|
Letër përshëndetëse nga ZEMRA
----------------------------------------
Manifestimit madhështor: AKADEMI PËRKUJTIMORE, për FLAKADANËT E LIRISË – FLAKË QË NUK SHUHET KURRË;
që sot, më 4 Shkurt, 2012 mbahet: në Shtutgard të GJERMANISË Mike
--------------------------------------------------------------------------------------
Të dashur Vëllezër dhe Motra Shqiptarë, nga të gjitha Trojet tona Iliro-Shqiptare;
Të Nënë SHQIPËRISË ET(N)IKE, Natyrale…!
--------------------------------------------------------
Së pari: Juve, të dashur e të nderuar organizatorë e pjesëmarrës mërgimtarë plotë dhembje e mallë… si dhe Juve, të të nderuar e të dashur të ardhur vullnetarisht nga të gjitha Trojet Shqiptare dhe diasporat e botës…
E në veçanti, Juve të dashur e të nderuar, familje Dëshmorësh e Dëshmoresh, Heronjsh e Heroinash - të Krenarisë sonë Kombëtare;
Si dhe, Juve të dashur e të nderuar miq: musafirë dashamirë të Kombit tonë Shqiptar nga e gjithë bota, e posaçërisht nga mikja ( nikoqirja), Gjermani.
Në pamundësi, nga kushtet dhe largësia: që të marrë pjesë personalisht në atë Manifestim madhështor e të merituar, Juve të gjithëve, iu përshëndes shpirtrisht nga Amerika mike – prijëse n’botë, që më në fund, I Lumi ZOT, na e dërgojë në NDIHMË për ta çliruar së bashku me UÇK-në: Kosovën tonë legjendare…nga Serbia okupatore-karpatione-kriminale-grabitçare-gjenocidiale… ( Po. Për t’i çliruar të gjitha Trojet tona etnike shqiptare, duke përfshirë edhe të bukurën - Çamërinë… për ta (ri)bërë: ShtetPlotë NËNË SHQIPËRINË, mike me të gjithë Liridashësit-Paqësorë në bOtë… ).
Andaj, kush ka: mendje-(Z)emër Shqiptari e Shqiptarje – DRITËNJERËZIE
e Vazhdon dot pandalur Rrugën RILINDSORE – Shpirt SHQIPË(TA)RIE,
për RIBASHKIM Kombëtar e Territorial
( Amanet Dëshmorësh e Dëshmoresh… të Vjetër e të Ri’…):
që ta (ri)bëjmë: ShtetPlotë ( normale – natyrale )
Nënë (Z)EmërJonën SHQIPËRI;
… ashtu siç e dëshen-dëshiruan-gjakuan-ëndërruan e vepruan…
… edhe Kadriu, Jusufi e Bardhi…
… ashtu siç e dëshen i vogli e i madhi…
… edhe Rexhepi, Nuhiu… edhe çdo Shqipoi e Shqipe ShqipMali…
(… edhe para Tyre… edhe pas Tyre…)
… Rilindës Ideologë… Dëshmorë e Dëshmore… Heronj e Heroina… në V-a-zh-d-i-m-ë-s-i…
… që mes Tokave-Viseve-Hiseve-Trojeve tona Iliro-Shqiptare…
Të hiqet-digjet… kufiri-zinxhiri-gjarpëri i zi… ai kalbësirë gardhi…
Që të mos veprojë armiqsisht kurrë më: Shqiptari kundër Shqiptari!
… Sepse: të gjithë duhet ta dijmë, siç populli ynë thotë,- grurë të kuq,
( që të mos na shkojnë më: mundi-djersa e gjaku i derdhur kot e huq…)
Andaj, çdo individ… shoqëri… parti…Popull… rreth-e-rrotull…të bëhemi NJË;
të mendojmë e Veprojmë: me Një Synim-Qëllim-UNIKË me Drejtësi-MIRËSI…
Duke dashur-çmuar e ndihmuar: njëri-tjetrin në të MIRA V-e-p-r-i-m-t-a-r-i…
Duke përkujtuar e nderuar: Dëshmorë e Dëshmore… të Vjetër e të Ri’…
( Pa bërë dot dallime: partiake-ideologjike-klanore-krahinore…
Për t’u bërë POPULL SHËMBULLOR: të ecim nga Fitorja në FITORE…)
( Jo, jo… s’duhet harruar edhe ata trima individual… që s’duruan fyrje e nënçmime…
Të personalitetit-dinjitetit Kombëtar e Njerëzor nga armiq: njerkana e njerka…(!!)…
Siç bëri: akt heroik në mes të New York-ut në mbrojtje të Flamurit Veterani Patriot Ahmet Zherka;
Siç bëri: akt heroik në mes të Brukselit Mësuesi Patriot Musa Hoti kundër kriminelëve serbë…që na vrisnin në mënyrë qyqare… prapa shpine…!!!...)
Të dashur Motra e Vëllezër, anembanë Trojeve tona…edhe tej Mollës së Kuqe…
JO. SHQIPËRIJONA kurrë nuk plaket; Ajo përherë ëSHtë e RE, NënëJONA-NUSE!
Andaj, Lavdi të gjithë Dëshmorëve dhe Dëshmoreve të Kombit tonë Shqiptar!
ZOTI: na bekoftë-ndihmoftë-orientoftë në Rrugë Kombëtare-Njerëzore të MBARË!
Përzemërsisht dhe me respekt
Zeqir GËRVALLA, poet
Rochester, NY AMERIKË
4 Shkurt, 2012
|