Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Të ecim me kohën për interes kombëtar
Publikuar më 09 shkurt, 2012 në orën 01:32 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Koha për bashkëveprim drejt bërjes së Shqipërisë Etnike. Është momenti që shqiptaret ti harmonizojnë kërkesat dhe veprimet. Pak kush ka arsye të madhe ti bashkojë kërkesat dhe ti harmonizojë veprimet për çështje kombëtare, sikur shqiptarët. Nëse sot ne nuk angazhohemi sa duhet, nesër fëmijët tanë do të na gjykojnë, për mos veprim të duhur, për çështjen e kauzës kombëtare.

Shqiptaret janë dhe duan të jenë faktor paqëje dhe stabiliteti ne Ballkan, këte e din dhe e kanë kuptuar të gjithe faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar. Këtë qëndrim dhe angazhim të gjithë miqtë tanë duhet ta ndihmojë dhe ta përkrahë. Por a duhet që edhe më tutje shqiptarët të pranojnë që mbi kurrizin dhe ne dëm të tyre e kinse në favor të një paqeje të pa qenë të paguajnë kaq shtrenjtë,në mënyrë që të ngopen apetitet e pa ngopshme të fqinjëve tanë, të cilët edhe pas njëqind vjetëve kanë mbetur po ata që ishin vetëm që tani veprojnë nipat dhe stërnipat e tyre. Kërkesat e ndara dhe të paharmonizuara dhe shpesh here te pa argumentuara te faktorit politik shqiptar si në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup lenë një përshtypje të brisht dhe jo serioze të faktori relevant ndërkombëtar, gjë që nuk i kushtojnë rëndësi fare pasi që shumë shpejt shqiptarët e ndërrojnë ketë qëndrim dhe dalin më nje tjetër qëndrim dhe kështu nuk është e qartë se në fakt çfarë po kërkojnë shqiptarët. Në anën tjetër nëse i referohemi shkrimeve, publikimeve të ndryshme nga autor të ndryshëm të niveleve të ndryshme, të cilat shkrime bazohen në argumente historike, diplomatike dhe juridike të cilët aq bukur dhe më mjeshtri i paraqesin propozimet e tyre se si në fakt duhet zgjedhur çështja shqiptare, se si duhet të ofrojmë argument dhe kundër argument të fuqishme për çështje të caktuara. Shtrohet pyetja çka po ndodh me ne shqiptaret?

Faktorët politik dhe shtetëror relevant shqiptar të cilët e kanë mandatin apo autorizimin nga populli, që të vendosin e nuk e bëjnë, ndërsa të tjerët të cilët nuk e kanë këtë mundësi bëhen “copa” duke bërë propozime, kritika besa edhe ofendime në emër të demokracisë, duke nxjerr në pah argumente të fuqishme që ne populli i thjesht kur po i dëgjojmë dhe lexojmë po na mbushet mendja se më të vërtetë mirë e kanë. Në politikën shqiptare (lexo në tri qendrat shqiptare) nuk ka seriozitet,vendosmëri që të punohet për shtet dhe popull, apo mungon një strategji e veprimit të përbashkët qe lirisht mund të thuhet mungon një vetëdije e lartë kombëtare. Jemi dëshmitar të zhvillimeve të fundit ku politika serbe është në “ofenziv” nëse mund ta quajmë ashtu, kuptohet bazuar në propozimet strategjike dhe tepër të mençura lidhur me statusin e pakicës serbe e cila jeton në pjesën veriore të Kosovës, dhe në veçanti me propozimet për zgjedhjen e statusit të Kosovës!! Duke injoruar çdo gjë që ka ndodhur deri më sot pikërisht lidhur me statusin e Kosovës!!
Diplomacia serbe ka arritur që të paraqesë kushte dhe të caktoj agjendë për bisedime!!Duke ju falënderuar kësaj diplomacie Serbia ka filluar ta paraqet vetën si viktimë!! “ nuk do të ishte çudi sikur të fillonte të kërkojë edhe dëmet e luftës” . “E si nuk hapet toka e të na përpij”. Nuk e di se në ketë moment a do të ishin më të përshtatëshme vargjet e Fishtës a po të Nolit, shpata e Skendërbeut apo pushka e Adem Jasharit apo….!
Vëllezër dhe motra, është momenti i fundit që ti bashkojmë dhe harmonizojmë kërkesat dhe veprimet tona, thonë shumë veprimtar të FBKSH-së dhe veprimtar të tjerë të kauzës kombëtare. Pajtohemi thellësisht se Pavarësia e Republikës së Kosovës është një arritje e madhe dhe shumë e rëndësishme për popullin shqiptar, sikurse pajtohem që kjo arritje ka qenë një kompromis i dhembshëm dhe i domosdoshëm për kohën e tanishme, por nuk mund te pajtohem kurrë që akoma nga shqiptarët hedhin dyshime duke bërë veprime që e dëmtojnë ketë pavarësi të Kosovës, atëherë faktori politik serb përse të mos e ngre kokën e të kërkoj forma të ndryshme për realizimin e “apetiteve gllabëruese të tij"!
Një pyetje e madhe për të gjithë shqiptaret kudo që janë: A është Shqipëria atdheu i ynë ? sigurisht se PO! A e duam të gjithë Shqipërinë Etnike, të lirë demokratike dhe me Sovranitet të plot ( me gjithë tokat që i ka pasur më 1912, them se PO). A jemi duke punuar të gjithë për ta ruajtur dhe kthyer dinjitetin e Shqipërisë (1912)-( këtu me keqardhje nuk kam përgjigje). A jemi duke punuar të gjithë për Ribashkimin e trojeve Shqiptare? (Po, por jo sa duhet). E pra për të jetësuar përgjigjet e lartshënuara, ne duhet të ndryshojmë dhe të reflektojmë kombëtarisht - shqiptarisht. Dikush me të drejt do të pyeste: E si:

E para: Ne duhet të hymë në bisedime jo vetëm me Serbinë, sepse edhe bisedimet janë njëra prej rrugëve që ofrojnë zgjidhje.
- bisedimet duhet bërë në formë të shkallëzuar apo në formë nivelesh me ekipe profesionale, dhe varësisht nga agjenda për bisedime ekipet profesionale duhet të jenë aktive,dhe ajo çka është më rëndësi përbërja e ekipeve që do të përfshiheshin në bisedime duet të jenë nga pozita dhe opozita, si qytetar të tjerë që kanë ngritje profesionale adekuate.

E dyta: Parlamenti i Kosovës duhet të ngrit një grup punues profesional enkas për të përcjellë punën grupeve dhe ekipeve të autorizuara për bisedime më Serbin, kjo çështje duhet ngritur në nivel akademikësh nga të gjitha profilet, duke shfrytëzuar konsulent edhe nga Tirana dhe Shkupi.

E treta: Grupet dhe ekipet profesionale të autorizuara për bisedime me Serbin, duhet më doemos të kenë të përgatitur edhe planin B dhe planin C i cili në momente të caktuara duhet të paraqitet para bashkëbiseduesve edhe para faktorit ndërkombëtar si zgjedhje më afatgjata dhe më të qëndrueshme, kjo do të ishte arma dhe kundër argumenti më i fuqishëm ndaj politikës ekspansioniste pushtuese dhe gllabëruese serbe.
Cili do të ishte plani B: Shpallja e pavarësisë se Shqipërisë (1912) si e drejt Historike legjitime dhe juridike e popullit Shqiptar e sanksionuar edhe më një mori konventash ndërkombëtare,shtrirja gjeografike e Shqipërisë në kufij etnik,duke e argumentuar me fuqinë e argumentit historik-juridiko-diplomatik te gjitha ndryshimet më dhunë të më vonshme që janë bërë në kurriz të shqiptarëve dhe trojeve të tyre (1913).

E katërta: E drejta për Ribashkim, si parim demokratik e sanksionuar me konventa ndërkombëtare për të drejtën e popujve për vetëvendosje. Ketë të drejt duhet ta shfrytëzon edhe populli shqiptar ne Ballkan i cili padrejtësisht është ndarë dhe jeton i ndarë në 6 pjesë, i cili është shembull suigeneris, një popull që kufizohet më vetveten.

E pesta: Qeveritë, Institucionet dhe parlamentet Shqiptare janë krijuar dhe zgjedh mbi vullnetin dhe votën e lirë të popullit,prandaj detyrimisht duhet respektuar vullneti dhe dëshira e popullit i cili është Sovran mbi këto çështje, dua të jem më i qartë, askush nuk guxon dhe nuk ka të drejt që për çështje madhore të vendos në emër të popullit, fjala është për çështja fondamentale siç janë: Sistemi shtetëror, kushtetuta, ndrrimi i kufijve, apo ndërrimi i emrit etj. Në këto raste duhet përdorur –respektuar verdikti i popullit me referendum fjala e popullit do të ishte vendimtar.

E gjashta: Të gjitha raportet, marrëveshjet e grupeve punuese, duhet medoemos të ratifikohen nga parlamenti, ose në të kundërtën nuk do të duhej të prodhojnë efekt juridik.
Duhet të jemi të drejt dhe autokritik, se as BE-ja,as OKB-ja, dhe ne fund as Serbia nuk është fajtore nëse ne shqiptaret nuk arrijmë te merremi vesh, që të flasim shqip, të mendojmë shqip, dhe të veprojmë shqip.

Ibush R. Hetemi
| FBKSH|

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 466 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi