| MANIFESTIM DINJITOZ ME PËRMASA KOMBETARE NË BELGJIKË |
| Publikuar më 07 mars, 2012 në orën 01:23 ( ) |
Të ndryshme | |
|
|
|
Temë boshte e këtij manifestimi ishte: 568 vjetorin e Kuvendit të Lezhes, 14-vjetorin e Epopese se UÇK-së, 4-vjetorin e shpalljën e Pavarësisë së Kosovës.
Dega e PDK-së për Beneluks në bashkëpunim më ministrin e Diasporës të Republikës se Kosovës organizojë tubim përkujtimor më rastin e 14-vjetorit të rënjës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjës Jashari. Tubimi u mbajtë në qytetzën Vilvord Peutie, 1800, nr. 59A. Ishte kënaqesi të jesh pjesëmarrës në kët tubim aq madheshtor. Ishte nder dhe hera e parë qe ky manefestim mbahej nënë patronatin e Ministrisë së Diasporës.
Salla ishte përplot si asnjë herë më parë, me antarë të PDK-së, simpatizantë dhe posaqerisht duhët të potencohët se ishte hera e par në këto 13 vite të festohët pa dallim partie, feje apo konfeksionit. Ishte Kosova, Shqiperia në miniatur më terë koleritin e saj. Rrallë apo as një herë nuk ka ndodh qe të jetë prezent dy ambasada, ajo e Shqiperisë dhe ajo e Kosovës. Kishin ardhë në të katër anët e Belgjikës, nga Gjermania dhe Kosova, Maqedonia. Pas intonimit të hymnit kombetar, moderatori Fatmir Tredhaku, njiherit edhe kryetar i degës se PDK në Bruksel e shpalli të hapur dhe pas përshendetjës ia dha fjalën kryetarit të kësaj partie për Shtetët e Beneluksit, ish-ushtarit të UÇK-së, z. Bedri Podrimçaku. Ai foli për rrjedhat dhe për sakrificën sublime të familjës Jashari në krye më Komandantin legjendar Adem Jashari dhe theksoi se sa të jetë jeta dembabadem do të përkujtohët kjo sakrificë për liri dhe atdhe.
Pastaj për vepren, jetën e komandantit dhe familjës Jashari, foli Lulzim Salihaj. Salihaj bëri një retrospektivë të luftës, pregaditjes dhe udhëheqjes se saj nga Komandanti legjendar Adem Jashari. Në kët ngjarje më rëndësi kombetare ishte nder dhe knaqesi paraqitja e atasheut-ambasadorit në Nato të Shqiperisë, z. Agron Sharra i cili kishte ardhë edhe më këshilltarin Hydajet Çerra. Sharra një burr-burrash më një përkushtim dhe më një lavderim u ndrue më duartrokitje frenetike. Knaqesia tjtër ishte paraqitja e konzulit të Abasadës s Shtetit më të ri Republikës se Kosovës, në emer të ambasadorit Ilir Dugillit foli, konzulli Ramladan Gashi. Paraqitja e këtyre dy ambasadave ishte një anë e medaljës sikur një komb, një shtet. Duke e marrë fjalën kryetari i degës se PDK-ës nga Gjermania, z. Sadri Lata. Ai përmendi marsin si dhe ngjarjët më rendesi: 568 vjetorin e Kuvendit të Liezhes, 14 vjetorin e Epopes se UÇK-së, 4-vjetorin e shpalljën e Pâvaresis se Kosovës.
Këtë tubim e përshendeti n’emer të AAK, z. Milaim Blakaj, n’emer të LDD-së z. Bahtir Kastrati. Duke marrë fjalën drejtori i shkollës shqipe Ahmet Gjana, njiherit edhe këshilltar i komunës se Molenbegut, shprehi knaqesin qe siq tha ai mu dha mundësia të përshendes kët ngjarje më rendesi nemer timin dhe të shkollës shqipe. Autori këtij shkrimi foli ne emer të Rrezistencës Kombetare Shqiptare »Enver Hadri » të Kosovës. Ai lexoi një Kushtrim duke përkujtue Heroin Enver Hadri: K U SH T R I M ! Shqiptar-Shqiptare. “FALJA JETËN SHQIPËRISË...“, KOSOVA - është gjaku ynë që nuk falet!
 Heroi Enver Hadri
Ky kushtrim është lëshue në Bruksel dhe është shpernda në Kosovë dhe visët tjera shqiptare, llogaritët fillimi Lufftës të UÇK-së.
Thërasim në luftë dhe në sakrifica të gjithë burrat dhe të gjitha femrat e tokave shqiptare që te përzamë armikun nga Kosova dhe tokat e tjera shqiptare në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni. Shqiptarë, le t’i bashkojmë forcat, le t’i kapim armët që sot ta arrrijmë pavarësinë dhe bshkimin e tokave dhe të popullit tonë. Le të bashkohemi në një element dhe vetëm rreth Komitetit Kombëtar. Në çdo vend dhe kudo qoftë sulmojeni dhe dëmtojeni armikun dhe shërbetorët e tij me të gjitha forcat e juaja. Në bashkim të ngushtë me Aleatët tanë, që proklamojnë dëshirën që të kontribuojnë në restuarimin e independencës e të madhësisë së Shqipërisë, duhet ta sulmojmë armikun kudo që është e mundur, t’i vëjmë në veprim të gjitha burimet luftarake, ekonomike e morale që e drejta të fitojë. Territoret shqiptare, kudo që janë e çfarëdo që të jenë, nuk i takojnë askujt tjetër pos Shqipërisë. Shqiptarët nuk varen prej mëshirës së askujt, por vetëm e vetëm prej ligjit të lirë që e jep Shqipëria e lirë dhe e bashkuar me Kosovën dhe me krahinat tjera shqiptare sot të okupuara. Shqiptarët kudo që të luftojnë ata nuk janë ushtarët e ndokujt, ata janë ushtarët e Shqipërisë. U shfaq gjithashtu për herë të parë një film i shkurtër për Adem Jasharin, i cili ishte pregadit nga Lulzim Salihaj. Në kët rrejedh u ndan edhe ca mirnjoje për kontributin e dhen: Habib Aliut, Prof. Ali Rexhes, post- mortum, rapsodit Muhamet Avdiu dhe veprimtarit, humanistit Shaban Shkupi.
Tani e ka fjalën theksoj kryetari Muhamet Avdiu Shoqeria Kulturo Artistike «Atdheu». Përveq Afrimit më shokë u shque këngetarja e re Naxhie Ahmeti, yll i kësaj mbramje. Surprizë e kësaj mramje ishte kur Shaban Shkupi ia dhuroi kësaj këngetarje Medaljën e Adem Jasharit. Si gjith here në këto manefestime mungojnë gjinia femrore! Pse? Kjo dukuri në Evrpë tek shqiptarët është shumë indikative dhe vjen në pyetje a është kjo smundje e jona e bartur brez pas brezi, apo një mos përfaqesim të pjeses tjeter të gjinis se bukur e cila në të gjitha etapat e historisë sonë të bujshme ka tregue pjekuri, trimeri dhe në as një mënyrë nuk guxon të anashkalohët!
Kujt i këndojë ylli-bylbyli i kësaj nate Naxhie Ahmeti, ku ishin gratë, pse burrat vijnë pa to është çështje qe duhët të diskutohët në të gjitha përfaqesimët! Ky shkrim është edhe një përgjegjeje qe i bëhët në një koment paraprak të Hazir Myftarit.
Halit Xhemë Elshani
Bruksel, 03. 03. 12
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 42 vizitorë |
| Lexuar:
1,755 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
| 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
| NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
| NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|