Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Fshati Llojan përballë eksperimenteve dhe sfidave!
Publikuar më 09 shkurt, 2012 në orën 00:45 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Si banorë i komunës së Likovës, përjetojë herë ndjenja krenarie, e herë ndjenja dëshpërimi që fati më rastisi të jetojë në këtë komunë. Në këtë komunë ku sipas një mikut tim, ish ambasador nga Shqipëria, mund të hasesh këto kategori njerëzish: njerëz me duar mbrapa, njerëz me duar në xhepa, njerëz duke dhezur cigare dhe duke e vendosur dorën mos t`i shuhet cigarja edhe në temperaturat më nxehta, si dhe njerëz me tespih në dorë. E gjithë kjo kategori njerëzish, që janë bujarë, që dëshmuan se janë të përkushtuar ndaj idealeve kombëtare, si strehë e shqiptarisë dhe frymëzimit shqiptar, përpos halleve dhe brengave të shumta që i preokupojnë, kohëve të fundit i preokupon edhe një problem sa i çuditshëm, po aq neveritës, prezenca e shumë fytyrave përzierje racash të ndryshme që vijnë nga Afganistani, Pakistani, e nuk e dij nga ç`stanesh tjera, e që kanë gjetur strehim dhe komforditet në njërin prej fshatrave të kësaj komune, në Llojan. Llojani është një fshat shqiptar që shtrihet në pjesën veriore të Kumanovës, në zonën kufitare me fshatin Miratoc të Preshevës. Në të kaluarën fshati ka qenë i vendosur në zonën kodrinore të shpatit të quajtur Kulishte. Tani Llojani ka një pozitë rrëzë malore dhe fushore që e bën të afërt vetëm me nga 1 kilometër largësi me fshatrat: Miratoci (Preshevë) në veri, Tabanoci në lindje dhe Vaksinca në jug.

Në këtë fshat të shqetson prezenca e habitshme e shumë njerëzve hallexhinj, të papunë, por ajo që shokon vazhdimisht opinionin llojanas e më gjërë, është prezenca e shumë personave të përkatësive të ndryshme etnike që vijnë nga vende që gjenerojnë vazhdimisht kriza dhe luftëra. Ky fshat rrezikon të shndërrohet në konglomerat. Fytyrat e zgjebosura të këtyre njerëzve që halli i ka dërguar të vijnë këndej, po që prej tyre ka edhe përjashtime, ku sipas disa të dhënave ka në mesin e tyre edhe të atillë që merren me trafikim të lëndëve narkotike, ka edhe të atillë që janë persona potencialisht të rrezikshëm (lexo: deklarata e kryetarit të bashkësisë lokale,) i cili theksoi në një rast se ka pasur qërim hesapesh mes tyre ku janë përdorur edhe thika dhe gjësende të forta, padyshim që meritojnë të kenë gëzim në fytyra, mirëpo se ç`ju desht ky fshat i varfër për strehim, se çfarë eksperimenti i përgatitet kësaj zone, këtë askush nuk mund të dijë. Po një gjë është e sigurtë, se këta njerëz, që fati i leckosur i dërgoi në këtë fshat, patjetër që janë mashë në dorë të ndokujt e të disave, të cilët përmes lidhjeve të ndryshme me institucionet degjeneruese shtetërore, përfitojnë shuma marramendëse të të hollave, duke lozur me fatin edhe të këtyre leckmanëve, por edhe me nervat e vet llojanasve.
Të habit fakti se si organet policore tërë ditën nëpër konferenca i thurin elozhe vetes për veprimet e tyre të “suksesshme” në kapjen e trafikantëve dhe kontrabandistëve, e ilegalëve të ndryshëm, ndërsa në anën tjetër qëndrojnë qorrazi dhe të shurdhër përballë këtij problemi që është në pragun e shndërrimit në fenomen. Arrestimet spektakolare të këtyre njerëzve në një rast ku isha i pranishëm edhe unë si dëshmitarë, e në tjetrën anë futja çdo ditë e më shumë dhe prezenca edhe më numeroze e këtyre njerëzve në këtë fshat, tregon se diça po përzihet, se kuzhinat e ndryshme të shërbimeve për realizim të qëllimeve dashakeqe, me shërbëtorët shqipfolës që janë në operativë në gjah pas këtyre njerëzve, duke i marrë qira edhe deri në 50 euro për një natë, çmim ky i habitshëm edhe për hotelet me 5 yje në këtë zonë që nuk ekzistojnë, të shfaq neveri, mllef dhe pezmatim.
Po, ajo që duhet të ndërmerret nga institucionet dhe organet është pengimi i shndërrimit të këtij fshati në qendër azili për këta njerëz, në strehimore permanente, por edhe në mjet për realizim të qëllimeve përfituese të kleptomanëve dhe plaçkitësve ordinerë. Në mobilizim duhet të përshihen edhe qytetarët e kësaj komune, banorët e ndershëm të këtij fshati, bashkësia lokale, organet komunale, intelektualët që janë në numër të kënaqshëm në këtë fshat dhe i tërë opinioni publik.
Jo më kot nuk thuhej nga i famshmi Zhan dë la Fonten (Jean de la Fontaine): “Ne t'attends qu'à toi seul” (Mos prit prej askujt tjetër, po vetëm prej vetes tënde).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 3,381 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi