Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
RIZA HALIMI KËRKON FORMIMIN E KOALICIONIT ME SUBJEKTET SERBE NË BUJANOC
Publikuar më 17 maj, 2012 në orën 13:18 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, në një konferecë për shtyp sot në selin e PVD-së në Preshevë, ka shprehur gatishmërinë për formimin e koalicionit multietnik në komunën e Buajnocit duke e përfshirë edhe PVD-në, ndërkohë që në Pershevë, PVD sipas rezultateve preliminare është mundur bindshëm nga PDSH, me rreth 3000 mijë vota epërsi.

Halimi gjatë konferencës disa herë është kthyer në idetë e të së kaluarës duke përkujtuar formimet e koalicioneve të detyrueshme multietnike të viteve 2002 e këndej, duke mos përmendur në asnjë rast gjendjen reale, ku për herë të parë në historinë e Bujanocit shqiptarët fituan 30 ulëse nga gjithsej 41 në parlamentin lokal, dhe duke mos ia patur nevojën subjekteve serbe t’ia shtrijnë dorën për qeverisjen e pushtetit lokal.
Gjatë konferencës, Halimi disa herë përsëriti se subjektet politike shqiptare mund të formojnë koalicionin me partitë serbe, por nuk përmendi se shqiptarët përbëjnë shumicën apsolute prej 30 këshilltarëve.
Kryetari i PVD-së në as edhe një rast, nuk përmendi numrin e përgjithshëm të këshilltarëve shqiptarë në Komunën e Bujanocit, të dalë nga zgjedhjet e 6 majit dhe as mundësinë e formimit të koalicionit mes subjekteve politike shqiptare.

Ternoci press


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 442 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi