Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AMANETI I RIBASHKIMIT (I)
Publikuar më 26 nntor, 2012 në orën 23:27 ( ) Besnik Hysa | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E PARË)

Besnik Hysa
1878

Nëntor 2012
Bujanoc
Shqipëri

- Ky libër i kushtohet të gjithë atyre që po angazhohen (të gjallëve) dhe janë angazhuar (dëshmorëve, të keqtrajtuarve, të vdekurve) sinqerisht për Ribashkimin Kombëtar të popullit shqiptar me para, pushkë e penë.
- Libri është 100% prodhim i trurit shqiptar.
- Lejohet shpërndarja e këtij libri elektronik, shumimi, vendosja nëpër webfaqe, por me një kusht, që të mos ndryshohet përmbajtja dhe emri i autorit. Ndalohet rreptësisht keqpërdorimi i tij për përvetësime personale. Libri është pa pagesë.
- Nëse je shqiptar/e librin menjëherë shpërndaje në mënyre elektronike te të afërmit e tu, shokët, shoqet, kolegët, koleget, miq, me një fjalë te të gjithë ata që i njeh apo je në kontakt pa dallim moshe e gjinie, statusi shoqëror, nivelin arsimor, intelektual e profesional.
- Nuk ke filluar me shpërnda TI NUK JE SHQIPTAR/E.
- Të rekomandoj që të mos lexosh këtë libër…po, po mirë e lexove…mos e lexo këtë libër nëse nuk të intereson populli yt. Nuk dua që të humbas kohën tënde, merru me diçka tjetër.
- Të intereson gjendja e popullit tënd? Mirëserdhe! Je në vendin e duhur.
Lexim të këndshëm!

PËRMBAJTJA

- Parathënie
- Hyrje
- Ribashkimi Kombëtar
- Individi
- Populli Shqiptar
- Fqinjët
- Fuqitë e Mëdha
- Shqipëria dhe Shqiptarët Sot
- Ideja e Ribashkimit
- Mendësia e Gabuar Politike Shqiptare
- Atdheu/Mëmëdheu
- Rizgjimi Shqiptarë
- Si ta Ndihmojmë Ribashkimin
- Shqipëria e Nesërme (Ribashkuar)

Parathënie

Çështja shqiptare paraqet një ndër problemet politike më të mëdha në Evropë, e cila kohë pas kohë shfaqet edhe në mediat botërore me tërë kompleksitetin e saj që ngërthen. Shpërthimi i kohëpaskohshëm i saj është tregues i qartë se kjo çështje kërkon trajtim rrënjësor për një zgjidhje sa më të drejtë, e cila, në radhë të parë do të kënaqte aspiratat e popullit shqiptarë për barazi, liri, zhvillim dhe dinjitet.

Për çështjen shqiptare padrejtësisht të zgjidhur është folur nga veprimtarë të dalluar të çështjes sonë, janë botuar libra nga intelektual e veprimtar madhor të popullit tonë, janë kryer shumë akte të përmasave mitologjike nga trimat shqiptar, e ndoshta lexuesi/ja mund ta pyes vetën se cila është dobia e këtij libri dhe me çfarë dallon nga librat tjerë?

Duam të theksojmë se ky libër është i dobishëm pasi që dallohet me një qasje të re ndaj çështjes tonë kombëtare, në radhë të parë pa eufori emocionale dhe teprime të një anshme të historisë sonë të kaluar, më shumë merret me të tashmen dhe ardhmen, sqaron mënyrat se si të ndihmohet Ribashkimi, sqaron ngritjen e vetëdijes politike prej asaj lokale në kombëtare, si dhe t’ia bëj me dije njeriut të thjeshtë shqiptar se ai, dhe vetëm ai është përgjegjës për të tashmen e tij, sado që i thjesht është për nga arsimimi, statusi shoqëror dhe niveli intelektual.

Qëllimi parësor ka vetëdijesimin e njeriun të thjeshtë shqiptarë dhe t’ia kujtoj edhe një herë se Ai është dikush, dhe me të nuk mundet të luaj askush, qoftë vendor apo i huaji (fqinjët, ndërkombëtarët).
Qëllimi dytësor është të nxisë bisedën në takime, ndeja, zyrtare e jo-zyrtare, në publicistikën shqiptare, dhe media te të gjithë shtresat e shoqërisë pa dallim moshe e gjinie për temën e Ribashkimit Kombëtar, me qëllim që të mos trajtohet më si temë e ndaluar dhe të kalohet nga etapa e fjalëve në ato të veprave.

Vlera më e madhe e këtij libri qëndron në atë se mund të shfrytëzohet si udhërrëfyes nga individ, organizata, institucione që merren me çështjen e Ribashkimit dhe t’i shërbej si mjet sqarues dhe lehtësues gjatë trajtimit të disa elementeve të pashmangshme të këtij procesi politik e që mund t’u kursej kohë, mund dhe para.

Mendimet e autorit nuk duhen të kuptohen si të ngurta dhe të padiskutueshme - por vetëm si pikënisje dhe orientim për ekspert të fushave të ndryshme dhe veprimtarëve me përvojë që merren me çështjen e Ribashkimit - e që duhet të plotësohen dhe pasurohen me mendimet e tyre duke iu përshtatur kohës, mundësive dhe rrethanave në tërësi.

Libri është shkruar në një gjuhë tejet të thjesht e sidomos jam munduar t’i ikë anglicizmave të sodit, të cilat po përdoren me të madhe me vend e pa vend edhe kur kemi fjalët përkatëse shqipe, vetëm e vetëm që të kuptohet nga çdo shqiptar/e i çfarëdo moshe, gjinie, profesioni apo statusi shoqëror që ka në shoqërinë shqiptare aty ku jeton dhe vepron, qoftë në atdhe apo në mërgatë.

Libri parapëlqehet të lexohet nga faqja e parë, por mund të fillohet nga cila do temë e trajtuar që do lexuesi.

Për të arritur diçka në jetë njeriu duhet të veproj, e në rastin tonë për Ribashkim, shqiptari/ja duhet së pari të vetëdijesohet, të bashkohet në grupe, nga grupet në organizata e nga organizatat në institucione.

Nëse ky libër arrin që të ngrit vetëdijen e vetëm një shqiptari/e pa marr parasysh se ku ndodhet në botë, se çështja shqiptare ka nevojë për të, dhe se Ribashkimi Kombëtar mbetet e vetmja mundësi për zgjidhje afatgjate dhe fatlume të çështjes shqiptare, e konsiderojmë të suksesshëm publikim e këtij libri elektronik.

HYRJE

Ribashkimi Kombëtar


Cila gjendje tingëllon më mirë për ty?

 A duhet si shqiptarë të jetojmë të copëtuar në 6 shtete?
 Apo të jemi të Ribashkuar në një shtet të vetëm?

Para se të përgjigjesh mendo mirë.

 Në cilën shtet të lartpërmendur shqiptarët do të ndihen më mirë?
 Ku do të jenë më të suksesshëm?

......Qartë se në të dytin.

PRANDAJ…
Le të hapet kutia e Pandorës… kurrë mos mbet pa u hap!
Mos të hapet kutia e Pandorës, është kjo një fjali që e mbizotëron mendim politik shqiptar kudo që ndodhet, dhe sapo përmendet kutia e Pandorës, shqiptarët frikësohen. Por, frika shpesh vjen nga e panjohura. Ata që thonë të mos hapet, harrojnë një gjë, nga kutia e Pandorës nuk dalin vetëm të këqijat, por dalin edhe të mirat, del edhe shpresa. Shpresa (Ribashkimi) është ajo që nuk i tregohet popullit shqiptar.

Pra, duhet të ndërrojmë mendimin dhe të kuptojmë se nga Pandora vijnë edhe të mirat.
Mendimi politik shqiptar tash e tutje duhet t’ i gëzohet hapjes së kutisë së Pandorës, dhe të mos ketë frikë nga ajo. Të gjithë duhet të jemi në një mendje dhe të themi: ‘’ Le të hapet kutia e Pandorës …kurrë mos mbet pa u hap’’.
S’ka rëndësi sa gjatë kemi shkuar në rrugën e gabuar, me rëndësi është që të kthemi në rrugën e duhur. Parimi është se ne:

 Duhet të dimë ku po shkojmë;
 Ndërmarrim hapat e nevojshëm që të arrijmë atje.

Lidhja 1878
Historia moderne e shtetit Izraelit mund të ndahet në dy etapa. E para filloi me Theodore Herzl, i cili në Bazel të Zvicrës më 1897 tuboi Kongresin e Parë Sionist. Herzle pohoi në mënyrë profetike se brenda 50 viteve do të krijohet shteti hebraik:’’Nëse ju doni, ai nuk do të jetë më ëndërr’’. Më pas, gjatë 50 viteve, me gjak, djers e lot u lind shteti hebraik.

Më 14 maj të vitit 1948, Izraeli shpalli pavarësinë. 11 minuta pas shpalljes ai u njoh nga SHBA-të, pastaj nga Bashkimi Sovjetik dhe shumica e shteteve perëndimore. Më 11 maj të vitit 1949, Asambleja e Përgjithshme voton për Izraelin si anëtar i Kombeve të Bashkuara. Sot Izraeli njihet nga 120 shtete.

Kryetar i parë i shtetit izraelit ishte shkencëtari, Chaim Weizmann, prijës 30 vjeçar i lëvizjes Sioniste. Ai është i njohur për doktrinën e tij e cila pasqyrohet në këto fjalë: ‘’Sikurse të gjithë mbretërit që nga Lindja dhe Perëndimi të na japin ne shtet, ato do të jenë vetëm fjalë. Por, sikur hebrenjtë të ngriheshin dhe ndërtonin shtetin e tyre, ai do të ishte çështje e përfunduar’’.

U mbushën plot 134 vite kur atdhetarët shqiptarë nga tërë trevat shqiptare në Prizren më 1878 shpalosën programin kombëtar shqiptarë i cili në histori njihet si Lidhja e Prizrenit.
Në atë program kërkohej barazi dhe drejtësi për shqiptarët sikurse për fqinjët e tyre. Ne sot pyesim, a u arritën qëllimet e Lidhjes? Përgjigjen çdokush e di nga ne. Nuk kemi arsye të jemi krenar. Shqiptarët sot janë po ata shqiptarë të Lidhjes.

Si duket vetëm për ne shqiptarët koha ka ndaluar dhe ende jemi në vitin 1878. Edhe sot ndodhemi para një dileme të madhe e ajo është:

 Si t’i ruajmë nga copëtimi trojet që na kanë mbet (Shqipërinë londineze dhe Kosovën)?
 Përse kemi harruar pjesët tjera të tokave shqiptare: Veriun, Kosovën Lindore (Medvegjë, Bujanoc e Preshevë), Iliridën, Plavën, Gucinë, Ulqinin?
 Përse nuk guxojmë as të përmendim sanxhakun e Nishit, Çamërinë?

Të parët tanë para 134 viteve na lanë një AMANET, ne ende nuk e kemi përmbush atë. Gjatë tërë këtyre viteve përjetuam gjithçka, e paguam me lëkur, viktima e me territore. Na zvogëluan sa s’bënë më. Nga 130.000 km² që kishim më 1878, sot na kanë mbetur 55.000-60.000 km². Por nuk janë të kënaqur me kaq, duan edhe më shumë të na tkurrin, duan që të mbesim ashtu siç na thonë: ‘’Shqipëria s’është gjë tjetër veçse një shprehje gjeografike’’.

Shekulli XXI
Shqiptarë dhe shqiptare, përse ne shtiremi sikur nuk jemi në shekullin XXI? Bëjmë se nuk kuptojmë proceset politiko - historike. Më tregoni:

 Kur kemi qenë më të shkolluar?
 Kur kemi pasur më shumë miq sa që kemi sot?
 Kur do të mbushemi mend që të veprojmë për interesin tonë?
 A provuam sisteme e administrata të huaja mjaft?
 Çfarë arritëm me ato?

Mendo, e mos u ngut! Por tash vjen pyetja kryesore:

 Kur do të bëhemi për vete?
 Çfarë po na pengon?

Pushtetarët i kanë fajit do të më thuash ti.

 Po ti, ke ndonjë faj, bëhu i sinqertë me vetën?
 Çfarë ke bërë ti për dallim nga pushtetarët për të mirën e vendit tënd?

Më ka kapluar varfëria, kam shumë punë, kam shumë angazhime, nuk më premton koha, do të më përgjigjesh. Të lutem 15 minuta brenda 24 orëve nuk mundesh me i gjet për atdheun tënd? Gjendja e atdheut tonë është e tillë edhe për shkak të mos angazhimit tënd. Kthjellohu, shkundu, vrojto, lëviz, dhe shiko se si po përparon bota dhe fqinjët tanë në çdo sferë jetësore, e ne humbim kohën me çështje të kota në vend se të merremi me ato të rëndësishme.

Po mirë, ku di unë çfarë duhet të bëjmë, na tregoni. Të lumtë!… kjo është mënyra se si duhet të punojmë për vetën tonë, për atdheun tonë sot. E di ti atë thënien: ‘’Punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë’’? E di. Pra,vetëm me punë dhe angazhim të përditshëm mund të zhvillojmë dhe përparojmë atdheun/mëmëdheun tonë Shqipërinë, me të cilën duam që të jemi krenar. Nëse secili nga ne angazhohet pak, së bashku kemi bërë shumë.

E kaluara, Tashmja dhe Ardhmja
Çfarë do që kemi vepruar në të kaluarën ne nuk mund ta kthejmë pas ose të ndryshojmë historinë. ‘’E kaluar e harruar’’- thotë populli ynë. Përse të brengosemi për diçka që nuk mund ta kontrollojmë? Le të ik e kaluara, por t’i mbajmë mësimet (pësimet) për ne. Çfarëdo mësime që janë ato, do të jenë shumë të rëndësishme për arritjen e qëllimeve tona të ardhshme. Këto mësime janë mësuesit tanë në arritjen e qëllimit.

E ardhmja na shërben si faktor motivues për qëllimin tonë politik, e që po pajtohemi se është Ribashkimi Kombëtar. Në këtë qëllim do të kemi shumë pengesa, por me një plan të mirë, pasi që plan të përsosur nuk ka, ne do t’i mposhtim të gjitha pengesat.

E tashmja paraqet çastin kur ne duhet të veprojmë. Të gatshëm apo jo ne duhet të ndërmarrim diçka. Gabimet mund të ndodhin, por ato mund të përmirësohen. Ta lëmë me një anë vonesën. Një vonesë do të na kushtojë me një vonesë tjetër. Mos të frikësohemi nga kritikat, gabimet, pengesat. Duhet të veprojmë me mençuri duke u shërbyer me gabimet e së kaluarës.

Interesi Politik Shqiptar
Nëse për SHBA-të interesi kombëtar është hulumtimi i gjithësisë; nëse për Kinën interesi kombëtar është fuqizimi i saj në superfuqi botërore; nëse për Rusin interesi kombëtar është rikthimi i fuqisë nga periudha e ish-BRSS; nëse për Turqinë interesi kombëtar i saj është rikthimi në ish-kufijtë e Perandorisë Osmane, cili është interesi i VËRTET politik kombëtar i shqiptarëve? Çdo analizë e sinqertë dhe e pa hile të nxjerr në sipërfaqe vetëm dy fjalë, Ribashkim Kombëtar.

Përse të Ribashkohemi?
Nëse duam barazi, drejtësi, paqe, zhvillim, përparim, dinjitet njerëzorë, mirëqenie ekonomike dhe të radhitemi përkrah popujve përparimtarë, i vetmi kompromis politik që mund të bëjnë shqiptarët në shekullin XXI quhet Ribashkim Kombëtar, ku nga 6 copëza të dobëta me emra të ndryshëm krijohet, një administratë dhe shtet i vetëm, i fuqishëm me emrin SHQIPËRI.

Përse Ribashkimi nuk ndodhë?
Ka disa që na thonë se Ribashkimi kurrë nuk ka për të ndodhur, kur i dëgjon ata të bëhet se rruga është e mbyllur dhe shpresa është humbur.

Kemi ne ndonjë problem në realizimin e Ribashkimit?

 A thua problemi qëndron në kërkimin e pengesës, ashtu që ta largojmë atë, apo, në fakt, ne e dimë pengesën, por nuk dimë si të lirohemi nga ajo?

Ndoshta, problemi jemi vet ne se merremi me:

 Çështje dytësore në vend të atyre thelbësore;
 Me imtësia në vend të tërsis;
 Në vend të çështjeve obligative ne merremi me ato joobligative;
 Në vend të çështjeve njësuese(bashkuese) ne merremi me ato polemizuese (përçarëse);
 Në vend të burimores ne merremi me imitim;
 Në vend të veprës dhe punës ne merremi me fjalë dhe debate;
 Në vend të shkencës dhe planifikimit ne merremi me emocione dhe rutinë;
 Në vend se të jemi tolerant ndaj kundërshtarëve në mendim ne i urrejmë ata;
 Në vend të cilësisë ne merremi me sasinë;
 Në vend se të merremi me të tashmen dhe përgatitjen për të ardhmen, ne merremi me të kaluarën;
 Në vend se të përcjellim politikën ne përcjellim gjërat e parëndësishme;
 Në vend se të flasim drejt ne merremi me polemizime tendencioze;
 Në vend të kombëtares ne merremi me lokalen;
 Në vend se të jemi llogaridhënës ne mahnitemi me vetveten.

Organizimi
Për të arritur të mirat e përbashkëta njerëzit duhet të organizohen. Organizimet mund të marrin forma të ndryshme. Në çdo fushë ekziston sistemi apo formula e suksesit. Individët dhe popujt kanë deshifruar kodin dhe kanë kuptuar formulën. Hapi i parë kur i hynë një pune që ti do të merresh është që pikturën e madhe ta zbërthesh në pjesë më të vogla, dhe të njohësh të gjitha pjesët e veçanta (individuale). Ato të veçantat mund t’i zbërthesh edhe në njësi më të vogla.

Po, ne si duhet të organizohemi në arritjen e qëllimit tonë politik, Ribashkimit? Vlen të theksojmë se para vetës duhet të kemi parasysh 4 faktor apo elemente:

 Njeriun apo individin shqiptar/e;
 Popullin apo shoqërinë shqiptar/e;
 Shtetet fqinje;
 Bashkësinë ndërkombëtare (Fuqitë e Mëdha).

Të gjitha këto janë të lidhura në mes veti dhe secila i ka të metat dhe të mirat e veta që mund të na ngadalësoj apo përshpejtoj drejt Ribashkimit. T’i shkoqisim një nga një.

KAPITULLI I PARË

INDIVIDI
Individi jemi: ti, ai, ajo, unë. Për çdo punë, pra edhe për Ribashkim forca kryesore fillon nga njëshi (unë/i). Çështja kombëtare duhet të jetë pjesë e personalitetit tonë. Duke qenë pjesë e këtij personaliteti, kjo tregon se ne kemi qëllim në jetë.

Qëllimi
Çfarë është qëllimi? Qëllimi i njeriut është arsyeja se përse ai bënë atë që bënë. Për shembull, nëse e njihni ndonjë shkrimtar, ai me siguri nuk shkruan vetëm për para (edhe pse mund të jetë qëllimi). Në nivelin e thellë, ai mund të shkruaj dhe të frymëzohet nga dobitë që i sjell të tjerëve.

Këto dobi mund të jenë: njerëzit mund të ndryshojnë gjatë leximit të shkrimeve të tij; njerëzit mësojnë për gjërat duke lexuar veprën e tij; vepra e tij frymëzon imagjinatën dhe krijimtarinë e njerëzve.
Përse qëllimi është i rëndësishëm? Sepse na nxit që të arrijmë më lehtë drejt cakut tonë, duke e ditur se ne (dhe të tjerët) do të ndryshojmë duke pasur dobi të shumë anshme nga qëllimi. Ata që nuk kanë qëllim, humbin vetëdijen, humbin identitetin, dhe pas kësaj –domosdo- humbin edhe rrugën.

Nëse nuk dimë se çfarë duam (qëllimin), ne zvogëlojmë gjasat për të arritur atë që duam. Me qenë vetja është privilegj, e jo e drejt që duhet të fitohet.
Çdo person është i veçantë. Çdo qenie njerëzore dallohet nga tjetri në shumë mënyra. Askund në rruzullin tokësor nuk mund të gjenden dy persona që janë absolutisht të njëjtë. Individët dallohen shumë, ashtu siç edhe e dimë, në pamje, në fuqinë mendore dhe trupore si dhe në personalitetin e tyre.

Personaliteti
Shpreh veçorit dhe ndryshimet e vazhdueshme te njerëzit. Njerëzit dallohen në mënyrën e të shprehurit të tyre, nga struktura e fuqisë së mendimeve, ndjenjat dhe sjelljet. Personaliteti përfshin: ndjenjat, disponimin, sjelljet, qëndrimet, mendimet dhe shumë qartë shprehet në bashkëveprim me njerëzit tjerë. Kjo përfshin sjellje të veçantë të cilat e dallojnë një person nga tjetri. Këto dallime të sjelljeve mund të shihen nëpërmes marrëdhënieve njerëzore me mjedisin dhe me grupet shoqërore siç janë për shembull tubimet e natyrave të ndryshme.

Grupi
Gjatë jetës individi është në kontakt me të tjerët, kur jemi në kontakt me ta, ne jemi në grup. Vazhdimisht, gjatë gjithë jetës sonë ne jemi në kontakt me njerëzit e tjerë. Jeta jonë është plot grupe, disa me anëtarësi të qëndrueshme dhe disa me anëtarësi relativisht të ndryshueshme. Ne jemi anëtarë të grupeve të ndryshme të njerëzve: familja, shokët, fqinjët tanë, kolegët tanë të punës, ndonjëherë edhe klubet sportive, grupet muzikore apo ndonjë grup tjetër.

Disa prej tyre kanë ndikim vendimtar në ne dhe ndikojnë në sjelljet, pikëpamjet dhe qëndrimet tona. Aktualisht askush nuk është individ i kompletuar dhe i pavarur. Ne të gjithë varemi dhe kemi ndikim nga standardet dhe nga mënyra e të sjellurit e cila është veçori e grupit të cilit i takojmë.

Në të njëjtën kohë, ne nuk duhet të harrojmë se çdo herë që ne njoftohemi apo kemi kontakt me ndonjë person tjetër, ata janë anëtarë të grupeve të ndryshme, njëkohësisht janë nën ndikimin e atij grupi si në sjelljet, qëndrimet dhe pikëpamjet.
Njerëzit të cilët e ndërtojnë një grup, si për shembull, një grup muzikor apo një ekip pune, gjithashtu ndikojnë në njërin tjetrin duke ndarë të njëjtat interesa ose qëllime.
Në përgjithësi grupi përkufizohet si: ‘’Dy apo më shumë persona të cilët bashkëveprojnë me njëri tjetrin duke ndarë të njëjtat interesa ose qëllime’’.

Për Ribashkim bashkohu me ekipe tjera që kanë qëllimin tënd. Vet nuk mund të bësh asgjë po nuk gjete njerëz tjerë.

Kur e kuptojmë, se NE jemi ata që i japim botës kuptim, ne fuqizohemi në ndryshimin e botës sonë. Sipas shkencës së fizikës objektet udhëtojnë përmes sistemit të rrugës me rezistencë më të dobët. Sikurse uji në lumin Shkumbin, edhe energjia jonë rrjedh në rrugën më të dobët. Fillojmë me rezistencën më të dobët apo aktivitetet që kërkojnë më pak energji siç janë: arti, sporti, dhe kultura në nivel kombëtar e jo shtetëror.

Komunikimi
Çfarëdo bashkëveprimi mes qenieve njerëzore, çfarëdo zhvillim i marrëdhënieve shoqërore dhe çdo mënyrë e bashkëjetesës bazohet në komunikim. Pra me shprehjen komunikim nënkuptojmë çfarëdo këmbim të informatave, shprehjen e mendimit, marrëveshjeve, mosmarrëveshjeve, apo edhe ndjenjat. Komunikimi ndërton një rrjet që i mban grupet së bashku dhe lidh kulturat. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, ky është një mjet për tejkalimin e dallimeve.

Motivi
Për të shkuar drejt qëllimit njerëzve u duhen shtytjet apo siç njihen me emrin motivet.
Njerëzit në jetë motivohen nga gjërat që ata i duan, e jo nga gjërat që të tjerët i duan. Nëse doni që njeriu të ndryshoj, duhet të bësh përpjekje t’i tregosh se ai do të përfitoj, e jo vetëm ju.

Për Ribashkim motivi jonë është një Shqipëri e përparuar, sepse të gjithë ne do të fitojmë.
Ushqeni mendjen se paku me 15 minuta lexim me jetën e atdhetarëve tanë apo muzikë atdhetare. Kjo na motivon. E motivimi nuk zgjat shumë, ashtu si pastërtia trupore andaj rekomandohet për çdo ditë. Kur jemi të motivuar, NE nuk kërkojmë leje nga bota pasi që kënaqësia vjen nga brendia.
Në rrugëtimin tonë do të kemi lodhje, rraskapitje, kjo është krejt normale, por me rëndësi është që të MOS NDËRPRESIM punën tonë. Të gjejmë motivin në rilindësit tanë, në Skënderbeun e Adem Jasharin, veprimtarë tjerë e personalitete botërore.

Është mirë të respektojmë rilindësit, atdhetarët e dëshmuar. Të mësojmë, studiojmë dhe vrojtojmë ata, por mos t’i ADHUROJM, të besojmë se mund t’i tejkalojmë dhe të bëjmë më shumë se ta.

Mendësia
Për të arritur diçka njerëzit duhet të dinë se si të mendojnë drejt. Duhet të largohemi nga mendësia e padobishme se s’ka gjë nga Ribashkimi. Heqja dorë nga Ribashkimi paraqet mendësinë më të keqe. Mendësia e dobishme është se Ribashkimi jep fryte. Ne na duhet një remont i përgjithshëm mendor. Nëse duam që të jemi të suksesshëm në këtë botë, së pari duhet të kujdesemi për riformatimin e mendësisë tonë. Mendësi që:

 Beson në vete;
 Merr përgjegjësinë për veprime;
 Nuk kërkon miratimin e të tjerëve;
 Nuk brengoset “çfarë po thotë bota”.

I vetmi person që mund të bëjë diçka me mendësinë (programimin) tonë që po flasim je TI. Ne shpesh dëgjojmë kur na thonë se: ‘’Po e presim sinjalin nga Evropa’’. Mos pritni që dikush nga bota do t’ju marr në telefon dhe t’ju thotë : “ E dini zotëri ne ishim duke menduar për ju shqiptarët dhe për të dal nga kjo gjendje, ju duhet të bëni këtë dhe këtë, pasi që ne duam t’ ju ndihmojmë’’. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Nëse duam sukses duhet ta bëjmë të tërën vet. Duhet vet me sytë tanë të shohim se çfarë po ndodh në botën reale. Tjetri na thotë:’’Nuk janë pjekë rrethanat’’. Rrethanat janë gjithnjë neutrale, është mendja jonë ajo që i bënë rrethanat të volitshme dhe pavolitshme.

Është ajo thënia se: ‘’Nëse vazhdon të bësh atë që ke bërë deri tani, do të fitosh atë që ke fituar’’. Me fjalë të tjera nëse duam rezultat ndryshe, atëherë duhet të bëjmë diçka ndryshe. Ribashkimi nuk është ëndërr, që nesër sapo zgjohesh nga gjumi e sheh të gatshme, por :

 Përpjekje;
 Angazhim;
 Flijim;
 Durim.

Mendja jonë nuk guxon të jetë e kufizuar por:

 gjithnjë e hapur në kërkim të rrugëve dhe mjeteve tjera.


Çelësi është në:
 Respektimin e vetvetes;
 Ndjenjave tona;
 Të flasim atë që e ndiejmë, jo atë që e mendojmë.

Kur flasim me ndjenja të tjerët na afrohen dhe na respektojnë, kur flasim me mendime vetëm se largojmë të tjerët. Atë që e flasim ta themi me VETËBESIM. Vetëbesimi është ndjenjë e sigurisë, ju jeni i vlefshëm për atë se kush jeni.

Vetshkatërrimi i popujve vjen nga të menduarit keq e jo duke i akuzuar të tjerët për shkatërrim. Ne duhet të shkurorëzohemi me mënyrën e vjetër të menduarit dhe të vepruarit. Kur ndryshon mendimet ke ndryshuar realitetin. Idetë e mëdha shpesh kundërshtohen nga mendjet mesatare thoshte - Albert Einstein. Pjesë e mendimeve janë emocionet.

Emocionet
Frika, trimëria, gëzimi, hidhërimi, pasiguria, siguria janë pjesë e botës emotive njerëzore prandaj edhe e shqiptarëve. Natyra e ka mallkuar njeriun se kur diçka nuk shkon sipas parashikimeve tona, ne dëshpërohemi. Mos të presim se:

 Gjërat do të ndryshojnë vetvetiu;
 Dikush do ta bëj për ne.

Me emocionet e tepruara ne mendojmë në mënyrë të gabuar, ku e pengojmë vetën tonë. Nganjëherë duhet të sillemi jo çfarë duam ne, por çfarë do bota.
Se si shokët, miqtë, kolegët, fëmijët, bota sillen me ty, është shpesh se si ti sillesh me veten. Emocionet janë të mira dhe të këqija. Atë që bëni ose ndiheni mirë ose keq. Kur emocionet bëhen shumë të fuqishme, ato kaplojnë mendjen dhe trupin tonë. Pastaj, ju jeni të drejtuar nga fjalët që të tregoni ndjenjat.

Qëndrimi
Si rezultat i ndjenjave në mendjen dhe trupin tonë formohen qëndrimet. Në rastin tonë qëndrimi është: ‘’Ribashkimi kombëtar nuk ka alternativ’’. MJAFTË MË:

 Me të drejtat e njeriut;
 Me multietnicitete (vëllazërim-bashkim);
 Me bashkëpunim rajonal e ndërkombëtar;
 Me integrime euroatlantike.

...NË DËM të çështjes shqiptare. Çështja jonë hyn në sferat e çështjes KOLONIALE dhe pikë.

Mjaftë më me paragjykime se ç’do të na thotë, Evropa apo Lindja, ata kanë popujt dhe interesat e tyre. Prandaj ti, unë, ai e ajo duhet të jemi forca motorike që e DETYRON qeverinë, apo ndonjë Lëvizje, drejt Ribashkimit. 15 minuta ti, ai, ajo duken të vogla për një person, por të mëdha si tërësi. Ti mund të kesh një jetë të mrekullueshme, punë, karrierë, familje, të gjitha, por nëse nuk je i Ribashkuar, NUK KE ASGJË d.m.th. je i pa dinjitet. Je i padinjitet sepse punon për të tjerët e jo për vete. Këtu qëndron thelbi i pakënaqësisë tënde me gjendjen politike të popullit tonë.
E kuptojmë modën, misat, veturat, pushimet, iPhonat, iPhodat, You Tube e Facebook, këto janë pjesë e jetës, por edhe dashuria ndaj atdheut është pjesë e jetës.
Qëndrimin tonë, besimin tonë ne e komunikojmë me fjalë, pyetje, tema, vepra, sjellje dhe gjithçka tjetër që bëni.

Suksesi dhe dështimi
Si rezultat i qëndrimeve kemi suksese ose dështime. Në çdo fushë ekzistojnë tre lloje të njerëzve:

 Njerëzit të cilët në mënyrë instiktive e kuptojnë, se si një sistem punon dhe arrijnë herët sukses në jetë;
 Njerëzit të cilët e mësojnë sistemin përmes gabimeve, dhe arrijnë sukses përmes punës së pandërprerë dhe vendosmërisë;
 Njerëzit që kurrë nuk arrijnë të kuptojnë sistemin, për shkak të mendjemadhësisë dhe paditurisë.

Në dy kategoritë e para njerëzit janë të suksesshëm, në kategorinë e tretë do të vazhdojnë me ngatërrimet dhe prapambeturin e tyre.

E ke kuptuar apo jo, ju sjellni vendime dhe gjykime gjatë tërë ditës bazuar në të kaluarën-jo bazuar në atë se çfarë po ndodhë në të tanishmen, e as se çfarë dëshironi në të ardhmen. Kjo pra është dështimi. Suksesi është të mësuarit nga e kaluara dhe lëvizja në të tashmen, me sy kah e ardhmja. Jepi fund të kaluarës, vlerëso të tashmen dhe dizajno të ardhmen.

Dy janë çështjet e suksesit:

 Mënyra e të menduarit;
 Sjellja me botën.

Që të dyja duhet të kombinohen, pasi që e zmadhojnë njëra tjetrën. Ne nuk kemi pasur sukses politik, pasi që kemi thënë po, kur pritej nga ne të themi jo, dhe kemi thënë jo, kur pritej nga ne, të themi po. Njëra nga të vërtetat më të rëndësishme të suksesit është formula: 10% ide të mira dhe 90% veprim.

Punë e jo fjalë
Nëse dëshirojmë, e nuk veprojmë, mbesim vetëm me dëshirë. Nëse ke:

 Qëllim;
 Dëshiron;
 VEPRON.

Ke ndryshim në drejtim të qëllimit.

Ndryshimi
Kur NE nuk jemi të kënaqur, duam ndryshime. Ndryshimi (pas mendësisë) fillon me fjalë. Janë dy gjëra që ndikojnë në ndryshim politik të shqiptarëve:

 Njëri personal;
 Tjetri politik.

Në rrafshin personal bie, përkufizimi i qëllimit në këtë botë. Çdo person në këtë planet (botë) ka diçka, që është e rrallë për të, por është diçka që shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Kjo diçka është shumë e rëndësishme, pasi që është vlerë përcaktuese, që të dikton çdo gjë që bënë ti, qoftë familja, puna apo diçka tjetër. Kjo ndikon aty ku jeton, cilët janë shokët e tu dhe çfarë bënë ti tërë ditën e lume. Çfarë është kjo gjë e rrallë? Është qëllimi yt në planet. Qëllimi yt është trashigëmia që ti jeton. Është ajo që ti bënë për të tjerët, dhe si të sheh bota. Është gjë që të shtyn, që të bënë të gëzuar, kur je duke e bërë atë, që të bënë të ndihesh i gjallë.

Ajo që është interesante është, se çdo person ka qëllim, por jo të gjithë e dinë se cili është qëllimi i tyre. Përse të pasurit (posedimi) dhe të diturit e qëllimit është i rëndësishëm për lumturin e përgjithshme dhe në veçanti për Ribashkimin?

Duke e ditur qëllimin, ai të jep besim rreth të gjitha vendimeve që i bënë në baza ditore:

 A të kryej këtë punë;
 A të kaloj kohën me këta shokë;
 A të harxhoj parat në këto gjëra apo të tjera.

Qëllimi të përkufizon se kush je, dhe ku po shkon në jetë. Kur e di qëllimin tënd, ngatërrimet nuk mund të ndodhin, sepse gjithçka mund të përmbyllet me një pyetje. A i shërben ky vendim, propozim, punë, veprim, qëllimit tim? Të pasurit dhe të diturit e qëllimit, ju bënë që të ndiheni, se ju po jetoni me qëllim, dhe gjithçka në jetë i shërben atij qëllimi, sado i çuditshëm apo i pazakontë do të duket.

Qëllimi është hapi i parë për lumturin tënde. Pra, cili është qëllimi juaj në jetë? Çfarëdo që është përgjigjja jote, qëllimi është shërbimi që bënë ndaj të tjerëve. Është mënyrë që të tjerët fitojnë nga puna apo përpjekjet tua. Edhe pse në shikim të parë të duket, se qëllimi është vetvetja, nëse mendon më thellë, do të kuptosh se çkado që bënë, të tjerët fitojnë.
Gjatë jetës, kur e ke kuptuar se je i pa vullnetshëm, padisponuar, kjo ka qenë shenj se je duke vepruar në drejtim të kundërt me qëllimin tënd. Kur largohesh nga qëllimi në jetë, ajo të merr energjinë dhe e ndien veten si i humbur. Ne shqiptarët, mos e kemi humbur qëllimin në demokraci e ndoshta po ndihemi si të hutuar e të lodhur?

Në rrafshin politik bie përkufizimi i qëllimit politik.

 A duhet të vazhdojmë me çdo kusht projektin e Evropës së Bashkuar, apo Ribashkimi e pastaj Evropa e Bashkuar?
 A mos po duhet të rishikojmë vlerat tona politike. Të jemi të urtë, t’i kontribuojmë paqes evropiane, qoftë edhe duke qenë të nënshtruar, përbuzur e anashkaluar, apo ndoshta, pak të sillemi ndryshe dhe me vendosmëri për gjëra më të dobishme për ne?
 A kemi nevojë që të sakrifikojmë pak nga interesat personale në emër të përgjithshmes?
 A bënë ne që t’i mbyllim sytë para tekave personale, dhe të jemi më të durueshëm ndaj njëri tjetrit?

NE nuk duhet të kemi dyshim se qëllimi politik për Ribashkim i shërben qindpërqind edhe qëllimit personal. Lidhshmëria jonë rreth një qëllimi të përbashkët na fuqizon. Moslidhshmëria jonë na bënë të humbur, jashtë kontrollit, kur e përmendëm pjesën e qëllimit personal. Kur TI e kupton, se lidhshmëria me të tjerët është për qëllime të tjera, jo si e jotja, atëherë TI e shkëput këtë lidhje, dhe përsëri e merr vetën duke ju kthyer qëllimit tënd.

Një mënyrë që të rrisim suksesin në jetë, është që të fillojmë së kuptuari, se çfarë jemi duke bërë. Kur e kuptojmë, se çfarë jemi duke bërë, dhe rezultatet që pasojnë si mënyrë e të vepruarit, ne mund të ndryshojmë (përmirësohemi).Me rëndësi është të ndryshojmë mënyrën se si mendojmë, duke ndryshuar mënyrën se si sillemi. Pra, sjelljet tona janë tregues se si mendojmë.

Për të pësuar ndryshime ne:

 Duhet të jemi të vullnetshëm që të largohemi nga shprehitë tona;
 Të pushojmë së ankuari se të tjerët na kanë faj.

Derisa NE fajësojmë të tjerët për dështimet tona, ne nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë. Kur të vetëdijesohemi dhe kuptojmë nga thellësia, se cili është shkaku i dobësive tona, atëherë fillojmë procesin e ndryshimit tonë dhe shprehive tona shkatërruese.
Kur ne e njohim më mirë vetën tonë, nuk do të fajësojmë më të tjerët, për të metat tona. Do të kuptojmë se arsyeja, përse nuk kemi ndryshuar më parë është, se nuk kemi dashur.

Zgjidhja e vërtet për ndryshim politik drejt Ribashkimit është :

 Të pasurit e vizion të qartë (çfarë duam);
 Të njohurit e realitetit aktual.

Këto janë themelet e ndryshimit të përhershëm. Kështu NE ndikojmë në rrethanat, në vend se ato, të ndikojnë në ne. Ne nuk mund të arrijmë në cak pa e ditur se ku po shkojmë. Gjithçka ndryshon, kur e kupton, çfarë është duke ndodhur, dhe kur ke një mori mjetesh për të përfunduar punën. Mundësit që ofron bota të thithim si sfungjeri ujin.

Realiteti shqiptar
Realiteti jonë është shprehje e vetëdijes sonë. Besimet tona janë ndërtues të realitetit. Kur besimet tona i shërbejnë ëndrrave tona NE mund të ndërtojmë realitetin e dëshiruar. Me u mundu me e ndryshu realitetin e jashtëm, pa e ndryshuar mendësinë, është sikur kur e ndryshon filmin në brendësi të projektorit.

Ne mund të zgjedhim çfarë të besojmë. Asgjë nuk ndryshon derisa nuk VEPRON. Me veprim i japim formën fizike asaj që e besojmë. Jeta realizohet nga brendësia, dhe nga jashtë. Ne i kemi gjitha burimet që ëndrrat tona t’i bëjmë realitet. Besimet, ndjenjat, vendimet dhe qëndrimet tona e formojnë dhe diktojnë përvojën tonë. Kur ne ndryshojmë, ndryshon edhe bota rreth nesh, ajo nuk mund të mos ndryshoj. Kur ne marrim përgjegjësi për jetën tonë, jemi më shumë në gjendje ta ndryshojmë atë. Përgjegjësia sjell lirin dhe fuqizimin.

Vendimet që sjellim kanë peshë, ato na shpien para ose prapa. Ambienti përcakton se kush jemi ne, dhe kah të shkojmë. Ekzistojnë gjëra të thjeshta që ne mund të bëjmë, ato nuk marrin kohë apo para, ato marrin vetëm ndryshimin e qëndrimit.

Mbi 95% të njerëzve nuk kanë qëllim në jetë. Ju keni shabllonet, shprehitë, strategjitë dhe programet për gjithçka që bëni. Disa nga këto ju shërbejnë ju e disa jo, duke ju çuar në rezultate të padëshiruara. Kur njeriu krijon pasion dhe këmbëngulësi drejt qëllimit, jo shumë ngjarje në botë, atë mund ta ndalojnë nga arritja. Fituesi i çmimit Nobel George Bernard Shaw kishte thënë : ‘’Ata që nuk mund të ndryshojnë mendjen e tyre nuk mund të ndryshojnë asgjë’’.

Kur dikush shpreh zemërim, ai ka nevojë, gjendja e tyre emocionale kërkon përmbushjen e nevojës. Shtëpia jote, të folurit, të vepruarit, librat, gazetat, DVD-ët dhe fotot tregojnë për natyrën tënde. Mbani mend se realiteti shpreh imagjinatën. Nëse jetoni vetë tregon pavarësinë financiare.

Për të ndryshuar realiteti, ai fillon nga mendja jonë, mendimet krijojnë imagjinatën apo siç themi ne shqiptarët ëndrrat. Dhe nuk ka asgjë të keqe kur njeriu ëndërron, pasi që ne shqiptarët i kuptojmë ëndërrimet apo imagjinatën si diçka të keqe. Keni dëgjuar shpesh atë fjalinë:’’Filani ëndrra po sheh apo mos u ha me ëndrra’’. Për të ndryshuar realiteti për ne shqiptarët duhet që ëndrrave t’ia shtojmë vetëm punën. Prandaj, jeni të lirë të ëndërroni për Ribashkimin, por që të ndodh ai, duhet që të punojmë apo angazhohemi.

Ribashkimi është proces, e jo ngjarje me paraqitjen e një individi apo ushtrie çlirimtare. Ai mund të jetë i fuqishëm apo i dobët, ku rol kryesor luan paria (udhëheqësia). Realiteti është se të gjithë ne kemi mundësi, që ta bëjmë Ribashkimin, por së pari, kjo ka të bëjë me:

 Të mësuarit si të mendojmë;
 Çfarë të bëjmë;
 Si ta bëjmë.

Për të arritur këtë, ne na duhen ca shkathtësi dhe të kuptuarit se si shkon dinamika e të bërit shtet. Shkathtësitë e reja marrin kohë. Mos u shkurajoni. Keni mësuar gjëra të reja që nga dita e parë në këtë jetë. Kur ke qenë foshnje, të ka marr javë të tëra për me u mësuar me ec, por ishe plotësisht i vendosur. Në të vërtet ke qene aq i përqendruar, sa që ia dole. Po të njëjtën gjë ke bërë deri më tani në jetë.

Është me rëndësi të kuptojmë se realiteti jonë është krijuar nga ne. Ne nuk kemi nevojë të ndryshojmë të bëhemi dikush tjetër (otoman, arab, evropian, amerikan), NE vetëm kemi nevojë të përmirësohemi, në atë se çfarë punon dhe çfarë nuk punon. Në gjërat që jemi të mirë nuk duhet ndaluar. Të bëjmë çfarë punon dhe të ndërpresim atë që nuk punon. Në çështjen tonë nuk ka formulë universale, por duhet t’ia përshtatim rrethanave tona, pasi që çdo gjendje është e ndryshme në bazë të veçorive të saja.

Për të ndryshuar realitetin tonë duhet t’i ndjekim këto hapa:

 Të dimë se çfarë nuk punon (s’ka vlerë);
 Të dimë se çfarë punon (ka vlerë);
 Ndalojmë së bëri atë që nuk punon (s’funksionon, s’ka vlerë);
 Bëjmë atë që punon. (funksionon, ka vlerë)

Të mos presim se gjërat do të ndryshojnë vetvetiu, por bëje që të ndryshojnë. Mos ta mashtrojmë veten, e vërteta është si injeksioni nga mjeku, do të dhemb për ca sekonda, por i bënë dobi shëndetit. Nëse pak është mirë, më shumë duhet të jetë edhe më mirë. Nëse nuk i dimë rregullat e lojës e bënë të vështir apo të pamundur fitoren.

Nuk kemi çfarë humbmi përveç përsëritjes së gabimeve. Jeta është e tillë si është e jo si e duam ne. Ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë ndryshime në jetën tonë politike, ngase nuk po e pranojmë një fakt të vogël, se jemi NE dhe vetëm NE, që kemi fuqinë e të ndryshuarit të gjërave.

A keni pyetur veten, se përse keni ëndrrat dhe dëshirat? A i keni ato vetëm të mundoni veten? Jo. Ato ekzistojnë për të vepruar. Nëse nuk i jetojmë ato, jeta jonë do të jetë e mjerueshme dhe dëshpëruese. Kur të jetojmë ëndrrat dhe dëshirat tona (Ribashkimin), përfundimisht do të përjetojmë gëzimin dhe lumturin që kemi kërkuar.

Asgjë nuk ndodhë rastësish ose aksidentalisht në këtë botë. Nëse do të dish, në çfarë je përqendruar, duhet vetëm të shikosh, se çfarë po ndodhë në jetën tënde. Thjesht, shiko çfarë ke arrit në jetë. Në botë projektet që japin rezultate financohen, e përse ne shqiptarët të mos financojmë projektin tonë (Ribashkimin) kur e dimë rezultatin?

VETËDIJA se çfarë do e lejon mendjen të ndërtoj procese që manifestojnë zgjidhje të dëshiruar. Piktorët janë model i mirë për t’i ndjekur, pasi që ata krijojnë zgjidhje dhe dinë rezultatin përfundimtar. Piktori e vëzhgon tabelën i gatshëm për të filluar pikturimin. Nëse ai do të pikturonte pa vizion (qëllim) përfundimtar, ai nuk do të dinte se kur piktura do të përfundoj. Ai do të ndihej i paplotësuar dhe i pamotivuar gjatë pikturimit, sepse ai reagon në çastin e tanishëm të pikturimit. Por, nëse ai di se çfarë do, ai do të pikturoj që të arrij vizionin e tij. Ai do të bëjë një pikturë që plotëson dëshirën e tij, dhe ai e di se kur piktura e tij do të përfundoj. Ai nuk kërkon miratim të jashtëm për pikturën e tij, sepse kënaqësia vjen nga brendësia, duke e ditur se piktura plotëson vizionin.

Në botë nuk ekziston mekanizëm i cili na thotë ne shqiptarëve: ’’ Hej zgjohuni ore se shumë të prapambetur keni mbetur’’. Të kuptojmë, se realiteti jonë është ai që ne kemi krijuar. Një mënyrë për të krijuar realitetin, është që të imagjinojmë për të. Ajnshtani ka thënë: ” Imagjinata është më e rëndësishme se dija”, e që nënkupton se mendja jonë më shumë ka prirje kah imagjinata se realiteti. Ne si qenie njerëzore mund të jetojmë çdo jetë që duam, nëse vendosim, se si duam që të duket jeta jonë, dhe i kushtojmë vëmendje të plot, atë jetë e bëjmë realitet.

Të përdorim imagjinatën për të krijuar realitetin (Ribashkimin) që duam të jetojmë, dhe pastaj të fillojmë të jetojmë në të. Askush nuk do të na thërras dhe thotë: ”Unë po ju jap leje që të jetoni jetën siç doni ju, merreni pra’’.

Gjëja e parë që ne duhet të dimë ka të bëj me, çfarë është e dobishme dhe çfarë e padobishme. Ne nuk e pranojmë, se me sjelljet tona vetëm e ndihmojmë kolonizimin tonë. Nganjëherë, rrethi ku jetojmë na ka mësuar disa qasje (mendime) ndaj situatave në mënyrë të gabuar p.sh. bëje këtë e mos bë atë d.m.th gjëra krejtësisht të padobishme për përfundimin e një pune apo arritje të cakut. Disa gjëra janë të gabuara më shumë nga mendësia jonë, se sa nga realiteti. Nëse mendojmë keq, si mund të presim se diçka mirë mund të na ndodhë? Mendimet na bëhen gjëra. Gjërat pasqyrohen në realitetin tonë.

Ardhmja
Nëse ju mendoni çfarë jeni duke menduar, ju do të bëni çfarë jeni duke bërë, dhe ju do të merreni atë që jeni duke marr. Çfarë jeni duke përjetuar tani dhe në të ardhmen është prodhim i mendimeve të mëparshme. E ardhmja juaj është përcaktuar nga mendimet e juaja në këtë çast. Nëse NE duam të ndryshojmë të ardhmen tonë, JU duhet të ndryshoni, çfarë jeni duke menduar në këtë çast. Mendimet e këqija, kurrë nuk japin rezultate të mira, dhe mendimet e mira, kurrë nuk japin rezultate të këqija. Pra, çfarë mendojmë sot e tillë do të jetë e ardhmja jonë.
Procesi i të menduarit përfshin nënvetëdijen dhe vetëdijen. Nënvetëdija është mekanizëm i mbijetesës. E çfarë është vetëdija? Zhvillim, përparim, dinjitet, mirëqenie, përmes planifikimit.

Ne dështojmë të përmirësohemi, sepse:

 Kemi frikë nga ndryshimi;
 Kërkojmë rezultate të menjëhershme;
 Shpejt heqim dorë;
 Bëjmë përpjekje në vend se të veprojmë;
 Përqendrohemi në çfarë në vend të përse .

Vendos çfarë do dhe dëshiro. Pastaj vepro. Ekziston vetëm një mënyrë për të dështuar, e ajo është NDËRPRERJA. Nëse kanë pasur sukses të tjerët, përse edhe ne të mos kemi sukses? Rrethanat janë të ndryshme, por problemi i njëjtë. Mate përparimin prej nga ja fillon. Gjithmonë, përqendrohu në atë, se çfarë duhet të bësh tani, harro rezultatet e se ardhmes.
As suksesi e as dështimi nuk ndodhin rastësisht. Supozimet e njerëzve që dështojnë janë, se diçka apo dikush nga jashtë, është përgjegjës për rrethanat e tyre aktuale.

Luan apo viktimë?
Tema e Ribashkimit i kushtohet të gjithë shqiptarëve. Qëllimi është që të na zgjoj dhe të na kujtoj, se është koha e fundit që të vendosim kontrollin mbi të ardhmen tonë. Duket se shqiptari/ja i sodit, si ai i djeshmi, po refuzon marrjen e përgjegjësisë për çështjen e tyre madhore. Jemi të gatshëm që fajin t’ia hedhim fuqive mbinatyrore, fatit dhe mistikës. Do të rrokullisim çdo gur, do të ndriçojmë çdo kënd të errësuar vetëm e vetëm të gjejmë fajtorin për gjendjen tonë. Kemi mendësinë e viktimës, sikur se të jemi një viktimë e pafat e ngjarjeve të dhimbshme, një fushë e përshtatshme për çdo qenie qëllimkeqe e cila ndodhet pranë neve.
Viktimë e rrethanave? Kjo është gabim! Kur është në pyetje çështja madhore, mundet shumë për t’u bërë, për të caktuar të ardhmen tonë dhe duhet të kujdesimi sa më parë. Të zgjohemi dhe të marrin përgjegjësin për veten tonë sa më parë.

Të aktivizojmë ambientin tonë dhe popullin në tërësi. Kjo nënkupton, të jemi aktiv në ngritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë, të mësojmë, të kemi ëndrra, qëllime dhe plane për përmbushjen e mirëqenies, e me këtë edhe mbajtjen e jetës cilësore, e cila jetësohet vetëm me Ribashkim. Mos harro, TI dhe vetëm TI, gjithçka varet, nga TI!

KAPITULLI I DYTË

Populli Shqiptar (Shoqëria)

Çdo ditë pësojmë ndryshime si popull, por kurrë nuk pjekemi politikisht. Një nga cilësitë për të cilën na vlerësojnë të huajt është pjekuria jonë politike. Prandaj, si popull të mos krijojmë gjëra magjike nga asgjë, por të fillojmë zbatimin e asaj që besojmë (Ribashkimin). Zbatimi sjell gjëra magjike.

Politika jonë 22 vjeçare na ka programuar, se fati jonë është në duart e të tjerëve e që po tregohet deri më sot, si mendësi e gabuar. Kjo politik e gabuar duhet të përmirësohet e që do të thotë se duhet të përqendrohemi në veten tonë.

Ne duhet të mendojmë vetëm për vete dhe atë:

 Çfarë jemi duke bërë;
 Ku po shkojmë.

Përse gjithnjë ankohemi? Verës na vjen shumë nxehtë e dimrit shumë ftohtë, vjeshta është e ndryshueshme e në pranverë shpesh bie shi. Përse shpesh sillemi sikurse gota është gjysmë e zbrazët, e jo gjysmë e mbushur? Duhet të jemi shoqëri e përparimit sikurse mbarë njerëzimi. Njerëzimi vetit i krijon sfida për të zgjidhur çështjet që nuk i përgjigjen. Nga këto sfida kemi sot ombrellën, nxehjet qendrore, pajisjet klimatike, por edhe shtetet e reja. Njerëzit zgjidhin problemet dhe sapo zgjidhin një, fillojnë të nevrikosen, për shkak të dytit. Nëse nuk i gjejnë i sajojnë. Përmes sfidave njerëzimi ngritët në një nivel më të lart.

Si popull në realizimin e qëllimit tonë, e që do të na ngritë në nivel më të lart, duhet të kemi parasysh dy gjëra:

 Vetën tonë;
 Botën.

Mënyra se si i rrekemi çdo gjëje që e hasim, a është kjo gjendja stresuese apo ndonjë aksident i vogël automobilistik tregon mjaft, se kush jemi ne dhe si sillemi në fusha tjera të jetës sonë. A jemi të qetë, kokëftohet, a i analizojmë gjërat, a i kuptojmë dhe pastaj veprojmë, apo vetëm ja fusim kot?

Veprimet e shpeshtuara vetëm se e fuqizojnë njëra tjetrën drejt qëllimit. T’i bëjmë një mirësi vetit, të ndalemi së vepruari si fëmijë dhe të bëjmë diçka për gjendjen tonë.

 Çfarë kanë popujt e përparuar më shumë se ne?
 Çfarë kanë ata që nuk kemi ne?
 Çfarë duhet të bëjmë që të bëhemi si ata?
 Përse ata ia dinë vlerën shtetit më shumë se ne?

VETËDIJESIMI se çfarë duam është hapi i parë drejt suksesit. Gjëja e parë për t’ iu shmangur paqartësive dhe të panjohurave, është me qenë në gjendje që të flasim në mënyrë të hapur mendimet dhe ndjenjat tona. Nëse ne nuk dimë se ku po shkojmë si mund ta dinë të tjerët?

Nëse ne komunikojmë me fqinjë dhe bashkësinë ndërkombëtare në formë të supozimeve, lutjeve, bindjeve se ne kemi të drejt për diçka, ata kurrë nuk do të na respektojnë. Ne mund të marrim atë që na takon në një kohë të shkurt nëse flasim qartë. Duke e pasur të qartë se çfarë duam, do të ndihmojmë mendjen tonë që të na çoj në drejtime të duhura, duke gjetur njerëz dhe miq të duhur.
Është në rregull që t’i komunikosh botës se çfarë do, në të vërtet kjo është domosdoshmëri. Është në rregull që t’i thuash botës se vendimet e saj janë në kundërshtim me atë se çfarë do. Komunikimi është i dyanshëm. Komunikimi ekziston për të pajtuar dallimet.

Çfarë themi nuk ka rëndësi në krahasim me atë se si e themi (VENDOSMËRI). Ju kurrë mos dyshoni se një grup i vogël i përkushtuar i njerëzve, mund të ndryshoj botën. Ne nuk duhet të presim që 100% e shqiptarëve të binden për Ribashkim, por të fillojmë me ata që i kemi, kurse të tjerët nuk kanë ku shkojnë, do të na bashkëngjiten, kur të shohin vendosmërinë tonë.

Nëse nuk dimë çfarë duam ulim gjasat e marrjes çfarë duam. Caktimi i qëllimeve e vë mendjen në lëvizje për të arritur ato. Kur zemra dhe mendja rreshtohen bashkë për qëllim, nuk ka forcë që mund t’i pengoj drejt qëllimit.
Pika fillestare e çdo të arriture është DËSHIRA. ‘’Gjithçka mund të kesh nëse e dëshiron mjaft keq’’ - thoshte Lincoln. Kur e di se çfarë do, dhe e do mjaft keq, do të gjesh rrugë që ta kesh. Asgjë e mrekullueshme nuk është arritur pa ENTUZIAZËM. Kur veprojmë kështu, ne kontrollojmë proceset, e jo ato ne.
Kemi mendime të kufizuara për shkak të njohurive të kufizuara. Çështja jonë na duket se është problem, edhe pse ajo nuk është problemi. Në të vërtet problemi jemi ne.

Faza e parë e zgjidhjes së problemit është VETËDIJA se problemi ekziston. Nëse nuk e di, se cili është problemi, si do të zgjidhesh atë? Popujt e dështuar, të prapambetur nuk dinë për problemin e vërtet ose ata refuzojnë të pranojnë se ekziston. Nga kjo rezultojnë dy grupe:

 Nuk janë të vetëdijshëm aspak për problemin (populli me hallet dhe brengat e tij);
 Të vetëdijshëm për problemin, por nuk janë të sigurt se çfarë të bëjnë me të (politikanët e keqpërdorin, intelektualët heshtin).

Në botën reale heshtja është cilësi e të dobëtit. Një pjesë e popullatës kurrë nuk do ta kuptojnë problemin. Këta janë njerëz që kanë zgjedhur injorimin e realitetit dhe jetojnë në botën e tyre, ku ata janë të ngatërruar dhe të pakënaqur, pasi që nuk marrin atë që sipas tyre ata kanë të drejt. Herët a vonë realiteti do të godas këtë pjesë të popullatës dhe kjo do të dhemb. Po të ishin më të vëmendshëm ata do të duhej të zgjoheshin, të njohin problemin dhe të bëjnë diçka rreth tij. Por, nëse vërtet janë aq të pavëmendshëm, ata do të rrinë në botën e tyre të imagjinuar dhe realiteti do t’i godas shpesh herë.

Populli nuk sheh, por intelektualet (dijetarët) duhet të shohin gjithçka që ndodh. Gjendja nuk ndryshon nga vetvetja, ne duhet ta ndryshojmë atë. VETËDIJA se duhet të bëhet Ribashkimi paraqet gjysmën e punës së kryer.

KAPITULLI I TRETË

Fqinjët

Ne të paorganizuar, të paorientuar, të dobësuar i bëmë fqinjët tanë më të fuqishëm. Çelësi që të ndjejmë më pak zili ndaj të tjerëve është, që të jemi të sinqertë me të metat tona dhe të marrim përgjegjësin për jetën tonë që t’i sjellim gjërat në binarë. Ne, fqinjët dhe bashkësinë ndërkombëtare nuk mund t’i ndryshojmë, madje as që na takon neve kjo punë, por atë që mund të ndryshojmë është vetja jonë. Sa më shumë që mundohemi t’i ndryshojmë këto dyja, aq më të palumtur do të jemi ne. Ose do të krijojmë realitetin tonë dhe jetojmë në të, ose do të jemi viktimë e përhershme e fqinjëve.

Përse fqinjët tanë janë më të fuqishëm se ne?

 Mos janë ata më me fat se ne?
 Mos janë më të arsimuar se ne?
 Mos janë më të mençur se ne?
 Mos ata thithin ajër tjetër se ne?
 Mos ata pinë ujë ndryshe se ne?
 Mos ushqehen ndryshe se ne?
 Mos kanë diçka më shumë se ne?
 A dinë diçka ata që nuk dimë ne?
 Me çfarë ata po e bëjnë botën për vete?
 Përse gjithçka për ne më vështirë e për fqinjët tanë më lehtë?

Nuk ka popuj me fat dhe pa fat, ka të organizuar dhe paorganizuar. A e dini se, edhe pse nuk është shkencë e saktë, por popujt e zhvilluar mendojnë njëjtë, kurse popujt e pazhvilluar mendojnë krejt ndryshe, dhe mënyra e tillë e të menduarit i përcakton veprimet, e si pasoj edhe rezultatet.

A mundemi ne të kontrollojmë të ardhmen apo ajo të na kontrolloj ne? Rreziku është pjesë e jetës, pjesë e suksesit. Çdo veprim që e bëjmë do të has në reagim nga fqinjët. Reagimi dhe kundëreagimi është ligj i përgjithshëm i natyrës. Vendosmëria jonë e thyen vendosmërinë e fqinjëve. Kur armikut i japim alternativ si për shembull rrugën nga duhet me ik ata nuk luftojnë me zemër.

Ne flasim keq për fqinjët tanë por duhet vënë në pah edhe cilësitë e tyre. Janë popuj të cilët shpejt vijnë në vete pas ndonjë katastrofe; kanë diplomaci të shpejt dhe dinake; luftojnë kundër qeverive të tyre (demonstrata e protesta të përditshme); kanë përvojë politike më të pasur se ne.

KAPITULLI I KATËRT

Fuqitë e Mëdha (Bashkësia Ndërkombëtare)

Ekzistojnë dy lloje themelore të jetuarit politik në këtë botë.

E Para: Ne mund të jetojmë jetën tonë me parashikimet, se bota do të na jap atë, që ne e duam, sepse ne jemi shqiptarë dhe ajo na do si të tillë, dhe e Dyta: Ne mund të jetojmë jetën tonë duke e kuptuar, se ne kemi fuqi të krijojmë atë që e dëshirojmë-duke u rreshtuar me botën.

Zgjedhja është e jona. Nëse presim se dikush nga bota vjen dhe na zgjon për atë që na takon, kot presim dhe me duket se si gjatë jemi duke pritur. Nëse ne e duam Ribashkimin kombëtar, do t’i lëmë anash të gjitha pengesat me qëllim që të jemi së bashku me objektin e dëshirës sonë.

Është pjesë e natyrës njerëzore që të përjetuarit dhe shikuarit e gjërave të përditshme nuk tërheqin vëmendjen tonë. Veprimi jonë politik i njëjtë nuk tërheq vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Por, kur bënë diçka të papritur dhe të pa zakontë ke vëmendjen e të gjithëve. Të vepruarit tonë politikë ndryshe tërheq vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Kur ne luajmë lojën tonë e jo të tyren ne dallohemi, shquhemi.

Të largohemi nga mendësia, çfarë mendon bashkësia ndërkombëtare. Nëse bazohemi në atë se çfarë mendon bashkësia ndërkombëtare, atëherë nuk duhet të veprojmë aspak. Ajo i çmon vetëm popujt që janë të vendosur, të pavarur dhe që nuk ndikohen nga mendimet e të tjerëve.

Përse ne të rrezikojmë diçka duke menduar se çfarë mendojnë ata për ne. Në çastin kur ne nuk mërzitemi se çfarë mendojnë të tjerët për ne, atëherë ne mund të korrim suksese.

 Bota nuk i çmon popujt e dobët, duke menduar se çfarë mendojnë të tjerët për të;
 Botës nuk i interesojnë popujt që e dorëzojnë fuqinë;
 Botës nuk i interesojnë popujt që nuk marrin atë që atyre u takon nga jeta.

Kur ne udhëheqim krijohet simpatia në botë. Nëse ne ndjekim bashkësinë ndërkombëtare, rregullat e saj, cila është dobia jonë?

Bota është në gjendje, me kilometra të ndiej rolin e viktimës që luajnë shqiptarët dhe kjo nuk e brengos atë. Standardet e tyre janë në rregull. Problemi nuk janë ata, por ne. Duhet vetit t’i bëjmë një lehtësi që të ndalemi së sjelluri pandërgjegjshëm dhe të bëjmë diçka për gjendjen tonë. Bota nuk do të ndryshoj për shkak të shqiptarëve, por ajo lëviz vetëm nëse shqiptarët dinë se si lëviz ajo, apo ata lëvizin. Mos vallë shqiptarët duan të ndryshojnë rregullat ndërkombëtare?

Të shikojmë të tjerët se si kanë krijuar shtetet dhe të mësojmë nga ta. Zakonisht kjo rrugë do të na kursej kohë, mjete. Shumica nga ne rritemi por burra nuk bëhemi dot. Bota e çmon sjelljen burrërore.

Shqiptarët bëjnë shumë gabime me bashkësinë ndërkombëtare e këto janë më të shpeshta:

 Janë shumë të butë, të qetë, e butësia dhe qetësia nuk ngjall respekt;
 Mundohen ta bindin botën që të na do. Si ndihet bota ndaj shqiptarëve është punë e saj, por ajo çfarë mund të bëjmë është se atë duhet ta detyrojmë;
 Kërkojmë nga ajo miratim apo leje, e që në mënyrë direke e nënçmojmë veten në sytë e saj;
 Flasim për të gjitha mundësit në mënyre të hapur, duke mos pasur asnjë fshehtësi;
 Ofrojmë vetëm një mundësi (alternativ) në vend se të kemi më shumë alternativa në arritjen e qëllimit;
 Tërë shpresat i varim tek ajo në vend se te vetja. (nuk kemi politikën tonë përballë saj);
 Nuk dimë se si të kërkojmë ndihmë nga ajo (çfarë lloj ndihme).

Paria jonë na ka programuar se nëse jemi të mirë ndaj botës ata do të na duan ne. Por, dashuria është e parëndësishme në krahasim me respektin. Ne duhet të investojmë në veten tonë dhe të mos jemi pesimist se punët nuk na bëjnë, por të bëjmë diçka që të përmirësohemi. Ne mendojmë se cilësitë siç janë: vendosmëria, guximi, organizimi nuk kanë rëndësi, por pikërisht këto janë në pjesën më të madhe vendimtare në përfitimin e botës dhe të miqve. Ne duhet të shikojmë popujt tjerë se çfarë bënë e pastaj na bëhet më e qartë. Nëse ne udhëheqim me procesin të tjerët na vijnë pas.

Vetëm përse bashkësia ndërkombëtare thotë se nuk do Ribashkim, kjo nuk nënkupton se është kundër Ribashkimit. Ligjet e njeriut, vendimet nuk janë sikurse Ligjet e natyrës apo parimet e saj, uji ka dy atome hidrogjen dhe një atom oksigjen-kjo nuk ndryshon. Dy polet veriu dhe jugu nuk ndryshojnë. Gravitacioni ju tërheq poshtë-kjo nuk ndryshon. Emocionet, mendimet, vendimet, qëndrimet, sjelljet ndryshojnë tërë kohën.
Problemet tjetërsohen nga të kuptuarit dhe reagimi jonë. Sikur organizmat të mos ballafaqoheshin me sfida, nuk do të kishte nevojë për zhvillim. Vështirësitë ju sfidojnë, duke ju detyruar që të zhvilloheni në qenie superiore. Kur njerëzit janë nervoz, të palumtur, shqetësuar, pa zhvilluar, të varfër ata mundohen të plotësojnë ndonjë nevojë. Ne kemi nevojë për Ribashkim sepse duam zhvillim.

Kur i vërejmë gjërat ndryshe , ne sillemi ndryshe. Kjo ndodh automatikisht.
Rregullat i ka vendos bashkësia ndërkombëtare , por a dimë ne të krijojmë rregullat tona?
Ti a po pret që bashkësia ndërkombëtare të merr vendim në OKB dhe të thotë se çfarë po pritni ju shqiptarët?

Kur e ndryshojmë mendimin ndaj botës, do të kuptojmë me lehtë edhe rregullat e lojës politike. Përfitimi i disa perspektivave do të na hap mendjen për mundësit e ndryshme që janë të pranishme në botën reale. Kur ne jemi të sigurt (vetëbesim) bota do të na vërej, automatikisht do të na respektojnë dhe do të duan të jenë me ne.
Propozimi jonë te bashkësia ndërkombëtare për Ribashkim, nënkupton se ajo fillon të mendoj kah t’ia mbaj, ja çetë lapsin. Bota nuk na gjykon nëse ne kemi apo nuk kemi të drejt apo çfarë duam e nuk duam ne, ajo i përgjigjet përpjekjeve tona në bazë të llogarisë së lapsit të vet (interesit).

Ne nëse ndjekim parimet e saja në letër, atëherë jemi gabim sepse ajo vet i shkel parimet që i ka hartuar, mjafton të përcjellim mediat se çfarë ndodhë anekënd botës dhe të shohësh një fakt tjetër jetësor krejt ndryshe. Me bashkësinë ndërkombëtare më mirë është me qenë i keq se sa i mirë. Të qenit i mirë nuk na zgjidh problemet tona. Mos u brengosni se çfarë mendon ajo, vetëm bënë atë çfarë duhet bërë dhe udhëheq. Sendet do të vinë në vend të vet duke bërë gjëra të duhura. Pa pyetur për Ribashkim ne vetëm supozojmë se bota nuk do. Ligji thoshte se kufijtë duhen të ruhen, por çfarë ndodhi, u shkatërrua Rusia, Jugosllavia, dhe po shkatërrohen shumë shtete në botë.

Jo si mendon bashkësia ndërkombëtare, por çfarë mbështet p.sh. faktin e kryer. Duhet të kombinojmë përvojat më të mira nga Lindja, Perëndimi, Veriu, Jugu e çfarë jo tjetër.
Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah idenë e Ribashkimit, çfarë kemi bërë ne që ajo të ndryshoj mendimin? Gjërat, mendimet, interesat gjithnjë janë në lëvizje.
Ne me veprimet tona jemi ata që e largojmë apo ofrojmë bashkësinë ndërkombëtare, dhe një gjë duhet të dimë, ajo në kokë ka interesin e jo sinqeritetin. Është e mrekullueshme kur jep por koha është që të mësohemi të marrim. Sapo të shohin që ne kemi ndryshuar, ata do të na japin dhe përkrahin.

Mos të lodhemi në përpjekjet tona si vetura pa benzinë. Nuk duhet t’ia qëllojmë se çfarë mendon bashkësia ndërkombëtare, pasi që ekziston rruga shumë e qartë e ajo është punë, punë dhe vetëm punë.
A mos jemi ne shqiptarët më të mençur se amerikanet dhe gjermanët? Ata në një shtet e ne në 6. Duke injoruar Ribashkimin gjendja vetëm po na përkeqësohet. Heshtja edhe pse na duket se është e dobishme, vetëm se po e pezmaton plagën edhe më shumë.
Për të ndryshuar gjendjen duhet ta ndryshojmë veten. Integrimi në Evropë nuk nënkupton edhe zgjidhjen e çështjes tonë. Prapë do të dëshpërohemi dhe prapë do të kërkojmë Ribashkim.

Të duash diçka dhe si e ndjek (realizon) atë janë dy gjëra të ndryshme. Mos harroni këtë sepse është shumë e rëndësishme. Sa me të sigurt dhe rehatshëm që e ndiejmë veten, në atë që e kërkojmë, më rehat të tjerët (bashkësia ndërkombëtare) do të ndihen nga ajo çfarë dëgjojnë, dhe ka të ngjarë që të marrim atë çfarë dëshirojmë.

Ne nuk mund të bëjmë të gjithë që të na përkrahin, por së paku mund të detyrojmë ata që të mos na pengojnë. Të qenit i mirë nuk është gjithmonë mirë. Është koha që të ruajmë energjinë, të mësojmë se çfarë shkon dhe çfarë duhet të përmirësojmë, nga ajo që na merr mendja se jemi duke vepruar mirë, e që në të vërtet janë kurthe që na çojnë drejt dështimeve.
Përball bashkësisë ndërkombëtare për ne vlen thënia:’’Duaje mikun me masë, se ndoshta një ditë do të bëhet armiku yt, dhe kur e urren një armik mos e tepro, se ndoshta një ditë do të bëhet miku yt’’.

Vijon...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Besnik Hysa
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 959 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi