Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama njoftoi vendin se terroristi më i kërkuar në botë, kreu i rrjetit Al-Kaida, Osama Bin Laden ka vdekur. “Drejtësia është shpënë në vend,” u shpreh presidenti.
Zoti Obama foli mbrëmë pak para mesnatës në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, ku konfirmoi se një operacion i trupave amerikane kishte rezultuar në vdekjen e Bin Ladenit. Udhëheqësi i al-Kaidës, tha presidenti, u vra në një kompleks në Pakistan.
Presidenti shpjegoi se vjet në gusht ishte informuar nga kreu i CIA-s Leon Paneta se mendohej që Bin Ladeni ndodhej në Pakistan. Presidenti kishte udhëzuar agjencitë e zbulimit të përqendroheshin në konfirmimin e vendndhodhjes së tij. Para një jave, shpjegoi më pas presidenti, ai ishte informuar për vendndodhjen e saktë të Bin Ladenit në Pakistan dhe kishte autorizuar një operacion të kujdesshëm nga një njësi e vogël speciale për sjelljen e tij para drejtësisë, gjë që u kurorëzua me sulmin e djeshëm:
“Sot, me udhëzim timin, forcat amerikane ndërmorën një sulm që përfundoi me vrasjen e Osama Bin Ladenit. Sulmi u krye me kujdes për të mos lënë mundësi për lëndime në radhët e trupave amerikane dhe për të shmangur viktima në radhët e civilëve”.
Kanë kaluar afro 10 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 nga operativët e Al-Kaidës kundër Shteteve të Bashkuara.Me i kerkuari ne listen eterroristeve Osama Bin Laden eshte vrare ne Pakistan, deklaruan autoritetet amerikane te dielen ne mbremje. Bin Laden ishte udheheqesi i rrjetit terrorist Al Kaida e cila ka pergjegjesine per sulmet e 11 shtatorit kunder interesave amerikane ne New york.
Zyrtaret amerikane thane se forcat e tyre ushtarake kane tashme trupin e Osama Bin Ladenit.
Si frymezues dhe organizator i shume veprave terroriste kunder Amerikes dhe perendimit dhe si pergjegjes per vrasjen e mbi 3000 njerezve te pafajshem ne Qendren Boterore te tregtise ne Nju Jork, Bin Ladeni kishte nje nam nderkombetar.
I lindur ne Arabine Saudite dhe i stervitur si luftetar guerrilas, ai organizoi nje rrjet nderkombetar te terrorit duke grumbulluar para dhe rekrutuar te rinj nga radhet e besimit musliman dhe duke i stervitur ata ne Afganistan.
|