Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zgjedhjet nuk janë zgjidhje për UP-në
Publikuar më 16 maj, 2012 në orën 12:46 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Paqësorët premtuan protestë. Ata thanë se do të jenë radikalë, duke premtuar edhe bllokim të Rektoratit dhe në këtë mënyrë destabilizim të situatës. Por, sa mund të destabilizohet situata nga një organizim që emrin e ka “Paqe…”? Emri i kësaj organizate shpërfaq (mos)veprimin e saj; qëllimin e ekzistencës së saj. Sa mund të çahet përpara nga një organizim që nuk ka artikulim të duhur të qëndrimeve? Apo mungesa e qëndrimeve reflekton në problem artikulimi?!

Zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës fillimisht u caktuan për datën 16 maj të këtij viti, me vendim të Këshillit Drejtues të UP-së, me ç’rast u themelua edhe Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet studentore. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe në derën e Senatit erdhi një kërkesë nga Parlamenti Studentor që zgjedhjet të shtyhen. Pas një kohe të gjatë Parlamenti Studentor u zgjua dhe bëri një kërkesë, por e cila nuk kishte të bënte asgjë me interesin e studentëve. Në zgjedhjet e fundit studentore morën pjesë vetëm 15% e Trupit Studentor, gjë që tregon se sa janë marrë organizatat studentore me vetëdijësimin e tyre dhe me mobilizimin e tyre. Kërkesa për shtyerje u shqyrtua nga Këshilli Drejtues, i cili si organ pengues që është, nuk mori asnjë vendim por ia hodhi topin MASHT-it. Në nenin 31, pika 2.3. të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe në nenin 165, pika 3 të Statutit të UP-së, qartë thuhet se mandatin për përcaktimin e zgjedhjeve e ka Këshilli Drejtues. Me këtë rast u shkel Ligji i Republikës dhe Statuti i Universitetit të Prishtinës. MASHT-i premtoi se do të vendos brenda një jave për këto zgjedhje. Kaluan dy javë dhe ajo tha se do të vendos brenda dhjetë ditëve. Dhe pikërishtë për ditën e dhjetë, organizatat paqësore kërcënuan me protesta dhe bllokime.
Janë po këto organizata të cilat heshtnin dhe e mbështetnin rritjen e pagesës për semestër. Janë po këto organizata të cilat heshtnin dhe e mbështetnin pagesën për dy muaj brenda një muaji për studentët e konvikteve. Janë po këto organizata të cilat asnjëherë nuk kërkuan Shtëpi Botuese dhe institute për Universitetin, në mënyrë që ai të jetë i pavarur financiarisht. Janë po këto organizata të cilat e pranuan në çdo moment dhunën sistematike të Këshillit Drejtues dhe u kujdesën për qetësinë e studentëve, duke mundësuar Universitetin e varur politikisht.
Por tani, ato kërncënuan se do të protestojnë. Ato kërkonin nga Senati përcaktimin e datës së zgjedhjeve, edhepse këtë gjë e bënë Këshilli Drejtues e jo Senati. Ato kërcënuan rektorin me bllokim, edhepse ai nuk është kompetent për zgjedhjet studentore. E kërcënojnë rektorin, kur ato janë të kërcënuara me mungesën e zgjedhjeve. Atyre nuk u ra ndërmend asnjëherë të merren me rektorin kur ai çdo ditë e shkel ligjin me moshën e tij dhe i shkel studentët me luksin e tij, apo të merren me Senatin kur ky organ fut agjentë shërbimesh në stafin akademik.
Ato urgjentisht duan zgjedhje si shpëtim, sepse zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Ato nuk duan zgjidhje, sepse zgjidhja është e studentëve, ndërsa zgjedhjet, e tyre. Ato mjetin e kanë shndërruar në qëllim. Protesta e tyre mund të jetë vetëm një maskaradë. Protestë për zgjedhje, jo protestë si zgjedhje për zgjidhje.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 338 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi