Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DERIVATET E NAFTËS CËNOJNË SHËNDETIN, JETËN, MJEDISIN… DËMTOJNË AUTOMJETET?!‏
Publikuar më 10 prill, 2012 në orën 02:24 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kosova është Shtet me aplikueshmëri tejet të ulët të ligjeve, zbatueshmëri kjo që ligjet dhe institucionet e drejtësisë i bën jo edhe aq të besueshme. Kjo zbatueshmëri e ulët e ligjeve reflektohet edhe në ekonomi, në biznes, në tregti e distribuim të derivative.
Kjo fushë, me ndikim jashtzakonisht të madh ekonomik, social…vazhdon të mbetet fushë ku “ dëshmohen “ zyrtarë të pazot, të pa vullnet dhe të pa ndjenja përgjegjësie për të vënë rregull e ligj, për ta mbrojtur mjedisin, konsumatorin, automjetin…xhepin e konsumatorit dhe arkën e Shtetit.

Për ta zgjedhur “ një here e përgjithëmonë “ problemin e importit, tregtisë dhe distribuimit të energjenteve - derivateve të naftës, kohë më pare Qeveria e Kosovës, MTI, vuri në zbatim Udhëzimin Administrativ për importin, tregtimin dhe distribuimin e derivateve të naftës sipas standardeve të BE-së – me maksimum 10 ppm?!

Përkundër këtij UA ditë më pare në një pompë derivatesh u gjet naftë me mbi 300 ppm, ose 30 herë më shumë sulfur se që e lejon standardi. Askush nuk ndërmosi asgjë?!

Sot po jua prezantojmë dëshminë ( në attach ): Në një pompë derivatesh në Kosovë, kemi “ zbuluar “ naftë me 1.142 ppm, ose me 114 herë më shumë sulfur se që lejojnë standardet e BE-se?!
Kjo naftë, me këtë “ cilësi “ nuk është naftë por është mbeturinë, bërllok e helm!

Kosova ka dy biznese të autorizuara për inspektimin e tregtimit me derivate të naftës. Sipas informatave me të cilat disponon KONSUMATORI asnjëra nga to nuk i shfrytëzon tre laboratoret ekzistuese e të licencuara në Kosovë. Njëri nga bizneset e inspektimit shfrytëzon shërbimet e laboratorit të MAK PETROL në Shkup, anise:
- Ky Laborator nuk është i licencuar nga MTI e Kosovës,
- Paraqet konflikt interesi sepse po ky MAK PETROL është prodhues dhe eksportues i kësaj nafte jocilësore?!
- MAK PETROL për përpunim importon lëndën e pare, naftën e papërpunuar nga Irani, poashtu të cilësisë së dobët ( si të ishte e cilësisë “ Brend “ ), për përpunimin e së cilës nuk ka impiante as teknologji të duhur. Sipas informatave me të cilat disponojmë MAK PETROL nuk gëzon të drejtën e distribuimit të këtyre derivateve jocilësore në tregun e Maqedonisë – por ka të drejtë ta helmojë Kosovën?!
- Rikujtojmë se në Kosovë akoma futen kontrabandë sasi enorme të derivateve të naftës ( nga kufiri poroz, në veçanti nga ai verior ). Është përgjegjësi e intistitucioneve dhe e mekanizmave të Shtetit që mos të lejojnë hyrjen e këtyre derivative të naftës por edhe tregtimin e tyre në pompat e Kosovës.
- Duke përzgjedhur prodhuesin për të bërë kontrolllin / analizën e cilësisë, duke përzgjedhur një laborator pa tender, pa garë, pa i dhënë shansin laboratoreve vendore të licencuara Biznesi Inspektues dhe Autoriteti që e ka liçencuar bien ndesh me Ligjin e konkurrencës, Ligjin e Prokurimit?!

Ndaj, nga MTI dhe nga të gjithë mekanizmat e saj, duke u nisur nga Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit, nga inspektoratet…:
- Kërkojmë të zhvilllohen kontrollet në të gjitha pompat e karburanteve në Kosovë dhe të konstatohet gjendja reale!
- Kërkojmë dhe institojmë që të ndërpriten këto abuzime dhe bizneseve recidiviste t ju merren lejet e punës!
- Kërkojmë nga Organet e Drejtësisë që, konform Kushtetutës dhe Ligjeve në Fuqi, të na marrin në mbrojtje!
- Kërkojmë nga udhëheqësit e institucioneve të Shtetit, nga zyrtarët, edhe nga partitë politike të deklarohen për këtë tentim të cënimit të shëndetit e të jetës, ta gjykojnë dhe t i përkrahin Organet e Drejtësisë, ato të inspektimit, mekanizmat… që përfundimisht të ndalohet ndotja, rrezikimi i jetës e i shëndetit, helmimi… tentimvrasja me helme kimike nga 1142 ppm-at e naftës së abuzuesve të pandërgjegjëshëm që duan, për prëfitimet e tyre përsonale, ta shndërrojnë Kosovën në “ komorë gazi e tymi “?!
- Kërkojmë përkrahje e mbështetje nga Shoqëria Civile Mjedisore / Ambientale që të na marrin në mbrojtje, të na përkrahin në mbrojtjen e mjedisit dhe të jetës e të shëndetit.
- Ftojmë ngasësit / pronarët e automjeteve që t i shfrytëzojnë shërbimet tona për analiza gratis të naftës ( çdo ditë nga një falas ) e për konsumatorët tjerë do të përpiqemi të sigurojmë analiza derivatesh me çmime të ulura e për të siguruar sa më shumë fakte, dëshmi, prova për shkeljet e mëdha të Ligjit dhe të Udhëzimit Administrativ për tregtimin e derivateve të naftës, në mënyrë që bashkatrisht tua ndalim hovin mashtruesve, abuzuesve, shpekullantëve…përderisa kompetentët dremiten me kërrhamë ?! Këto analiza e konstatime do të na shërbejnë edhe në gjyq me rastin e kërkesës për zhdëmtim material, shëndetsor dhe në dinjitet.
- Ftojmë donatorët zemërgjërë të na ndihmojnë në krijimin e fondeve për të zhvilluar aktivitetet e kontrollit / analizave të derivative të naftës ( dhe jo vetëm të tyre por edhe të ushqimeve ) si mënyrë e vetme për të luftuar edhe amullinë dhe mungesën e përkushtimit dhe të përgjegjëshmërisë mes disa institucioneve, mekanizmave e zyrtarëve kompetent për këto fusha.
- Kërkojmë nga Shoqatat e naftëtarëve dhe Odat / Shoqatat e afaristëve brënda të cilave ato veprojnë që të vetorganizohen, t i ndërpresin praktikat abuzive dhe t i përjashtojnë nga rradhët e veta të gjithë abuzuesit / mashtruesit me derivate të naftës.
- Ftojmë Asociacionet e Bizneseve, Odat e Shoqatat, vendore, mikste dhe ato të jashtme, që të na bashkangjiten në aksionin tone të marrjes në mbrojtje edhe të konsumatorëve biznesor të derivateve të naftës, në veçanti të prodhuesve, transportuesve dhe konsumuesve tjerë të mëdhenjë biznesor të këtij energjenti strategjik.
- Kërkojmë nga MTI dhe nga mekanizmat e inspektimit të tregut, që çdo pompë ta obligojë që t ia prezantojë konsumatorit dokumentin e analizës së cilësisë nga laboratoret të çertifikuara në Kosovë, e me insistimin e konsumatorit t ia sigurojë edhe kopjen e cila do të shfrytëzohet për krahasimin e përbërjes së derivatit.
- Nga MTI kërkojmë që të shpallen të pavlefshme analizat e Laboratorit të MAK PETROL dhe që biznesit inspektues t ia ndalojë bërjen e analizave të derivateve të naftës te MAK PETROL për arsyet e cekura më lartë.
- Nga Komisioni i Konkurencës kërkojmë të hetojë veprimet e monopolizimit të tregut dhe pengimin e konkurencës së lire!
- Kërkojmë që MTI t i obligojë firmat inspektuese që analizat t i bëjnë te laboratoret e licencuara nga kjo Ministri në Kosovë, e në rast nevoje, me kërkesën e inspektoratit, gjyqit por edhe të konsumatorit, këto analiza të bëhen edhe te laboratoret e pavarura.
- Kërkojmë nga ATK-ja që urgjentisht të zgjedhë formën e aplikimit të arkave fiskale, vënien e tyre në përdorim por edhe ti detyrojë pompat e derivative të naftës që çdo konsumator ta pajisë me kupon, paragon, faturë ose dokument tjetër që dëshmon për shit-blerjen e derivative të naftës.
- Ftojmë mediumet e informimit dhe gazetarët që të na përcjellin në përpjekjet tona për të mbrojtur vehten, Shtetin, Mjedisin…dhe arkën e Shtetit nga këta brejtës të pandërgjegjëshëm të çdo gjëje që e krijuam me mund në Shtetin tonë të ri.

Nga “ bashkpunimi “ me Laboratorin e MAK PETROL, sipas informacioneve deri te të cilat ka arritur KONSUMATORI, del se nga rreth 5.000 dokumentacionet e inspektuara janë bërë vetëm 73 analiza. Që të gjitha 73 mostrat rezultojnë të jenë në suaza të standardeve ?! Por, një mostër e analizuar nga EULEX-i, si mbikontrollë, ka rezultuar me 17% tejkalim të standardit duke i demantuar bizneset inspektuese vendore?!
Ndërsa analizat tona demantojnë edhe EULEX-in dhe flasin për tejkalimet e standardeve duke u nisur nga 15 ppm deri në 1142 ppm - që e kemi konstatuar së fundi ?! Dyshohet se bizneset inspektuese nga muaji maj i vitit të kaluar deri në muajin shkurt sivjet nuk e kanë bërë asnjë analizë të përbërjes ose të cilësisë së karburanteve?!
Nëse kemi parasysh faktin se Kosova brënda ditës importon, pra edhe i shpenzon, rreth 1.500.000 litra derivate të naftës atëherë nuk është vështirë të imagjinohet se çfarë dëmi i shkaktohet Shtetit, qytetarit, konsumatorit…shëndetit, jetës, mjedisit…me këtë bombë që na sulmon me 1.142 ppm?!

OJQ KONSUMATORI,
Selatin Kaçaniku, kryetar,

ok.kosova@gmail.com,
044/200-458

Prishtinë
08. 04. 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 1,963 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi