Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LPK-ja nuk pranon asnjë shkëmbim të territoreve
Publikuar më 05 shkurt, 2012 në orën 21:08 ( ) Azem Zekaj | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS

www.lpk-kosova.org
E-mail: lpk.kosova@gmail.com

KUMTESË

Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës në mbledhjen se saj të radhës të mbajtur në Shkup, në të cilën ishin të pranishëm edhe drejtues të Degës Jashtë Vendit, ka analizuar zhvillimet më të reja politike në Kosovë dhe rajon, dhe ka ngritur shqetësimin e saj për rrezikun që po i kanosët Kosovës.

Tendencën e disa qarqeve të caktuara antishqiptare për t’i mbështetur synimet e shprehura hapur të Beogradit për ndarjen e Kosovës, LPK e konsideron tejet të rrezikshme dhe paralajmëron se kjo mund të nxis një gjakderdhje të re.

Shqiptarët janë autokton në trojet e tyre, si në Veri të Kosovës ashtu dhe Luginën e Preshevës dhe Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) nuk pranon asnjë shkëmbim të territoreve me Serbinë por kërkon shkëputjen e Luginës së Preshevës nga Serbia dhe bashkimin me Kosovën.

Bashkimit Evropian ia bëjmë me dije se populli shqiptar nuk pranon asnjë pazar me tokat shqiptare.

I bëjmë thirrje popullit shqiptar të reagojnë ndaj këtij rreziku që po i kanoset tokave shqiptare, ngjashëm me Konferencat famëkëqija të viteve 1913 – 1914 ku Shqipërisë iu morën më shumë se gjysma e territoreve të saj dhe ju dhanë mbretërisë serbe dhe Greqisë.

Në vend që Bashkimi Evropian t’i përmirësojë gabimet e para një shekulli të bëra në kurriz të shqiptarëve, edhe sot prapë po viktimizon territore shqiptare për t’i kënaqur orekset e Serbisë dhe Rusisë.

Lëvizja Popullore e Kosovës u bën thirrje krerëve të institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë që të shfrytëzojnë pushtetin e tyre dhe autoritetin e tyre tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe organizatat vendimmarrëse ndërkombëtare që ta pengojnë copëtimin e tokave shqiptare.

Bashkimit Evropian ja bëjmë me dije se ndarja e Kosovës nuk do të bëhet në Mitrovicë por në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë dhe do përfundoj në Shkup e Manastir.

Shqiptarët synojnë Bashkimin kombëtar në një territor të vetëm siç ishte e paraparë me Programin e Lidhjes së Prizrenit ku përfshiheshin të gjitha territoret e Shqipërisë Natyrale.

Shkup, 5 shkurt 2012

Kryesia e LPK-së

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Azem Zekaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 830 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi