Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Uniteti për kompromisin e madh
Publikuar më 08 shkurt, 2012 në orën 18:46 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në vitin 2007 Lëvizja VETËVENDOSJE! kundërshtonte Planin e Ahtisaarit. Politikanët e asaj kohe, disa prej të cilëve edhe të kësaj kohe, i thonin popullit të Kosovës se Kosova duhej të jepte diçka për pavarësinë që po vinte. Ne ishim kundër sepse thonim se Kosova tashmë e kishte paguar shtrenjtë çmimin e lirisë dhe pavarësisë që na takonte.

Ky çmim ishte sakrificat shekullore për çlirim, vuajtjet, shtypja, dëbimet, dhe vetëm gjatë luftës së fundit rënia e 2,500 dëshmorëve, humbja e 15 mijë civilëve të pafajshëm, shkatërrimi i 120 mijë shtëpive si dhe rrënimi total i ekonomisë së Kosovës.
Ky ishte çmimi jonë për liri.

Por, politikanët tanë, atëherë nën emrin Grupi i Unitetit e paguan edhe një çmim tjetër. Një çmim pa e pyetur popullin dhe në kurriz të tij. Ky ishte Plani i Ahtisaarit.

Substanca e këtij çmimi që u pagua ishte ndarja etnike e Kosovës, eksteritorializimi i vendit tonë, shlyerja e përmbajtjes së vërtetë kombëtare, heqja e historisë dhe simboleve, shuarja e TMK-së si përmbyllje e shkatërrimit të UÇK-së, vendosja e misioneve të jashtme ekzekutive përmbi pavarësinë tonë etj.

Për ta parandaluar këtë çmim këtu e 5 vite më parë në Prishtinë ranë dy dëshmorët e popullit për liri e vetëvendosje – Arben Xheladini e Mon Balaj. Për ta kujtuar dhe nderuar rënien e tyre, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të organizojë aktivitete më 10 shkurt për të cilat gjatë dy ditëve të ardhshme do të informoheni më hollësisht.

Sot po i njëjti njeri që e ka nënshkruar Rambujenë, po ai që e ka pranuar Planin e Ahtisaarit, sot po kërkon një tjetër unitet politik. Ky unitet politik ka filluar në restorantin Liburnia dhe ka vazhduar me përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur. Por pas gjithë asaj që dhamë si popull, kryeministrit nuk po i mjafton një gjë e tillë. Ai është i gatshëm ta paguajë edhe një çmim tjetër të radhës. Në emër të Kosovës, në emër të popullit, në kurriz të qytetarit, por pa e pyetur atë. Ku është çështja kësaj radhe? Kësaj radhe skena politike e Kosovës me kryeministrin në krye po bëhet gati për ta bërë veriun temë të zgjidhjes politike në negociata me Serbinë.

Ndërhyrja e 25 korrikut e Qeverisë në atë pjesë të vendit ka pasur vetëm një rezultat – barrikadimin e veriut. Në të vërtetë qëllimi do të duhej të ishte shtënia nën kontroll e veriut, arrestimi i strukturave kriminale të Beogradit si dhe shpërbërja e tyre. Në negociatat politike që do të mund të ndodhin – halli është ky: së pari hyrja në negociata. Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës dhe për të mund të vendosë vetëm populli përmes referendumit. Problematizimi i veriut në negociata do të thotë legjitimimi i Serbisë si palë vendimmarrëse për integritetin territorial të Kosovës.

Përveç që nuk bën të negociohet me Serbinë për veriun dhe as për një problem të brendshëm të Republikës sonë, rreziku bëhet edhe më i madh kur kihet parasysh se kush do të na përfaqësojë.
Një njeri i cili bashkë me shumë vartës të tij është pjesë e dhjetëra dosjeve për korrupsion dhe krime tjera, nuk të sjell gjë tjetër veçse koncesione e kompromise.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka paralajmëruar këtë që po ndodh që në vitin 2008. Ne thonim atëherë se nuk bën të pranohet plani i Ahtisaarit sepse ai patjetër çon në zgjidhje tjera edhe më të këqija. Plani i Ahtisaarit gjithnjë mund të shërbejë si plan për plane më të errëta. Në procesin negociator të Vjenës u negociua mes pavarësisë së Kosovës dhe autonomisë së Serbisë. Me vetë faktin që e hodhëm pavarësinë në Pazar na erdhi Plani i Ahtisaarit. Në negociatat e ardhshme që do të mund të ndodhin, do të negociohet mes Planit të Ahtisaarit dhe 4 Pikëshit të Tadiqit. Dhe mesi mund të jetë diçka me keq se Plani i Ahtisaarit. E kështu me radhë. Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vendosur ta luftojë fuqishëm këtë skenar që po përgatitet.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

8 shkurt 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 344 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi