| Fadil Shyti: PËR TY, O ENVER HOXHA! |
| Publikuar më 15 tetor, 2011 në orën 23:04 ( ) |
Kulturë | |
|
|
|
.
PËR TY, O ENVER HOXHA!
(Këtë poezi ia kushtoi udhëheqësit të madh të kombit shqiptar Enver Hoxhës, me rastin e 103 vjetorit të lindjes).
Për Ty, o Enver Hoxhë Shqiptari,
Kurrë kënga s´do të ndalet…
Se, Shqipërisë ia ktheve nderin,
Shqiptarisë, -ia forcove idealet!...
Ty, o burrë i dheut të shqipeve,
Qëndrove vigan kurdoherë,
I patundur në bllokada -stuhish,
Përballë armiqve, -përballë tradhtisë!
Për Ty, o Enver Hoxhë Shqiptari,
Sot, gëzohen vatrat tona…
Nga mësimet tua, u thye e keqja,
U shpartallua zezona!...
Po kush, ishte Nënë Shqipëria,
Pa Ty -o, burrë në ballë të Partisë,
Me një popull analfabet, -i përçarë,
Nga këlyshët e tradhtisë!.…
Ia kalonte ferrit, ia kalonte vet, –zisë!
Në rininë tënde e bëre betimin,
”Tërë jetën do të luftojë për kombin,
Për ribashkim e përparimin”!...
Me guxim e lëshove kushtrimin!
Dhe, atje nën varre –e gëzove Çerçizin !
E rilinde historinë, -e rilinde trimërinë!...
Ishin vite të rënda, kur emigrove në Paris,
Por kurrë s´u mashtrove, nga ”Parajsa”,
Ditë e natë veprove, -kombin ta stolisë!...
U ktheve Enver Shqipoja, -në zemër të Shqipërisë.
Nuk e deshe Parisin, për lukse e prapësi…
Ty, Aneja të lindi e të rriti,
Për beteja të reja -për të bërë Shqipëri!
-E jo, të krekoseshe, -pa turp e modesti!…
Dolën atëbotë, xhelatë, të pamëshirë…
Që i njeh historia, Musolin e Hitler…
Kur e sulmuan Shqipërinë, -përballë e patën,
Ushtrinë Shqiptare, me strategun Enver!
Atëbotë, qytetet –kasaba, -i panë, me hata…
Duke ikur të sfilitur, “Mbretin Zog”,
-Dhe princeshën Xheraldinë,
Por, i panë dhe malet , -duke luftuar…
Enverin, përkrah me Nexhminë!
Jo, jo, -djaloshi, top-brumi, -prej idealeve,
-As nusja sokoleshë e maleve,
Nuk e lanë jetime, -me dështime…
Të vuajtur, -e të përlotur, -Nënë Shqipërinë!
Në beteja luftuat, me partizanët trima,
Atmëmëdheut , ia shtuat rritën...
Me hidrocentrale, kombinate e uzina…
Në gjirin e popullit, e përhapën, -arsimin-dritën...
Populli, vigjilentë ishte kurdoherë,
Me parullat : ”Parti Enver”!
“Armiqve, kurdoherë, -ua zunë pritën!...
Shqipërinë e drejtuat me nder!...
Urime sa fushat e malet ditëlindja jote,
O, Enver Shqiptari, -flakadani ynë,
Jo, kurrë mbi rruzullin e kësaj toke,
Askush, nuk do të mundet, -të t´i ulë vlerat,
Kot, e kanë horrat e horret!...
Kur ndaj teje, -e shprehin egërsinë!
Ty, t´i njohim veprat, - ishe si Deti i paanë!...
Ty, përjetësisht, -ta duam madhështinë!
Suedi, 15.10.2011
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 44 vizitorë |
| Lexuar:
1,368 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
| Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|