Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
REZOLUTA 1244 ËSHTË ASIMETRIKE ME REPUBLIKËN E KOSOVËS
Publikuar më 20 shkurt, 2012 në orën 23:33 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Ose Rezoluta 1244, ose Deklarata e pavarësisë së Republikës së Kosovës (17.02.2008). Të dyjat nuk hyjnë në të njëjtin “thes” të qeverisë së Kosovës , sepse e përjashtojnë njëra-tjetrën.

*** Derisa Beogradi këmbëngul që të zbatohet Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, kjo do të thotë se është në interes të Serbisë, jo të Republikës së Kosovës. Ndryshe, sikur Rezoluta 1244, të ishte simetrike me përmbajtjen e Deklaratës së shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës(17 shkurt 2008), Beogradi kurrë nuk do t’i referohej Rezolutës 1244. Këtë, duhet ta mbajnë parasysh si qeveria, ashtu edhe parlamenti i Republikës së Kosovës.

Nëse Serbia nuk pajtohet që Kosova me emër dhe me mbiemër (REPUBLIKA E KOSOVËS), të përfaqësohet në konferencat rajonlae, ai është problem i Beogradit, jo i Prishtinës. Ai problem, duhet të zgjidhet në Beograd, jo në Prishtinë, sepse nuk mund të bëhet kurrfarë kompromisi politik në kurriz të Deklaratës së shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, e cila është ASIMETRIKE me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ata shtetarë dhe liderë politikë të Kosovës që për hir të arritjes së kompromisit politik me Serbinë dhe me BE-në, e pranojnë Rezolutën 1244 (ashtu siç po i konvenon Serbisë), në mënyrë që nën etiketën e saj, Kosova, të prezentohet dhe të përfaqësohet në takimet rajonale, e pranuan se pranuan, botërisht e kundërshtojnë Deklaratën e shpalljes së Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008), sepse pas kësaj date historike, politike, kushtetuese, kombëtare dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, juridikisht është e pavlefshme dhe e pazbatueshme në Kosovë.
Shumë e thjeshtë, është për t’u kuptuar pse Beogradi nuk heq dorë nga Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, pse po kërkon revizionimin e statusit politik, juridik dhe kushtetues së Republikës së Kosovës. Së pari, për të copëtuar Veriun e Kosovës, e pastaj (gradualisht), edhe kantonizimin e saj sipas enklavave serbe. Kjo është përmbajtja e formulës së kompromisit politik e Beogradit, që është në funksion të dekompozimit të territorit të Republikës së Kosovës.

Prandaj, përpos emërtimit Republikë, e cila si e tillë, edhe është njohur nga 88 shtete të Bashkësisë ndërkombëtare, qeveria e Kosovës nuk ka asnjë arsye ligjore dhe kushtetuese, që të shërbehet me “fusnota” të panevojshme dhe të dëmshme për pavarësinë dhe për sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Derisa qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin që në “thesin” e fusnotave të propozuara, të futet edhe Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, ashtu siç ka propozuar dhe diktuar Beogradi zytar, atëherë, po del se, vërtetë, për qeverinë e Kosovës, nuk është i rëndësishëm emërtimi Republikë, por Rezoluta 1244, e cila e mohon pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ky është një vendim absurd joligjor dhe jokushtetues i qeverisë së Republikës së Kosovës, sepse deri tani, asnjë shtet i bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë Amerikën dhe BE-në, nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, duke u bazuar juridikisht në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, por në Deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Konradikta e politikës ditore, herë kështu, herë ashtu!
Së pari, më 2 shkurt 2012, kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar për “ALFA TV”-në , se :” REZOLUTA 1244 ËSHTË E TJEKALUESHME, ndërsa shteti sovran dhe i pavarur i Kosovës është i përjetshëm...” (www.infoglobi.com/02/02/2012).
Atëherë, nga doli konstatimi i dytë kontradiktor me të parin, kur kryeministri Hashim Thaçi, e përgënjeshtron vetëvetën, duke pohuar se “ Me pavrësi, me GJND dhe me Rezolutën 1244 në nismat rajonale”.(www.radioevropaelire.org/19/02/2012).

Po, nuk bën kështu, kaq shpejt, ta ndryshojmë mendimin, para dite, jo Rezolutës 1244 (sepse i ka skaduar afati i përdorimit), kurse pas dite, PO! – Atëherë, cilit vlerësim, në këtë rast, duhet besuar lexuesi, të parit, apo të dytit?
Nëse i besohet të parit, atëherë, politika kontradiktore e kryeministrit Hashim Thaçi, të akuzon për kundërshtimin e vizionit “evropian dhe amerikan” të Kosovës, sepse ke lënë jashtë “Rezolutën 1244”!?
Mirëpo, në këtë rast, Hashimi harron se, edhe vetë e ka quajtur të “tejkalueshme Rezolutën 1244”. Mirëpo, kur partnerët ndërkombëtarë “ia kanë ngrehur veshin” për hudhjen poshtë të Rezolutës 1244, ai disa javë më vonë e ndërroi mendimin e tij, duke theksuar se “Rezoluta 1244 është e pranueshme, sepse mbron integritetin territorial të Kosovës”. Kjo nuk është e vërtetë, me gjithë ndryshimin absurd dhe kontradiktor të mendimit të kryeministrit Hashim Thaçi, sepse Rezoluta 1244 e mohon pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

-Krejtësisht, do të kishte qenë i kuptueshëm dhe i pranueshëm konstatimi i DYTË politik i kryeministrit Hashim Thaçi, sikur në përmbajtjen e tij, të mos figuronte Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, e cila de fakto dhe de jure e përjashton pavarësinë e Kosovës, si dhe mendimin pozitiv këshillëdhënës të GJND-së të datës 22 korrik 2010, sipas së cilit, shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ishte në përputhje me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Kur të përkthehet në guhën juridike të së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare, kjo përmbajtje e “thesit” të pavarësisë së kryeministrit Hashim Thaçi, do të thotë pa emërtimin Republika e Kosovës në përfaqësimin dhe në prezentimin e saj në sesionet, në konferencat dhe në nismat e ndryshme rajonale, sepse Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kjo është arsyeja kryesore, pse Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, nuk duhet pranuar si “fusnotë” e prezentimit të Republikës së Kosovës, as në konferencat rajonale e as në ato me karakter ndërkombëtar.

Si në kuptimin politik, ashtu edhe në atë juridik ndërkombëtar, Rezoluta 1244 e KS të OKB-së e mohon Deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), si dhe mendimin këshilldhënës të GJND-së (22 korrik 2010), sepse në asnjë nen dhe, në asnjë paragraf të saj nuk flitet për të drejtën e pavarësimit të Kosovës. Kjo, është edhe arsyeja pse KS i Kombeve të Bashkuara, nuk e ka anuluar Rezolutën 1244, e cila është pengesa kryesore për miratimin e një Rezolute të re sipas së cilës Kosovës, do t’i njihej subjektiviteti juridik ndërkombëtar nga ana e Kombeve të Bashkuara.
Pikërisht, pse Rezoluta 1244 e mohon pavarësinë e Kosovës, politika dhe diplomacia serbe e Beogradit po përdor të gjitha mjetet për copëtmin territorial dhe për izolimin e Republikës së Kosovës si planin rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Mbi këtë bazë sekretari i Përgjitshëm i KS të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon e pat miratuar edhe Planin “gjashtë pikësh” të Beogradit për EULEX-in, të cilin qeveria e Kosovës, e përqafoi, pa asnjë rezervë.
Natyrisht se, NATO-ja(KFOR-i) dhe UNMIK-u janë stacionuar në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, por kjo Rezolutë nuk nënkupton edhe njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë pikëvështrim, nuk mund të bëhet kurrfarë manipulimi politik e as juridik, sepse sikur të ishte ashtu, siç ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi, tanimë, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës, do të kishte qenë njohur nga ana e KS të Kombeve të Bashkuara.

Duhet të vëmë në dukje faktin se, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, Rezoluta 1244 e KS të KB-së, nuk garanton integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, por qeveria e Kosovës dhe KFOR-i janë ata faktorë kryesorë të ligjshëm, që garantojnë tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, jo kurrfarë UNMIK-u, as Rezolute 1244, tanimë e skaduar si në kuptimin juridik, ashtu edhe në atë kushtetues.
Mirëpo, nëse emërtimi Republika e Kosovës, zëvendësohet me fusnota të kompromisit të keq politik (siç është Rezoluta 1244), të propozuara nga Beogradi, atëherë, kuptohet që, jo vetëm agjenda evropiane, por edhe ajo ndërkombëtare e saj, do të jetë e zymtë, si dhe një pikëpyetje e madhe, për shkak se Rezoluta 1244, do t’i sfidojë atributet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Së fundi, pse me çdo kusht Kosova, duhet të marrë pjesë në takimet rajonale nën etiketën e Rezolutës 1244, pa emërtimin e saj të saktë-Republika e Kosovës, duke qenë se Rezoluta 1244 nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës, pala shqiptare, nuk është e obliguar të marrë pjesë në asnjë konferencë a samit rajonal ose everopian, pavarësisht nga ushtrimi i trysnisë dhe i diktatit të BE-së.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 621 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi