Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Komplotet e gjarprit katil të shoqërisë civile dhe gjarprit të UÇK-së kundër Kosovës (I)
Publikuar më 30 prill, 2011 në orën 14:30 ( ) Isa Mulaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E PARË)

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA)

Punim Hulumtues për Diskutimin e Politikave Nr. ESP032/11, Prishtinë, prill 2011.

Përmbledhje

Gjarpri! Është ky një paralajmërim i befasishëm që u ua ngjallë frikën në palcë kur shëtisni nëpër pyje, punoni në fusha dhe ndërtimtari, ose në vende tjera ku mund t’i hasni gjarpërinjtë. Asnjë befasi nuk ua rrëqeth trupin, mendjen dhe nxitë reflekse të shpejta të frikës, se momenti kur e keni dorën ose jeni afër gjarprit që nuk e keni vërejtur. Arsyeja kryesore është se kafshimi eventual i gjarprit helmues mund t’u kushtoj me jetë. Pas 2 sekondave u hiqet ajo frikë e tmerrshme, dhe gjarprit mund t’ia shtypni kokën.
Gjatë historisë, gjarprit i janë dhënë karaktere të shumta mitologjike nga shumë popuj që nga kohërat e lashta e deri më sot. Gjatë luftës në Kosovë 1998-99, njëri prej komandantëve të UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), Hashim Thaçi, e mbante nofkën “gjarpri”. Nuk ka pasur aq shumë mistere të këtij “gjarpri” për Kosovën gjatë luftës sa dolën kundër saj në kohë paqeje deri në ditët e sotme dhe në të ardhmen. Duke e ditur pakënaqësinë e përgjithshme në Kosovë dhe planet e gjarprit, e ashtuquajtura “shoqëri civile”, një grup parapolitik më në krye Luan Shllakun që paraqitet si gjarpër më i mistershëm se Hashim Thaçi, doli me një plan për rrëzimin e Qeverisë. Qëllimi i këtij punimi hulumtues është të bëjë një vështrim kritik rreth komploteve të dy llojeve të gjarpërinjve – atij të “shoqërisë civile” ose Luan Shllakut kundër gjarprit të ish-UÇK-së ose Hashim Thaçit, dhe komplotin e të dyve veç e veç kundër Kosovës. Fillimisht, ka qenë e nevojshme të ofrohen disa të dhëna rreth gjarprit si zvarranik nga disa këndvështrime si bazë teorike, e pastaj të kalojmë në komplotet e njerëzve “gjarpër”.

1. Karakteri historik, mitologjik dhe simbolik i gjarprit

Gjarpri është njëri prej gjallesave më të vjetra në tokë dhe një simbol shumë i përhapur tek kulturat e ndryshme. Në Egjiptin e Lashtë dhe Lindjen e Mesme, gjarprit në njërën anë i bëheshin lutje sikur njërit prej zotëve, kurse në anën tjetër shfrytëzohej për qëllime tinëzare, vrasje, komplote dhe rituale të këqija. Në Indi, gjarpërinjve u bëhen lutje sikur Zotit edhe në ditët e sotme, dhe ata shikohen si simbol i plleshmërisë. Shpesh herë në ëndërr shohim gjarprin. Në interpretimin bashkëkohor, gjarpri në ëndërr simbolizon joshjen seksuale të rrezikshme dhe të ndaluar. Nëse e keni parë ëndërr në shtrat, atëherë është shenjë e agresionit seksual. Në një kuptim tjetër, gjarpri simbolizon personin afër jush i cili është i pashpirt, i pamëshirshëm, dhe të cilit nuk mund t’i besohet.
Gjatë historisë, popujt dhe kulturat e ndryshme kanë përdorur, vizatuar dhe skalitur gjarprin në shumë objekte dhe punë. Gjarpri është njëra ndër 12 shenjat e horoskopit kinez që përfshinë të lindurit ndërmjet datave 5 maj dhe 5 qershor sipas kalendarit perëndimor. Mistifikimi i mëtutjeshëm i gjarprit në mitologji është bërë në formë të dragoit, gjarpër i përmasave të mëdha dhe që fluturon, edhe ky një shenjë e horoskopit kinez për ata që kanë lindur ndërmjet datave 5 prill dhe 4 maj. Në këtë shenjë ka lindur edhe Hashim Thaçi, ndonëse dragoi i është dukur si gjarpër me përmasa më të mëdha, prandaj vendosi të quaj veten gjarpër.
Në Indi dhe disa vende tjera, zbavitja e gjarprit me dajre (snake charming) përgjatë rrugëve është një shfaqje e përditshme. Aktori bart me vete gjarprin, zakonisht të llojit kobra (naja naja), në një krojshe ose çantë, ulet diku këmbëkryq, nxjerrë gjarprin dhe e vë përballë tij, dhe filloj ta zbavitë me një lloj fyelli ose instrumenti të ngjashëm. Kobra qëndron në bisht dhe pjesën e prapme të shtrirë, ndërsa gjysmën e trupit dhe kokën e mban përpjetë në drejtim të fyellit. Gjarpinjtë nuk kanë veshë të jashtëm, por kanë të brendshëm dhe shqisat e të dëgjuarit nuk i kanë të zhvilluara. Ata reagojnë ndaj lëvizjeve të fyellit, e jo të zërit të tij. Nga kjo karakteristikë fizike gjarpri duket si i padëgjueshëm.
Shqisat e të pamurit tek gjarpërinjtë ndryshojnë shumë nga ata që janë në gjendje ta dallojnë vetëm terrin dhe dritën, deri tek ata me shikim më të mprehtë, por në përgjithësi nuk kanë shikim adekuat për t’i përcjellë lëvizjet. Ata më tepër shfrytëzojnë erën në gjurmimin dhe ndjekjen e gjahut. Kanë nofulla shumë elastike dhe janë në gjendje të kapërdijnë viktimën ose ushqimin disa herë më të madhe se koka e tyre. Varësisht prej llojeve, disa shumohen me anë të vezëve, e disa tjerë pjellin këlyshë.
Gjarpri është njëri prej simboleve më të vjetra. Për të tregohen ngjarje nga më të ndryshmet (më gjerësisht për këtë në nëntitujt vijues). Shumica e atyre simboleve, që vazhdojnë dhe të përdoren edhe sot, ndoshta janë për shkak të karakteristikave biologjike të gjarprit. Gjarpri përshkruhej si roje e tempujve dhe shtëpisë nga gjitarët siç janë minjtë. Sipas një rasti mitologjik që përmendet shumë, miu kishte brejtur anijen e një profeti të mbushur me ushtarë. Nga vrima e miut anija po mbushej me uji dhe rrezikonte fundosjen. Gjarpri fut trupin e tij në vrimë dhe pengon fundosjen e anijes. Këtu gjarpri na paraqitet në simbolin e shpëtimtarit të jetës së njerëzve. Në mjekësi, sidomos në mbishkrimet nëpër barnatore, shenja e më e përhapur që simbolizon jetën dhe shërimin, përmban të vizatuar një gjarpër të mbështjellë rreth një hinke, me bisht të lëshuar teposhtë dhe kokë përpjetë pak të kthyer kah gryka e hinkës. Shumë njerëz ende vizatojnë tatuazhe në formë gjarpri në trup e tyre. Mirëpo, në kohët bashkëkohore gjarpri më tepër përdoret si simbol i frikës, rrezikut dhe propagandës, sikur në fotografinë 1 më poshtë.


“Gjarpri fluturues”, emblema e brigadës së paratrupave të Izraelit

Emërtime për dhe me simbolikë të gjarprit si rrezik dhe propagandë përdoren edhe në shumë lëmi tjera. Kështu për shembull, një lloj helikopteri sulmues amerikan i prodhuar që nga viti 1967 quhet Bell AH-1 Cobra. Aftësia e lartë manovruese e aeroplanit luftarak duke fluturuar në formë vertikale përpara ose vertikalisht (bisht teposhtë dhe kabinë përpjetë) njihet si Kobra e Pugaçevit. . E ka marrë këtë emër në bazë të pilotit testues të kompanisë Suhoi OKB, Viktor Pugaçev, kur ai po bënte një manovër në formë të pozitës në të cilën ngritet kobra, , në vitin 1989 në panairin ajror të Paris Le Bourget, me aeroplanin luftarak Suhoi Su-27. Operacioni luftarak i forcave speciale amerikane në Somali në fillim të tetorit 1993 për kapjen e komandantit të milicisë somaleze, Muhamed Fara Aidid, u quajt Gothic Serpent (Gjarpri Gotik), ndërsa ai në fillim të marsit 2002 në të cilin forcat speciale të SHBA-ve dhe shumë pjesëtarë tjerë nga NATO dhe jashtë saj, bënë përpjekje për shkatërrimin e forcave të Al-Kaidës dhe Talibanëve në Afganistan, u quajt Operacioni Anakonda (një lloj gjarpri shumë i madh). Anakonda është edhe një film që e karakterizon gjarprin në fjalë.
Disa popuj, si për shembull kinezët, gjarprin e përdorin edhe si ushqim normal ose mish për ta ngrënë. Rekrutët në njësitë speciale të ushtrisë amerikane stërviten se si t’i zënë, mbysin, dhe hanë gjarpërinjtë gjatë fazës së tyre për mbijetesë ose në mungesë të ushqimit alternativ. Kjo veprimtari e stërvitjes u ka dhënë atyre pseudonimin “gjarpër ngrënësit”. Ka edhe shumë e shumë dëshmi dhe tregime për gjarprin që i dinë lexuesit, qoftë në formë mitologjike dhe reale prej kohërave më të lashta e gjer më sot, por nuk do të zgjerohemi në diskutimin e tyre. Në nëntitullin vijues do të trajtojmë gjarprin nga këndvështrimi i religjioneve monoteiste, kurse në titullin 2 do të sjellim tregime dhe dëshmi nga realiteti për gjarprin tek shqiptarët.

1.1. Gjarpri nga këndvështrimi i religjioneve monoteiste

Kulturat pagane kishin “krijuar” zotëra nga më të llojllojshëm. Shumicën e këtyre zotërave i kishin ndarë në sektorë sikurse sot ministrat e qeverive, dhe ata të quajturit Zot, nuk përfaqësonin edhe kombet tjera pos atyre prej nga vinin, dhe eventualisht ata të cilët i pushtonin. Për shembull, Zoti ose Perëndia e luftës në Greqinë Antike quhej Ares, por kombet tjera kishin “Zotat” e vet për të njëjtin sektor me emra dhe persona tjerë; Mars te romakët, Agurzili te berberët, Al-kaumi te arabët, Anhuri te egjiptasit, Çaj Ju te kinezët, Mangala te indianët, Haçimani te japonezët, e kështu me radhë. Në sektorët tjerë kishte Zota të tjerë. Tek romakët, Flora ishte Perëndesha e luleve dhe botës bimore; Fauna e botës shtazore. Përpos shumëllojshmërisë së Zotave nga të dyja gjinitë e njerëzve, sektorëve dhe shumë popuj, krijoheshin edhe Zota në formë të statujave dhe atyre u drejtoheshin lutjet.
Lutjet ndaj gjarprit si krijesë kulti dhe Zot që u përmenden në mesin e disa kulturave të vjetra, i ka eliminuar dukshëm ndikimi i fuqishëm i religjioneve monoteiste. Është interesante se si Bibla (Dhiata e Vjetër ose shkrimet e shenjta hebraike) përshkruan gjarprin dhe të bëmat e tij që në librin e parë të saj (Zanafilla), dhe hiq më larg se te kapitulli i 3-të. Nga gjashtë vargjet e para të këtij kapitulli, lexojmë:

1: Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Perëndia
kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thënë me të vërtetë Perëndia: "Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?". 2: Dhe gruaja iu përgjigj gjarprit: "Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë; 3: por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni". 4: Atëherë gjarpri i tha gruas: "Ju s'keni për të vdekur aspak; 5: por Perëndia e di që ditën që do t'i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen". 6: Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t'u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë;dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.

Sipas Biblës, gjarpri shihet si dreqi i cili mashtron Evën për të ngrënë Frytin e Ndaluar të Perëndisë nga Pema e Mençurisë në Kopshtin e Edenit. Eva i dha të hajë edhe burrit të saj, Adamit. Më vonë në këtë punim, do t’u sjellim disa ngjarje nga jeta bashkëkohore se si “flet” gjarpri. Shkelja e premtimit nga Adami dhe Eva për të mos e prekur Pemën e Mençurisë kishte nxitur ndëshkimin nga Perëndia dhe përcaktimin e raporteve të jetës në tokë ashtu siç e kemi edhe në ditët e sotme. Bibla (Zanafilla tek kapitulli 3) e tregon shumë qartë këtë:

[i]12: Njeriu [Adami] u përgjigj: "Gruaja [Eva] që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra". 13: Dhe Perëndia i tha gruas: "Pse e bëre këtë?". Gruaja u përgjigj: [/i] "Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj". 14: Atëherë Perëndia i tha gjarprit: "Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate. 15: Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj". 16: Gruas i tha: "Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua të shtatzënisë; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty". 17: Pastaj i tha Adamit: "Meqenëse dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: "Mos ha prej saj", toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd. Me dhembje do të hash frytet e saj gjithë ditët e jetës sate. 18: Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore, dhe ti do të hash barin e fushave. 19: Do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhé, sepse nga ai ke dalë. Sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh".

Kjo është ajo që e hasim edhe sot në jetën e gjarprit, burrit, dhe gruas. Gjarpri është një zvarranik i trishtueshëm që ecë me barkun përtoke, gruaja ndjen dhembje të madhe gjatë lindjes së fëmijës dhe në përgjithësi sundohet nga burri, ndërsa burri duhet të punojë shumë derisa sa të vdesë dhe të kthehet në tokë ose të bëhet dhé.

Zanafilla, kapitulli 3:
[i]20: Dhe burri i vuri gruas së tij emrin Evë [sikur në shqip kur i thoni dikujt: Ev, ev, ev çka m’bane!], sepse ajo qe nëna e tërë të gjallëve. 21: Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi. 22: Dhe Zoti Perëndi tha: "Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t'i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë". 23: Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qëllim, që të punonte tokën nga e cila kishte dalë.[/i]

Version pak a shumë të ngjashëm për komplotin e gjarprit kundër jetës së përhershme të njerëzve e përmban edhe Kurani. Te kapitulli 2 i Kuranit (El-Bekare), lexojmë këto vargje:

35. Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”. 36. Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni - u thamë Ne - do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar”.

Përsëritet në formë më të zgjeruar edhe te kapitulli 20 (Tá-Há) i Kuranit, në këto vargje:

117. Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim! 118. Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur, 119. dhe nuk do të kesh as etje, as vapë.” 120. Por djalli e cyti: “O Adem, a do të të tregoj pemën e përjetësisë dhe të një mbretërimi që nuk zhduket?” 121. Kështu, ata të dy, (Ademi dhe Hava), hëngrën nga ajo pemë e u ndërgjegjësuan për lakuriqësinë e tyre, prandaj nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, kështu që devijoi (nga rruga e drejtë). 122. Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin, e udhëzoi 123. dhe tha: “Zbritni prej Xhenetit që të dy (Ademi dhe djalli)! Do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Kur t’ju vijë udhëzim nga ana Ime, kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim.

Edhe këtu sikur në Bibël, djalli (Shejtani në arabisht) është gjarpri që i mashtron Ademin dhe Havën të bëjnë gjëra të ndaluara ose hanë pasurinë që nuk e kanë krijuar vetë. Më tutje, në kapitullin 4 (En-Nisa) përshkruhet autoriteti i burrit ndaj gruas sikur te Zanafilla 3:16 e Biblës:

34. Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar!

Marrë në përgjithësi, gjarpri në religjionet monoteiste, përpos në shkrime, edhe në jetën e përditshme cilësohet si gjallesë e pabesë. Nga biseda që kam pasur me disa klerikë, kam hasur edhe në aso thënie se gjarpri përmban disa veçori të ferrit ose xhehenemit. Këtë ma arsyetonin kështu: “Po që se sheh ndonjë egërsirë papritmas, ta zëmë ariun, ujkun, tigrin, frika nga këto fillon me ritëm të ngadaltë dhe vjen duke u shtuar varësisht prej pozicionit në të cilin gjendeni dhe rrezikun që e paramendoni, por nëse shkon për ta ujitur një lule në saksi dhe aty befas gjendet një gjarpër, brenda një sekondi do t’u dridhet i tërë trupi.” Mirëpo, gjarpri si zvarranik i mallkuar për keqbërje, mund të përdoret si dreq kundër keqbërësve tjerë siç e tregon nëntitulli në vijim.

1.1.2. Komploti me gjarpërinj i dy profetëve izraelitë kundër skllavërimit nga Faraoni të izraelitëve– Sipas Biblës dhe Kuranit

Egjipti i lashtë ishte fuqia më e madhe e botës e asaj kohe dhe vendi më i zhvilluar në rendin shoqëror skllavopronar. Mbreti ose sundimtari i Egjiptit quhej Faraon (disa arkeolog shqiptarë spekulojnë se ky emër ka etimologji shqipe “Fara(e)jon”). I tërë populli izraelit ishte skllav i Egjiptit dhe regjimit të Faraonit. Misionin e nxjerrjes së popullit nga skllavëria kolektive e realizon me ndihmën e Perëndisë, Moisiu, (Musa në Kuran, Moses në anglisht, Moshe tek hebrenjtë e sotëm), dhe gjatë punës së tij, gjarpri paraqitet si personazh i shpeshtë. Si Bibla në kapitullin 3 (Dalja 1-6), ashtu edhe Kurani në kapitullin 27 (En-Neml 7-12) dhe kapitullin 28 (El-Kasas 29-35) tregon se si Moisiut (Musës) i është shfaqur një engjëll nga Perëndia në formë të flakës për t’i dhënë udhëzime ta nxjerr popullin e tij nga skllavëria e Egjiptit. Moisiu fillimisht refuzon detyrën duke u ankuar se është i ngathët prej goje dhe i pa mençur për ta realizuar një mision të tillë (nxjerrjen e izraelitëve nga skllavëria). Perëndia i sjell prova të qarta: Hidhe shkopin në tokë dhe do të shndërrohet në gjarpër, kape prej bishti dhe gjarpri kthehet përsëri në shkop; fut dorën në gji dhe ajo do të dalë e lebrosur, fute përsëri dhe ajo shërohet. U bind Moisiu (Musa) por kërkonte ta shoqëroj edhe dikush në mision. Mori vëllaun e tij Aaronin (sipas Biblës) ose Harunin (sipas Kuranit). Të shohim rolin e gjarprit.

Bibla, kapitulli 4 (Dalja), vargjet 2-4, dhe kapitulli 7 (Dalja), vargjet 8-12:
2: Atëherë Zoti i tha: "Ç'është ajo që ke në dorë?". Ai u përgjegj: "Një bastun". 3: Zoti tha: "Hidhe për tokë". Ai e hodhi për tokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap. 4: Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Zgjate dorën dhe kape nga bishti". (Ai zgjati dorën dhe e mori, dhe në dorën e tij ai u bë një bastun). 8: Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë: 9: "Kur Faraoni t'iu flasë dhe t'iu thotë: "Bëni një mrekulli", ti do t'i thuash Aaronit: "Merr bastunin tënd dhe hidhe para Faraonit, që të bëhet gjarpër". 10: Moisiu dhe Aaroni vajtën pra te Faraoni dhe vepruan ashtu, pikërisht siç i kishte urdhëruar Zoti. Aaroni e hodhi bastunin e tij përpara Faraonit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ai u bë gjarpër. 11: Atëherë edhe Faraoni thirri të diturit dhe yshtësit; dhe magjistarët e Egjiptit me artin e tyre të fshehtë bënë edhe ata të njëjtën gjë. 12: Secili prej tyre hodhi bastunin e tij, dhe bastunët u bënë gjarpërinj; por bastuni i Aaronit i përpiu bastunët e tyre.

Kurani, kapitulli 7 (El-A’Raf):
104. Musai tha: “O Faraon! Në të vërtetë, unë jam i dërguari i Zotit të botëve! 106. Faraoni tha: “Nëse ke sjellë ndonjë shenjë, tregoje, nëse ajo që thua është e vërtetë”. 107. Musai lëshoi shkopin e vet dhe ai u bë gjarpër i madh! 113. Dhe kur erdhën magjistarët e Faraonit, thanë: “A do të shpërblehemi, nëse fitojmë?” 114. Faraoni tha: “Po, dhe do të jeni nga më të afërmit e mi”. 115. Ata thanë: “O Musa! Ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët shkopinjtë tanë!” 116. “Hidhni ju!” – u përgjigj ai. Kur magjistarët hodhën shkopinjtë e tyre, i magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe shfaqën një magji të madhe. 117. Atëherë Ne i kumtuam Musait: “Hidhe shkopin tënd!” - dhe ai filloi të gëlltiste gjithçka që trilluan ata.

Kurani, kapitulli 26, Esh’Shu’Ara:
18. Faraoni tha: “Vallë, a nuk të kemi rritur në gjirin tonë si fëmijë?! A nuk ke qëndruar midis nesh shumë vjet të jetës sate?! 19. E pastaj bëre veprën që ti e di, duke qenë mosmirënjohës?!” 20. Musai tha: “E kam bërë atë, kur nuk kam qenë i udhëzuar. 21. Pastaj ika prej jush, kur u frikësova prej jush dhe Zoti im më dhuroi mençuri dhe më bëri një nga të dërguarit. 29. (Faraoni) tha: “Nëse ti merr për zot tjetërkënd, përveç meje, me siguri, do të të fus në burg!” 30. (Musai) u përgjigj: “Vallë, edhe pasi të të kem sjellë mrekulli të qartë? “ 31. (Faraoni) tha: “Tregoje pra, nëse thua të vërtetën!” 32. (Musai) lëshoi shkopin e vet e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë!
43. Musai u tha atyre: “Hidheni atë që doni ta hidhni!” 44. Ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Për madhërinë e Faraonit, me të vërtetë, Ne do të jemi fitues patjetër!” 45. Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, që i kapërdiu përnjëherësh sajimet e tyre të rreme!

Bibla, Numrat, kapitulli 21:
6: Atëherë Zoti dërgoi midis popullit gjarpërinj flakërues, të cilët kafshonin njerëzit, dhe shumë Izraelitë vdiqën. 7: Dhe kështu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: "Kemi mëkatuar, sepse kemi folur kundër Zotit dhe kundër teje; lutju Zotit që të largojë nga ne këta gjarpërinj". Dhe Moisiu u lut për popullin. 8: Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bëj një gjarpër flakërues dhe vëre mbi një shtizë; kështu çdo njeri që do të kafshohet prej tij dhe do ta shikojë, ka për të jetuar". 9: Moisiu bëri atëherë një gjarpër prej bronzi dhe e vuri mbi një shtizë, dhe ndodhte që, kur një gjarpër kafshonte dikë, në rast se ky shikonte shikonte gjarprin prej bronzi, ai vazhdonte të jetonte.

Bibla, Zbulesa, kapitulli 20
[i]2: Ai [engjëlli] e kapi dragoin, [/i] gjarprin gjarprin e lashtë, që është djalli dhe Satani, dhe e lidhi për një mijë vjet, 3: dhe e hodhi atë në humnerë, dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të, që të mos i mashtrojë më kombet, deri sa të mbushen një mijë vjet; dhe pas këtyre ai duhet zgjidhur për pak kohë.

Ungjillin e Gjonit, 3: 14-15, Jezusi bënë një krahasim të drejtpërdrejtë ndërmjet ngritjes së Birit të Njeriut dhe veprimit të Moisiut në ngritjen e gjarprit në shkretëtirë, duke e përdorur atë si shenjë të shpëtimit.

14: Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut, 15: që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

Religjionet nga rrënja e Abrahamit (Ibrahimit) theksojnë se krijesa më e përsosur dhe më e dashur e Zotit dhe për Zotin është njeriu, ndërsa gjarpri është i mallkuari me veçori të dreqit dhe ferrit. Kështu është liruar një pjese e madhe e njerëzimit nga udhëzimet ose qeverisja e gjarprit, e një pjesë tjetër edhe nga qeverisja ose skllavërimi i njerëzve.

2. Tregimet për gjarprin dhe ngjarjet nga realiteti tek shqiptarët

Si në shumicën e kulturave pagane, edhe tek shqiptarët gjarpri ka qenë pjesë e mitologjisë, përrallave, folklorit, tregimeve, dhe ngjarjeve që tregohen edhe sot. Nuk kemi hapësirë në këtë studim të përmbledhim ose përmendim shumicën e tyre. Shumica janë më të çuditshme dhe të tmerrshme se ato që i hasëm më herët tek njerëzit e disa popujve (lutja ndaj gjarprit si Zot, simbol i shërimit, agresionit seksual, etj.). Nëse tek indianët zbavitja me fyell e gjarprit (snake charming) mund të cilësohet si një budallallëk kur njeriu shpenzon kohë duke i bërë qejf gjarprit, në kulturën dhe folklorin shqiptar nënshtrimi ndaj të mallkuarit dhe simbolit të dreqit, gjarprit, shkon deri në hyjnizime të kultit kur gjarpri paraqitet me atribute hyjnore mbi njerëzit, kur nëna lind gjarpër, gjarpri martohet edhe me vajzë të mbretit (se ajo nuk qenka për qenie njerëzore dhe se për gjarprin nuk është çfarëdo femre njerëzore!), gjarpri mbars vajzën e mbretit dhe nga ai mbarsim do të lindin dy binjakë (njëri hajri i shtëpisë, e tjetri sherri i kojshisë!)! Të shkëpusim një disa këngë nga folklori shqiptar:
Gjon Frroku – Kënga e gjarprit, teksti:
Oooo, kishte qenë Lubi Bitsadi, nuse t'bukur kishte marrë, kan kalue mot e jetë, [e]vlad me të nuk kishte pas, mas 9 vjetsh qe kanë kalu, Zoti Lubin ka gazmu, paska lind Lubit ni djal, shyqyr banka ni mahallë, sa shyqyr e sa kuku, djali gjarpën ka qellu!
Oooo, mes djali gjarpën shkonte, gjinin nanës ja dërgonte (do të duhej të ishte “kërkonte”), kur n'a i mushi 19 vjet, fillon gjarpni po bërtet, n’hall ka ra ky baba i vet, tek një vis qenka fillu, ka nis visës tu i kallxu, me ni hall qe m’ka gjet mu, djali gjarpën m'ka qëllu, tësh m’i mushi 19 vjet, dit e nat ai po m'bertet venin kun nuk po ma len!
Oooo, aher visa na'i ka than, marak Lub ti mos u ban, gjarpni t'dashka me'u martu, vajzën e mretit don për gru, at’her Lubi asht ngushtu, dredhon rrugën n'shpi ka shku, ka nis ropve t'u u kallxu, ka nej gjarpni po'e nigju, aher gjarpni na i ka than, marak bab ti mos u ban, n'at krajli ti ke me shku, vajzn’ mretit lyp për mu, qa't thot mreti me m'kallxu, bab un ty prap kam me t'ngu!
Oooo, kur ka shku Lubi n'krajli, qysh tek mreti kam me hy, mretit than na i paska ba, un për mik sot ta kam msy, ta du vajzën me ma dhan, djalin gjarpën un e kam, at’her mreti na i ka than, sa sahat ke ba me ardh, 7 sahat i kam kalu, un t'i due shtru n’ar në mollë e në dardhë përtej rrugës, veç ty vajzën me ta dhan, Lubi prap qenka ngushtu, dredhon rrugën n'shpi ka shku, ka nis ropve tu u kallxu, ka nej gjarpni tu e nigju, aher gjarpni na i ka than, marak bab ti mos u ban, një grusht dhé jam tu'ta dhanë, kët dhé rrugës ke me lan, kur të shkojsh ti n’at krajli, sillu mrapa e shih me sy, krenar mretit ke me i hy, ...thirr qa t’kesh t’i për vatan, 300 krushq basku t’i kam...tri dit dasmja ka vazhdu, kanga e vallja s’ka t’maru, tri dit rresht kan met t’uj knu!
Oooo, kur osht err kjo nata e zezë, po shkon nusja n’at çeler, ton dynjaja bojn medet, sa shyqyr e sa medet, qysh me gjarpnin ka me flejt, kur ka dal e bardha ditë, balli i nuses po i bon dritë, at’her nana na i ka thanë, pash ni Zot qe të ka fal, ti me gjarpnin si e kalon, pasha i Zot nanë që m’ka ba, gja ma t’bukur s’ka n’dynja, se ai djalë që ti ke pa...
Dëgjojeni të plotë:
http://www.youtube.com/watch?v=qhsIMCzFYuo

Nga kjo këngë shumë e përhapur dhe dëgjuar tek shqiptarët për një kohë të gjatë, mrekullinë dhe kënaqësinë më të madhe që u ka ofruar Zoti shqiptarëve në tokë, është gjarpri. Ndonëse kafsha më e mallkuar nga Zoti dhe e rrezikshme për jetën e njerëzve kur kafshon, shqiptarët, sipas folklorit, e ngritin gjarprin në nivelin e kultit ose mbi njeriun. Të lind femra njerëzore gjarpër qenka mrekulli, dhe për martesën e gjarprit po u dashka të zgjedhet vajza e mbretit, të shkrihet pasuria e vatanit (atdheut) për dasmën e tyre, gjarpri më në fund mund të vdesë (gjarpri nuk vdes por ngordh), por lë pasardhës duke i gëzuar shqiptarët se mund ta ndërrojnë racën dhe kombin që të bëhen kafshë të mallkuara dhe simbol të ferrit!

Në folklorin shqiptar ka këngë të panumërta për gjarprin. Ja disa vetëm për një lloj gjarpri – nepërkën:
Ylli Baka – Moj nepërka pika-pika:
Do këndoj, do këndoj, do këndoj po m’u zu gryka, moj nepërka pika-pika...
Erion Jakupi – Nepërka:
Ani moj nepërka, pika-pika, apo me ktë gurë, të godita, hajde s’të godita, për të vrarë, hajde do të marrë nusee për djalë!
Lefter Proko - Moj nepërka:
Te pusi i lumit të prita, moj nepërka pika-pika...me dy gurë unë të godita moj nepërka pika-moj-pika....unë s’të mora për të vrarë por të marrë gushën e bardhë..
Dian Ruçi – Nepërka e shkruar:

Nepërka (Vipera Berus)

Nga ka ardhur gjithë ky “nepërkizim” i shqiptarëve (e ndoshta edhe fjala “nepërkë-mbje”!)? Përgjigjen mund ta gjejmë te Dhiata e Vjetër e Biblës:

[i]Ata [izraelitët e lashtë pas braktisjes nga Perëndia] çelin vezë [/i] gjarpri helmues dhe endin pëlhurë merimange. Kush i ha vezët e tyre vdes dhe nga veza e thyer del një nepërkë (Isaia 59:5). Te Luka 3:7, Jezusi i quan ata që kishin ardhur për t’u pagëzuar te ai “pjellë nepërkash”.

Isaia ishte një profet izraelit që jetoj ndërmjet shekullit XVIII dhe XVII para erës së re (p.e.r), ndërsa librin me 66 kapituj e ka shkruar ndërmjet viteve 778 dhe 732 p.e.r. Libri i Isasë u shkrua gjatë periudhës së Mbretërisë së Izraelit – Samaria (930 deri përafërsisht më 720 p.e.r) kur në vitin 732 po fillonte shkatërrimi i mbretërisë nga Asirianët. Disa burime, sikur ai i autorëve Williamson dhe Maturin (1994), thonë se Libri i Isasë u shkrua nga shumë autorë në Jerusalem pas dëbimit të izraelitëve nga Toka e Premtuar, dhe disa pjesë u shkruan edhe nën robërinë e Babilonasve. Prej asaj kohe, nuk dihet se çka është bërë me 12 Fiset e Humbura të Izraelit (Twelve Lost Tribes of Israel). Njëri prej atyre fiseve ishte Juda (ekzistonte edhe Mbretëria e Judesë krahas asaj të Izraelit si të ndara njëra nga tjetra), nga i cili kanë rrjedhur ata që sot njihen si judenjë ose çifutë. Madje edhe vetë Jezu Krishti ishte i këtij fisi. Fiset tjera të Izraelit, pavarësisht se edhe sot ka mbiemra çifutësh të atyre fiseve (Levi, Rubin, Dan, Neftali, Isahar, Benjamin, Simon, Gad, Asher, Zebulun, dhe Jozef) janë asimiluar në popuj të tjerë, prandaj në histori diskutohet për 12 Fiset e Humbura të Izraelit. Po ta lexoni me kujdes Librin e Isasë, do të vëreni se nga ai është nxjerrë baza dhe shumica e të ashtuquajturave Protokollet e Zionit.
Për shkak të afërsisë gjeografike dhe vjetërsisë së dy kombeve, është e mundur që në pjesë e atyre fiseve të humbura të jenë përzierë edhe me ilirë (shqiptarë), sidomos këta që e njohin nepërkën si kult. Isaia e kishte sqaruar para 2750 viteve çështjen e ndërlidhjes së njerëzve me nepërkën. A duhet t’i marrim seriozisht këto profeci nga Libri i Isasë për njerëzit dhe nepërkat?

Shikoni këtë profeci interesante nga Libri i Isasë:
Prandaj, vet Zoti do t'ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel. (Isaia, 7:14).

“Emanuel” është një emër tjetër për Jezusin. Maria pastaj u martua me Jozefin me të cilin ishte e fejuar kur i lindi Jezusi, dhe përveç Jezusit, pas martesës pati edhe fëmijë të tjerë: Jakovin, Jozefin, Simonin, dhe Judën (Mateu 13:55) dhe disa vajza (Mateu 13:56), kush e di sa, por me siguri më shumë 5, sepse 5 djemtë ku përfshihet edhe Jezusi mbahen mend me emra, e vajzat duhet të kenë qenë në numër më të madh se vëllezërit e tyre, me i famshmi prej të cilëve ishte Jezusi.

Dy kapituj më vonë, Isaia e parashikoj saktësisht se kush ishte Emanueli (Jezusi) dhe çfarë do të ndodhte me të dhe Izraelin:

Bibla, Isaia, kapitulli 9:
14: Brenda një dite, Zoti do t’ia presë Izraelit kokën dhe bishtin, biskun dhe xukthin. 15: Koka është i moshuari që respektohet shumë, kurse bishti është profeti që jep udhëzime të rreme.

Çfarë domethënie kanë këto vargje të Biblës dhe çfarë ndodhi në realitet? “Koka është i moshuari që respektohet shumë” është profeti Moisiu (ose Mosha në hebraisht, që duket pikërisht sikur në shqip mosha), i cili nga një njëri i zakonshëm dhe bari, ishte bërë profet kur i kishte kaluar 80 vite (gjithsej ka jetuar 120 vite), pra ishte “i moshuari”. “Bishti është profeti që jep udhëzime të rreme” është Jezu Krishti (ose Jeshua në hebraisht, që duket me etimologji të qartë si në shqip “Je shua[r]), figura qendrore e krishterimit dhe njëri prej profetëve kyç në islamizëm (Hasreti Isa) i rëndësisë pothuajse të njëjtë sikur Musa dhe Muhamedi. Islamizmi bënë dallimin ndërmjet këtyre tre profetëve vetëm në kohë kur kanë jetuar (Musain Kurani e përmend më së shumti) duke theksuar se Muhamedi ishte profeti i fundit. Islamizmi i identifikon këta si profetët më meritor në bazë të tri librave që u janë dërguar: Musa (Teurati), Isa (Ungjilli), dhe Muhamedi (Kurani). Referenca e vërtetësisë së Toras (Teuratit) dhe Ungjillit gjendet në kapitullin 5, vargu 68 i Kuranit:

Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Nuk do të keni asgjë në vijë, derisa t’i përmbaheni Teuratit e Ungjillit dhe asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj (Kurani). Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtoj shumicës së tyre mosbindjen dhe mohimin. Por ti mos u hidhëro për mohuesit.

Çifutët nuk e njohin Jezusin si profet, dhe nëse Jezusi ka pretenduar se ishte i tillë, ka qenë i rrejshëm. Referencat më të mira në favor të jetës dhe veprimtarisë së Jezusit si profeti Isa, i përmban Kurani. Ndonëse Jezusi ishte çifut, për çifutët, kushdo që bënë lutje në emër të Jezusit automatikisht nuk guxon të identifikohet si çifut. Mund të identifikoheni si rus apo shqiptar me ndonjë të kaluar të largët çifute dhe më lehtë u pranojnë në mesin e tyre. Mund t’iu thoni se jeni edhe gjarpër dhe kjo mund të jetë pak e pranueshme për ta, por t’iu thoni se jeni me Jezusin, automatikisht nuk bënë. Jezusi tek çifutët është njëri prej shumë profetëve të rrejshëm, madje më i rrejshmi që u ka sjellë më së shumti dëme çifutëve.
Dhiata e Re e Biblës i kushton hapësirë shumë të madhe Jezusit në shumicën e kapitujve të saj, por tregimet për karakterin e Jezusit janë shumë kontradiktore dhe sillen nga Biri i Njeriut (diku Biri i Zotit) me karakter shumë të butë dhe të dashur, deri te një karakter i fortë kriminal dhe i hapur:

Jezusi si person shumë i butë, Mateu, kapitulli 5:
[i]39: Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën, 40: dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën [veshjen e poshtme], jepi edhe mantelin.
43: Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd". 44: Por unë po ju them: "Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin.[/i]

Po në të njëjtin libër (Mateu), te kapitulli 10, i njëjti Jezus tregon:
34: ''Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën. 35: Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,

Ndërsa te kapitulli 21, vargu 31, Jezusi (sipas Mateut) thotë:
31: Cili nga të dy e kreu vullnetin e të atit?''. Ata i thanë: ''I pari''. Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë ju them se tagrambledhësit dhe prostitutat hyjnë para jush në mbretërinë e qiejve.

“Egërsia” e Jezusit sipas Biblës vazhdon të bëhet më e vrazhdë tek libri i Lukës:
[i]Ai [Jezusi], pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: [/i] : ''Pjellë nepërkash, [i]kush ju ka mësuar t'i arratiseni zemërimit që po vjen? (Luka 3:7), duke arritur kulminacionin këtu: Veç kësaj, më sillni këtu edhe armiqtë e mi të cilët nuk donin që unë të bëhesha mbret i tyre dhe vritni pa mëshirë (Luka 19:27). Nuk e lë keq as me këtë: Kush nga ju është i pa mëkat, le të godasë i pari me gurë [gruan që shkeli kurorën] (Gjoni 8:7). [/i]

Kthehemi te gjarpri. Edhe tek realiteti i shqiptarëve, përpos folklorit që e përmendem më lartë, gjarpri komentohet në forma dhe rrethana të ndryshme. Po të shihni ëndërr gjarprin, interpretimi që ua japin shumica është: “gjarpri është simbol i hasmit (armikut), kështu që ruaju se dikë do ta kesh armik në realitet”. Për koprracin shpesh herë thuhet se e ka gjarpnin n’xhep, jo në kuptimin fizik por simbolik të koprracisë, si: “Me ba me shti ky dorën n’xhep, ia n’gjet gjarpri ‘cak’”! Romani i parë në gjuhën shqipe i botuar në Kosovë quhet “Gjarpinjtë e gjakut” i autorit Adem Demaçi, i botuar në vitin 1958 në Prishtinë nga “Jeta e Re”.
Mbytja e gjarpërinjve pason daljen e tjerëve, ose siç thotë populli, “sa ma ma shumë t’mytsh, qaq ma shumë dalin”. Nganjëherë kur shkoja për shëtitje nëpër mal me një person, të cilit po ia kodojmë emrin si Sfetku, mund ta vërtetoja këtë thënie të popullit. Sfetku nuk i linte kund ngul gjarpinjtë. I mbyste ku i zatetke. Fillonte “Te krojet” ku mbyste një, dhe vazhdonte me tjetrin te “Mullini i vjetër”. Për çudi, ai i shihte i pari gjarpinjtë, edhe në rastet kur unë ecja para tij dhe i lija ata prapa. Vazhdonim rrugën. Te “Kërrshi i rogës së therrave” ai e theu rrugën pak në të majtë. Për atë vend, dukej sikur shumë njerëz kishin bindjen se në këtë kërrsh ishte “shtabi i gjarpinjve” për rajonin e Podgurit – ishte gati e pamundur të mos hasje gjarpërinj në atë kërrsh gjatë ditëve të nxehta. E mbyti një gjarpër aty që rrezitej dhe dukej se bënte roje, dhe e hodhi në përrua. Pasi eliminoj rojën (mbyti gjarprin në hyrje të kërrshit) shikoj mos ka të tjerë me në brendi nëpër plasaritjet e kërrshit. Vazhduam rrugën. Deri në “Pushtallë” i mbyti edhe 7-8 tjerë stomit t’prronit. Kah u kthyem dikur kah mbrëmja, nuk hasëm tjerë pos një te Kërrshi i rogës së therrave që kishte dalë si roje ta zëvendësoj atë kolegun e tij qe e mbyti Sfetku kur shkuam përpjetë paradite. U përpoq ta mbys edhe këtë por iku e u kthye në birucën e kërrshit. Brenda një dite të shëtitjes, i mbyti deri në 10 gjarpërinj. Kishte në mesin e tyre hundraka, nepërka, astrita, gjarpinjtë të ujit, breva, dhe bolla. Derisa është interesante se “sa ma shumë t’mytsh, qaq ma shumë t’dalin”, është po ashtu interesante se ata që i mbysin shumë nuk janë kafshuar kurrë nga gjarpri (më shumë janë kafshuar njerëz që kritikojnë mbytjen e gjarpërinjve). Me gjasë, gjarpinjtë e dinë tutën hak! Sipas mitologjisë së Podgurit, gjarprit të mbytur nuk i del shpirti deri sa të perëndon dielli!
Duket sikur gjarpri është pjesë e shumë sferave jetësore te shqiptarët e Kosovës, madje edhe romani i parë duhet të filloj më të. Në dy nëntitujt vijues do t’u sjellim dy ngjarje reale rreth gjarpinjve dhe njerëzve në Kosovë që kanë ndodhur në kohën bashkëkohore (gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX). Të dy njerëzit që janë marrë me gjarpër janë ende gjallë; njëri nga një fshat i Gollakut, e tjetri nga një fshat i Istogut në rajonin e Podgurit.

2.1. Bashkëveprimi i gjarprit me njeriun si aleat: tregim nga një fshat i Gollakut

Një shqiptar nga një fshat i rajonit të Gollakut e kishte bërë zakon ta bart një gjarpër në një strajcë të vogël që e fuste në xhepin e setrës. Një ditë, ia zënë udhën 3 persona me stupca që donin ta rrihni shkaku i një mosmarrëveshje rreth mezhdave të tokës. Ky nxjerr gjarprin nga xhepi i setrës së tij. Papritmas fillojnë të zhdirgjen nga kaçubat mbi udhë dhe të dalin nga nën udha shumë gjarpinj të tjerë duke e rrethuar grupin e njerëzve të armatosur me stupca. Grupi i njerëzve që ishte përgatitur ta rrah këtë që nxori gjarprin, u largua me vrap nga frika e gjarpinjve të cilët i kishte “thirrur” në ndihmë gjarpri i personit që ishte në rrezik nga stupcat.
Ndërtimi i tillë i marrëdhënieve njëri-gjarpër është i çuditshëm. Pavarësisht se nuk mund të vërehet ose përshkruhet si duhet komunikimi njeri-gjarpër, një komunikim i tillë mund të krijohet, por mënyra si bëhet ose arrihet kjo mbetet enigmë. Raportohen shumë raste, duke përfshirë sidomos këtë të Gollakut, se njerëzit që kanë themeluar dhe mbajtur kontakte e raporte me gjarpinj, e kanë pasur vështirë të ndahen ose shkoqen nga ta, për shkak se bota e gjarpinjve është shumë e veçantë dhe e bezdisshme.
Historia e raportuar në Bibël dhe Kuran se si gjarpri në Kopshtin e Edenit i kishte pëshpëritur Evës (Havës) që ta hajë Frytin e Ndaluar nga Pema e Mençurisë, ishte realitet. Njerëzit e sotëm nuk mund të besojnë se gjarpri në atë kohë ka folur. Megjithatë, “fjalimi” i gjarprit dhe komunikimi i tij me Evën, ishte aq bindës sa që ai ia përcolli me përpikëri mesazhin që deshi, të cilin vështirë se do të mund ta përçonin dhe merren vesh aq mirë në bisedë dy njerëz të sotëm. Për ta vërtetuar këtë, mjaftojmë ta rikujtojmë rastin e gjarpër-mbajtësit nga Gollaku. Si i erdhën në ndihmë gjarpinjtë nga mbi udha dhe nën udha kur e nxori gjarprin nga xhepi dhe i zmbrapsi të armatosurit me stupca? Si i thirri ai apo gjarpri i tij gjarpinjtë tjerë? Në çfarë gjuhe u foli ai gjarpinjve dhe si e kuptuan gjarpinjtë se ishte në rrezik? Po të ishte stacioni policor aty afër dhe kur t’i kishte thirrë ky me zë ose telefon celular, a do ta kuptonte dhe reagonte policia me shpejtësi si vepruan gjarpinjtë? Ja pra, kjo është edhe mënyra se si i ka “folur” gjarpri Evës në Kopshtin e Edenit.

2.2. Be shoq, ka pjellë gjaprri, e i ka ba 9 gjaprra t’vogël!

Siç erdhëm në përfundim nga rasti i treguar në nëntitullin paraprak, gjarpri mund të komunikoj me njerëz të caktuar në njëfarë forme të heshtur që kuptohet më vonë, ose me veprimet e tij lë disa shenja që kërkojnë sqarime sikur ato të ishin bërë me ndonjë marrëveshje ose pasojë e reagimit. Këtu po tregojmë një rast tjetër të një personi që është marrë me gjarpër. Për shkak se personazhi i rastit nga realiteti që raportohet është ende gjallë dhe person privat (ndryshe nga Hashim Thaçi dhe Luan Shllaku që janë në institucione publike) dhe njeri i mirë, i ndershëm, punëtor, e shohim të arsyeshme të mos ia përmendim emrin origjinal. Po e shënojmë me një emër tjetër Shumari (nuk ka qenë kurrë “shumar” ose roje pylli) edhe pse secili lexues, po të analizoj me kujdes shkronjat e këtij emri të ndryshuar, mund ta nxjerrë emrin e vërtetë. Mos të flasim për thënien e famshme “be shoq, ka pjellë gjaprri” se kuptohet shumë nëpër Istog se kush e mban të drejtën e autorit! Në disa raste më shkonin në nerva disa të rinj duke e përmendur këtë shprehje. Ua tërhiqja vërejtjen që të mos e ofendojnë plakun ashtu. Kushdo që e përmendke këtë shprehje, nuk reagonte askush. Fillimisht mendoja se Shumari e ka pa diku një gjarpër me 9 tjerë të vegjël, dhe ka dalë me atë parullë. Mirëpo, një bashkë kohanik i Shumarit ma sqaroj ngjarjen pak më ndryshe.
“Shumari e ka pas nxanë ni hunrak (me gjerësisht për gjarprin hundrak në titullin 3 të këtij punimi). E merr, e te shtin me ni gastare të madhe si tegull me grykë pak si t’gjanë, fup! Kur qohet t’nesrit n’sabah e shkon me kqyr, ai gjarpni i kish pas ba 9 gjarpi t’vocërr. Kur e sheh qe ish mush gastarja plot gjarpi, u kon habit për ni kohë, e kah shkojke e me kon u zatetke i thojke: ‘Be shoq, ka pjellë gjaprri, e i ka ba 9 gjaprra t’vogël’. E për qata ka met kjo; jo pse Shumari ka ba hajgare, po u kanë tut fort kur e ka shti n’gastare ni gjarpën, e t’nesrit i ka gjet edhe 9 tjerë, e u kanë habit për ni kohë”.
Edhe ky është një rast që tregon se bashkëveprimi i njerëzve me gjarpinj mund të sjellë pasoja për njerëzit. Gjarpri në përgjithësi nuk mund të përdoret për qëllime të mira. Ai mund të shërbej në disa raste për të mënjanuar ndonjë rrezik duke i rrezikuar ata që u rrezikojnë sikur ata me stupca, duke i ngrënë brejtësit, bretkosat, dhe disa gjallesa tjera të padëshirueshme për njeriun, por aleanca dhe miqësia ndërmjet njeriut dhe gjarprit për ndonjë punë të përbashkët pa e dëmtuar askënd, është e pamundur dhe gjithmonë përfundon me pasoja për njeriun.

3. Hundraku ose gjarpri ilir, më helmuesi në Evropë

Hundraku është gjarpri më i përhapur në Kosovë dhe gadishullin Ballkanik. Është po ashtu i përhapur në Slloveni, një pjesë të Austrisë, Italisë veriore, ngapak në Turqi dhe ka arritur deri në Siri. Emri i tij në latinisht është Vipera Ammodytes. Në anglisht quhet nose-horned viper, që korrespondon me emërtimin shqip hundraku për shkak të hundës në formë briri të kthyer përpjetë. Në anglisht njihet edhe si Illyrian Viper (gjarpri ilir). E ka marrë këtë emër nga rajoni ku është më së shumti i përhapur – Iliria. Në shqip njihet edhe si gjarpri i gurit, që jeton në terrene kryesisht malore të thata ku ka gurë, shkëmbinj, pluhur, pyje gjetherënëse të ulëta dhe kaçuba. Kurrizin e ka me katrorë në formë të pjerrët me ngjyrë nga portokalli deri në të kaftë dhe murrmë, varësisht prej vendeve ku jeton dhe stinëve.
Për dallim nga shumica e gjarpinjve tjerë që shumohen me anë të vezëve, hundraku pjellë këlyshë. Nuk është i shkathët në lëvizje dhe manovrim sikur gjarpinjtë tjerë. Mund t’iu kafshoj vetëm nëse provokohet, ose aksidentalisht jeni në kontakt me të. Duket sikur i trullavt, por është shumë helmues. Kafshimi i tij shumë lehtë mund t’u kushtoj me jetë edhe në pjesët më të largëta të trupit (maje të dorës dhe këmbës).











Ky është hundraku ose gjarpri ilir, më helmuesi në Evropë

Tek shqiptarët ky gjarpër nuk cilësohet katil sikur disa tjerë që janë më pak helmues por më shumë të lëvizshëm dhe reagues. Në kohërat e mëhershme, shumë njerëz në Ballkan që ecnin zbathur dhe janë kafshuar nga hundraku, kanë gjetur vdekjen më shumë se prej çdo lloj gjarpri tjetër.
Në fshatin Rakosh të Istogut, një lagjeje prej shtëpisë së Zeqir Milicit dhe nën rrugën që shpie në magjistralen Pejë – Mitrovicë, i është dhënë emërtimi popullor hunrakt. Shkak i këtij kualifikimi, sipas thënieve popullore, është ambienti gjeografik i asaj pjese të Rakoshit dhe njerëzit e “fshtirë” si hundraku. Një pjesë tjetër e hunrakve jeton nër Smajl Hajrizt ose jug të Rakoshit. Kur e kanë pyetur në një të pame kryeplakun e kësaj lagje se çfarë fisi jeni, ky u është përgjigjur si me satirë: na jemi pej fisit hunrak! (Fisi i vërtetë i tyre është Shala). Në një rast tjetër, me rastin e përmirësimit të menjëhershëm motit ose kushteve atmosferike, në bashkëbisedime të shpeshta në Istog thuhet: “Kush o dekë dje, sot i ka ra pishman”. Kur u njoftua se dje ishte varrosur një njeri i Rakoshit nga “fisi i hunrakve”, atëherë i njëjti person tha: “Ee, n’koftë kanë hunrak hunrak i Rakoshit, s’i paska ra pishman hiq!” Pak më tutje, në anën e djathtë të rrugës për Mitrovicë, afër Kodrës së Rakoshit, janë izraelt. Si duket, në Istog ka njohuri për historinë e lashtë të çifutëve dhe gjarpinjve!

3.1. Ngjashmëria ndërmjet “gjarprit” (Hashim Thaçit) dhe Hundrakut

Kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë luftës në Kosovë njihej si komandant gjarpri. Ai është i lindur më 24 prill 1968 në fshatin Burojë të Skënderajt, ku ka shumë hundraka. Sa për koincidencë, në horoskopin kinez Hashim Thaçi është Dragon, një krijesë mitologjike e gjarprit të madh. Në pyetjen nga televizioni pse e ka quajtur veten gjarpër, Hashimi thoshte se gjarpri është roja e shtëpisë dhe në këtë kuptim edhe unë jam paraqitur si roje e Kosovës. Megjithatë, realiteti po e tregon krejtësisht të kundërtën. Gjarpri, në kuptimin folklorik dhe praktik, e ruan shtëpinë (pushtetin) nga të tjerët për të mos e pastruar dhe rregulluar, ose ta bëjnë atë (shtëpinë ose qeverinë) të përshtatshme për njerëzit ku nuk ka nevojë për gjarpinj.
Thaçi nuk e ka specifikuar se çfarë lloji gjarpri është, por kjo kuptohet nga kultura autoktone dhe sjellja praktike e hundrakut ose gjarprit më helmues në Evropë. Sikurse hundraku edhe Thaçi është “i ngathët” në manovrim dhe oratori. Vetëm dëgjoni anglishten e tij, dhe do të krijoni bindjen se është duke folur hundraku! Por, kur kafshon, helmin e ka të rrezikshëm. Atëherë, cili është helmi i Hashim gjarprit? Nga shqyrtimet e mëhershme shkencore, religjioze, dhe folklorike u vërejt se gjarpri është mashtrues, rrenc, tradhtar, dhe komplotist. Si i tillë, Thaçi duket të jetë kryeministri më unikat në Evropë, sikur hundraku në mesin e gjarpinjve. Edhe disa veçori fizike i ka unikate që përputhen më së shumti me hundrakun. Shikoni me kujdes fotografitë më poshtë.












Frizuara e Hashimit dhe Hundrakut!

Hashim gjarpri mund të jetë besnik vetëm në rastet kur i tradhton dhe dëmton të tjerët për të ngrënë vetë. Sikur gjarpri, është në gjendje ta hajë dhe kapërdijë gjëra që janë disa herë më të mëdha se koka e tij. Ndihet shumë krenar dhe kryelartë përkundër dëmeve që u shkakton njerëzve.


: “Gjarpni e ka qu kryt si kali! Hajredini suditet qe 30 vjet pi rrenve… Ka, kah me ja majt poplli”! Shikoni më shumë:


http://www.youtube.com/watch?v=349ku-SrjpI

Tjetër lloj gjarpri pos hundrakut nuk i përgjigjet më shumë Hashimit, si në sjellje, veçori fizike, vendlindje dhe vendbanim, origjinalitet, karakter dhe komplote. Populli nuk thotë kot: “Si vendi, ashtu edhe kuvendi”, pra si hundraku, ashtu edhe Hashim gjarpri.

3.2. Çka është Thaçizmi? Përgjigje Visar Ymerit

Në një artikull të botuar në tetor 2010, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje!, tani deputet dhe shef i grupit parlamentar nga radhët e kësaj partie, Visar Ymeri, sqaronte se çka është Thaçizmi, duke u përqendruar në tri dimensione: 1) tentimi i Thaçit për puç në Kuvendin e Kosovës për privatizimin e PTK-së; 2) Thaçizmi si ideologji; dhe 3) Thaçizmi si injorancë. Në dimensionin e parë Thaçizmi kuptohet si presion që i është bërë Thaçit, kushedi se nga kush por me gjasë nga të huajt, për ta shtyrë me forcë strategjinë e privatizimit të PTK-së me urdhra të rrepta deri në atë masë sa që Thaçi dukej sikur nuk guxon të dalë jashtë Kuvendit pa e miratuar strategjinë. Në këtë pikë Visari bënë dallimin ndërmjet Thaçit si qenie fizike dhe zërit të tij, ku i dyti zemërohet me të parin.
Thaçizmi si ideologji kuptohet se kërkesat e qytetarëve për mbrojtjen e pronës publike (të cilën Thaçi po do t’u jap mafiozëve të huaj), sipas Thaçit, janë mentalitet komunist, çka nuk është ide e tij por urdhër nga “snake charmer” i tij, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell. Ky konstatim i Visarit përputhet në mënyrë të përkryer me dimensionin e parë të Thaçit kur vetë zëri i tij është në shpërputhje me mendjen dhe qenien e tij, pra goja e tij flet me mendjen e tjetërkujt ose urdhërdhënësit të huaj.
Tek Thaçizmi si injorancë Visari sqaron mungesën brengosëse të dijes së Thaçit për terma që i përdorë si: komunist, socialist, ekonomi e tregu, ultramajtizëm, e tjera. Edhe kjo përputhet me dy dimensionet e para kur zëri shkrep fjalë të kundërta me parimet teorike dhe praktike të këtyre termave.
Thaçizmi mund të jetë ideologji e injorancës kundër shtetit, qytetarëve, dhe qenies së shqiptarëve, por jo si e tillë në qarqet e mafiozëve vendorë dhe ndërkombëtarë të cilëve u shërben. Një dimension tjetër i Thaçizmit mund të kuptohet nga “Teoria e pazbuluar e egërsisë së Hercegovinës, Krajinës/Kninit, dhe Drenicës”, ose rajoneve prej nga kanë ardhur në kryeqytete disa nga kriminelët me të mëdhenj.
Ata që e njohin historinë, ndoshta nuk janë dijeni për këtë: se ngritja, ardhja në pushtet dhe sundimi i Ustashëve në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk ka thuajse asgjë të përbashkët me zyrtarët e Kroacisë. Gati të gjithës udhëheqësit e Ustashëve dhe Shtetit të Pavarur Kroat (NDH) vinin nga rajoni i Hercegovinës, kryesisht nga një komunë e vogël dhe e pazhvilluar e quajtur Lubushki, e cila sot i ka përafërsisht 28,000 banorë. Ja udhëheqësit Ustash nga Ljubushki dhe komunat e Hercegovinës:
Ante Paveliq (1889 – 1959) i njohur si “Pogllavnik” (kryesuesi, ose i pari dhe më i rëndësishmi) i Ustashëve dhe NDH-së, ka lindur në fshatin Bradina të komunës së Konjiqit në
Hercegovinë.
Vjekosllav “Maks” Luburiq (1911 – 1969) komandant i kampit të Jasenovcit, ka lindur në fshatin Humac të Lubushkit.
Miroslav Filipoviq – Majstoroviq (1915 – 1946), udhëheqës i kampit të Jasenovcit dhe më herët administrator i kompleksit të kampit të Jasenovcit, ka lindur në Hercegovinë (nuk dihet vendi ose fshati).
Petar Berzica (1915 - ) i njohur si mbreti i heqjes së kokave me thikë, ka lindur në Shiroki Breg, ngjitur me
Lubushkin.
Dinko Shakiq (1921 – 2008), njëri prej udhëheqësve të ushtrisë dhe në një kohë komandant i kampit të Jasenovcit, ka lindur në Studenci të Lubushkit.
Vetëm dy të tjerë të njohur kishin lindur jashtë Hercegovine: Lubo Milosh (1919 – 1948) nga Bosanski Shamac (pra jo në Kroaci, por në Bosnje), shef i shërbimit sekret, zëvendës komandant i Jasenovcit; dhe Ivica Matkoviq (1913 – 1945) komandant i Jasenovcit ndërmjet janarit 1942 dhe marsit 1943, i lindur në Zlarin afër Shibenikut, i vetmi kroat i Kroacisë në hierarkinë e lartë të Ustashëve.
Ja rasti me disa serbë të Krajinës:
Momqillo R. Gjuijiq (1907 – 1999), komandant i çetnikëve, i njohur me pseudonimin “pop vatra” (prifti i zjarrtë) që mbështeste financiarisht rebelimin e serbëve të Kninit kundër Kroacisë gjatë gjysmës së parë të viteve 1990-ta, ka lindur në Knin.
Zdravko Ponosh (1967 - ) ish-shefi i shtabit të forcave të armatosura të Serbisë nga 2006 deri më 30 dhjetor 2008, ka lindur në Knin. Është miku i Agim Çekut. Duhet të jemi të sinqertë me karakterin dhe patriotizmin e Agim Çekut, pavarësisht nacionalitetit të gruas së tij.
Mirko Marjanoviq (1937 – 2006), ish-kryeministër i Serbisë (1994 – 1998 dhe 1998 – 2000), i cilësuar si kukull ose këlysh i Millosheviqit, ka lindur në Knin.
Hercegovina (me përjashtim të Mostarit), Krajina, dhe Drenica janë rajonet më të prapambetura në vendet/shtetet përkatëse, si për kah resurset natyrore ashtu edhe zhvillimi ekonomik. Rajonet e prapambetura kanë prirje më të madhe për rebelim dhe kryengritje, qoftë kundër të huajve, qoftë kundër popullsisë vendore. Kjo është vërtetuar me kroatët e Hercegovinës, serbët e Krajinës, dhe shqiptarët e Drenicës, ndonëse këtyre të fundit u është imponuar rebelimi shkau i terrorit nga të huajt ndaj shqiptarëve, kryesisht nga ai serb. Se çka bëjnë njerëzit e rajoneve të tilla kur vijnë në kryeqytete, tregon përvoja e Ustashëve të Hercegovinës kundër nacionaliteteve tjera. Ndërkaq, për serbët e Krajinës, ardhja në kryeqytet është pak a shumë më specifike në egërsinë e shfaqur. Një prej studimeve më të thukëta të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe sfondit historik të saj, thekson:

[i]“Ndonëse shumica e partizanëve që e çliruan Beogradin me ndihmën e përparimit të Armatës së Kuqe në tetor 1944 ishin vetë serbë, ata më së shumti vinin nga rajonet më të prapambetura të Kroacisë (Krajinës) e Bosnjë-Hercegovinës dhe kishin shumë pak të përbashkët me banorët e kryeqytetit të cilët ishin tmerruar nga egërsia e tyre [partizanëve serb të Krajinës dhe Bosnjës përendimore]” – Christopher Bennet, Yugoslavia’s Bloody Collapse: Causes, Courses, and Consequences (Shpërbërja e Përgjakshme e Jugosllavisë: Shkaqet, Rrjedhat, dhe Pasojat), [/i] Hurst & Company, London, 1995, faqe 49.
Deri-diku në formë të ngjashme ishin tmerruar edhe banorët e Prishtinës nga drenicakët pas luftës në Kosovë 1998-99. Në këtë rast ka më shumë dallime se ngjashmëri ndërmjet ustashëve të Hercegovinës, çetnikëve dhe partizanëve të Krajinës, dhe drenicakëve.
Dallimet:
• Drenicakët nuk kishin ndonjë emërtim zyrtar të formacioneve. Ata nuk e çliruan Prishtinën si partizanët e Krajinës Beogradin;
• Ustashët erdhën në pushtet me ndihmën e Fuqive të Boshtit, e konsoliduan pushtetin vetë dhe i përndiqnin nacionalitet tjera për interesat e kombit dhe shtetit të vet;
• Drenicakët erdhën në pushtet me ndihmën e mafisë ndërkombëtare për ta ndërtuar shoqërinë multi-etnike të Kosovës për llogari të serbëve dhe minoriteteve tjera kundër shqiptarëve shumicë;
• Ustashët konfiskonin pasurinë e të tjerëve dhe e mbronin të kroatëve me fanatizëm; drenicakët e zhveshin popullsinë shqiptare nga pasuritë strategjike dhe ua shesin me çmime absurde mafisë ndërkombëtare;
• Ustashët, çetnikët dhe partizanët e Krajinës luftojnë të huajt për interesat e kombit të vetë; drenicakët për interesa personale, hajni dhe tradhti kombëtare.

Ngjashmëritë:
• Partizanët serbë të Krajinës dhe drenicakët terrorizonin popullsinë e vetë kur erdhën në kryeqytet, të parët të Beogradit, e të dytët të Prishtinës;
• Hashim Thaçi është “Pogllavniku” i Kosovës. Ai ka lindur më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt ose Bradina e Konjiqit të Drenicës!
• Garniturën politike në pushtetin e Kosovës e kontrollon Drenica sikur ustashët e Hercegovinës në NDH.

Sintetizimi i dallimeve dhe ngjashmërive nuk përfshinë një dallim që është specifik për politikën drenicake që duhet përshëndetur dhe përkrahur për interesin e Kosovës dhe shqiptarëve – thyerja brenda partiake ose mospajtimi i një pjese të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me Thaçizmin, ku përfshihen disa figura kyçe si Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Azem Syla, Rexhep Selimi (tani në Lëvizjen Vetëvendosje!), etj. Ndaj këtyre, Thaçi po zhvillon komplote për ta mbajtur pushtetin vetë. Këto janë disa dimensione që e formojnë Thaçizmin, por ka edhe shumë tjera siç tregohet në vijim, duke mos pretenduar se kemi arritur ta rrumbullakojmë se çka është Thaçizmi në kuptimin e plotë të fjalës.

VIJON...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 76 vizitorë
Lexuar: 8,519 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi