|
Aleanca Rinore KuqeZi ka mbledhure paraditen e sotme aktivistët e saj nga e gjithë Shqipëria për të prezantuar kontratën KuqeZi, në cdo shtëpi shqiptari. Përmes informimit për këtë kontratë, AK synon të arrijë të mbledhë rreth saj "1 milion aktivistë kuqezi" në Shqipëri dhe më gjerë.
Gjatë fjalës së tij para aktivistëve, kryetari i AK-së Kreshnik Spahiu akuzoi kryeministrin Berisha për një aleancë me Vangjel Dulen e PBDNJ-së e Athinën, me qëllim që ta shkarkonin nga KLD-ja, duke votuar fillimisht ngritjen e një komisioni hetimor, sic tha ai.
“Vota për shkarkimin tim nxori në pah aleancën e PD me Vangjel Dulen, një aleancë nën ngjyrat bardh e blu të flamurit grek dhe që po e detyrojnë kryeministrin Berisha të jap provën e radhës ndaj Greqisë. Ata mund ti bashkojnë votat por nuk mund të përcajnë kurrë dot shqiptarët”, tha Spahiu.
.
Sipas Spahiut, Aleanca Kuq e Zi ka dy gurë themeli mbi të cilat do ta bëjë Shqipërinë. Ato janë demokracia dhe kombi.
“Për Aleancën Kuq e Zi demokracia dhe kombi, dinjiteti njerëzor dhe identiteti kombëtar, bashkimi i shqipëtarëve dhe evropianizimi janë të pandashme. Makineria e ndryshkur e politikës shqiptare dhe lidershipi i krokodilit nuk mund të sfidojnë Aleancën Kuq e Zi, e cila qëndron mes Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, at Fishtës e Fan Nolit, Luigj Gurakuqit e Hasan Prishtinës, Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit si një urë mes brezash që u flijuan për liri dhe komb”, tha ai më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)
|