| Jehona e pushkës së Artim Jasharit |
| Publikuar më 08 maj, 2012 në orën 09:27 ( ) |
Mr. Sc. Rexhep Ahmeti | Histori | |
|
|
|
Artim Jashari ka lindur me 2 Korrik 1974 në Mitrovicë. Si dal i zgjuar dhe trim u dallua si në mësime, ku ishte student i dy fakulteteve; i atij xehtaro-metalurgjik në Mitrocicë dhe i fakultetit të gjuhës angleze në Prishtinë, ashtu edhe në veprimtari kombëtare, në aktivitete të ndryshme konkete çlirimtare.
Edhe pse jetonte në Mitrovicë, me familje, Artimi që nga viti 1993 kishte kontakte të shpeshta direkte, me Hamzë e Adem Jasharin. Këta heronjë, me të riun, po ashtu me permasë heroi, Artimin nuk lidheshin vetëm në bazë të vijës familjare (trungut të fort e të përbashkët të familjes së madhe Jashari) por më shumë lidheshin në bazë të idealeve të përbashkëta çlirimtare kombëtare.
Artim Jashari ka marr pjesë aktive në demostatat e vitit 1990, 1992, 1997.
Ai ka bërë punë e veprimtari kulturore, politike e ushtarake në nivele dhe kohë të ndryshme. Të riun e talentuar, Artimin mua më ra fati ta njohë gjatë aktiviteteve të ndryshme politke e kombëtare që zhvillonim në Mitrovicë, në periudhën e paraluftës së UÇK-së, kur prgatitnim rrethanat (terenin) për ndeshjen finale me pushtuesin serbomadh. Pra, Artim trimin e njoha gjatë takimeve të përzemërta që patëm me rastin e aktiviteteve kundërshtuese që bënim kundër dërguarjes së dhunshme dhe të padrejtë të fakulteteve në Prishtinë e që atëherë ishin me seli në Mitrovicë. Pra është fjala për fakultetn xehtaro-metalurgjike dhe Shkollës së lart teknike. Po ashtu e njoha edhe në organizimin që bëmë atëherë, kundër anatemimit dhe mbajtjes në burg të gjeniut politk e kombëtar. Z. Ukshin Hotit. Artimi kishte një diapozon të gjërë kulturor dhe një cilësi të rrallë qartësie politiko-kombëtare e trimërie në veprime. Kjo u dëshmua edhe në verë të vitit 1996 kur Artim Jashari merr pjesë në një Konferencë të organizuar në Prishtinë nga Zyra amerikane. Është takaur me udhëheqësin e zyrës z. M. Meclein me të cilin ka komunikuar në anglishte. Artimi me këtë rast e ka përshkruar qartë situatën e atëhershme të shtypjes në Kosovë nga makineria pushtuese serbomadhe. I ka parqitur tendencat dhe kërkesat qytetare, shtetërore e kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, duke kërkuar edhe ndihmën e shtetit amerikan; duke garantuar aktivitetin dhe qëndresën e vazhdueshme të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi e bashkim kombëtar.
Një lloj i veçantë i aktivitetit ushtarak të Artimit ka qenë edhe aktiviteti i tij për ruajtjen e shkollave shqipe, nga huliganët dhe policia serbomadhe, e cila përcillte dhe ndiqte shkollën shqipe këmba-këmbës. Në këtë Nisjativë qytetare Artim Jashari nuk ishte vetëm por punoi edhe me shokëtë e tij siç ishin; Muhamet, Rama, Hastret Bekteshi, Vesel Neziri, Gëzim Këpuzi etj. Kjo Nisjativë qytetare e kryesuar nga Artim Jashari bëri një punë të çmuar dhe të pazëvendssueshme për atë kohë në ruajtjen dhe mbrojtjen e arsimit shqip.
Artimi është dalluar edhe në aktivitete politike që kishin qëllime radikale çlirimtare, si për shembull ka qenë Kryetar i Rinisë Republikane Shqiptare (më 1992), në nivel qëndror.
Vlen të sheksohet se Artim Jashari është kthyer nga Suedia, ku i kishte pasur letrat, sepse kishte vendosur që të luftoj për lirinë e Kosovës, deri në vdekje.
Duke e parë karakterin e këtij udhëheqësi të madh të rinisë mitrovicase dhe më gjërë, unë pa asnjë dyshim ia kisha dhënë materialin ilegal propagandues çlirimtar grupit të djelmoshave ku bënte pjesë Artimi. E kam borxh ta ceku se këtë material propaganudues (“ÇLIRIMIN” me materiale të ngjashme sqaruese për masat e gjëra popullore) i kishim marrur prej kolosit tjetër çlirimtar Mehë Ukës.
Vendosmëria dhe karakteri i pathyeshëm i Artim Jasharit u pa edhe më 30 shtator 1997, kur ai vuri në vende publike në Pjesën Veriore të Mitrovicë, lajmërimet për Demostartë të studentëve të UP-së, me ç’rast është arrestuar nga policia serbe për 24 orë, me kusht që mos të dilte të nesërmen në Demostratë. Ai ua tha haptas, ndër sy, policisë së pushtuesit se gjithësesi do të dalë në demostartë të 1 Tetorit, dhe, përnjëmend doli, po aty duke lozur një rol shumë aktiv dhe ku tregoi vendosmëri të pashoqe në rrugën e fitimit të lirisë, edhe përmes kësaj demostarte aq të fuqishme dhe të pandalshme nga okupatori qyqar.
Aksionin e famshëm të 6 majit 1998, apo kryeveprën e tij çlirimtare Artim Jashari e ka bërë me vetëdije të plotë në stacionin e autobusëve në Mitrovicë, me ç’rast vrau 4 policë e plagosi një. Po atë ditë militanti i UÇK-së vdiq me armë në dorë duke mbetur gjithmonë i gjallë në kujtesën e kombit tonë. Aksionin e tillë po e quajmë KRYEVEPËR E ARTIM JASHARIT, sepse jehona e pushkës së tij çlirimtare shqeu fort e fuqishëm terrin e robërisë duke i dhënë krahë dritës së lirisë, duke treguar se aksione të tilla të befasishme të luftës guerile në qytetet nuk do t’i lënë kund vend elementëve të makinerisë së pushtuesit gjakatar dhe makinerisë fashiste serbomadhe po i mbetej vetëm një rrugë; ajo e tërheqjes nga Mitrovica dhe Kosova e pranimi i disfatës së pashmangshme nga forcat çlirimtare shqiptare dhe ndërkombëtare. Neve ushtarëve të UÇK-së, që ishim në Malet e Shalës, aksioni rrufe i Artim Jasharit na dha edhe më shumë zemër sepse e pamë që lufta çlirimtare, me aksione të tilla aq të sukseshme gueriele, po zgjerohej e po merrte hov të pandalshëm. Jehoan e pushkës së Artim Jasharit, në mesin e shumë pushklve çlirimtare të UÇK-së heroike, e gëzoi edhe Tiranën dhe aletët ndërkombëtar (në rend të parë ata amerikanë), ndërsa e pikëlloi Beogradin dhe aleatët e tij. Jehona çlirimtare dhe lavdia e përjetshme do t’i mbetet shenjë madhështore pushkës së djalit dhe trimit të kombit, Artim Jasharit.
Pushka e Artim Jasharit vrau robërinë.
Artim Jashari ka lënë pasardhës, djalin Endritin, tani 14 vjeçar.
04. 05. 2012
Mitrovicë
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 62 vizitorë |
| Lexuar:
3,274 herë
|
|
|
|
|
|
|