Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KODI I RI PENAL DENON MEDIUMET INFORMATIVE SI NË KOHEN E ARTË TË MONIZMIT
Publikuar më 27 janar, 2012 në orën 01:19 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Para ca kohesh në Parlamentin e Kosovës u propozua një kod penal nga qeveria e Kosovës për kufizimin e lirisë se fjalës dhe shprehjes se mendimit të lirë, e qe ngjasonte si në kohen e artë të monizmit ku ne mënyrë të shumtë vrazhdët është shkelë liria e fjalës se shkruar dhe mendimit të lirë, e qe nuk është guxuar të ankohet nga për këtë nga se pushteti ishte mbi ligjin.

Tani pushtetarët tonë të dalë nga lufta siç thonë ata, janë “demokrat” duke aluduar qe si të tillë janë të paprekshëm, mund ta fshehin krimin e organizuar, korrupsionin, pasurinë e tyre marramendëse të pa mbulesë, duan qe t’ua mbyllin gojën mediumeve informative me do far kodesh, në fakt dua qe tua fusin friken në palcë në mënyrë që mos të hulumtojnë në atë drejtim shumë për këta qeveritarë qe mezi erdhën në pushtet duke përdorë çdo mënyrë, duke filluar vjedhjes se votave, shantazheve të ndryshme, kërcimeve etj., në mënyrë qe askush mos të ketë guxim qe të shkruaj për realitetin paraprak, të tanishem dhe të përditshmen tonë të dhembshme. Ata qe ma parë shkruan për të vërtetën e Kosovës se pas Rambujesë, u ekzekutuan pa mëshirshëm nga po këto grupe kriminele, dhe të tillëve ende nuk u dihen vrasësit, nga se nëse gjenden vrasësit e tyre, pa tjetër duhet të gjenden edhe porositësit e vrasjeve, kurse sipas disa informatave qe sillen nëpër kuluare, porositësit dhe vrasësit gjenden në pozita të larta në parlament dhe qeverinë e Kosovës, Prandaj kodi i ri penal për medium nuk është rastësisht i propozuar.
Në anën tjetër të gjitha mediumet informative, si ato elektronike apo të shkruara nuk ishin as deri me tani për lëvdata, nga se në një mënyrë, apo haptazi, janë edhe më tutje të varura. Po të ishin të pavarura nuk do të mund ti merrnin reklamimet e ndryshme nga qeveria, apo nga afaristet e mëdhenj edhe të mesëm të cilët janë donatorët kryesorë të partive të mëdha, janë edhe anëtarë të parlamentit të Kosovës, si dhe pjese e qeverisë se Thaqit.

Si argument po e sjellë vetëm një të dhanë: Gazeta “ Kosova Sot” por edhe të gjitha mediumet tjera të informimit i kanë për çdo ditë faqet e tyre të stërmbushura me reklama nga qeveria dhe afaristet e më lartë të përendur, ndërsa sport, kulturë, opinione, dhe informime tjera kanë shumë pak faqe, qe epë për të kuptuar se pronarë e këtyre mediumeve të shkruara nuk e qajnë kokën për informime të drejt dhe të mirëfilltë, nga se të vetmin qellim e kanë përfitimet e tyre, Deri sa një gazetë e posa lindur shumë e kërkuar:
“OPINION PLUS” me një vizion të ri informativ, e pavarur nuk mund të mbijetoj për shkak të mungesës se marketingut gjë qe është edhe themel i mbijetesës. Kjo gazetë del kohë pas kohe vetëm në saj të vullnetit të mirë në radhë të parë të drejtorit Florim Isufit, dhe të një grupi të vogël të kolektivit të sajë të cilët punojnë pa kurrfarë kompensimi material me të vetmin qellim qe opinioni të jetë i informuar, sa korrekt, aq edhe pa anshëm. Të gjitha mediumet përgjithësisht duhen të jenë pa ndikim nga kushdo qoftë ai, të pa anshëm, me lirinë e plotë të
shprehjes se lirë të fjalës, por edhe pa shpifje dhe ofendime. Prandaj propozimi i këtij kodi vetëm sa e vërteton atë çfarë u tha më lartë, nga se qeverinë e kompletuar nga votat e vjedhura, dhe nga ata qe populli nuk ua dha votëbesimin, në fakt nuk e kanë as legjitimitetin,dhe nuk dihet se kenë e përfaqësojnë ata. Pra qeveria është në panik se një dit do të pëlcas sherri.

Musa Bajraktari

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 519 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi