Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E vërteta mbi Kumanovën
Publikuar më 09 shkurt, 2012 në orën 00:41 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sikurse, qytetet e ndryshme shqiptare që sllavët që nga ardhja e tyre në trevat autoktone shqiptare erdhën dhe i deformuan etimologjinë dhe gjenezën e emrave të qyteteve shqiptare, poashtu sllavizuan dhe e deformuan emrin e qytetit Kumanovë, njashtu dhe të Shkupit etj.
Me këtë shkrim unë si një student në Fakultetin filozofik, dega e Historisë pranë Universitetit Shtetërorë të Tetovës, po e shpreh mllefin tim dhe atë që ne shqiptarët e pësuam shekuj më rradhë dëmtime të ndryshme dhe u akulturuam për qëllime të ndryshme politike, se është fakt se ne shqiptarët sadopak kemi mangësi në politikë dhe nuk përfillet në ditët e tanishme njeriu i cili ka vlerë, por ai i cili ka njoftësi pa marrë parasysh se kush cili është.

Me plot keqardhje po e them këtë se kemi poashtu dhe njerëz të cilët kanë studijuar dhe ju kanë përfillur një drejtimi dhe janë të zot për lëndën e tyre dhe kanë personalitet pozitiv tek të tjerët.
Por, t'i lëmë anash këto mendime të ndryshme që seicili njeri i ka në mendjen e tij, por t'i referohemi temës kryesore “ E vërteta mbi Kumanovën “.
Pse fillova të shkruaj në këtë temë? – Në këtë pyetje retorike, dicka më shtyri që t'ju tregoj disa vëllëzërve të mij apo kolegëve të mij të historisë, sesa janë të aftë të dëshmojnë për prejardhjen dhe vëllezërit e tyre shqiptarë në Kumanove si dhe për ata të viseve të tjera.
Por, sidoqoftë nuk kanë qenë kurrë fajtorë të mencurit që kanë thënë: “ E vertëta del në shesh”, dhe ja pra doli si dhe u tregoi edhe sllavëve të jugut se jemi autoktone, njashtu dhe disa vellezerve te mij shqiptarë të cilët thonë se “ Kumanovarët kanë prejardhjen prej fiseve mongole etj.” të cilët për mua dhe për cdo kumanovarë janë të pakapshme këto klithma dhe onomatopi të mësuara nga sistemi fashisto-komunist Jugosllav.

Historiku i qytetit të Kumanovës-
Dardania ishte njera ndër krahinat më të mëdha Ilire. Besohet se edhe fiset tjera Ilire siç janë fisi Peon dhe fisi Narop jetonin në Karadak dhe Kumanovë. Në kohën e Ilirisë, Kumanova gjindej në provincën Dardane. Dardania ishte njera ndër krahinat më të mëdha Ilire. Besohet se edhe fiset tjera Ilire siç janë fisi Peon dhe fisi Narop jetonin në Karadak dhe Kumanovë.
Në kohën Ilire qyteti ishte i njohur me emrin Zheglig, emër që rrjedh nga fjalët Zheg – nzehtësi dhe lig – i sëmur ose i keqë. Qyteti ndryshoi emrin edhe dy here. Në vitin 26 para erës sonë arritën Romakët të pushtojn ket rrajon. Vendi ishte i bukur me lumenj dhe me plot pemë dhe hije. Romakët e quajtën “ Umbra – Nova” që do të thotë vend i hijeve ose hije të reja. Disa nga Romakët e quanin “ Umeonovo” që do të thotë vend i ri me lagështi. Qyteti ndërroi emrin edhe nji here. Në vitin 26 të erës sonë në ket rrajon u vendos një kontigjent ushtarak Romak. Në kohën Romake, ushtria nuk kishte të drejtë të hyn në qytetet e mëdhaja, dhe në ket rast ushtria Romake nuk hyri në Shkup. Oficerët Romakë e quajtën vendin Cumaenova(Kumaenova). Shumica e tyre ishin nga qyteti Kampanja i cili u quheshte Cuamae. Ata e quajtën qytetin si Kampanja e re, Cumae- nova, nova- e re. Por më vonë Romakët e quanin si Cum-a-nova(Kum-a-nova). Kjo rrjedh nga fjalët Latine “ Cum ose Kum” që në gjuhën Shqipe do të thotë kur ose që nga ose sëbashku dhe ‘nova’ që do të thotë e re. Sipas shënimeve antike Romake, Kumanova ishte fshat i madh. Emri Kumanova shifet edhe në hartën apo atlasine vjetër Romakë Tabula Peutingeriana. Tabula Peutingeriana është e vetmja hartë ose atlas që tregonte rrjeting rrrugor ushtarak dhe imperial Romak, cursus publicus. Harta Tabula Peutingeriana ësht bërë nga një murg i quajtur Kolmar. Gjithashtu edhe historiani antik Romak, Gaius Sallustius Crispus i njohur si Sallust, (86-34 BC), përmend Zheglig - Cumaenova dhe ushtrin Romake të jet e përgjendruar në Cumaenova afër Skupit.
Populli Sllav tentuan të ndryshojnë kuptimin e emrit. Sllavo Maqedonët duke mohuar existimin shekullor të Shqiptarëve dhe Ilirëve në këto rajone shpifiën një hipotezë se gjoja emri Kumanovë rrjedh nga fisi Kuman që paska jetuar në dhe përreth Kumanovës. Disa Shqiptarë të “ndershëm” të paguar nga shteti përmbanin kete ide dhe tentuan ta bindin popullsine shqiptare të Kumanovës duke e mohuar autohtonomine dhe aborigjinalitetin e popullit shqiptar dhe Ilir të ketij rajoni. Sllavët me të gjitha forcat e tyre mohojnë se Shqiptarët kan prejardhjen nga Iliriët dhe fabrikojnë ide që tentojnë të falsifikojnë historin e vërtet.Me e fundit ishte fabrikimi i historis me Enciklopedin shovene dhe nacionaliste dhe pansllaviste e cila i shpall lufte popullit shqiptar jo vetem ne Kumanove si vend, por gjith Shqiptareve.
Ideja se fisi Kuman ka jetuar ne Kumanove ehste e gabuar dhe fabrikim dhe shpifje sllavo-maqedone.
Pasardhesit e KUmaneve janë Oguzet, dhe pasardhesit e Oguzeve jan Osmanlit ose Turqit e sotshem. Me të vërtetë është një shpifje e rradhës që bënë sllavët me politikën e tyre fashiste..


Sadopak, “ Historiku i Kumanovës “ i cili gjindej në web faqen www.wikipedia.org do t'i bindë disa shqiptarë, por dhe sllavët se kush ishin kumanovarët, poashtu dhe kombinimi i shkrimit tim me të vërtetën e “ Historikut të Kumanovës” është një pasqyrë reale dhe e pastër që do ta bindë të gjithë popullatën vendase, por dhe mbarëshqiptare të cilët i mësuan gabimisht etimologjinë e emrit Kumanovë dhe do t'i bindë se: Kumanova është qytet i cili ka qenë, është dhe do të jetë qytet i shqiptarëve., dhe se t`i heqin nga koka ata mendime jugosllave të cilët i mësuan se fisi Kuman, tataro-mongol ishin ata të cilët i vendosën nga shkurtesa e emrit të tyre “Kuman”- dhe pjesa tjetër “nova”.
Poashtu, sugjerimi im është që t'i marrin parasysh njerëzit e aftë dhe të zotë, të cilët disa prej tyre enden rrugëve të Europës, e të cilët nga dëshpërimi i mëtutjeshëm i politikës anti-shqiptare që është prezente ende në këtë shtet artificial, ka bërë që shumë kumanovarë, por njashtu dhe shumë shqiptarë të viseve të ndryshme të Shqipërisë Etnike t'i braktisin trojet e tyre për një kafshatë bukë.
Shpresoj që opinioni të ketë qenë i informuar nga këto të vërteta të cilat dolën në shesh pas shumë vitesh dhe porosia ime është se rinia të lexojë literatura të ndryshme për të kaluarën e vet, se pa të kaluarën nuk mundemi ta njohim as të sotmen, por pa e njohur të sotmen nuk mund t'i bëjmë planet në të ardhmen.

Vërejtje: Një pjesë e këtij shkrimi është bazuar nga wikipedia.org

Nexhmedin Ramadani
student i vitit të parë pranë Fakultetit filozofik, dega e Historisë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 586 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi