Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Skena politike në Luginën e Preshevës
Publikuar më 25 janar, 2012 në orën 00:37 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
VEPRIMET KONTRAVERZE

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, deputet jolegjitim në Parlamentin e Serbisë, më 13 janar 2012, u tha mediave serbe se: "Çdo bllokadë që pamundëson qarkullimin e mallrave dhe të njerëzve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës na largon nga zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë, që është arritur në Bruksel". Ndaj sipas tij, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të shqiptarëve nga Presheva dhe Bujanoci, produktet e tyre në tregun e Kosovës i plasojnë përmes Dheut të Bardhë.
Kështu ka thënë Halimi, para mediumeve serbe, duke harruar se një javë më parë aktivistët e tij, zyrtarë të lartë të kësaj partie kishin marrë pjesë në takimin e Vetëvendosjes në Prishtinë dhe në parim e kishin përkrahur nismën e protestës.

Për ta dëshmuar atë se deputetit jolegjitim ndryshe flet, ndryshe vepron dhe ndryshe gjykon, dëshmon e dhëna se përfaqësuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, një repart i Partisë për Veprim Demokratik, jo vetëm që e mbështetën protestën, por edhe morën pjesë aktive në këto protesta.
Polemikat mes bosit të PVD-së Riza Halimi dhe kryetarit të KDNJ, Belgzim Kamberi, flet qartë se në çfarë gjendje ndodhen raportet përbrenda oborrit pushtetar të këtij subjekti politik, i cili, kohëve të fundit është çakorduar e dezorientuar, më shumë se kurrë që nga themelimi i tij.

Demagogjia

Deri sa Riza Halimi, me plot gojën demokraci, kundërshton veprimet jolegjitime të protestave të Vetëvendosjes, nga ana tjetër, aktivistët e subjektit të tij politik, bile edhe zyrtarë të lartë si shefi i grupit të këshilltarëve të PVD-së, Ragmi Mustafa, i mbështjellë me flamurin kuq e zi, merr pjesë në protesta.
Me këto veprime del në shesh demagogjia cinike e Riza Halimit, i cili për të ardhur sërish në pushtet nuk përjashton asnjë metodë, madje as ato komuniste tashmë të demoduara.
Sa më shumë po afrohemi drejt zgjedhjeve të reja lokale dhe parlamentare, aq më shumë zbardhen demagogjitë e një njeriu, i cili falë gabimeve të tij politike, lëre që e ka humbur përgjithmonë pushtetin në Preshevë, por gjithnjë po i ofrohet humbjeve të pushtetit në Bujanoc dhe Medvegjë dhe në këtë mënrë po përmbyllet karriera e plakushit të Luginës, me një pension si shpërblim për artin e demagogjisë!
“Jam i sigurt se edhe kryetari i KDNJ-së e din se PVD gjer më tani ka qenë shumë e vendosur që t’i realizojë orientimet e saja themelore programore me angazhimin e saj substancial për ndërtimin e institucioneve të pushtetit lokal, për konstituimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, për përfaqësim të denjë në parlamentin republikan si dhe për funksionimin e gjertanishëm të Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, ku PVD i ka 31 nga 67 këshilltarët e tre Kuvendeve Komunale në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, tha mes tjerash me emocione Riza Halimi në reagimet e tij zinxhirore kundër kryetarit të KDNJ, Belgzim Kamberi.
Ky fjalor politik do të korrigjohet pas zgjedhjeve lokale të majit të këtij viti, ngase shifrat dhe faktet do të flasin ndryshe, jo me gjuhën demagogjike të Riza Halimit.

Alush Presheva

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 433 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi