te publikuara ne Beograd dhe Athine qe kane per teme bashkimin kombetar te shqiptareve. (Sherbimi sekret shqiptar ka nje qender analitike. Nuk jam ne gjendje te them se sa jane bere objekt analize dhe nxjerrje konkluzionesh ky mal me mbi 2 mije faqe)
Prandaj strategjistet serbo-greke ju kane sugjeruar qendrave te tyre politike nevojen e rritjes se ndikimit ne Tirane, Prishtine, Tetove nepermjet mbeshtetjes se politikaneve shqiptare qe ndjehen me shume serbe apo greke, pavarsisht se nenshtetesine do ta kene shqiptare. Ne pamundesi te ndalojne krijimin e trekendeshit, Tirane-Beograd-Athine, ata rivalizojne te kene ndikim mbi nje nga Brinjet kryesore te ketij trekendshi. Prandaj ne harkun e 6 muajve perpunuan ne fillim Luften e Dosjeve ne Tetove, satanizimin e Kosoves dhe se fundi 21 janarin ne Tirane.
Ne vend te perfundimit
Çelesat e shtepise sone te perbashket qe quhet Shqiperi Natyrale, nuk mund te lihen ne duart e fqinjeve kur e di se sa makuter jane ata. As ne dore te politikaneve qe kane te drejte te ndjehen serbe, greke, italiane etj. Por qe nuk kane te drejte te kene çelesa ne dore. Demokracia nuk e zhduk makuterine, thjesht e sofistikon ate.
Autori eshte drejtues i Lista per Shqiperi Natyrale
kdanaj@hotmail.com
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 98 vizitorë |
| Lexuar:
2,297 herë
|
|
|
|
|
|
|