Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KAZAJA - PREFEKTURA E FOLLORINËS
Publikuar më 19 korrik, 2012 në orën 18:06 ( ) Prof. Arben Llalla | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qyteti i Follorinës - Florina – Leri

Follorina është një qytet kufitar në Greqinë e Veriut dhe i përket Prefekturës me të njëjtin emër. Ajo kufizohet me qytetin e Bilishtit të Republikës së Shqipërisë dhe Prespën, pjesën e Republikës së Maqedonisë. Ky qytet ndodhet në një lartësi 680 metra mbi nivelin detar dhe në regjistrimin e vitit 2011, kishte 22.000 banorë. Qyteti quhet në gjuhën turke-Florina, hebreje-Plurina, shqip-Follorina, bullgarisht dhe sllavo-maqedonase-Leri, pra emri e sotëm i qytetit-Florina e ka nga turqishtja.
Në kohën e lashtë quhej Lykea dhe i përkiste mbretërisë së nënës së Filipit II, fisit të ilirëve Lynkestëve të cilët e shtrinin mbretërinë e tyre përreth liqenit të Ohrit dhe kryeqendrën e kishin në qytetin e sotëm të Manastirit.

Follorina - 1918
Follorina (Florina-Leri) në shek.XV, ka pasur 200 familje të krishtera dhe 50 myslimane. Sipas të dhënave të vitit 1881, kishte 2.800 mysliman dhe 1.690 të krishterë.
Francezi A.Synvet, profesor i gjeografisë në Liceun e Stambollit, më 1878 shkruan se qyteti i Follorinës kishte 1. 800 banorë. Ndërsa si Kaza Follorina, Synvet e quan me emrin Moglena dhe kishte 38. 640 banorë.
Në një studim të vitit 1878, thuhet se Follorina ka pasur 1. 500 shtëpi ju jetonin 2. 800 myslimanë (shqiptarë, turq, pomakë, ciganë, tartarë) dhe 1.800 bullgarë. Ndërsa Kazaja e Follorinës kishte 8.542 shtëpi ku jetonin 5. 706 myslimanë (shqiptarë, turq, tartarë, pomakë), 16. 667 bullgarë, 1. 300 vllehë dhe 790 ciganë.
Në vitin 1893, udhërrëfyesi francez Viktor Berard shkruan se, M. Goptchevitch, në librin e tij: “Macédonien und Alt Serbien”, (Vienne, 1889), qyteti i Follorinës ka pasur 3.000 osmanë, 9.500 sllavë, 3.500 shqiptarë dhe 400 ciganë. Qyteti i Follorinës kishte 1500 shtëpi ku banoni shqiptar, sllavë të konvertuar në mysliman dhe vetëm 100 familje turke në një qytet kryesisht myslimanë. Një lagje me 500 shtëpi të krishtera që na kujtojnë shtëpitë prej druri dhe rrugicat e Ohrit dhe Strugës. Ndërsa për prefekturën e Follorinës thotë se jetonin 48.000 serbë, 4.000 shqiptarë, 3.000 turq, 3.300 vllehë dhe 1.800 ciganë.
Sipas shifrave individuale, duke detajuar çdo fshat, para fillimit të luftërave ballkanike, prefektura e Follorinës kishte 74.940 banorë. Nga këta, 50.450 ose 67,3% e popullsisë flisnin maqedonisht dhe ishin të krishterë. Grupi i dytë më i madh ishin myslimanë turq, numri i tyre arrinte në 11,770 njerëz ose 15.7% të popullatës. Shqiptarët ishin të tretë në madhësi me 6.770 njerëz, ose 9% e popullsisë. Nga këta 3.520 ishin myslimanë dhe 3.250 të krishterë. Kishte 3.400 vlleh, 2.090 romë (1.800 mysliman dhe 290 të krishterë), 300 hebrenj dhe 150 pomak myslimanë.
Në vitet e luftërave Ballkanike erdhën më Follorinë rreth 300 familje vllehe dhe sllavo-maqedonase nga Magarevo, Nizhepole, Trnovo-Manastiri. Në vitin 1912, popullsia e saj ishte 10 mijë banorë, nga këta 5 mijë myslimanë turq, 1.600 romë myslimanë, 100 shqiptarë myslimanë, 50 shqiptarë ortodoksë, 2.800 sllavo-maqedonas ortodoks, 150 vlleh ortodoks, dhe 300 hebrenj. Deri më 1924 shumica e popullsisë të besimit islam u detyrua të largohet dhe në vend të tyre qeveria greke vendosi 3.600 refugjatë ortodoks vllehë dhe maqedonasë nga Manastiri dhe grek nga Turqia.
Pas vitit 1922, në bazë të Marrëveshjes së Lozanës (30 Janar1923) për shkëmbimin e popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë edhe qyteti i Follorinës si shumë qytete dhe fshatra të Greqisë pësoj ndryshime të mëdha për nga numri i banorëve, të kombësive dhe besimeve fetare. Në këtë qytet dhe fshatrat e saj erdhën grekë nga Azia e vogël dhe Kaukazi. Ata u vendosën nëpër shtëpitë e turqve dhe të shqiptarëve.
Ndër vite qeveritë greke bënë spastrim etnik në Follorinë dhe fshatrat e saj duke përzënë në faza të ndryshme banorët që ishin me kombësi bullgare, turq, shqiptare, hebrenj dhe sllavo-maqedonasve gjatë luftës së Dytë Botërore dhe luftës qytetare greke 1946-1949.
Në vitit 1924, në bazë të marrëveshjes së shkëmbimit të popullsisë gjeografia e fshatrave për nga etnia e banorëve dhe e qytetit të Follorinës ndryshojë pothuajse tërësisht. Rreth 18 mijë mysliman turq dhe shqiptar u dëbuan për në Turqi, disa familje shqiptare preferuan të shkonin fshehurazi në Shqipëri. Një pjesë e shqiptarëve ortodoks paguan të holla zyrtarëve vendor grekë dhe ju mundësua të jetonin në shtëpitë e tyre. Ndërsa në shtëpitë e turqve dhe shqiptarëve që u larguan u vendosën rreth 11 mijë refugjatë ortodoks të ardhur nga Azia si grek, armen, rusë. U dëbuan në atë periudhë dhe mbi 1.600 sllavo-maqedonas për në ish-Jugosllavi.
Por.Selman Sheme shkruan në një punimin e tij se në vitet 1920-1926, u dërguan me forcë për në Turqi 35.000 shqiptar, banorë të 24 fshatrave të Kosturit dhe 14 fshatrave të Follorinës. Këto fshatra, me largimin e popullsisë shqiptare myslimane për në Anadoll, filluan të asimilohen.
Në regjistrimin e vitit 1928, që bëri qeveria greke në prefekturën e Follorinës u deklaruan 38.917 banorë grek, 28.884 sllavo-maqedonas, 1.369 vlleh, 379 hebrenj, 75 turq, 70 shqiptar mysliman, një shqiptar ortodoks, 19 ciganë. Ndërsa në qytetin e Follorinës më 1928 u regjistruan 10.585 banorë nga të cilët 3.612 janë refugjatë të ardhur para vitit 1922 dhe 1.999 refugjatë të ardhur pas vitit 1922. Nga 10.585 banor të regjistruar, 7.777 ishin grek ortodoks, 1.638 sllavo-maqedonas, 513 turq ortodoks, 284 izraelit, 255 vlleh, 48 shqiptar mysliman, 15 turq mysliman dhe 55 të tjerë.
Sipas shumë studiuesve që janë marrë me çështjen e popullsisë të Follorinës pretendojë se regjistrimi nuk ishte saktë sepse qeveria greke fshehu numrin e vërtetë të banorëve jogrek.
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian Riki Van Boechoten dhe Helleen va nder Minne, në raportin e tyre të botuar më 2001, shkruanin se në prefekturën e Follorinës 15.228 banorë flasin gjuhën sllave në familje, 2.114 gjuhën shqipe, 789 gjuhën vllehe, 5.554 gjuhën pondiaka(një dialekt i gjuhës greke të refugjatëve nga Deti i Zi) dhe 12.527 gjuhë të përzier-Mixed.
Termi refugjat është përdorur për të përcaktuar grekët e ardhur nga Thraka turke, Azia e Vogël, Kaukazi të cilët u vendosën në Greqia në bazë të marrëveshjes midis Greqisë dhe Turqisë më 1922-1923. Nga kjo marrëveshje më shumë nga të gjithë u dëmtuan shqiptarët mysliman të cilët i braktisën fshatrat e tyre nga dhuna që ushtroi shteti grek duke i futur në kategorinë të banorëve me kombësi turke.

Fshatrat shqiptar të prefekturës së Follorinës

Studiuesi arbëresh prof. dr. Antonio Bellushi shkruan në librin e tij: “RICERCHE E STUDI TRA GLI ARBERORI DELL’ ELLADE”, se në Follorinë janë 8 fshatra që flitet gjuha shqipe ende nga banorë si: Bell-Kamen (Dhrosopigji), Negovan (Flamburon), (Idhrusa), Kotori Ano (Ano Ydhrusa), Lehovo(Lehovo), Negoçan (Niki), (Tripotamos), Mahalla (Tropaiohos).
Shkrimtari dhe publicisti grek Dhimitri Lithoksus shkruan për 18 fshatra të Follorinës që banoheshin nga shqiptarët myslimanë dhe ortodoksë para se të vinin refugjatët në vitin 1924.
Gjeografi shqiptar prof.dr.Selman Sheme në një studimin e tij shkruan se më 1912, në Kazanë e Follorinës kishte 22 fshatra me shqiptarë të krishterë. Por në shkrimin e tij prof. Sheme nuk na jep emrat e fshatrave apo të dhëna të tjera të mjaftueshme, megjithatë ai është më afër si numër për fshatrat shqiptarë pa përcaktimin e besimit fetar.
Nga kërkimet që kam bërë në disa biblioteka dhe arkiva të huaja na dalin mbi 20 fshatra të prefekturës së Follorinës që kanë qenë banuar nga shqiptarët ortodoksë dhe myslimanë të cilët pas viteve 1912 dal ngadalë i kanë braktisur këto vendbanime ose janë asimiluar nga presionet e shtetit grek dhe në vend të tyre qeveritë greke kanë vendosur refugjat të ardhur nga Azia e Vogël dhe vlleh.
Në vitin 1993, Komisioni Evropian financoj një studim për prefekturën e Follorinës në lidhje për përdorimin e gjuhëve të pakicave në këtë pjesë të Greqisë së Veriut. Studimi u krye në terren në shator 1993, dhe u vërejt se në prefekturën e Follorinës dhe Aridea përveç gjuhës shtetërore, greqishtes ende fliteshin nga banorët maqedonishtja, vllahishtja, shqipja, turqishtja, rome dhe dialekti i gjuhës greke e folura nga refugjatët të ardhur nga Deti i Zi. Ky studim përfshiu 72 fshatra nga 139 që janë në këtë rajon dhe u krye nga Riki Van Boechoten, profesoreshë e Historisë, Arkeologjisë dhe Antropologjisë në Universitetin e Thesalisë në Greqi. Autore e disa punimeve shkencore dhe librave rreth historisë dhe antropologjisë. Gjithashtu në këtë studim mori pjesë Helleen va nder Minne. Studimi në fjalë ju paraqit Komisionit Evropian me titull: “Gjuhët e pakicave në Greqinë Veriore, vizitë studimore më Florina dhe Aridea, shator, 1993”. Nga ky studim doli se ende në 3 fshatra të prefekturës së Follorinës banojnë shumicë shqiptarë, dhe në 3 të tjerë janë pakicë.
Më poshtë po sjellim shënime të bërë ndër vite nga studiues të huaj rreth numrit të banorëve, përkatësisë kombëtare dhe fetare. Këta studiues shpeshherë i paraqitnin banorët në bazë të interesave politike të shteteve që i financonin rreth kërkime për regjistrimin e popullsisë në prefekturën e Follorinë.
Fshatrave u janë ndërruar emrat pas vitit 1924 e deri më 1928 ku përfundojë ky proces. Sëbashku me ndryshimet të emrave të fshatrave filloj procesi edhe të ndryshimi të mbiemrave të familjeve jogreke.
Shumë fshatra nga luftërat ballkanike, botërore dhe dhuna që ushtronte shteti grek janë zhdukur nga harta, pra nuk ekzistojnë më. Banorët e tyre për t'i mbijetuar këtyre ngjarjeve kanë emigruar në Evropë, Sh.B.A ose në vendet fqinje me Greqinë si në Shqipëri, FYROMaqedoni dhe Turqi. Këto fshatra mund t'i gjejmë sot vetëm nëpër kujtesën e historisë, atëherë kur popujt e etnive dhe besimeve fetare të ndryshme jetonin sëbashku në paqe.

1-. VARTOLON, emri ju ndërrua në Vartholomaios dhe më 1928 në Agjios Vartholomaios. Vartolon ishte një fshat i vogël, më 1889, kishte 125 të shtëpi krishterë dhe 80 mysliman. Para luftërave Ballkanike, ky fshat banohej vetëm nga shqiptarët. Në vitin 1912, banonin 460 shqiptar mysliman. Mbretëria e Greqisë me anë të ushtrisë së saj bëri regjistrimin e popullsisë në shtator 1913 dhe në Vartolon u regjistrua 343 njerëz. Nga fundi i vitit 1924, shqiptarët myslimanë detyrohen ta braktisin fshatin dhe në vend të tyre u vendosën refugjat nga Deti i Zi dhe Kaukazi. Në regjistrimin e vitit 1928 u regjistruan 370 banorë grekë.

2-. VINENI, sot quhet Pili dhe i përket bashkisë së Prespës të prefekturës së Follorinës. Në vitin 1912 në këtë fshat banonin vetëm 230 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimin e vitit 1913, u regjistruan 224 banorë. Disa vite më vonë pasi shqiptarët e braktisën fshatin në vend të tyre qeveria greke solli 200 refugjat nga Azia e Vogël dhe në vitet 1950 solli edhe disa vlleh nga Epiri.
Në këtë fshat ka qenë selia e Qeverisë Demokratike ose Qeveria e Malit siç e quanin gatë luftës qytetare greke të 1946-1949. Ky fshat ishte vendi i qëndrimit të sekretarit të përgjithshëm të partisë komuniste greke Nikos Zahariadhit.

3-. VRAPÇINI, më 1926 fshati mori emrin Himadhin. Më 1912 ishte një fshat i vogël me 40 banorë myslimanë turq të cilët u larguan për në Turqi më 1914. Në vitin 1928 erdhën për të banuar në këtë fshat 50 shqiptar ortodoks.
Fshati gjendet buzë liqenit Himadhitidhas, më 1928 disa shqiptar nga Lehova erdhën dhe blenë shtëpitë dhe tokat nga turqit që u larguan. Banorët shqiptarë nga Lehova që erdhën kanë mbiemrin Taçi dhe i pari i tyre quhej Anastasios Taçi dhe fëmijët e tij Nikola dhe Evangjel Taçi. Pas disa vitesh një turk hodhi në gjyq familjen Taçi dhe Stefanidhi se nuk ia kishin blerë shtëpinë dhe tokat, por pas shumë gjyqesh dhe me rreth 40 dëshmitarë familja Taçi dhe Stefanidhi e fitojnë gjyqin për pronat në fshatin Himadhin. Banorë të tjera nga Lehova që mërguan në këtë fshat janë Petro Stefanidhi dhe Dhimo Petros. Pas luftës qytetare 1946-1949, një pjesë e familjes Taçi dhe Stefanidhi emigruan në Sh.B.A dhe Australi. Ndërsa banorët e tjera u shpërngulën përgjithmonë në fshatra të tjerë si në Lehovë, Amidio, Kostur, Follorinë, Ptolemaidha, Nausa dhe në Selanik. Nga viti 1951 e deri më 1971, Himadhi ishte një fshat i braktisur.

4-. BELL-KAMEN, , pas vitit 1928 quajt Dhrosopigi. Nga ky fshat është, njëri nga luftëtarët e çështjes shqiptare, Spiro Bellkameni (1885-1912). Ai luftoj me çetën e tij kundër ushtrisë osmane, kundër kishës greke dhe Fanarit. Përjashtoi forcat ushtarake greke nga Ballkameni e Negovani. Më 18 Maj 1901, duke luftuar me forca të dërguara nga kisha greke në Follorinë, u plagosë rënd.
Spiro Bellkameni u priu çetave që hynë në Korçën e çliruar, të cilët në kokë mbanin kësula të bardha ku shkruheshin fjalët: Liri a Vdekje!
U vra në pabesi në tetor 1912, vetëm pak ditë para se të shpallej Pavarësia e Shqipërisë. Spiro Bellkameni ka thënë: “Gjer sot punova për botën, paskëtaj do punoj për kombin tim".
Revista “Ylli i Mëngjesit” i vitit 1918 shkruan për Spiro Bellkamenin: “Tradhtia dinake dhe e poshtër rrëmbeu një nga trimat të shquar. Veprat e tij janë të gjalla, Jeta, veprat atdhetare të Spiro Ballkamenit janë të ditura prej çdo shqiptari”
Bellkameni (Dhrosopigi) dhe Negovan (Flamburo) ende ruajnë traditat shqiptare sidomos në dasmat e tyre. Një studim rreth martesave tradicionale shqiptare në këto dy fshatra ka botuar vite më parë në revistën BESA që e botonte Lidhja e Arvanitasve të Greqisë shkrimtari Harallambu Stiliadhi.

5-. ELEOVΑ, është një fshat që rreth vitit 1878 i përkiste Kazasë së Kosturit dhe në fund të shek.XIX i takojë Kazasë së Follorinës. Qeveritë greke duke parë rëndësinë antike të Eleovës ja ndërruan emrin në Lakkia dhe më vonë Levaja (Λεβαια). Sot i përket bashkisë Filota dhe ka rreth 826 banorë. Është vend me interesa arkeologjike. Një studim të Lena Jankovski dhe Alex Bakratcheff për ndryshimin e emrave sllavë të 804 fshatrave në Greqinë e Veriut në emra grek, shkruajnë se Eleova i përkiste Kosturit dhe me emrin Lakia. Pra, Lakia ose Lakkia që tej mori emrin Levaia kemi të bëjmë me Eleovën dhe jo me Elevis siç shkruan studiuesi grek Dhimitri Lithoksu. Ne e kundërshtojmë këtë në bazë të burimeve shkencore që Eleovo është quajtur Lakkia dhe më vonë Levaia.
Herodoti shkruan: Tani pasardhësi i shatë i këtij Aleksandrit ishte Perdiccas i cili së pari u bë despot i maqedonasve, dhe që këtu vijon:- Nga Argos kanë ikur për te ilirët tre vëllezërit pasardhësit e Temenos, Gauanes, Aeropos dhe Perdikas, duke kaluar nga ilirët në pjesët e sipërme të Maqedonisë, ata erdhën në qytetin e Lebaia.

6-. ELOVO, më 1928, u emërtua në Ellatia.
Rreth vitit 1878 i përkiste Kazasë së Kosturit, por pas disa vitesh u regjistrua si fshat që i takoj Kazasë së Follorinës.
Ndodhet në perëndim të Bellkamenit dhe ka qenë i banuar që në kohët e lashta ku në kishën e dëmtuar e Shën Gjergjit gjendet varre të vjetra. Në hartat e vjetra të kohës së Bizantit fshati emërohet Elovo. Në vitin 1937, mbi rrënojat e kishës dhe me gurët e varreve u ndërtua një shkollë për fëmijët e fshatit.
Ky fshat ka qenë i vogël ku jetonin vetëm shqiptar ortodoks të cilët e braktisën atë. Në këtë fshat të vogël ka pasur një kishë dhe një shkollë fetare. Pas vitit 1950 nuk ekziston në hartën e fshatrave në Greqi.

7-. GERMAN, më 1926, ju ndërrua emri në Agjios Germanos. Agjios Germanos (Shën Gjermanos) është një fshat malor që dikur i përkiste prefekturës së Prespës, ndërsa sot i takon asaj të Follorinë. Gjendet në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë. Ky fshat ndodhet 48 km nga Follorina dhe 54 km nga Kosturi.
Më 1912 jetonin 1.450 sllavo-maqedonas të krishterë dhe 130 shqiptarë myslimanë të cilët më 1924 i braktisën shtëpitë e tyre. Ndërsa maqedonasit e braktisën përfundimisht fshatin në përfundim të luftës qytetare më 1949. Ata emigruan në ish-Jugosllavinë dhe në vendet e Europës Lindore. Në vend të tyre qeveria greke vendosi refugjatë nga Azia e Vogël dhe vlleh nga Epiri.
Para luftës qytetare greke fshati numëronte 3.500 banorë dhe u shkatërrua tërësisht. Sot banojnë rreth 250 njerëz të cilët merren kryesisht me punë bujqësore, blegtori dhe turizëm.

8-. KLESHTINO GORNO (Kleshtino e Epërme) më 1926, u emërtua Ano Klines. Më 1912 jetonin 850 shqiptarë myslimanë të cilët e braktisën fshatin pas vitit 1924. Në vend të tyre u vendosën grek nga Thraka, Azia e Vogël dhe 100 maqedonasë.
Shqiptarët mysliman ju ndalua tua shisnin shtëpitë dhe tokat grekëve të ardhur nga Thraka Lindore kështu ata morën me vete pak gjëra në ikjen me nxitim nga frika e vrasjeve nga ana e grekëve. Më 1926 refugjatët e ardhur filluan punimet për ndërtimin e kishës së parë e cila përfundoi më 1927. Ky fshat ndodhet vetëm 8 km larg qytetit të Follorinës.

9-. KLESHTINO DOLNO, (Kleshtino e Poshtme) më 1926 u quajt Kato Klines. Në vitin 1912 jetonin afërsisht 450 maqedonas të krishterë dhe 350 shqiptarë myslimanë. Më 1924 shqiptarët myslimanë e braktisën fshatin dhe në vend të tyre u vendosën nga qeveria greke refugjatë nga Kaukazi. Më 1928 në këtë fshat jetonin 500 maqedonasë dhe 300 refugjatë. Maqedonasit pas disa vitesh e braktisën fshatin duke u vendosur në ish-Jugosllavi dhe në vendet e Europës Lindore.

10-. KLABUÇISTA, më 1926 ju ndërrua emri në Poliplatano. Në vitin 1912 banonin, 550 maqedonasë të krishterë dhe 150 shqiptarë myslimanë.
Shqiptarët mysliman e braktisën fshatin në vitin 1924, dhe në vend të tyre qeveria greke vendosi refugjatë nga Azia e Vogël që njihen me emrin Pondio.

11-. KOTORI GORNO (Kotori i Epërm), më 1928 u quajtë Ano Ydhrusa.
Më 1912 jeton në këtë fshat 220 maqedonasë të krishterë dhe 40 shqiptarë ortodoksë.
Disa familje shqiptare quheshin Petro Kaçura, Stravro Kaçura, Ilia Kristo për të cilët Stefos Grigoriu thotë se janë familje shqipfolëse me ndërgjegje greke.

12-. KOTORI DOLNO, më 1927 ju ndërrua emri në Kato Ydhrusa (Idhrusa e Poshtme). Është një fshat i vogël ku jetojnë shqiptarë të krishterë dhe maqedonasë të krishterë. Më 1912 jetonin në këtë fshat rreth 650 maqedonasë të krishterë dhe 200 shqiptarë të krishterë. Në fund të luftës qytetare greke (1946-1949) 35 familje maqedonase shkuan në ish-Jugosllavi dhe 68 njerëz në vendet e Europës Lindore.
Në vitin 1981, në Idhrusën e Poshtme banorët janë deklaruar shqiptar dhe maqedonas.

13-. PLESHEVICA, më 1928 u quajt Kolhiqi. Ishte një fshat i madh ku jetonin rreth 1.924 shqiptarë myslimanë të cilët e braktisën më 1924, dhe në vend të tyre qeveria greke solli në vitin 1928, 350 refugjatë nga Kaukazi.

14-. POPLI, më 1926 ju ndryshua emrin në Lefkonas. Ishte një fshat i vogël ku banonin shqiptarë myslimanë dhe maqedonasë të krishtrë. Më 1912 jetonin rreth 300 shqiptarë dhe 200 maqedonasë. Në vitin 1924 myslimanët e braktisën fshatin dhe në vend të tyre qeveria greke vendosi refugjatë nga Azia e Vogël. Pas luftë qytetare greke (1946-1949) shumica e maqedonasve ikën në ish-Jugosllavi dhe në vendet e Europës Lindore.
Fshati sot i përket bashkisë së Prespës dhe është 42 km nga Follorina. Thuhet se fshati është ndërtuar në vitin 880.

15-. MAHALLA, më 1929 u ndërruar emri në Tropaiuhos. Ky fshat përbëhej nga popullsi myslimane në vitin 1912, prej tyre 400 ishin turq dhe 100 shqiptarë. Në vitin 1913 fshati u dogj i tëri dhe disa vite më vonë qeveria greke solli refugjatë nga Kaukazi, Azia e Vogël dhe Thraqi. Më 1928, në Mahalla jetonin rreth 240 refugjatë dhe 200 maqedonasë.
Gjatë luftës për Maqedoninë (1903-) midis grekëve dhe bullgarëve në Mahalla ka qëndruar heroi i Greqisë, arvanitasi Pavlo Mela i cili kishte miqësi me shqiptarët e Mahallës.

16-. NEGOVANI, më 1928 ju ndërruar emri në Flamburo. Në këtë fshat banojnë ende shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Nga viti 1912 e deri 1928, në Negovan banonin rreth 1.100 njerëz.
Fshati Negovan është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij për hapjen e shkollës shqipe dhe mbajtjen meshën në gjuhën shqipe që në fillim të shek.XX. Në këtë fshat kanë lindur shumë figura kombëtare, ndër ta përmendim papa Kristo dhe Theodos Harallambi Negovani, të cilët i vranë grekët më 1905, sepse u mësonin fëmijëve të fshatit gjuhën shqipe. Papa Vasil Gjergji është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit.
Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste. Gjatë kohës së diktaturës komuniste është shkruar se Koçi Xoxe ishte sllavofon, por në Negovan nuk ka pasur asnjë familje sllavofone nga të dhënat e regjistrimeve të popullsisë.
Në regjistrimin e vitit 1932 fshati kishte 210 familje të huaja që flisnin gjuhën
shqipe dhe pak prej tyre gjuhën sllave dhe rumanishten, dhe 44 familje deklaruar hapët se janë shqiptarë.

17-. NEGOÇANI, më 1926 ju ndërruar emri në Niki. Më 1912 banonin 500 maqedonasë të krishterë dhe 100 shqiptarë myslimanë të cilët e braktisën fshatin më 1924. Në vitin 1928, fshati kishte 580 maqedonas dhe 70 banorë refugjatë.

18-. RAMBI, në vitin 1926 ju ndërruar emri në Lamos. Më 1912 banonin rreth 350 maqedonasë të krishterë dhe 150 shqiptarë myslimanë.
Në vitin 1903 shumica e shtëpive të fshatit u dogjën gjatë luftës së Ilidenit.
Më 1924 shqiptarët e braktisën fshatin dhe në vend të tyre erdhën refugjatë nga Turqia dhe maqedonasë nga Prespa e madhe e Shqipërisë. Gjatë luftës qytetare greke (1946-1949) maqedonasit u larguan nga fshati për në ish-Jugosllavi dhe në vendet e Europës Lindore, dhe në vend të tyre qeveria greke solli 100 vlleh nga Epiri.

Karvan shqiptar, rruges per ne Follorine -1914

Familje shqiptare nga Bellkameni
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Arben Llalla
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 63 vizitorë
Lexuar: 3,484 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi