| LUFTA E GJELAVE... |
| Publikuar më 25 janar, 2012 në orën 00:34 ( ) |
Opinion | |
|
|
|
Dukuri nga Lugina e Preshevës
Ky fillim vit, në rajonin e Luginës së Preshevës, nuk filloi i mbarshim dhe me suksese, karshi përgëzimeve, që u shkëmbyen gjatë Vitit të Ri.
Ndërskamcat filluan me tarifat policore në pikën kufitare të Kosovës, pastaj protestat e Vetëvendosjes dhe së fundi përçarja e spektrit politik në Luginën e Preshevës, duke mos përjashtuar polemikat e ashpra mes gazetarëve në këtë rajon.
Grindja e gjelave, përkatësisht kritikat mes Nexhat Behlulit, i cili e quan veten kryetar të Kompanisë Mediale “SPEKTRI” dhe Baki Rexhepit, kryeredaktor i revistës së vetme e cila aktualisht botohet në gjuhën shqipe në Serbi, “NACIONALI”.
Kujt i ka ra hise t’i lexoj polemikat në mes këtyre dy përfaqësuesve medial të Luginës së Preshevës, për pak sa nuk i ka kapur krupa, babëzia dhe të vjellat.
Fjalori i mbushur me shprehje denigruese, poshtëruese, vëllavërarëse i ka rrënjët diku tjetër. Pas këtyre skenarëve fshihet dikush tjetër. Partitë politike PVD-PD, të cilat këta fatzinj i ndërsejnë, i ngatërrojnë dhe i fusin në një qorrsokak, që askush nuk mund t’i nxjerr në syprinë.
Këta gjela grindavec, dikur jetonin të lumtur në kotecin “Spektri”, me zoçka të bukura e me një komoditet, çfarë të gjithë ua kishin lakmi. Por, ndarja e tyre nëpër parti e posaçërisht në Këshillin jolegjitim Nacional, gjërat filluan ta marrin teposhtëzën.
Ata kur jetonin bashkë nuk i pengonte origjina, vendbanimi etj, e tashti pasi u ndanë e u përçanë gjithçka i pengon. Bile, nuk ishin vetëm dy gjela, por tre edhe një kodosh tjetër, i cili është më kopil se dy të parët, ai, e ka shkollën e Bacit për ta dridh e zhdridh sipas situatave.
Nexhat Behluli, një afarist i dështuar, askund nuk po mund ta gjen veten, herë në biznes, herë në informim e herë në politikë. Kësaj radhe si u duket e gjeti tenxherja kapakun, u rras me dy këmbë në PD (Partia e re Demokratike), duke u bërë zëdhënës i saj. Po kundërshtari i tij Baki Rexhepit, i ra më mirë,ai, ndërroi disa parti, gazeta, portale e tashti mirë u ngul në Këshillin Nacional, dhe hiç më pak se kryeredaktor i revistë javore “Nacionali”, organ partiak i PVD-së.
Në këtë luftë gjelash fitorja do t’i takoj Bakiut, sepse pas vetes e ka deputetin jolegjitim Riza Halimi, kryetarin e Këshillit Nacional Galip Beqiri dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ndërsa prapa Nexhat Behlulit qëndron Nagip Arifi, nënkryetari i Komunës së Bujanocit, bosi partiak dhe Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, aleati partiak.
Gjuha e kritikës së Nexhet Behlulit kundër Baki Rexhepit. Tingëllon kështu: Ky “gazetari” publikoi një informacion-gënjeshtër totalisht shpifje, por kësaj here në koordinim me Kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberin, me titull: “TENTOHET PRISHJA E KOALICIONIT AKTUAL NË BUJANOC DHE KRIJIMI I PUSHTETIT ME SERBËT LOKAL” . Baki Rexhepi këtë lajm e publikoi vetëm me një qëllim, që të fusë edhe më shumë përçarje dhe urrejtje në mes Shqiptarëve, e jo se tha diçka senzacionale që nuk është e njohur për opinionin e këtushëm, sepse edhe tash pa tentim prishje, pushteti në Bujanoc është multietnik. E tashmë kur të gjithë po e dim qëllimin e këtij “gazetari” me komplekse destruktive, përçarës, dhe shumë i dëmshëm për Shqiptarët e Komunës së Bujanocit, urgjentisht duhet të i’a ndalim hovin sa nuk është bërë vonë.
Ndërsa Baki Rexhepi në emër të revistës javore partiake “Nacional”, i përgjigjet mikut të vjetër me të njëjtin kut.
- Duke pas për bazë qëllimet dashakëqij dhe prapavijën e kësaj fushate të ndyrë, të bazuar në spekulime, dezinformata, shantazhime dhe shpirtligësinë e shprehur në shkrime të tilla të një niveli që shkel etikën gazetareske dhe të gjitha normat njerëzore, duke përdhos jo vetëm dinjitetin e Kryeredaktorit Baki Rexhepi, por edhe të institucioneve shqiptare që ai përfaqëson, madje duke vërë në rrezik sigurinë e tij dhe të familjes së tij, kërkojmë urgjentisht ndalimin e kësaj fushate denigruese, poshtëruese dhe jo njerëzore.
Lufta e gjelave nuk mbaron me kaq, meqë është një luftë e pa kompromis për pushtet e autoritet. Gjelat nuk njohin rregulla të luftës, ata godasin njëri-tjetrin me arsenalin e fjalëve nga më të poshtrat, më të pistat, më të bezdisshmet, ngase kështu e kanë gjelat....
Nehat Hyseni
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 41 vizitorë |
| Lexuar:
1,701 herë
|
|
|
|
|
|
|