Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NUK PYESIN PËR ÇMIMIN E LIRISË (III)
Publikuar më 10 prill, 2012 në orën 02:03 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E TRETË

75.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Lidhur me regjistrimin aktual të popullsisë, revizionistët jugosllavë kanë zhvilluar me kohë një fushatë sa të ethshme aq edhe perfide të propagandës dhe të agjitacionit në dëm të disa popullsive. Pas qerres së revizionistëve, me një paturpësi që shkon deri te tradhtia e hapët kombëtare, janë lidhur me zell të madh edhe renegatët shqiptarë në pushtet." (Liria, maj 1981, f. 14)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Nga literatura e tillë, që duhet të përvetësohet në mënyrë të domosdoshme dhe të ngutshme, sidomos nga pararoja jonë revolucionare, donë veçuar këto pikëmbështetje kryesore: veprat e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit e ato të marksist-leninistit dhe prijësit të madh shqiptar, shokut Enver Hoxha; historia kombëtare shqiptare, ajo e PPSH-së dhe dokumentat e PPSH-së; shtypi shqiptar, sidomos publikimet shkencore nga lëmi i historisë dhe ai i ndërtimit teorik dhe praktik të socializmit në Atdheun tonë." (Bashkimi, janar 1981, f.1)

76.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Përsëri renegatët shqiptarë bënë gjumin e tyre të ëmbël të tradhtisë dhe të moskokëçarjes për çkado që nuk e rrezikon pozitën e tyre të mjerë në aparatin revizionist jugosllav.
Doli dhe reagoi, vërtet pesë para dymbëdhjetëve por në mënyrë të thuktë shkencore, akademiku Dr. Ali Hadri." (Liria, maj 1981, f. 14)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Me këtë rast duhet të vëmë në dukje se ne ende nuk kemi qenë në gjendje ta formojmë partinë tonë komuniste marksiste-leniniste, pa të cilën gati do të jetë e pamundshme hyrja konkrete në luftën e ardhshme nacionalçlirimtare dhe në revolucionin tonë. Kjo na nxjerr te një cështje tjetër që kërkon sqarim. Ishte Partia Komuniste Shqiptare (sot Partia e Punës e Shqipërisë) ajo që e pat themeluar Frontin Nacional Çlirimtar (sot Fronti Demokratik). Dhe kjo ishte rruga e drejtë. Te ne ka ngjarë e kundërta. Fronti i Kuq Popullor, i themeluar prej forcash patriotike, pret themelimin e partisë sonë komuniste marksiste-leniniste e cila do të vihet në ballë të luftës dhe të revolucionit." (Bashkimi, janar 1981, f. 2)

77.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Sikur të mos u mjaftonte kjo, plangprishësit shqiptarë, këta tradhtarë të regjur, morën flamurin e turpit në dorë dhe u byritën para mikrofonave e kamerave, në faqet e shtypit revizionist, duke iu kërcënuar në një mijë mënyra popullit shqiptar dhe djalërisë së tij përparimtare, me aq pasion të egër, sa të ta mbushin mendjen se i ke hyrë deri në fyt borxh djallit po more guxim qoftë edhe të marrësh frymë shqip." (Liria, maj 1981, f.14)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Sipas vlerësimeve të Frontit, arsyeja për këtë inverzion qëndron në kushtet konkrete, të cilat kanë ndikuar që forcat patriotike të masave të gjëra të ecin një hap përpara organizimit të komunistëve tanë. Në kësi konteksti e shohim aktivitetin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe të Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi - një organizatë e hershme, që ka mbledhur dhe mban rreth vetes njerëz me eksperiencë patriotike e revolucionare dhe me të cilën jemi duke bërë përpjekje për njohje reciproke dhe për bashkim." (Bashkimi, janar 1981, f. 2)

78.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Që efekti të jetë sa më i madh, revizionistët dhe sahanlëpirësit shqiptarë, pasi bënë punën e tyre djallëzore, iu dhanë edhe më me pasion kërcënimeve për ata shqiptarë, që do të guxonin të bënin agjitacion lidhur me deklarimin e kombësisë." (Liria, maj 1981, f. 14)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Në kësi konteksti jemi duke përcjellë gjithashtu edhe aktivitetin e Marksist-leninistëve të Kosovës, që po shfaqen këto kohët e fundit me organin e tyre "Liria". Duke u nisur nga kryartikulli në numrin e parë të këtij organi, si dhe nga përmbajtja e tij përgjithësisht e nga trajtimi marksist-leninist i problemeve nga ana e krijuesve të "Lirisë", ne e vlerësojmë shumë të drejtë punën e Marksist-leninistëve kosovarë. Kjo na jep shpresë që së shpejti, ndoshta pikërisht nga radhët e tyre, do të realizohet edhe kërkesa e domosdoshme për themelimin e vetë partisë komuniste marksiste-leniniste." (Bashkimi, janar 1981, f.2)

79.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Askujt s’ka mundur t’i shkojë as mendja se regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të vazhdonte edhe në kushtet e tmerrshme që u krijuan pas demonstratave të fundit. Në një kohë kur rrugët, sheshet dhe vatrat tona binin erë gjaku, zhurmë tankesh e aeroplanësh dhe shkëlqim barbar të bajonetës së ngopur me gjakun e rinisë sonë ; në një shtrëngim të tillë hekuri, siç është rrethimi i plotë i qyteteve dhe fshatrave tona, ora policore e ndalimi i çdo grumbullimi të njerëzve; mbyllja e Universitetit dhe e të gjitha shkollave, mbyllja e ndërmarrjeve, fabrikave dhe uzinave – në një kohë të tillë, pra, një çështje siç është regjistrimi i popullsisë s’kishte gjë tjetër për qëllim, pos sadizmin e pamatë të shovinistëve revizionistë të Beogradit, që deshën ta provonin në praktikë se a rrëzohet deveja e stërngarkuar për një lëkurë lepuri më shumë." (Liria, maj 1981, f. 14)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Këtë ua dimë për nder patriotëve e revolucionarëve tanë, që ditën ta përqafojnë e ta përhapin në masa literaturën revolucionare marksiste-leniniste, sidomos atë që po botohet në Tiranë dhe është bërë fener ndriçues edhe për forcat revolucionare në të gjithë botën." (Bashkimi, janar 1981, f.2)

80.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Shtypi, radjoja e televizioni revizionist zunë të krekoseshin si mburravecët e fundit të kësaj bote sesi, megjithë situatën e krijuar në Kosovë, ata gjoja s’e kanë humbur pushtetin dhe regjistrimin e parashikuar të popullsisë po e vazhdonin në kushtet dhe në mënyrën më “normale”. Si vazhdimisht që 69 vjet e këtej, forcat e errëta borgjeze jugosllave deshën edhe kësaj radhe të përfitonin nga mjegulla dhe të mjegullonin statistikat e tyre të mjegullta dhe të zvogëlonin numrin e shqiptarëve që jetojnë brenda kufijve administrativo-politikë të Jugosllavisë." (Liria, maj 1981, f. 14)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Ne jemi krenar që, në një anë, populli ynë vëlla në RPS të Shqipërisë, nën udhëheqjen e ndritur të Partisë së Punës në krye me shokun Enver, po arrin rezultate të shkëlqyeshme në kultivimin e socializimit të kulluar dhe në avancimin e idesë së madhe marksiste-leniniste, kurse në anën tjetër, Kosovës gjithnjë më shumë po i shtohen forcat për t’i thënë një herë vendosmërisht armikut të tërbuar shovinist: Jo!" (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, f. 2)

81.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Sa i dënueshëm është ky akt kaq barbar i atyre forcave të errëta jugosllave në pushtet, të cilave u ka krijuar klimë shumë të favorshme për manifestimin e fshehtë dhe të hapët të shovinizmit pikërisht revizionizmi në pushtet, do të shihet me kalimin e kohës atëhere kur do të shihet edhe dëmi që i është shkaktuar në këtë mënyrë evidentimit statistikor të popullsisë shqiptare në Jugosllavi." (Liria, maj 1981, f. 14)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): “Në mos Evropën, me vete do ta kemi pjesën e saj më përparimtare, marksistë-leninistët e rinj, që i kanë drejtuar sytë nga atdheu ynë i dashur, Shqipëria, të cilën e konsiderojnë atdhe të proletariatit." (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, faqe 10)

82.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të robëruara nga Jugosllavia nuk u rebeluan “brenda natës” . Rebelimi i tij u përgatit për afro dyzet vjet të vështira jete në kuadër të Jugosllavisë revizioniste titiste, e cila për popullsinë shqiptare, përballë propagandës lidhur me mirëqenien, barazinë ekonomike, politike e shoqërore me kombet dhe kombësitë e tjera, lidhur me gjoja vëllazërim bashkimin, s’pati gjë tjetër pos shtypjes kombëtare e shoqërore, pas diskriminimit social e kulturor, pos shfrytëzimit të egër të pasurive të tyre natyrore dhe zbatimit të mjeteve të genocidit." (Liria, maj 1981, f. 15)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Marrëveshjet paqësore dhe krushqitë e dikurshme të Venedikut e të Serbisë me vezirë e sulltanë, në një kohë që Shqipëria martire po e lante në gjak çdo pëllëmbë të tokës së vet në luftë kundër fuqisë më të madhe të epokës, nuk ndryshojnë aq shumë nga tradhtia jugosllave, sovjetike, kineze… që tradhtuan komunizmin, duke mos qenë të gatshme t’i bëjnë ballë frymëzimit të lartë marksist-leninist dhe duke parapëlqyer rrugën e rezistencës së ulët ndaj armikut të epokës- imperializmit dhe kapitalizmit." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

83.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Në një situatë të tillë, tërbimi i armikut e shtyri edhe një herë shqiptarin ta veshë xhamadanin e trimërisë. Si dikur Mic Sokoli, Selam Labi e Vojo Kushi, djalëria patriotike e revolucionare, e mbrujtur edhe me idealet e larta marksiste-leniniste, doli sypatrembur para tankut të ushtrisë së revizionistëve jugosllavë." (Liria, maj 1981, f. 15)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Mburrja e entuziasmi ynë s’kanë kufi kur kujtojmë që Shqipëria, nga një vend i varfër dhe i prapambetur feudo-borgjez, tash është kthyer në një vend të përparuar e të zhvilluar, pa analfabetizëm e papunësi, ku kultivohet socializmi i mirëfilltë, në një vend, që jo vetëm po ia del ta ruajë të paprekur kështjellen e marksizëm-leninizmit, po edhe të ndezë shkëndija revolucionare te pjesa më e madhe e popujve të botës." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

84.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Përfaqësues tipikë të indigjenëve të rekrutuar në aparatin shtetëror të pushtuesve jugosllavë ishin dikur Dragajt e Mitrovicës, Begollët e Pejës, Kryezitë e Gjakovës etj., dhe më pastaj, në aparatin revizionist titist- Fadilj Hodzët, Dzavid Nimanët, Mahmud Bakalët etj." (Liria, gusht 1981, f. 12)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Kësisoji u sprapsën edhe forcat e djeshme komuniste, të cilat në vallen e madhe të komunizmit patën hyrë përpara Shqipërisë së “vogël”." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

85.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Në vend që të realizonte të drejtat e barabarta ekonomike, shoqërore e kombëtare, të premtuara në çastet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në vend që të përgatitej për ndërtimin e rendit të ri socialist, klika titiste hyri në shërbim besnik te kapitalizmi dhe revizionizmi modern, u bë shërbëtore e aspiratave shoviniste serbe për hegjemoni e dominim mbi popujt e tjerë të përfshirë brenda kufijve jugosllavë dhe jashtë tyre." (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, f. 11)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Ne, shqiptarët e shkëputur me dhunë nga trungu i Atdheut tonë të shenjtë, që dhuna na mbërtheu brenda kufijve politikë të Jugosllavisë, ndjekin krenarë çdo hap të Shqipërisë nënë në formimin dhe përparimin e Atdheut dhe të çështjes së madhe komuniste." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f.3)

86.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Përpara ngjarjeve të Kosovës për udhëheqjen shoviniste serbomadhe ende bënte mot i bukur. Si në planin e brëndshëm, ashtu edhe në politikën e saj të jashtme ajo ende mund ta trumbetonte “vetadministrimin “ si një “ parajsë” të kësaj bote, revizionizmin si “ rrugë specifike” dhe “fytyrë humane” të socializmit." (Zëri i Kosovës, mars 1982, f. 4)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugos

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Ideja e madhe komuniste mori krahë në Gjermani, me Marksin në ballë." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 4)

87.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin polak): "Një shembull tipik të luftës së tillë sindikaliste kemi sot te "Solidarnoshci" polak. Grevat e punonjësve polakë të disa profesioneve, të lidhura fortë pas organizatës së tyre, arritën shkallën e një organzimi aq të lartë, sa ta lëkundin edhe kryesinë partiake revizioniste të Polonisë edhe vet shtetin revizionist polak ta detyrojnë të bëjë lëshime të mëdha, duke prekur madje edhe vetë kushtetutën. Në fillim në vende të ndryshme të botës ku ekzistojnë situata revolucionare, u nxenë gjakrat dhe sikur u ndez një shkëndijë shprese që edhe në zemër të Evropës po merr hov revolucioni i vërtetë proletar. Mirëpo, kur punës i doli boja, u pa se prapa grevave të punonjësve polakë nuk qëndronte ndonjë organizatë a parti e vërtetë revolucionare, po ato bëheshin me kërkesa për reforma lidhur me pagat dhe kushtet e punës, u bë fare e qartë se nga revolucioni polak "Solidanrnoshci" as që merr erë. Përkundrazi ai çon ujë në mullirin e një kundërrevolucioni të dytë në Poloni, në mullirin e Vatikanit..." (Zëri i Kosovës, mars 1982, f. 13)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Në këto çaste na kujtohet edhe gulçimi i rinisë hitleriane për ta shtruar e për ta dërrmuar Shqipërinë. Por, këtij kujtimi i del përballë me gjallëri një pamje e këndshme: sot, komunistët marksistë-leninistë gjermanë, Atdheun tonë, Shqipërinë socialiste , e konsiderojnë pishëtar të komunizmit dhe atdhe të të gjithë proletarëve në botë." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 4)

88.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin sovjetik): "Shkenca dhe historia e përgjithshme njerëzore, për shumëçka e kanë thënë fjalën e tyre të fundit. Sidomos dija marksiste-leniniste. Ndonëse kjo dije u shkel brutalisht nga revizionizmi modern hrushoviano-titst dhe nga eurokomunizmi, ajo, duke gjetur një kështjellë të fortë te Atdheu i shqiptarëve dhe te Partia e Punës e Shqipërisë, përditë po e hedhë shkëndijën e luftrave çlirimtare dhe revolucionave anembanë botës, kudo ku ka shtypje e shfrytëzim." (Luftë të dëshpëruarish, apo lëvizje të ndërgjegjshme, dorëshkrim)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "S'ka revolucion pa popullin dhe s'ka popull jorevolucionar. Gjithçka varet nga kushtet objektive, në të cilat do të shpërthej ose jo revolucioni. Kurse qielli ynë - siç e tregon realiteti objektiv dhe siç e thonë analizat e thella shkencore marksiste-leniniste të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të udhëheqësit të madh shqiptar Enver Hoxha - është i stërngarkuar me elektrizim të fuqishëm revolucionar." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 6)

89.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin): "Duke ruajtur dhe duke kultivuar cilësinë fisnike të lëvizjes, ne do ta ruajmë dhe do ta kultivojmë në shkallë të lartë prirjen elementare të shoqërisë njerëzore – ecjen përpara, të cilës i bëhen prag me qëllime shtypëse e shfrytëzuese forcat e errëta të planetit, kapitalizmi, imperializmi dhe revizionizmi. Dhe këtë natyrë fisnike t'ua lëmë trashëgim brezave të ardhshëm!
LAVDI MARKSIZËM – LENINIZMIT!
RROFTË PPSH ME SHOKUN ENVER HOXHA NË KRYE! RROFTË POPULLI SHQIPTAR I LIRË E I BASHKUAR!" (Luftë të dëshpëruarish, apo lëvizje të ndërgjegjshme, dorëshkrim)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "- Poshtë titizmi, armiku i përbetuar i popullit shqiptar! Lavdi marksizëm-leninizmit!
Poshtë klika tradhtare kosovare. Rroftë populli shqiptar, i lirë e i bashkuar!" (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 1)

90.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin): "Ne ndjekim me indinjatë bllokadën e egër ndaj Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, që nisi imperializmi, për ta vazhduar revizionistët tradhtarë." (Letër për Enver Hoxhën, 19 gusht 1980; Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, f. 95)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Që atëherë, ndërsa në Shqipëri filloi lufta heroike për ndërtimin e socializmit, e cila sot e mban lart flamurin e revolucionit e të socializmit dhe Atdheun tonë e bën flamurtar të marksizëm-leninizmit e shembull për të gjitha forcat përparimtare e revolucionare në botë, ne, shqiptarët e Kosovës, u shtrënguam të ballafaqohemi me shfrytëzimin më të egër të pasurive dhe të popullit tonë nga ana e revizionistëve titistë, që po përpiqen ta çojnë përpara me mjete gjithnjë më perfide genocidin mbi shqiptarët." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 3)

91.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Në sajë të ekzistimit të kësaj Shqipërie të mbarë, të fortë e vigjilente dhe në sajë të traditave revolucionare të popullit tonë, përgjithësisht edhe ne shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të përfshira në dhunën e në padrejtësinë e pashëmbullt historike brenda kufijve të Jugosllavisë, ndonëse jemi dëmtuar në masë të madhe nga shtrëngimi i vazhdueshëm i darave të shovinizmit serbo-malazezo-maqedonas, ia kemi dalë të ruhemi bukur mirë nga ujërat e zeza ideologjike të revizionizmit titist rankoviçist." (Letër për Enver Hoxhën, 19 gusht 1980; Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, f. 95)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Lavdi marksizëm-leninizmit, idesë dhe realitetit të pamposhtur të pararojës së njerëzimit!" (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 3)

92.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Dhe kushtet ekonomikoshoqërore për një shpërthim të tillë ekzistojnë qëmoti në këtë vend revizionist, sidomos sot, në kohën e krizës më të madhe në të cilën është katandisur ky vend." (Letër për Enver Hoxhën, 19 gusht 1980; Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, f. 96)


Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Populli ynë, që nga Revolucioni i madh i Tetorit i udhëhequr nga Lenini e Stalini, ka parë se nuk ka rrugë e mik më të mirë se marksizëm-leninizmi dhe nuk beson në të tjera ideologji, që i shquan dogma e demagogjia. Edhe Plaku i Maleve, Bajram Curri, pat thënë se Shqipëria e Kosova do të çlirohen vetëm kur të ketë ngadhnjyer ideja e Leninit." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 4)

93.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Ndërsa rezervat e mëdha ekonomike të viseve tona merren nëpër këmbë dhe me to ushqehet makineria e egër e sistemit revizionist jugosllav dhe ngrihen qendrat e çetnikëve dhe administratorëve serbo-malazezo-maqedonas. Kështu, pakënaqësia e popullit shqiptar, që gjithmonë ka qenë i pakënaqur nga regjimet jugosllave, po rritet dita me ditë. Për djalërinë patriotike e revolucionare shqiptare, pakënaqësia e popullit tonë ka qenë fort e qartë, për të cilin ata janë kapur rregullisht për ta thënë replikën e tyre luftarake. Pakënaqësia në rritje e popullit tonë, njëherazi, është edhe pasqyrë e luftës politike ndërmjet titizmit dhe popullit shqiptar. Dhe kjo pakënaqësi sot ka arritur në atë shkallë, sa mund të thuhet që lufta jonë politike kundër këtij pushtuesi të egër revizionist është fituar gati në mënyrë përfundimtare. Ky është një faktor i fuqishëm shtytës i revolucionit tonë." (Letër për Enver Hoxhën, 19 gusht 1980; Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, f. 97)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Milici Bajram Gashi, sipas të gjitha gjasëve, është vetëm një nga deti i tërë i njerëzve tanë të ndershëm, që, edhe pse kanë qenë në punë te okupatori, mendjen dhe zemrën i kanë pasur në rregull, do të thotë në anën e drejtësisë e të njerëzisë. Ai, me gjasë, nuk mundi t'i durojë më pa kundërshtim prapësitë e armikut kombëtar dhe klasor. E cekim edhe – klasor, sepse ai ishte lexues i zellshëm e i flaktë i literaturës marksiste-leniniste dhe rezononte me ndershmërinë e me mprehtësinë me të cilën e kishte pajisur ajo literaturë dhe ideja e pastër komuniste." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, Shtojca-faqja 2)

IV
DIKTATORI BRUTAL - ENVER HOXHA


Citatet nga Donika Gervalla-Schwarz, në këtë kapitull janë marrë nga shkrimi "Vdekja e Presidentit", 21 janar 2010 (http://gervallablog.com)

1.
Donika Gervalla-Schwarz: "Unë vetë kisha dalë në mbrëmjen para vizitës së dr. Rugovës nga greva e urisë së qindra studentëve të universitetit të Tiranës, në të cilën kërkohej që Universiteti të mos e mbante më emrin e diktatorit Enver Hoxha."

Jusuf Gërvalla: "Më kot Shoku Enver Hoxha – (ditën kur u dha në përdorim lagjja "Bashçallëk" e Shkodrës, me shtëpi të ndërtuara në afat jashtëzakonisht të shkurtër, me mjetet e Shtetit Shqiptar dhe pa asnjë ndihmë nga miqtë as nga armiqtë, me shtëpi që të dëmtuarëve iu dhanë në pronë personale – falas, pa taksa dhe pa qira – e pra tërmeti te vëllezërit tanë në Shqipëri po ai që na goditi ne këtej) – i porositi ulqinakët të bëjnë çmos e të mos e marrin rrugën e kurbetit. Me fatosat shqiptar, sikur të kishte lejen e Qeverisë Jugosllave, ai do të ngritte në këmbë për një muaj, jo vetëm një Ulqin." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 2)

2.
Donika Gervalla-Schwarz: "Ndërkohë që greva e studentëve vazhdonte, në Sheshin Skënderbeu në qendër të Tiranës rrëzohet shtatorja e Enver Hoxhës dhe sillet me kamion tek grevistët në qytetin Studenti. Me këtë u bë e qartë që në Shqipëri më në fund liria kishte fituar mbi hijen e diktatorit brutal Enver Hoxha."

Jusuf Gërvalla: "Kohë më parë, prijësi i madh i popullit shqiptar, Shoku ENVER HOXHA ftonte jo vetëm popujt tjerë, por edhe vet proletariatin sovjetik: "...ta shkatërroni regjimin diktatorial fashist, që fshihet me sllogane mashtruese." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)

3.
Donika Gervalla-Schwarz: "Një njohës i letërsisë, historisë dhe politikës shqiptare i kalibrit të dr. Rugovës nuk e kishte të vështirë të kuptonte se ishte dëshmitar i ndryshimeve dramatike dhe rrëzimit përfundimtar të diktaturës në Shqipëri."

Jusuf Gërvalla: "Partia Punës e Shqipëris, kurrë nuk është kursyar me kritikat e veta ndaj regjimit antipopullor dhe antishqiptar të klikës titiste-rankoviqiste. “Për klikën e Beogradit, thotë vet shoku Enver Hoxha, Kosova është një pikë shumë e dobët, prandaj ajo ushtron në Kosovë një terror të madh…Elementi shqiptar goditet posaçërisht në Jugosllavin titiste, sepse udhëheqsit e tanishëm jugosllavë i njohin mirë
tiparet revolucionare të popullsisë shqiptare të atjeshme, e dinë mirë se këtë popullsi problemi nacional gjithëmonë ka qenë dhe mbetet në plagë e hapët që kërkon shërim.” (Bashkimi, prill 1980, f. 1)

4.
Donika Gervalla-Schwarz: "Unë vetë kisha dalë në mbrëmjen para vizitës së dr. Rugovës nga greva e urisë së qindra studentëve të universitetit të Tiranës, në të cilën kërkohej që Universiteti të mos e mbante më emrin e diktatorit Enver Hoxha."

Jusuf Gërvalla: "Kur u pa se shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare në Jugosllavi nuk e hanin dot këtë pemë helmuese, sepse vetëdija e ngritur kombëtare dhe klasore ata i bën të zgjedhin të vetmen rrugë të mbarë, atë të bashkimit me vendin amë Shqipërinë dhe të përkrahjes parezervë të rrugës së Partisë së Punës me Enver Hoxhën në krye, revizionizmi jugosllavë e hoqi maskën dhe i zbuloi këmbët e veta." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)

5.
Donika Gervalla-Schwarz: "Ndërkohë që greva e studentëve vazhdonte, në Sheshin Skënderbeu në qendër të Tiranës rrëzohet shtatorja e Enver Hoxhës dhe sillet me kamion tek grevistët në qytetin Studenti. Me këtë u bë e qartë që në Shqipëri më në fund liria kishte fituar mbi hijen e diktatorit brutal Enver Hoxha."

Jusuf Gërvalla: "Bazuar në domosdoshmërinë e Luftës Nacional Çlirimtare, si të vetmen për sigurimin e pavarësisë së plotë kombëtare, ... vigjilencën e PPSH dhe të Qeverisë Shqiptare, në krye me shokun Enver Hoxha, punëtorët, fshatarët, mërgimtarët, të papunët, intelektualët revolucionar e patriot, e sidomos femra shqiptare, me një fjalë, të gjithë shqiptarët (e tokave të robëruara dhe në mërgim) e vetëdijshëm, që janë për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare të pushtuara, të cilët nuk dyshojnë në përkrahjen e motrave dhe vëllezërve të Shqipërisë..." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

6.
Donika Gervalla-Schwarz: "Një njohës i letërsisë, historisë dhe politikës shqiptare i kalibrit të dr. Rugovës nuk e kishte të vështirë të kuptonte se ishte dëshmitar i ndryshimeve dramatike dhe rrëzimit përfundimtar të diktaturës në Shqipëri."

Jusuf Gërvalla: "Lufta e shokut Enver Hoxha kundër revizionizmit, strategjia e hollë dhe trimëria e pashembullt e Tij në mbrojtjen e interesave jetike të popullit dhe të Shtetit Shqiptar, do të jenë mësimet bazë për të gjithë anëtarët e FRONTIT TE KUQ POPULLOR dhe do të studiohen me kujdes në mënyrë kreative, duke iu përshtatur kushteve konkrete." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

7.
Donika Gervalla-Schwarz: "Unë vetë kisha dalë në mbrëmjen para vizitës së dr. Rugovës nga greva e urisë së qindra studentëve të universitetit të Tiranës, në të cilën kërkohej që Universiteti të mos e mbante më emrin e diktatorit Enver Hoxha."

Jusuf Gërvalla: "Kështu do ta ruajmë edhe në të ardhmen njëri-tjetrin: Shqipëria e PPSH dhe e shokut Enver ne nga rreziku i çkombëtarizimit dhe i shfarosjes, dhe ne atë nga apetitet pansllave të Jugosllavisë; deri sa të vijë edhe Nëntori i tretë – ai i bashkimit të plotë kombëtar dhe i jetës në liri e socializëm." (Bashkimi, janar 1981, faqe 3)

8.
Donika Gervalla-Schwarz: "Ndërkohë që greva e studentëve vazhdonte, në Sheshin Skënderbeu në qendër të Tiranës rrëzohet shtatorja e Enver Hoxhës dhe sillet me kamion tek grevistët në qytetin Studenti. Me këtë u bë e qartë që në Shqipëri më në fund liria kishte fituar mbi hijen e diktatorit brutal Enver Hoxha."

Jusuf Gërvalla: "Po partia syshqiponjë me prijësin e madh Enver Hoxha në krye, i zbuloi një për një dredhitë e komplotet dhe agjenturës jugosllave ia ktheu prapa klyshët tradhtarë, vëllezërit e Fadilëve, Xhavitëve, Mahmutëve, Sinan-hasanëve, Shaban-kajtazëve etj. (me numër – afro 4500 të tillë vetëm nga lufta e këtej)." (Bashkimi, janar 1981, f. 5)

9.
Donika Gervalla-Schwarz: "Një njohës i letërsisë, historisë dhe politikës shqiptare i kalibrit të dr. Rugovës nuk e kishte të vështirë të kuptonte se ishte dëshmitar i ndryshimeve dramatike dhe rrëzimit përfundimtar të diktaturës në Shqipëri."

Jusuf Gërvalla: "Ne jemi krenar që, në një anë, populli ynë vëlla në RPS të Shqipërisë, nën udhëheqjen e ndritur të Partisë së Punës në krye me shokun Enver, po arrin rezultate të shkëlqyeshme në kultivimin e socializimit të kulluar dhe në avancimin e idesë së madhe marksiste-leniniste, kurse në anën tjetër, Kosovës gjithnjë më shumë po i shtohen forcat për t’i thënë një herë vendosmërisht armikut të tërbuar shovinist: Jo!" (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, f. 2)

10.
Donika Gervalla-Schwarz: "Unë vetë kisha dalë në mbrëmjen para vizitës së dr. Rugovës nga greva e urisë së qindra studentëve të universitetit të Tiranës, në të cilën kërkohej që Universiteti të mos e mbante më emrin e diktatorit Enver Hoxha."

Jusuf Gërvalla: "Në qoftë se epoka e lavdishme e Skënderbeut nxori në pah një përmasë të rëndësishme të shpirtit të popullit tonë; gatishmërinë për flijim në shkallën më të lartë dhe frymëzimin e papërsëritshëm për mbrojtjen e atdheut, mund të thuhet se epoka e sotme shqiptare e Partisë së Punës dhe e Enver Hoxhës jo vetëm që konfirmoi të parën, por sheshoi edhe një përmasë tjetër, të ndryrë deri në tash në ndërdije nga shekujt e robërisë dhe historia njerkë, etjen e madhe të shqiptarit për punë dhe për ndriçimin e plotë të mendjes." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

11.
Donika Gervalla-Schwarz: "Ndërkohë që greva e studentëve vazhdonte, në Sheshin Skënderbeu në qendër të Tiranës rrëzohet shtatorja e Enver Hoxhës dhe sillet me kamion tek grevistët në qytetin Studenti. Me këtë u bë e qartë që në Shqipëri më në fund liria kishte fituar mbi hijen e diktatorit brutal Enver Hoxha."

Jusuf Gërvalla: "Na bën të fortë fakti se PPSH me shokun Enver në krye, jo vetëm që kanë ndjekur në hap të gjitha konjugacionet e gjenocidit sllavofil të ushtruar mbi ne, por kanë qenë edhe të vetmit denocues të këtij gjenocidi në sy të botës." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

12.
Donika Gervalla-Schwarz: "Një njohës i letërsisë, historisë dhe politikës shqiptare i kalibrit të dr. Rugovës nuk e kishte të vështirë të kuptonte se ishte dëshmitar i ndryshimeve dramatike dhe rrëzimit përfundimtar të diktaturës në Shqipëri."

Jusuf Gërvalla: "Kurse qielli ynë - siç e tregon realiteti objektiv dhe siç e thonë analizat e thella shkencore marksiste-leniniste të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të udhëheqësit të madh shqiptar Enver Hoxha - është i stërngarkuar me elektrizim të fuqishëm revolucionar." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f.6)

13.
Donika Gervalla-Schwarz: "Unë vetë kisha dalë në mbrëmjen para vizitës së dr. Rugovës nga greva e urisë së qindra studentëve të universitetit të Tiranës, në të cilën kërkohej që niversiteti të mos e mbante më emrin e diktatorit Enver Hoxha."

Jusuf Gërvalla: "Ata që kanë dyshuar në fjalët e marksist-leninistit të madh të ditëve tona dhe prijësit të lavdishëm shqiptar, shokut Enver Hoxha, kur thoshte se s’duhet zemëruar shqiptarin, sepse,” kur zemërohet shqiptari, merr flakë e zjarr edhe stralli”, e patën rastin të binden gjatë demonstratave të fundit në Kosovë..." (Liria, maj 1981, f. 15)

14.
Donika Gervalla-Schwarz: "Ndërkohë që greva e studentëve vazhdonte, në Sheshin Skënderbeu në qendër të Tiranës rrëzohet shtatorja e Enver Hoxhës dhe sillet me kamion tek grevistët në qytetin Studenti. Me këtë u bë e qartë që në Shqipëri më në fund liria kishte fituar mbi hijen e diktatorit brutal Enver Hoxha."

Jusuf Gërvalla: "Prandaj, shoku Enver, mora kurajon të Ju drejtohem Ju personalisht. Kam njoftime për marrëveshjen shqiptaro-jugosllave lidhur me ekstradimin reciprok të personave të vënë jashtë ligjit në të dy vendet. Por, sipas Nenit 65 të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Shqipërisë, ku thuhet: “Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë u jepet e drejta e strehimit shtetasve të huaj që ndiqen për shkak të veprimtarisë së tyre në dobi të revolucionit e të socializmit, të demokracisë e të çlirimit kombëtar si edhe të përparimit të shkencës e të kulturës”, konsideroj se mua më takon kjo e drejtë." (Letër Enver Hoxhës, prill 1980; U botua për herë të në www.albaniapress.com, 2 tetor 2011 si shtojcë e punimit të Faridin Tafallarit, Kur shkruante Jusuf Gërvalla)

15.
Donika Gervalla-Schwarz: "Një njohës i letërsisë, historisë dhe politikës shqiptare i kalibrit të dr. Rugovës nuk e kishte të vështirë të kuptonte se ishte dëshmitar i ndryshimeve dramatike dhe rrëzimit përfundimtar të diktaturës në Shqipëri."

Jusuf Gërvalla: "Dhe hyri me të drejtë në histori si epokë e Prometheut kundër të gjithë perëndive, epokën e sotme shqiptare me Partinë e Punës dhe me Ty në krye shoku Enver. Skena e dramës së sotme shqiptare është po ajo e Prometheut të pesëqind vjetëve." (Letër për Enver Hoxhën, 19 gusht 1980; Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, f. 94)

16.
Donika Gervalla-Schwarz: "Unë vetë kisha dalë në mbrëmjen para vizitës së dr. Rugovës nga greva e urisë së qindra studentëve të universitetit të Tiranës, në të cilën kërkohej që Universiteti të mos e mbante më emrin e diktatorit Enver Hoxha."

Jusuf Gërvalla: "Na bën të lumtur fakti se Partia e Punës e Shqipërisë dhe Ti, shoku Enver, jo vetëm që keni ndjekur në hap të gjitha konjugacioet e genocidit sllavomadh të ushtruar mbi ne, por keni qenë edhe të vetmit denoncues të denjë të këtij genocidi në sy të botës." (Letër për Enver Hoxhën, 19 gusht 1980; Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, f. 95)

17.
Donika Gervalla-Schwarz: "Një njohës i letërsisë, historisë dhe politikës shqiptare i kalibrit të dr. Rugovës nuk e kishte të vështirë të kuptonte se ishte dëshmitar i ndryshimeve dramatike dhe rrëzimit përfundimtar të diktaturës në Shqipëri."

Jusuf Gërvalla: "Ndonëse të zbuluara e të ndëshkuara, në luftën tonë të përgjithshme kanë kontribuar shumë grupet dhe organizatat patriotike e revolucionare të shqiptarëve në Jugosllavi që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej. Eshte mbarësi e posaçme që pjesa e tyre dërmuese ka pasur platformë të shëndoshë ideopolitike. Ato mund të mburren, se kanë ndjekur rrugën e luftës nacionalçlirimtare dhe revolucionit socialist, duke synuar në mënyrë permanente bashkimin e tokave dhe të popullit e me vullnetin e popullit, me vendin amë, Shqipërinë socialiste të Partisë së Punës dhe të shokut Enver." (Letër për Enver Hoxhën, 19 gusht 1980; Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, f. 97-98)

V
PSIKOLOGJIA FASHISTE DHE YLLI PROLETAR


Citatet nga drama "Misioni" e Sabri Hamitit (S. H.), gjenden në faqet 91 dhe 92.

SH: "GJERGJI- Ndarja shihet në gurët e varreve. Stema dhe ylli, ah ylli. Shihi fjalët e gëdhendura në gurë. I bashkon vdekja e përnjëhershme dhe trolli i huaj ku pushon trupi i tyre."
Jusuf Gërvalla: "Psikologjia fashiste është e dukshme edhe atëherë kur mbi kapelën e bartësve të saj nuk qëndron kryqi i thyer nazifashist po ylli i tradhtuar e i përdhosur proletar." (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, faqe 12)
S.H: "DONA, afrohet, nëpër lot. Yjet pesëcepëshe i ke të paprishura."
Jusuf Gërvalla: "Psikologjia fashiste është e dukshme edhe atëherë kur mbi kapelën e bartësve të saj nuk qëndron kryqi i thyer nazifashist po ylli i tradhtuar e i përdhosur proletar."
S.H: "ZANA- Një javë u grindëm për gurët e yjet. Na shpëtuan gjermanët... "
Jusuf Gërvalla: "Psikologjia fashiste është e dukshme edhe atëherë kur mbi kapelën e bartësve të saj nuk qëndron kryqi i thyer nazifashist po ylli i tradhtuar e i përdhosur proletar."
S.H: "GJERGJI: Çfarë kanë këtu gjermanët?"
S.H: "ZANA -Unë kërkoja stemën. Keqa e Lula ngulnin këmbë në yjet."
Jusuf Gërvalla: "Psikologjia fashiste është e dukshme edhe atëherë kur mbi kapelën e bartësve të saj nuk qëndron kryqi i thyer nazifashist po ylli i tradhtuar e i përdhosur proletar."
S.H: "ZANA - Stemat, yjet, stemat, yjet! Keqa e Lula donin që yjet të gdhendeshin në formë të madhe. Gjermanët thanë se kjo nuk lejohet me ligj. Kjo është tokë gjermane dhe ndryshe nuk bënë."
Jusuf Gërvalla: "Psikologjia fashiste është e dukshme edhe atëherë kur mbi kapelën e bartësve të saj nuk qëndron kryqi i thyer nazifashist po ylli i tradhtuar e i përdhosur proletar."
S.H: "ZANA- U gjet kompromisi, të gëdhenden stemat e yjet në gurë njëra nën tjetrën."
Jusuf Gërvalla: "Psikologjia fashiste është e dukshme edhe atëherë kur mbi kapelën e bartësve të saj nuk qëndron kryqi i thyer nazifashist po ylli i tradhtuar e i përdhosur proletar." (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, faqe 12)

S.H: "DONA, afrohet, nëpër lot. Yjet pesëcepëshe i ke të paprishura."
Jusuf Gërvalla: "Tani më thuaj Kosovë, cili flamur është fituar e mbrojtur pa gjak? Vetëm i bardhi fitohet me përunjësi e bindje, me kurrizin të kërrusur. Por, flamuri i bardhë është qefini i atdheut dhe i popullit. Vetëm turpi, ligështia e vdekja bëjnë strehë nën palën e tij të urryer. Kursena prej tij, Kosovë! Flamuri ynë ka qenë dhe mbetet i kuq, i përgjakur, njëri dhe tjetri: ai me shkabën dykrenare dhe ai me drapër e çekan! (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, faqe 1-2)

S.H: "DONA, afrohet, nëpër lot. Yjet pesëcepëshe i ke të paprishura."
Jusuf Gërvalla: "Aktualisht, në burgjet jugosllave dergjen me mijëra patriotë e revolucionarë shqiptarë, e mes tyre një numër i madh femra. Me idealin e lartë të çlirimit kombëtar e klasor nga revizionizmi jugosllav dhe të bashkimit të shenjtë me vendin amë, Shqipërinë socialiste, ata, duke pasur edhe yllin komunist në zemër, janë bashkuar në frontin e luftës çlirimtare dhe të revolucionit, i cili do të ngadhënjejë patjetër..." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, faqe 3)

VI
KËNGA PËR TROJËN


"Këndo hyjneshë mërin e Akil Pelidit,
që shumë hidhërime e kobe akejve u solli,
dhe para kohe në skëterrë gremisi
me mijëra shpirtëra burrërorë fatosash,
kurmet e tyre gjellë ua bëri qenve
dhe shpezve grabitqarë – kështu u plotësua
dëshira e Zeusit – qysh nga çasti i parë
që u hyri grindja e përçarja Atridit,
mbretit t'kreshnikëve, dhe Akil Hyjnorit,
gjatë bregut të atij deti shungullues.
Po cili zot këtë armiqësi u ngjalli?"

Citatet e këtij kapitulli, nga drama Misioni e Sabri Hamitit (S. H.) gjenden në faqe 108-109 dhe 123.

S.H: "DONA, Eshtë shurdhuar flauta ime në Prishtinë."
S. H: "Shqipëria është në zjarr."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

S.H: "DONA, Eshtë shurdhuar flauta ime në Prishtinë.”
S. H: "U dogj Korça, ..."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

S. H: "DONA, Eshtë shurdhuar flauta ime në Prishtinë.
S. H: "...ra Berati,.."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

S. H: "DONA, Eshtë shurdhuar flauta ime në Prishtinë.”
S. H: "...u bë shkrum Lushnja,..."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

S. H: "DONA, Eshtë shurdhuar flauta ime në Prishtinë.”
S. H: "Vlora ka zjarrmi të mbrendshme,.."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

S. H: "DONA, Eshtë shurdhuar flauta ime në Prishtinë.”
S. H: "Shkodrës po i del tymi, kurse ..."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

S. H: "DONA, Eshtë shurdhuar flauta ime në Prishtinë.”
S. H: "...Tirana jeton në ethe."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

S. H: "DONA, Eshtë shurdhuar flauta ime në Prishtinë.”
S. H: "Pritet të bjerë Pallati Presidencial."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

S. H: "DONA, Eshtë shurdhuar flauta ime në Prishtinë.”
S. H: "Janë prishur kufijtë e shtetit e janë krijuar kufijtë
e krahinave e të lagjeve."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

S. H: "DONA, Eshtë shurdhuar flauta ime në Prishtinë.”
S. H: "Ditët janë pa njerëz e netët me flakë e frikë."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

S. H: "DONA, Eshtë shurdhuar flauta ime në Prishtinë."
S. H: "Nuk punojnë lidhjet, janë prerë të gjitha lidhjet."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

S. H: "Shqipëria është në zjarr."
S.H: "DONA-Në Prishtinë vdiq muzika përgjithmonë."

"Si kryen muranën, me nxitim u kthyen
fill nga qyteti, dhe të gjithë u mblodhën
n'saraj të Priamit, dashamir i Zeusit,
për të marrë pjesë n'vercallin e madhërishëm.
Kështu morën fund gjithë salikimet
për nder të madhit Hektor kuajshaluesit."

VII
TRASHËGIMIA E TESHAVE DHE AJO E TRURIT


S. H: "DONA- Ai për mua kishte humbur në Gjermani." (Misioni, f.88-89)

Jusuf Gërvalla: "Mbi idetë dhe lëvizjet përparimtare asnjë popull nuk mund të vërë dorë përgjithmonë, ashtu si e vë njeriu kësulën në kokën e vet të patjetërsueshme. Ku zënë fill, nga shtegtojnë dhe ku ngrehin çerdhe lejlekët e anës së ndriçuar të vetëdijes së Planetit, është punë që nuk mund të hetohet jashtë ligjëshmërisë dialektike; Dhe, kjo ligjëshmëri, për të paditurin, shfaqet përplot pusi." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 4)

S. H: "DONA- Ai për mua kishte humbur në Gjermani." (Misioni, f.88-89)

Jusuf Gërvalla: "Ky burrë i shtrenjtë i dijes shqiptare tërë jetën ia kushtoi shkencës dhe kulturës kombëtare dhe na la trashëgim një vepër monumentale me karakter enciklopedik. Përveç shkrimeve me interes për kritikën letrare, për historinë e letërsisë, folklorin, etnografinë, historinë etj. Eçrem Qabej trajtoi e zgjidhi çështje nga më të rëndësishmet në të gjitha fushat e gjuhësisë; ortografi e fonetikë, filologji e gramatikë, dialektologji e fjalëformim, leksikografi e leksikologji, onomastikë e etimologji, sidomos në historinë e gjuhës." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 7)

S. H: "DONA- Ai për mua kishte humbur në Gjermani."

Jusuf Gërvalla: "Por, përjetë do të përulemi me nderime e dashuri para trashëgimisë kolosale kulturore që na la ky (Eçrem Qabej - shën i Xh.D.) vigan i dijes dhe para kujtimit të personalitetit të tij të ndritur." (Lajmëtari, tetor 1980, faqe 8)

S. H: "DONA- Ai për mua kishte humbur në Gjermani."

Jusuf Gërvalla: "Ndonëse Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shua me gjak- për lavdinë e shqiptarëve sypatrembur e të lidhur ngusht si një trup dhe për turpin e fqinjëve ballkanikë dhe të shteteve evropiane, që kaluan në anën e pushtesit shekullor turk dhe të interesave shoviniste të Rusisë së largët – ajo la trashëgim një program serioz revolucionar, vetëdijen e zgjuar kombëtare dhe shpirtin e paepur luftarak të popullit shqiptar." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 3)

S. H: "DONA- Ai për mua kishte humbur në Gjermani."

Jusuf Gërvalla: "Duke ruajtur dhe duke kultivuar cilësinë fisnike të lëvizjes, ne do ta ruajmë dhe do ta kultivojmë në shkallë të lartë prirjen elementare të shoqërisë njerëzore – ecjen përpara, të cilës i bëhen prag me qëllime shtypëse e shfrytëzuese forcat e errëta të planetit, kapitalizmi, imperializmi dhe revizionizmi. Dhe këtë natyrë fisnike t'ua lëmë trashëgim brezave të ardhshëm!
LAVDI MARKSIZËM – LENINIZMIT!" (Luftë të dëshpëruarish, apo lëvizje të ndërgjegjshme?, dorëshkrim)

S. H: "DONA- Ai për mua kishte humbur në Gjermani." (Misioni, f.88-89)

Jusuf Gërvalla: "Mbi idetë dhe lëvizjet përparimtare asnjë popull nuk mund të vërë dorë përgjithmonë, ashtu si e vë njeriu kësulën në kokën e vet të patjetërsueshme. Ku zënë fill, nga shtegtojnë dhe ku ngrehin çerdhe lejlekët e anës së ndriçuar të vetëdijes së Planetit, është punë që nuk mund të hetohet jashtë ligjëshmërisë dialektike; Dhe, kjo ligjëshmëri, për të paditurin, shfaqet përplot pusi." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 4)

Dhetë, nandë, tetë, shtatë, gjashtë, pesë, katër, tre, dy, nji
Udhë e mbarë, Shqiponjë e dashtun, plot me shend
Na trego, në planete tjera a kish vend
Për ca qenje t`padjallëzueme siç jemi ne?

XHAFER DURMISHI

FUND

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 1,005 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi