Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DEKLARATA E SHKELJES(SHKELJEVE) TË POHUARA TË KUSHTETUTËS
Publikuar më 08 shkurt, 2012 në orën 18:51 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
DEKLARATA E SHKELJES(SHKELJEVE) TË POHUARA TË KUSHTETUTËS DHE/APO INSTRUMENTEVE/DOKUMENTEVE NDËRKOMBËTARE MBI TË DREJTAT E NJERIUT TË CILAT ZBATOHEN DREJTPËRSËDREJTI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

(pjesë nga kërkesa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! drejtuar Gjykatës Kushtetuese)

15. Pika e parë e vendimit të Kuvendit i referohet marrëveshjeve të arritura ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë janë dy shtete me subjektivitet juridik në të drejtën ndërkombëtare.

Ligji mbi Marrëveshjet Ndërkombëtare Nr.o4.L-052, në nenin 3,paragrafi 1, pika 1.5 jep përkufizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke thënë se marrëveshje ndërkombëtare është “një marrëveshje ndërkombëtare përkatësisht traktat i lidhur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të huaja ose organizatave ndërkombëtare në formë të shkruar, e rregulluar me të drejtën ndërkombëtare pavarësisht nga emërtimi dhe nga përfshirja në një, dy apo më shumë instrumente të ndërlidhura”.
Rrjedhimisht dhe në pajtim me faktin se marrëveshjet për të cilat flitet në pikën 1. të vendimit janë të lidhura ndërmjet dy shteteve dhe në pajtim me ligjin mbi marrëveshjet ndërkombëtare, marrëveshjet e arritura ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë janë marrëveshje ndërkombëtare.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 18 përshkruan në mënyrë të qartë procedurën e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare:

Neni 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:
(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;
(2) të drejtat dhe liritë themelore;
(3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;
(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.

2. Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

3. Presidenti i Republikës së Kosovës ose Kryeministri njoftojnë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare.
4. Amandamentimi ose tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare do të kenë të njejtën
procedurë të vendim marrjes sikur ajo e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
5. Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe kontestimin e marrëveshjeve ndërkombëtare rregullohen me ligj.

Kuvendi i Republikës së Kosovës në pikën e parë të vendimit të kontestuar ka “mirëpritur arritjen” dhe “ka mbështetur zbatimin e tërësishëm të këtyre marrëveshjeve”. Në këtë mënyrë përmes “mirëpritjes së arritjes së marrëveshjeve” dhe përmes “mbështetjes për zbatim të tërësishëm” të tyre, Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka njohur dhe i ka ratifikuar këto marrëveshje si dhe ka marr përsipër detyrimet që dalin nga këto marrëveshje.

Siç shihet nga dispozitat e nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kjo mënyrë e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare është në kundërshtim me të gjitha dispozitat e këtij neni.
Për shkak të fakteve të parashtruara më lartë, vendimi i Kuvendit të Kosovës është në kundërshtim të drejtpërdrejtë më nenin 18 të Kushtetutës dhe si i tillë e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe mënyrën e përshkruar për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 452 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi