Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“LËVIZJA - NJË LINDJE E PËRGJAKUR” - QË PRODHON GËNJESHTRA!
Publikuar më 28 prill, 2012 në orën 02:30 ( ) Abdullah Prapashtica | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në emisionin “PA RROTULLA” të RTK ( kohëve të fundit edhe në mjete tjera të informimit) ku mysafir ishte njeri prej koautorëve të shund pamfletit “LEVIZJA - NJË LINDJE E PËRGJAKUR” u than shumë të pa vërteta mbi themelimin dhe zhvillimin e LPK. Me që jam njeri nga iniciuesit dhe themeluesit e LPK dhe pasi që u përmend edhe emri i im, e kam për obligim të e bëjë këtë demant për këto gënjeshtra që u dëgjuan në këtë emision, nga të cilat edhe përbehet brendësia e këtij pamfleti.

Pamfletet kanë kryesisht karakter pozitiv, por ky rast ka përjashtim. Shund pamfletit “LEVIZJA - NJË LINDJE E PËRGJAKUR”, e quajta pamflet në kuptimin negativ, sepse fjala është për një publikim privat i cili nuk ka trajtim as verifikim shkencor as përmbajtje pozitive, por se fjala është për një konglomerat gënjeshtrash e thashë të thanave denigruese për LPK dhe për aktoret e saj kryesor. Kjo vazhdon edhe për pamfletet tjera të autorëve të ngjashëm. Përjashtuar Bedri Islamin që nuk e njoh fare, fjala është për individ aq të pa vlerë sa me të vërtet po më vjen jashtëzakonisht vështir, vetëm me ua përmend emrat e tyre.

Pa u lëshuar në hollësira tjera do t´i demantoj gënjeshtrat kryesore të këtij pamfleti ku gënjehet se

- “...LPK është themeluar me 17 janar 1982 dhe

- se themelues i LPK është Ibrahim Kelmendi”! Kjo është njësoj gënjeshtër sikur gënjeshtra e lansuar nga regjimi vasalëve të Brukselit në 31 vjetorin e demonstratave të 1981, se

- gjoja se “...demonstratat e vitit 1981 janë rezultat i veprimtarisë të organizatave që ju kanë takua Jusuf e Bardh Gërvalla dhe Kadri Zeka ...”. Gjë që është gënjeshtër e kulluar. Organizatat që ju kanë takua Jusuf e Bardh Gërvalla dhe Kadri Zeka, për të cilat unë kam shumë respekt, sepse vetë dëshmorët dhe anëtarësia e gjer e tyre kanë shumë merita për veprimtari të denjë patriotike. Por, ato nuk kanë pas lidhje me kërkesën për Republikën e Kosovës as me organizimin e demonstratave me ketë kërkesë para shpërthimit të tyre, sepse ata kanë veprua për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë deri me 1982.

- Sikur që është gënjeshtër e kulluar deklarata se ka ekzistua ndonjëherë fantom organizata me emrin “fronti për republikë”, që është shpikje e zyrave 30 vjet pas demonstratave të 1981, nga ata që e nisen veprimtarin e vet me kërkesa për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa në Rambuje e nënshkruan bashkimin e Kosovës me Serbinë! Derisa po ata që sot na lan pa himen, pa flamur, pa identitet nacional shqiptar, pa pavarësi, pa barazi e sovranitet, pa ekonomi e territor nacionale etj., sot mundohen të na falsifikojnë edhe historinë e demonstratave të 1981 edhe të asaj LPK, të cilës ata ia kthyen shpinën dhe e tradhtuan posa ju dha rasti të kyçen në pushtetin vasal nën sundimin e huaj diktatorial.

E vërteta është krejt ndryshe!

01) Nga historia e përpjekjeve për bashkimin e organizatave ilegale dihet se bisedimet paraprake para arritjes së bashkimit në LPK, mes përfaqësuesve të LNÇKVSHJ dhe OMLK deri te ato të tetorit 1981, në Stamboll kanë dështuar;

02) Pastaj me iniciativën e PKMLSHJ kanë fillua bisedimet e reja mes LNÇKVSHJ, OMLK dhe PKMLSHJ në fundin e nëntorit 1981 dhe ato kanë përfundua me 17 shkurt 1982 kur u arrit bashkimi mes PKMLSHJ e LNÇKVSHJ në LRSSHJ - LPK dhe pastaj mes LRSSHJ - LPK e OMLK me 15 maj 1982. LPK është themeluar një muaj pas atentatit të UDB-ës kundër Kadri Zekës dhe Vëllezërve Gërvalla në Stuttgart. Pra, jo me 17 janar por me 17 shkurt 1982 është themeluar LPK. Bashkimi është realizuar në Platformën e PKMLSHJ për Republikën e Kosovës, sepse OMLK e LNÇKVSHJ para bashkimit me PKMLSHJ në LPK, kanë veprua nga Platforma e Politike e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

03) Në bisedimet për bashkim në LPK, të iniciuara nga PKLMSHJ, as njëherë nuk ka marr pjesë Ibrahim Kelmendi, prandaj paraqitje e tij si “themelues i LPK” është gënjeshtër.

04) Ibrahim Kelmendi ka qen pjesëtar i Frontit të Kuq. Frontit të Kuq kurrë nuk ka marr pjesë në këto bisedime.

05) Në bisedimet për bashkim, qofte me korrespondencë apo drejtpërsëdrejti, kanë marrë pjesë:

- iniciuesit e Komisionit për Bisedime për Bashkim nga PKMLSHJ;
Abdullah Prapashtica,
Osman Osmani dhe
Faton Topalli,

- nga LNÇKVSHJ,
Sabri Novosella,
Jusuf Gërvalla
Bardhosh Gërvalla (sa ishin gjallë) e
Xhafer Durmishi, (pas atentatit në Stuttgart)

- dhe nga OMLK
Kadri Zeka (sa ishte gjallë),
Hasan Mala dhe
Xhafer Shatri.

6) Kjo ka qenë edhe përbërja e par e Komiteti Drejtues të LPK (të cilit pas atentatit i bashkohet edhe Nuhi Sylejmani nga LNÇKVSHJ). Pra, KD i LRSSHJ - LPK, pas atentatit, ka pas fillimisht 8 anëtar. Komiteti Drejtues të LPK LPK ka pas një Fond të përbashkët dhe Zërin e Kosovës si Organ të përbashkët. Për shkak se KD i LPK fillimisht ka veprua nga Turqia, ku kanë qen të vendosur 4 anëtar e dy në Gjermani dhe dy tjerë në Zvicër, kushtet kanë qene shumë të vështira për veprim. Kjo ka krijua mundësi ideale për sabotime e kolonës së 5 të komplotistëve të ndryshëm. Por tera ato sabotime e diversione, LPK i ka mbijetua me sukses fale programit të qarte dhe fale ndërgjegjes së lartë të anëtarësisë të tri formacioneve të bashkuara në LPK e të mbështetur edhe nga populli. Gjatë 30 viteve përbërja e udhëheqjes vazhdimisht ka ndryshuar, por programi ka mbetur gjithmonë i njëjtë. Një pjese e LPK kurrë nuk i ka përdor mjetet e këtij Fondi në Zvicër – Gjermani, për shkak të mjegullës që e krijo një fraksion komplotist atje në vitin 1983/84.

7) Për shkaqe të konspiracionit bashkimi nuk ka qen bashkim i thjesht fizik por bashkim në Program Politik i cili mbështet në Vendimet e Bashkimit në LPK të 17 shkurtit 1982.

8) Nuk është e vërtetë se është ndarë as njëra nga Organizatat e Bashkuara në LPK. Prandaj deklarata e Ibrahim Kelmendit se “pas një muaji bashkimi u shkatërrua” është gënjeshtër. Shkatërrimi i LPK ka qen dëshira e ti e dështuar. Është e vërtetë se për arsye të paraqitjes të një fraksioni të dyshimtë komplotist në Gjermani ku edhe kishte ndodhur atentati, një krah i LPK ku ka veprua Ibrahim Kelmendi dhe disa fraksionist tjerë të dyshimtë, për shkaqe të sigurisë të LPK, u izolua dhe vazhdoi të veproi si i tillë derisa ata u shpërben. Pra, ndarja e individëve nga LPK për shkaqe subjektive e objektive ka pasur nga 1983 e deri me 1999, por nga LPK nuk është NDARË AS NJËHERË AS NJERA NGA ORGANIZATET QË E KANË THEMELUA LPK!

09) Nga LPK kurrë nuk është ndarë as Abdullah Prapashtica as PKMLSHJ, por për shkaqe të konspiracionit dhe të sigurisë, kontaktet për ndonjë takim të nevojshëm kanë qenë të reduktuara vetëm me njerëz të sigurt, si me Fazli Veliun, me Emrush Xhemalin, me Azem Sylën etj. Për arsye se LPK ka qen e përbërë prej tri ish organizatave ilegale, krahu i ynë e ka nxjerr një organ të vetin në emigracion të quajtur “PUNËTORËT” dhe ka veprua fillimisht si BASHKIM I PUNTORËVE TË KOSOVËS – në kuadër të LPK. Pastaj me kërkesën e Mr. Halil Alidemës e Mr. Ukshin Hotit, deri në shpërthimin e luftës se armatosur, kemi veprua edhe si UNKOMB, por gjithnjë si pjesë e Lëvizjes . Ne kemi marr pjesë në demonstrata e aktivitete tjera të përbashkëta të LPK rregullisht, deri të financimi i rregullt i UÇK. Shkrimet e mija i ka botua vazhdimisht Zëri i Kosovës nga 1982 e deri me sot. Por, Fondin e LPK nuk e kemi shfrytëzuar kurrë, pasi që aktivitetin ton rregullisht e kemi vetëfinancuar. Ka pas edhe veprime të tjera në përpjekje për unifikimin e forcave në nivel kombëtar edhe pas 1990, por nga ato është heq dorë pasi nuk kanë dhanë rezultate.

10) Me shpërthimin e luftës të armatosur të UÇK, me vendimin e udhëheqjes se UNIKOMB-it ndërpritet aktiviteti politik i saj. Në Korrik 1998 paraqitem vullnetar dhe pres thirrjen e SHP të UÇK për të shkua brenda vendit (vullnetar për në UÇK ishin paraqitur te unë edhe Skënder Ibishi, Faton Topalli dhe Ejup Ahmeti, por mobilizimin e tyre e kam shty unë personalisht për shkaqe objektive). Në kohën e mobilizimit me ftesë të Komandantit të SHP të UÇK , Azem Syla unë kyçem në UÇK ku emërohem për me udhëheq të Sektorit të Zbulimit në të gjitha Qendrat Stërvitorë të UÇK gjatë Operacionit “Shigjeta”. Pas përfundimit të luftës të armatosur nga QPK emërohem për Nd. Ministër në Ministrinë e Mbrojtjes. Kur QPK pushoi se vepruarat në shkurt 2000 unë shkova me kontingjentin e përbërjes së UÇK në SHPK. Pas mbarimit të stazhit fillestar u angazhova në Zyrën për Zhvillim Profesional Policor pran Shtabit të Përgjithshëm të SHPK. Por, kur me Dekretin e Udhëheqjes se Policisë të UNMIK-ut me dërguan në Zyrën për Arrestime, unë refuzova ketë, pasi që kishte rrezik që nga UNMIK-u të më qojnë në arrestimin e shokëve të mi të luftës. Prandaj refuzova detyrën, e e braktisa SHPK dhe vazhdova aktivitetin e rezistencës ndaj sundimit të huaj të ri diktatorial, gjithmonë si aktivist i LPK.

Në përfundim, pasi e përshkrova edhe ketë situate pas lufte po e theksoj se unë se bashku me shokët e mi e kemi vazhduar rezistencën kundër sundimit të ri kolonial në tera format e mundshme, dhe gjithmonë në drejtim të përmbushjes se programit të LPK duke e konsideruar LPK gjithmonë si lëvizje e jo si organizatë partiake sektare, pa u kyçur as një herë në as një parti Politike. Por, duke i dhanë krahun e duke u angazhuar në tera përpjekjet e rezistencës kombëtare kundër sundimit të huaj te ri. Prej organizimit të demonstratave e bashkëveprimit me Unionin e Studentëve e Shoqatave të dala nga UÇK e deri të Lëvizja vetëvendosje, para se ajo të behet parti politike është vepruar intensivisht në këtë drejtim, derisa në tè njëjtën kohë këta gënjeshtar vazhdonin të mashtronin popullin dhe të plaçkitnin për vete ekonomin nacionale.

Prandaj mbi veprimtarin time qysh nga vegjëlia, pra nga demonstratat e 27 e 28 Nëntorit 1968 dhe nga viti 1975, nga kur veproi si njeri i organizuar, e deri me sot, me 25 Prill 2012, nuk munden të flasin as të e vlerëson as Bedri Islami e Ibrahim Kelmendi dhe as kush tjetër që nuk ka veprua me mua drejtpërsëdrejti dhe që nuk i njoh e nuk me njohin fare. Por, atë mund të e vlerësojnë vetëm ata që kanë veprua bashkë me mua për këto, po thuaj 4 dekada të kaluara. Veprimtaria ime dhe e shokëve të mi jo vetëm se përcillet me dëshmi të njerëzve të gjallë, por gati çdo veprim është edhe i dokumentuar dhe i arkivuar edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, por edhe nga armiqtë, edhe në Beograd. Sepse nuk ka Komunë në ish Jugosllavi ku nuk kanë arritur materialet tona propagandistike në gjuhën serbokroate, ku arsyetohet kërkesa për Republikën e Kosovës dhe ku demaskohet hegjemonizmi serb ndaj popujve tjerë në ish RSFJ. Materialet në gjuhen serbokroate i kemi shkruar kryesisht unë dhe Osman Osmani. Kështu që unë nuk kam nevojë vet me u marrë me shkrimin e historisë personale si bëjnë disa individ, por atë, me plot besim ua la Shkencëtareve të Historisë. Personalisht nuk jam i kënaqur me punën time personale as me punën tone kolektive, sepse jemi akoma shumë larg prej realizimit të programit ton të 17 shkurtit 1982.

Bedri Islami, me te cilin nuk jam takua as një herë në jete time, pa me njohur fare bën vlerësime mbi mua në bazë të intrigave të njerëzve që po ashtu nuk me njohin fare dhe thirret në “arkiva” të njerëzve që kurrë nuk kanë veprua me mua. Ky është një naivitet që nuk përputhet me moshën dhe me prezantimin e tyre si intelektual dhe aktivist të LPK, në atë formacion ku ai ka veprua. Mbi veprimtarin e ti kanë informacione më të sakta ata që kanë veprua bashkë me te, andaj unë nuk do të jap as një vlerësim për veprimtarinë e Bedri Islamit, pos se distancohem nga deklaratat e ti në emisionin PA RROTULLA dhe nga pamfletet e tyre.

Sa i përket Ibrahim Kelmendit dhe individ si ai unë vetëm u distancova nga deklaratat e pamfletet të tyre. Për Ibrahim Kelmendin dhe për ata që janë si ai, unë nuk do te jap vlerësim fare. Veprimtaria e ti është e njohur si destruktive dhe antikombëtare, sepse misioni i ti jetësor, si duket gjithmonë ka qen, nxitja e përçarjeve mes shqiptarëve. Kjo shihet nga gjitha shkrimet dhe nga veprime e ti praktike që nga koha e atentatit në Stuttgarit e deri te ky pamflet. Kaq i njoh dhe nuk mund të flas për ta me tepër se ne këtë rast të këtij pamfleti. Andaj unë u kufizova vetëm sa i përket këtij rasti.

Para meje shtrohet pyetja se si ka mundësi që ata quan veten “intelektual”, të bëjnë vlerësime publike paushallë për njerëzit që nuk i njohin fare? Si ka mundësi që dikush të paragjykon, se me qe unë kam qen oficer i sigurimit, qenkësha me pak shqiptar se gjithë ata shqiptar tjerë që kanë krye akademitë e ish okupatorëve që nga koha e Perandorisë turke e deri te koha e Titos, e te cilët luftuan për lirin e kombit e atdheut. Dhe disa prej tyre edhe u vranë, derisa unë kalova vetëm me plagë? E ndjej veten keq që më detyruan të flas në vetën e par, por sa për shqiptari ua shtrijë dorën vetëm heronjve e dëshmorëve të rënë për liri, ndërsa nga të gjallët, për shqiptari ia shtrijë dorën vetëm Adem Demaçit dh askujt tjetër.

Prishtina, ku kam lindur dhe ku jam rritur, mua më njeh mirë. Republika e Kosovës, ku i kam pas e i kam shokët e mi ilegales cep me cep, me njeh dhe pastaj mirë më njohin edhe gjithë ata Ushtar e Oficerët e UÇK me të cilët kam bashkëveprua e të cilët janë nga të gjitha viset e atdheut ton, që nga Saranda, Ulqini e Kumanova, Medvegja e derti te Kulla e Isa Boletinit nën Malet Argjendare. Andaj kot e keni ju dhe kot e kanë ata që janë pas juve, që po mundohen të më ndajnë nga fronit kundër armiqve fqinjë sllav, e me u marr me këto figura tragjikomike, qe sillen sikur ajo lavirja që krihej par pasqyrës derisa fshati digjej.

Republika e Kosovës po kullon gjak në tri frontet, ndërsa këta ish “patriot” po i shkruajnë historinë vetes sikur çdo gjë ka përfunduar dhe sikur tani ka mbet vetëm të krekosemi për ato “suksese” që nuk janë askund. Le që nuk veprojnë vet por na pengojnë edhe neve të tjerëve të veprojmë. Si duket kjo edhe është detyra e tyre nga punëdhënësit e tyre të vjetër. Ata janë ata që sikur kanë përvetësua pronat e huaja, duan të përvetësojë edhe punën tjerëve, të përbuzin, të shkelin, të mohojnë tera sakrificat, tërë veprimtarin e tera vuajtjen e bashkëluftëtarëve të mi të ilegales e të familjeve të tyre, që edhe sot po vuajnë nën regjimin e tyre vasalë në skamje e mjerim. Merrni mundimin njëherë e shihni se çfarë shtëpia kemi ne dhe si jetojnë ata e fëmijët tanë, dhe krahasoni atë me ata qe e tradhtuan LPK! Pra, tani më u teprua. Këtë më nuk do t´ia lejo askujt! Jemi me fronte të hapura me fqinjët sllavet, se ndryshe do të bisedoja me këta individ pa tru e pa zemër shqiptari, që pabesisht ju ngulin thika luftëtarëve të lirisë pas shpine pa ju bërë kurrë as një të keqe e pa ju pas kur far borxhi.

Andaj kjo është hera e par dhe e fundit që unë ju përgjigjem provokimeve të tilla, pa valuar i lirë Flamuri Kombëtare në të gjitha pikat kufitare të Atdheut ton. Që nga sot ua ndaloj rreptësisht të gjithë njerëzve që nuk me njohin dhe që nuk kanë bashkëveprua me mua praktikisht e teorikisht në ilegale e me vonë, që të përmendin emrin tim apo të bashkëluftëtarëve të mi në shkrimet e debatet e tyre, pa marr autorizim nga unë ose nga ata. Kjo vlen edhe për redaksitë dhe për ata që përhapin intriga të tilla verbalishtë apo me shkrim. Ata qe e kanë ber deri me tani një gjë të tillë, duhet urgjent ti tërheqin ato nga opinioni dhe të na kërkojnë falje publikisht brenda një muaji nga dita e sodit. Nëse nuk e respektojnë këtë kërkesë timen po ju tregoj se kanë BESË të kufizuar, me kusht që të ndërpresin menjëherë intrigat, deri në ditën kur të sigurohen kufijtë dhe statusi kombit ton. Unë atyre kurrë nuk kam me ju përgjigj si ata dëshirojnë. Por po ju garantoj me kokën time se kanë me marr përgjigjen që e meritojnë. Prandaj, ju bëj apel familjeve të tyre që ti ndalin këta keqbërës, që të mos të na mbështesin për muri, se atëherë do të detyrohemi ti ndalim ne vet. Na lini të qetë ose qetësin e juaj ka me e marr djalli!

Kërkoj nga të gjitha mjetet e informimit ku është përmendur emri im nga këta provokator, që këtë DEMANT të e publikojnë sa më parë, në përputhje me ligjin për informim publik!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Abdullah Prapashtica
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 56 vizitorë
Lexuar: 1,677 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi