Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AMANETI I RIBASHKIMIT (III)
Publikuar më 01 dhjetor, 2012 në orën 11:17 ( ) Besnik Hysa | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E TRETË

Besnik Hysa
1878

Nëntor 2012
Bujanoc
Shqipëri

Ky libër i kushtohet të gjithë atyre që po angazhohen (të gjallëve) dhe janë angazhuar (dëshmorëve, të keqtrajtuarve, të vdekurve) sinqerisht për Ribashkimin Kombëtar të popullit shqiptar me para, pushkë e penë.

KAPITULLI I TETË

Atdheu/Mëmëdheu

Quhet vendi ku kemi lindur dhe ku jetojmë. Shqiptarët duhet ta duan atdheun e vetë dhe të kujdesën për të.

Detyrat ndaj atdheut janë:

 Të respektosh ligjet e atdheut dhe t’i plotësosh obligimet e tua ndaj bashkësisë;
 Të ndihmosh në ngritjen dhe përparimin e atdheut tënd;
 Të mbrosh atdheun kur i kërcënohet rreziku;
 Të mbjellësh dhe të përhapesh dashurin e tij ndër bijtë dhe bijat.

Çdokush duhet të kryej obligimet ndaj tij varësisht nga:

 Statusi;
 Inteligjenca;
 Koha;
 Gjinia;
 Mosha.

Mjetet për ndihmë ndaj atdheut munden me qenë:

 Paraja;
 Pushka;
 Lapsi;
 Protesta;
 Thënia e të vërtetës.

Nëse individi ka mundësi dhe ofron ndihma të lloj-llojshme aq më e lartë vlerësohet vetëdija dhe dashuria e tij ndaj atdheut.

Dashuria ndaj atdheut është instinkt i mbjellur në shpirt i cili e bënë të qetë njeriun kur qëndron në të, dhe mallëngjehet për të, kur është jashtë dhe larg tij. Sado që njeriu të dëshiroj të largohet prej tij, dëshira për kthim mbetet përherë e varur në kujtesën e tij.

Një ditë u takuan dy mërgimtar.
- “Qe sa kohë je larguar nga atdheu?’’ - po e pyet i pari të dytin.
- "Gati 7 vite".
- "Me siguri e paske harruar krejt".
- "Përkundrazi, edhe sikur atdheu të më ketë harruar , unë gjithnjë kam menduar dhe mendoj për të’’- iu përgjigj i dyti.

Obligimet ndaj atdheut përfundojnë vetëm me vdekjen e individit. Deri sa të rroj ai nuk mund të krenohet se ka kryer obligimet ndaj tij. Individi duhet të kujdeset gjithnjë për atdheun si në kohë paqe po ashtu edhe lufte, duke përkrahur forcat përparimtare dhe duke luftuar ndaj atyre kundërvepruese. Dashurin ndaj atdheut e tregojmë kur flasim drejt ndaj proceseve politike dhe personaliteteve, por edhe kur kritikojmë e protestojmë proceset dhe personalitet e dëmshme, që flasin në emër të popullit dhe shtetit.

Edhe atdheu ka obligime ndaj popullit të vetë për të mirë dhe të keq. Ajo tregohet kur shteti reagon në raste të ndryshme për t’i dal në ndihmë pjesëtarëve të saj, sidomos ndaj fatkeqësive individuale ashtu edhe kolektive, brenda vendit e po ashtu edhe jashtë tij. Sikur nëna që qetëson me zërin e saj foshnjën edhe Shqipëria duhet të na qetësoj me veprimet e saja.

Si të ndryshojmë?
Jemi në shekullin XXI gjithçka ka ndryshuar e po ndryshon vetëm ne jo. Nëse duam ekzistencë, zhvillim e përparim edhe ne duhet të ndryshojmë. Nëse dikur diçka ishte e mirë sot është e keqe. Ajo që ishte dikur e keqe sot është e mirë. Kurrsesi të mbushemi mend se në politik nuk ka miqësi, simpati dhe emocione. Çdo kush na ndihmon ose pengon varësisht nga interesi shtetëror.

Për të përparuar duhet të analizojmë dhe studiojmë se:

 Çfarë i mungon shtetit shqiptar?
 Çfarë mundet shteti shqiptar e çfarë shqiptarët?
 Nëse nuk kemi para a mund t’i gjejmë diku?
 Nëse nuk kemi dituri ushtarake a mundemi ta gjejmë anash dhe ku?
 Nëse nuk kemi armatim të përsosur ku mund ta gjejmë?
 Nëse nuk jemi luftëtar përse të mos angazhojmë rrogëtar (mercenar)?
 Nëse i kemi të gjitha, cila është pengesa ? Dembelizmi i pushtetarëve apo interesi i tyre personal?
 A është faji te populli apo udhëheqësia? Të gjejmë problemin dhe të mundohemi ta përmirësojmë.

Për ndryshim e me këtë mendojmë për përparimin tonë i cili mund të arrihet vetëm nëse Ribashkohemi, duhet të merren parasysh disa faktor apo elemente të cilët në mënyrë të kombinuar na lehtësojnë arritjen drejt qëllimit tonë. Ato janë: lufta/ushtria, mërgata, femra, rinia, nacionalizmi, media, diplomacia, propaganda dhe koha. Nga këta faktor duhet të formohen organizma mbipartiak. Kriter kryesor për t’iu bashkuar organizmave mbipartiak duhet të jetë çregjistrimi nga partitë politike apo të mos qenit anëtar e simpatizant i asnjë partie politike ose pavarësia e plot e organizmave mbipartiak nga politika ditore. T’i analizojmë një nga një.

LUFTA/USHTRIA

Njeriu jeton dhe krijon në shoqëri vetëm kur është i lirë. Për këtë arsye është e natyrshme nevoja e njeriut tonë ta mbrojë lirinë e vendit, në të cilin i përkasin vlerat e këtilla shoqërore. Liria dhe pavarësia e vendit janë kushte themelore që të ruhen dhe zhvillohen më tutje fitoret e shoqërisë së tij. Kështu pra, liria e vendit bëhet nevojë dhe pasuri e njeriut. Njeriu në shtetin e tij gëzon shumë të drejta, por ato nuk do të mund t’i realizoj nëse nuk e gëzon të drejtën për mbrojtjen e vendit të vet. Ajo nuk mund t’i merret, sepse është e drejtë e natyrshme dhe e lindur me të.

Kryerja me ndërgjegje e detyrave të mbrojtjes së vendit konsiderohet vepër nderi, ngase me mbrojtjen e vendit mbrohen vlera të larta shoqërore me rëndësi të madhe jetësore: liria, pavarësia, tërësia territoriale e vendit, sistemi shoqëror etj. Populli ynë gjithmonë ua ka ditur për nderë atyre që kanë dhënë jetën për atdhe duke i ngritur përmendore, thur këngë dhe rrëfime të shumta që barten brez pas brezi. Emrat e tyre i mbajnë qytetet, shkollat, rrugët, e institucionet e ndryshme.

Kemi thënë tashmë se liria nuk mund t’i falet askujt. Ajo i përket atij që e meriton. E drejta për të gëzuar lirinë nuk mund të merret me mend pa detyrën që ajo të ruhet dhe të mbrohet. Kur mohohet liria mund të vij deri te lufta. Zhvillimi i suksesshëm i luftës varet gjithnjë më tepër prej aftësisë së njerëzve që marrin pjesë në të. Njerëzit për t’u aftësuar për luftë duhet të përgatiten në kohë paqe.

Vetëdija e popullit tonë është në zgjim e sipër. Ai nuk do dhe as nuk pajtohet me pozitën e vet. Përballë nevojave dhe dëshirave të popullit tonë për barazi kemi fqinjët tanë grabitqar që dëshirojnë të ruajnë pozitën e vet dhe të vazhdojnë me shfrytëzimin e vendit tonë. Ata madje po na kërcënojnë çdo ditë vetëm pse po kërkojmë kushte të barabarta me ta. Këto janë rrënjët e një kundërthënie (konflikti) të thellë, që ekziston në mes vendit tonë dhe fqinjëve tanë, e jo disa të drejta të paarsyeshme që ata thirren ditë për ditë. Lufta për zhvillim të lirë e barabartë të të gjithëve popujve është e domosdoshme, legjitime. Ajo nuk mund të ndalet, derisa të realizohen qëllimet e saja.

Bazë e këtij konflikti është rëndësia që ka vendi ynë në pikëpamje ekonomike, politike dhe ushtarake në marrëdhëniet botërore. Ai është i pasur me pasuri nëntokësore, me vija rrugore, hekurudhore e ujore që bënë lidhjen në mes Perëndimit dhe Lindjes. Edhe pse marrëdhëniet tona me fqinjët gjithmonë kanë pasur karakter paqësor, gjendja e tyre nuk varet vetëm nga sjelljet tona por edhe nga sjelljet e fqinjëve tanë.
Njeriu shqiptar mund të pyes, po përse luftërat po ndodhin edhe në fillim shekullin XXI kur fjala që më shumti dëgjohet është paqja, madje shumë zyrtar evropian na dalin me deklarata, se luftërat kanë marr fund dhe se ato i takojnë historisë, e në anën tjetër kudo në rruzullin tokësor shohim shpërthimin e luftërave të reja? Njeriu e jo vetëm shqiptarët kanë pyetur që moti, detyrohet të pyes edhe sot, e do të pyesë edhe në të ardhmen, përse luftohet dhe përse duhet të priten luftëra edhe në të ardhmen?

Përgjigjja e parë në këtë pyetje mund të jepet vetëm, atëherë kur të mësohet e vërteta se në shoqërinë njerëzore nuk janë eliminuar shkaqet që shkaktojnë konflikte në mes grupeve të mëdha shoqërore, klasave e popujve, respektivisht shteteve. Derisa të ekzistojnë shkaqet e këtyre konflikteve, ato do të shpërthejnë. Vendimi që me anë të luftës të arrihet ndonjë qëllim është vendim politik. Pra, lufta është vazhdim i politikës, por me mjete të tjera, mjete të dhunës. Është fjala për politikë të njëjtë dhe qëllime të njëjta. Ndryshojnë vetëm mjetet, me të cilat zhvillohet politika: në vend të mjeteve të paqes, përdoren mjete të dhunës së armatosur.

Popujt apo shtetet nuk zhvillohen në mënyrë të barabartë,sepse nuk kanë kushte të njëjta për këtë gjë. Disa janë të pasura me lëndë të para e të tjerëve u mungojnë këto lëndë. Disa vende kanë pozitë më të mirë gjeografike e disa jo. Politika e një shteti ndaj shtetit tjetër zhvillohet në bazë të interesave të shtetit përkatës. Shkaqet e vërteta të luftërave gjithmonë janë të fshehura. Edhe fqinjët tanë për të na mbajtur kështu si jemi shpesh thirren në disa të drejta historike e që në të vërtet fshehin shkaqet e vërteta siç janë: pozita gjeografike dhe ekonomike e vendit tonë.

Kur flitet për rrethanat prej të cilave varet se një kundërthënie (konflikt) a do të shndërrohet në luftë ose jo,mendohet në radhë të parë, për gatishmërinë e palëve në konflikt që konfliktin ta zgjidhin pa luftë. Në qoftë se nuk ekziston një gatishmëri e këtillë, çështja e luftës varet prej raportit të përgjithshëm të forcave të palëve në konflikt. Kjo do të thotë se si pengesë e fortë para luftës pushtuese paraqitet aftësia mbrojtëse e vendeve që duan paqen dhe që janë të gatshme të mbrojnë lirinë e tyre.

Çdo pushtues përpiqet me ngulm që ta pengojë me të gjitha mjetet rezistencën e popullsisë në territorin që e ka pushtuar. Secili pushtues ka për qëllim që në territorin e pushtuar të vendos pushtetin e vet dhe të krijoj kushte për një shfrytëzim sa më të plotë të të gjitha të mirave materiale që i posedon një territor i caktuar.

Me atë rast pushtuesi përdor të gjitha mjetet: premtime për mirëqenie; mashtrime të ndryshme; parulla për ‘’çlirimin’’ kombëtar e shoqëror; mbjelljen e urrejtjes fetare e kombëtare; kërcënime, arrestime, vrasje individuale e masive; hapjen e kampeve të përqendrimit dhe ndëshkimeve të tjera shtazarake.

Të gjitha këto masa pushtuesi i zbaton përmes aktiviteteve: ushtarake (kazerma dhe baza të fortifikuara); politike (qeveri satelite nga tradhtarët, parti politike); policore (organet gjyqësore dhe hetuese të tij); ekonomike (plaçkitjen, grumbullimin, tregtinë dhe forma të ndryshme spekulimi).

Një nga aktivitetet më të dëmshme të çdo pushtuesi është ai psikologjiko - propagandistik. Pushtuesi përpiqet t’i shkatërrojë vlerat ekzistuese shoqërore e morale të vendit të sulmuar, të imponoj vlerat e pikëpamjet e tij dhe të vë nën kontrollin e tij kulturën, arsimin, shkencën, mjetet e komunikimit publik dhe institucionet e tjera publike. Ai niset prej pikëpamjes se qëllimi e arsyeton çdo mjet. Për këtë arsye nxiten urrejtja kombëtare e fetare, prostitucioni, narkomania, korrupsioni, spekulimi dhe çdo gjë tjetër, që do të mund të brente dhe zvogëlonte forcën e rezistencës; të krijoj frikë e pasiguri të përgjithshme; dhe të zhduk vullnetin e vendosmërinë e popullit që t’i bëjnë rezistencë me armë dhe me forma të tjera lufte.

Për të kuptuar pozitën ushtarake të vendit tonë në kuadër të Ribashkimit duhet shqyrtuar dy çështje themelore:

 A mund të rrezikohet vendi ynë (a ekziston mundësia e agresionit kundër tij)?
 Çfarë janë forcat e mbrojtjes sonë?

Aktualisht të gjithë e dimë se në vendin tonë kemi ushtritë pushtuese të fqinjëve me tërë potencialin ushtarak të vendosur nëpër kazerma e pika strategjike. E dimë po ashtu se shqiptarët janë i vetmi popull Evropian që është i privuar nga e drejta më elementare njerëzore, për të qenë të aftësuar ushtarakisht. Por, kjo nuk duhet që të na dekurajoj që të përgatitemi për të nesërmen.

Populli ynë për të zmbrapsur çdo agresor duhet që pa ndërprerë dhe me vendosmëri të punoj në aftësimi e tij për mbrojtje të vendit, e ky aftësim duhet të bëhet në kohë paqeje.

 Populli shqiptarë duhet të aftësohet për luftë që nga mosha 16 vjeçare dhe ky aftësim të jetë i organizuar për dy gjinitë, duke filluar nga shkollimi fillor e deri në fakultet me futjen e lëndës ’’Mbrojtja e vendit’’;
 Duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes luftarake dhe forcimit të saj;
 Të demaskohen tradhtarë e vendit dhe planet e tyre;
 Të pengohet përhapja e frikës, pra të forcohet morali luftarak i tërë popullit sepse, sado që i fortë të jetë agresori, ai i shmanget gjithmonë përballjes me tërë popullsinë;
 Të nxitet krijimi i veprave artistike dhe mbajtja e shfaqjeve kulturo-artistike me përmbajtje luftarake, revolucionare e patriotike, të orientuara kah forcimi i moralit luftarak dhe rezistenca e popullsisë;
 Ushtria e shtetit shqiptar të tjetërsohet në Ushtri Kombëtare për 7 milion shqiptar;
 Duhet të kemi sa më shumë aleat nëpër botë, pasi që kjo do t’i detyronte në radhë të parë fqinjët tanë dhe agresorët tjerë që të heqin dorë prej qëllimeve të tyre sulmuese.

Shqiptarët duhen të kenë marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre, me kusht që të respektohet e drejta e jonë për Ribashkim dhe barabarësi, ashtu sikur se ne e respektojmë të drejtën e tyre për shtet.
Nëse aftësimin luftarak të popullit të tyre e bëjnë vendet më të zhvilluara të botës, përse shqiptarët mos të jenë pjesë e kësaj qasje qytetëruese botërore?

MËRGATA
Të gjithë të arriturat politike që ka arritur populli ynë deri më sot, pa dyshim se mund t’i përshkruhen mërgatës shqiptare. Si në të kaluarën por edhe sot proceset politike në vend nuk mund të paramendohen pa të. Ata që duan të anashkalojnë mërgatën apo të mohojnë rolin e saj në të kaluarën e posaçërisht në të ardhmen nuk janë prej shqiptarëve.

Dikur
Për shkak të robërisë vendi ynë ka qenë i pazhvilluar ekonomikisht ashtu që për proceset politike mbështetja kryesore në para ka ardhur nga mërgata. Kur themi para nuk duhet të harrojmë rolin e mërgatës në ndihmë të atdheut edhe me penë e pushkë. Mërgata në të kaluarën është kuptuar dhe keqpërdor vetëm si një vend ku vjelën parat duke shfrytëzuar ndjenjat emocionale të saj për atdheun.

Askush nuk e do me sinqeritet më të madh atdheun se sa mërgimtarët. Por, ajo në të kaluarën në vend se të ishte e bashkuar rreth një qëllimi, ajo ka qenë mjaftë e përçarë në baza ideologjike e lokaliste, jo me fajin e saj, por me fajin e parisë të ndarë nëpër shoqata e klube me karakter lokalist e së voni edhe nëpër parti politike. Kështu, në vend se të shfrytëzohej kjo energji e madhe ajo shfrytëzohej pjesërisht.

Sot
Në procesin e Ribashkimit për të kuptuar më mirë mërgatën tonë duhet të kemi parasysh dy faktor themelor: familjen e mërgimtarit dhe qëllimin politik të mërgatës si tërësi.
Kah fundi i shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI vlerësohet se nga vendlindja u larguan mbi 2 milion shqiptarë për arsye politiko-ekonomike. Struktura e mërgatës sonë sot dukshëm ndryshon nga ajo e kaluara. Për dallim nga e kaluara ata sot në shtetet ku janë, jetojnë me familjet e tyre. Të jetuarit me familje i solli atyre të mira dhe të këqija.

Nga anët e mira mërgimtari/ja në vendin ku jeton pa dyshim se ka gjet kushte të volitshme për zhvillimin dhe përparimin e të gjithë anëtarëve të familjes së tij/saj.
Një dallim cilësor i mërgatës sonë në fillim të këtij shekulli kemi në ngritjen e kapaciteteve intelektuale sidomos të brezit të ri në vendet ku jetojnë. Duke i falënderuar kësaj fëmijët e mërgimtarëve janë integruar plotësisht në shoqëritë ku jetojnë, e disa prej tyre nuk jetojnë më si punëtorë krahu, por jetojnë nga puna intelektuale duke u kualifikuar në profesione të ndryshme.

Përparimi i tyre personal është krenari kombëtare nëse e marrim parasysh se ata janë ambasador të denjët të popullit tonë në shtetet përkatëse. Ata duhet të përsosen çdo ditë me dituri dhe shkathtësi të reja pasi që ato njohuri na duhen për të mirën e përgjithshme.
Çdo mirëqenie ekonomike dhe intelektuale e mërgimtarit është përparim edhe i atdheut.

Në përballjet e shumta që ata gjenden në vendet ku jetojnë problematika kryesore për ta e që paraqet anën e keqe, është (shkrirja) asimilimi i fëmijëve të tyre nga kultura e vendit ku ndodhen duke përfshirë gjuhën dhe traditën shqiptare. Pa dyshim se kjo paraqet pikën më të dhimbshme në jetën e mërgimtarit tonë. Por, me një angazhim konkret në radhë të parë në mes të vetë mërgimtarëve dhe ministrive përkatëse në atdhe mundet që kjo çështje të zbutet e sidomos në kohën e teknologjisë informative apo në kohën e Internetit.

S’do mend se disa nga anëtarët e familjes nuk kanë mundur t’i përballojnë sistemit dhe kulturës së shtetit përkatës, andaj edhe kanë humbur rrugën duke u munduar që t’i hedhin një imazh të keq popullit tonë në botë me veprat e dënuara ligjërisht. Por, pjesëtar të tillë ka në çdo popull, kurse neve na mbetet që të krenohemi me ata shqiptarë që me veprat e tyre fisnike ia zbardhin fytyrën popullit tonë kudo që janë.

Rinia shqiptare si pjesa më vitale e popullit tonë duhet të gjejë mbështetje në filozofin e të jetuarit ndershëm, duke marr shembuj të shumë bashkëmoshatarëve të tyre që po bëjnë emër kudo në botë si dhe në atdhe, në çdo fushë jetësore duke përfshirë sportin, artin dhe arsimin. Ajo duhet të ruhet nga ideologjitë e kota që e çojnë atë në humbje të energjisë dhe që duan t’ia bëjnë të ardhmen ferr duke i shkatërruar ata dhe duke i paraqit shqiptarët si mish i huaj në truallin e Evropës apo SHBA-ve.

Lidhur me çështjen e dytë sferën politike të mërgatës sonë, ajo, edhe sot është e përçarë nëpër parti e shoqata lokaliste. Pas tri luftërave sikur është e përgjumur dhe nuk ka vizion se ka duhet të shkoj, ndoshta nga ndikimi i madh i partive politike të cilat e rrjepën në të kaluarën dhe nuk i dhanë llogari për parat e shpenzuara.

Mërgata nuk ka nevojë që të humbë kohën se cili shqiptarë apo cila parti ka drejt apo nuk ka të drejt me udhëheq popullin shqiptarë. Ajo nuk duhet të organizohet vetëm në shoqata e klube apo diskoteka ku sillen këngëtare apo vetëm organizohen akademi përkujtimore.
Siç thamë ajo sot është më e ngritur intelektualisht, prandaj edhe nuk duhet të lejoj që një gjë e tillë të ndodhë edhe më.

Ajo nga ofrues të parave duhet të ofroj edhe ide. Duhet të ngritë zërin e arsyes për zhvillimet politike në atdhe dhe t’i thotë MJAFTË MË shumë politikanëve. Është koha të bashkohemi e jo të dëshmojmë për të drejtat e dikujt. Dhe mërgatës sonë i duhet një shkas apo arsye që të bashkohet më shumë. Dhe ai shkas duhet të jetë diçka mbipartiake, diçka më shumë se lokalizmi apo partia.

Shkaku i bashkimit dhe forcimit të mërgatës është projekti ynë i ardhshëm i quajtur Ribashkim kombëtar. Mërgata nuk duhet të presë por krijoj Shqipërinë e Ribashkuar. Edhe në të kaluarën mërgata nuk priste nismën e ideve nga atdheu por idetë e saj vërshonin atdheun.

Ndoshta për të qenë më aktive duhet të ndërrohen brezat e vjetër të mërgatës dhe të vijnë ata më të rinj me ide të kristalta për Ribashkimin ku lokalizmi, rajonizimi, fisi nuk mund të shpërfaqen mbi kombëtaren. Kohët e reja kërkojnë energji të re, por rrënjët me të kaluarën nuk duhet të këputen, është fjala për veprimtarët e vjetër. Përvoja dhe këshillat e tyre na duhen, por procesit t’i prijnë ata që kanë më shumë energji. Mërgata si mërgatë duhet të ndihet dhe të veproj në radhë të parë si shqiptar e pastaj si evropeist apo amerikan. Ajo duhet të udhëhiqet nga njerëzit e veprës e jo të fjalës.

Deri sa kjo forcë e madhe e popullit shqiptar nuk shfrytëzohet nga atdheu për shkak të pengesave të shumta administrative, partiake dhe lokaliste, mërgata duhet të riorganizohet për projektin tonë madhor kombëtar duke marr parasysh çështjet në vijim:

 Të shuhen organizimet partiake, lokaliste, rajonale. Nga dëshira për ta ndihmuar atdheun ajo në të vërtet po e pengon përparimin e atdheut përmes politikanëve të caktuar;
 Të mbaj kuvendet e Mërgatës kudo që janë e më pastaj të delegohen nga Evropa, Turqia, ShBA-të në Kuvendin e Përgjithshëm me një kryesi dhe kryetar që flet në emër të tërë mërgatës;
 Të hartoj një deklaratë gjithëpërfshirëse për të drejtën e popullit shqiptar për Ribashkim dhe ajo t’u dërgohet të gjitha shteteve ku ata jetojnë;
 Të organizohen protesta para selisë së Parlamentit Evropian në Bruksel dhe parlamenteve të vendeve përkatëse si dhe OKB-ës në NewYork;
 Të fillojnë me botimin e revistës ‘‘Mërgimtari i Ribashkuar’’;
 Të hartohen programe për kthim për ata që duan dhe që mund të bartin dijen dhe kapitalin e tyre në atdhe;
 Të sillen në atdhe në mënyrë të organizuar për pushime fëmijët e mërgimtarëve për aktivitete kulturore-zbavitëse dhe sportive me qëllim që të mos shkëpusin rrënjët me gjuhën dhe vendin e të parëve;
 Veprimtarët e mërgatës nuk duhet të krenohen me të kaluarën por të tregojnë se çfarë po bëjnë me të tashmen dhe të ardhmen për të mirën e atdheut;
 Mërgata nuk duhet të jetë në shërbim të dy ambasadave dhe dy flamujve por vetëm njërit prej tyre, në këtë rast shtetit dhe flamurit shqiptar;
 Ajo nuk jep vetëm para e angazhim, por ofron edhe ide, të cilat nëse janë në shërbim të Ribashkimit patjetër se duhet të merren parasysh;
 Rinia shqiptare në mërgatë duhet të kujdeset për veprimet e saja dhe të mos bie pre e religjioneve të ndryshme e që duan të paraqesin shqiptarët si element destabilizues për qytetërimin perëndimor, por të ndjekin religjionin tradicional;
 Rinia shqiptare si meshkujt edhe femrat për bashkëshortë të zgjedhin shqiptare/shqiptar e jo të huaj;

Dhe në fund institucionet në atdhe duhet të krijoj kushte administrative dhe lehtësira tjera ligjore që diturit e mërgimtarëve dhe përvojat e tyre të barten në atdhe duke i krijuar kushte për punë të lirë dhe të pavarur.

FEMRA
Historia jo vetëm e një populli por mbarë njerëzimit është vepër e përbashkët e forcave shpirtërore dhe materiale si faktorë lëvizës të përpjekjeve dhe synimeve të njeriut. Sa më shumë që një populli i ka shkuar për dore që të grumbulloj forca të shëndosha shpirtërore dhe materiale për arritjen e qëllimit, gjasat për suksese kanë qenë më të mëdha. Pa dyshim se forcat shpirtërore individuale apo kolektive kanë luajtur rolin kryesor në radhë të parë në krijim e kulturës së përgjithshme të atij populli duke i dhënë vulën e pavdekshmërisë. Njëra nga ato të mira shpirtërore si për njerëzimin dhe popullin paraqet femra, e sidomos kulti i të qenit nënë.

Edhe përkundër dallimit të saj biologjik nga meshkujt, natyrën e ndjeshme, rolin e saj në familje dhe faktorët shoqëror – ekonomik, femra shqiptare gjatë historisë sonë ka luajtur rol të veçantë dhe ka dhënë një kontribut në proceset historike nëpër periudha të ndryshme, qoftë me para, qoftë me laps, qoftë me pushkë.

Në të kaluarën dihet roli i femrës që ka pasur në zhvillimin e popullit. Çfarë ka qenë femra i tillë ka qenë populli. Romakët në majën e fuqisë së tyre e bënë femrën të ç’thurur e ajo ua shkatërroi popullin dhe shtetin. Grekët e çmuan femrën në radhë të parë si nënë dhe si qenie përparimtare. Kënaqeshin si artist me bukurinë e saj dhe krijuan skulpturat më të mira greke.

Kohën në të cilën jemi femra shqiptare gëzon të gjitha të drejtat me meshkujt, dhe me femrat e botës, së paku kështu ekziston në pikëpamje ligjore, prandaj femra shqiptare krahas rolit të saj kryesor të qenit nënë duhet më shumë të kyçet në jetën publike respektivisht politike. Ne kemi edhe sot femra të angazhuara politikisht por ato më shumë shërbejnë si stoli dhe vegël për fitime politike partiake. Ajo nuk duhet vetëm të plotësoj kuotat e kërkuara nga ligjet ndërkombëtare, por edhe të jetë pjesë e vendimmarrjes, pra aty ku flitet për të ardhmen e vendit. Ajo duhet të flas atë që populli po e kërkon në këto çaste.

Koha e kërkon se ajo duhet të jap kontributin e saj madhor në procesin e ardhshëm politik, Ribashkimin kombëtar. Femrat përbëjnë 50% të numrit të përgjithshëm të popullit tonë, prandaj edhe përgjegjësia 50% bie mbi të, për gjendjen aktuale dhe të ardhshme të popullit tonë.

Formësimi i saj politik ka rëndësi të veçantë sepse duke qenë edhe nënë nga ajo varet se si do të edukohen brezat e ardhshëm të popullit tonë. Roli i saj në edukimin e brezave të ri është i padiskutueshëm pasi që do të injektoj në gjakun e fëmijëve të saj tërë atë që disponon, së pari virtytet njerëzore e më pastaj si edukatore politike e fëmijës së saj, që janë ardhmëria e vendit. Femra shqiptare ka një vlerë të paçmueshme në procesin e Ribashkimit, kurse ajo paraqet thesarin e fshehur në këtë proces. Thesar që duhet angazhuar dhe shfrytëzuar. Ky kontribut do t’ia shtoj asaj respektin.

Ribashkimi ndërtohet në disa shtylla e njëra nga to është që femrat të jenë të edukuara dhe edukatore të brezave të ri me procesin e Ribashkimit. Kategoritë e femrave e sidomos rininë femërore ta edukojmë me Ribashkim, pasi që ato nesër bëhen nëna dhe duhet të edukojnë një brez të shëndosh nga i cili varet e ardhmja e përparuar e vendit dhe brez që askush nuk mund të bëj lojëra me ta.

Për të arritur këtë duhet që së pari të edukojmë femrën, sepse diçka që nuk ke, nuk mund ta përcjellësh te të tjerët. Idetë e mëdha e rilindin njeriun. Me idetë e mëdha harrohet fjala Unë dhe kalohet në Ne. Femra shqiptare duhet ta kuptoj këtë ide dhe të jetoj me të. Ajo nuk duhet të jetoj vetëm për familjen, apo të jetoj jetën e femrës së lirë duke e harruar përgjegjësin e saj të shenjtë politike për popullin, vendin e sidomos procesin e Ribashkimit.

Ajo nuk guxon të bëhet rob i pasioneve të saja vetëm për pamjen e jashtme, sepse nuk do të jetë e denjët për të qenë femër shqiptare, dhe të merret me cikërrima, nëse nuk e di nevojën politike të popullit të saj, dhe rolin e saj në ndërtimin e atdheut.

Ajo duhet të jetë aktive dhe të kyçet në çdo pore të jetës pasi që fjala e saj ka rëndësi dhe peshë. Ajo nuk guxon të hesht për vendimet që marrin meshkujt pasi që gabimet e atyre vendimeve asaj po i kushtojnë shumë. Femrat duhet të angazhohen si nga qyteti ashtu edhe fshatrat, pa marr parasysh statusin shoqëror dhe profesionin qoftë nënë, shtëpiake, arsimtare, inxhiniere, mjeke, mësuese etj. Ajo duhet të jetë bartëse e procesit të Ribashkimit duke e çmuar më shumë lirin dhe përparimin e vendit të saj se interesat personale dhe botën pamore.

Ajo duhet të sillet sikurse femrat e kombeve të përparuar sot në botë. Tërë këto të arritura që kanë popujt e përparuar, meritë e posaçme i takon femrave të atyre kombeve. Dhe sot në shekullin XXI kur ajo nuk përballet me ato paragjykimeve që i kishin femrat e mëhershme, nuk angazhohet për të mirën e drejt të popullit të vet, nuk angazhohet për përmirësimin e padrejtësive politike të popullit të saj, nuk angazhohet dhe nuk e ngritë zërin për procesin e pashmangshëm evulotivo-politik të Ribashkimit, mund të themi lirisht se ajo po bënë jo mëkat por një KRIM.

Dikur
Femra shqiptare për shkak të rrethanave historike, prapambeturisë shekullore si pasojë e robërisë nga shumë të huaj, për shkak të paragjykimeve, ajo nuk ka mundur të jap kontributin në proceset historiko-shoqërore, në përmasat që i kanë takuar.

Sot
Ajo sot është e lirë nga çfarëdo paragjykimi, e arsimuar, e lexuar, e shëtitur nëpër botë si asnjë herë më parë, ajo sot mban tituj dhe grada të ndryshme të fituara nëpër universitetet botërore, ajo sot gjendet në ballë të kompanive të ndryshme ekonomike, ajo ndodhet në vendimmarrje, andaj ajo ka përgjegjësi moralo-historike që vendimeve të gabuara politike të bëra nga meshkujt t’u thotë NDAL.

Për të qenë e barbarët me meshkujt ajo nuk duhet të kënaqet vetëm me shifra statistike por duhet vet të jetë bartëse e organizimeve që i sjellin asaj barabarësi reale në jetën praktike. Por, kjo mund të ndodhë vetëm kur shqiptarët meshkujt e femrat angazhohen në procesin e Ribashkimit. Ribashkimi është parakusht themelor për barazinë gjinore të popullit shqiptar.
Femrat duhet të krijojnë organizatat e ndryshme mbipartiake në nivel mbarëkombëtare sipas kategorive të tyre p.sh. Lidhja e vajzave shqiptare, Lidhja e Gruas Shqiptare dhe të përfshijnë femrat e ndryshme pavarësisht statusit dhe profesionit që kanë.

RINIA
Për zhvillim të mirë dhe të suksesshëm është e domosdoshme që rinia jonë që përfshin moshën nga 16 deri 30 vjeç të jetë e shëndosh. Nuk thuhet kot: ‘’Bota i takon të rinjve’’. Populli shqiptar ka shumë arsye që rinia e tij të jetë në shkallë të lartë shpirtërore dhe morale, të jetë rini e popullit.

Ne jetojmë në rrethana shumë të rënda, ku më e rëndësishmja është që t’i përballojmë të gjitha ndikimet shkatërruese që duan të vrasin bindjen e rinisë sonë dhe ta dobësojnë moralisht. Duhet të besojmë në të ardhmen tonë më të mirë dhe nuk guxojmë të dëshpërohemi, e pasi që e ardhmja i takon rinisë ajo nuk guxon të jetë e dëshpëruar dhe painteresuar për fatet e popullit. Dëshpërimi, mosinteresimi nuk munden me qenë themele të të ardhmes. Në këtë gjendje të rëndë, sidomos të varfërisë, kur disa bien në dëshpërim, të tjerët në mosinteresim, dobësohet rezistenca shpirtërore dhe morale e tërë popullit.

Një ndër detyrat kryesore të rinisë shqiptare është që të ngritë vetëdijen për tërësinë e popullin të saj, i cili nuk guxon të ndahet në shtresa apo rajone, të cilët kanë disa interesa të veçanta, e që nuk guxojnë të jenë mbi interesat e popullit. Kur i shohim popujt e zhvilluar dhe përparuar siç janë : gjermanët, francezët, italianet, amerikanët e shohim se ata zgjidhin punët e tyre lokale dhe rajonale, në atë mënyrë që nuk prek mbi interesat e popullit si tërësi. Dhe nëse këta popuj veprojnë në mënyrë të tillë ku tërësisë i jepet përparësi para lokales dhe rajonales, atëherë kjo duhet të vlej edhe për ne shqiptarët.

Edhe të popujt e lartë-përmendur ka ndarje lokale e rajonale, por ata përparësi gjithnjë i kanë dhënë kombëtares. Këtë frymë duhet ta bartë edhe rinia jonë e cila është në moshë ku nuk ekzistojnë dallimet shoqërore, lokale e rajonale, por formon mendësinë kombëtare, e cila nesër kur të udhëheq me vendin do të harmonizoj interesat kombëtare me ato shoqërore, lokale dhe rajonale, gjithnjë duke pasur parasysh interesin e përgjithshëm, pra bashkimin e jo copëtimin.

Detyra e dytë për rininë është që rinia jonë nuk duhet ta teproj me lokalizma si drenicas, dukagjinas, llapjan, shkodran, vlonjat, sepse ndjenja e të qenit shqiptar qëndron mbi këto ndjenja të ngushta lokaliste. Nuk kemi ne nevojë për rini lokaliste, por për rini shqiptare. Rinia duhet të jetë ajo që t’i mposht këto ndjenja të gabuara dhe të bartë identitetin e fuqishëm shqiptar.

Çështje tjetër është se rinia jonë duhet të ketë respekt për veprimtarët, atdhetarët, inteligjencën e saj dhe të përhapë respektin ndaj tyre. Sikurse popujt tjerë edhe populli ynë këto të arritura i ka duke i falënderuar kategorive të sipërcekura. Kuptohet se në mesin e tyre ka edhe hajna, përvetësues të pa moral, por për shkak të atyre ne nuk guxojmë të zvogëlojmë rëndësinë e veprimtarisë së tyre dhe t’u jemi mosmirënjohës . Njerëz të prishtë e pa moral kemi në çdo shtresë të shoqërisë dhe në çdo profesion. Ata e gjejnë veten dhe njihen në mes veti. Por, edhe të ndershmit dhe të sinqertit duhen të gjejnë veten dhe të veprojnë e jo vetëm të ankohen. Rinia shqiptare duhet të përcjell me vëmendje dhe të bëj dallimin në mes të mirëve dhe të këqijve duke ua përmendur emrin, mbiemrin dhe veprën e bërë. Populli ynë thotë: ’’Më ke je i tillë je’’.

E një rëndësie të veçantë për rininë është që të dalloj tonën nga e huaja. Gjithmonë duhet të ketë parasysh vetëdijen kombëtare dhe obligimet. I huaji nuk të kupton dhe jo rastësisht quhet i huaj. Ai shikon interesin e vet, ekonomik, kulturor dhe moral. Andaj të blejmë te të tanët, të bashkohemi me të tanët, bisedojmë me të tanët, këshillohemi me të tanët dhe kështu fuqizohemi kombëtarisht.

Rinia e çdo populli është në rrugë të drejtë vetëm nëse mendon, vepron dhe është bartëse e proceseve kombëtare, duke siguruar se populli në të ardhmen nuk do të mbetet pa forca të shëndosha. Prandaj duhet të jetë e vendosur dhe të kundërshtoj tërë ato ide që vijnë nga të huajt e që dobësojnë vlerat e rinisë, e më atë dobësojnë edhe popullin. Idetë e tilla vijnë nga të katër anët e botës dhe duan që të shkëpusin rininë nga trupi i popullit tonë dhe të përfitojnë për interesat e tyre. Idetë e tilla përveç premtimeve rinisë sonë i ofrojnë prishje, dhunë, sjellje asociale etj. Me një rini të ç’thurur, pamoralshme, pa vetëdije kombëtare populli shqiptarë nuk mundet të ndërtoj asgjë.

Rinia jonë duhet të jetë bartëse e forcës popullore, rendit dhe rregullit, ndershmërisë, nderimit të autoritetit prindëror dhe popullor, disiplinës shoqërore me qëllim që në tërë këtë vorbull të mund të zgjidhen problemet politike, ekonomike dhe kulturore të cilat i kemi të shumta.

Historia jonë është e mbushur me të rinj shqiptarë të cilat edhe përkundër moshës shumë të re ata kanë menduar për të mirën e popullit tonë, kanë dhënë jetën për çështjen tonë kombëtare, pra për Ribashkim. Këtu duhet të ishte edhe pikënisja e edukimit dhe vetëdijesimit të rinisë sonë, se çështja kombëtare ka përparësi para asaj lokale dhe rajonale. Një shembull të mirë të rinisë kemi me tifozët ’’ Kuq e Zi’’, edhe pse kjo tifozëri ka nevojë për disa përmirësime vizuele të logos së saj si dhe përmirësim të disiplinës vetanake ndaj futbollistëve shqiptar që luajnë për kombëtaret e huaja jo për fajin e tyre.

Detyrat e rinisë shqiptare:

 Të arsimohet dhe përgatitet me shkathtësi të kohës;
 Të edukohet me vlera morale, estetike, kulturore dhe sportive;
 Të zhvilloj vlerat e një personaliteti shpirtëror dhe trupor;
 Të ketë në vetëdije vlerat humane;
 Të ketë përgjegjësi personale dhe shoqërore;
 Të kujdeset për shëndetin dhe ambientin e vet;
 Të shmanget nga pijet alkoolike dhe substancat narkotike;
 Të martohet me shqiptar/e;
 Të largohet nga religjionet e ndryshme që nuk kanë të bëjnë me tolerancën tonë fetare dhe me praktikimin tradicional të fesë sikurse të parët tanë;
 Të përcjellin zhvillimet politike në vend dhe të reagojnë në përputhje me rrethanat;
 Të frymëzohet dhe edukohet politikisht dhe kombëtarisht nga shembulli dhe virtytet atdhetare dhe intelektuale të shumë patriotëve tanë;
 Le të formohet Lidhja e Rinisë Shqiptare për Ribashkim si organ mbipartiak.

Mbani mend!
Çdo futje e rinisë në politik dhe politikbërje të imtë ditore paraqet krim ndaj brezave të ri dhe ATENTAT ndaj Ribashkimit, forcës dhe qëndrueshmërisë së saj.

NACIONALIZMI
Kur takohesh me shqiptarë dhe fillon të bisedosh tema të natyrës politike dhe i tregon për mënyrën se çfarë duhet bërë që të zgjidhet ndonjë problem politik shqiptar, reagimi i parë është: ’’Po më duket se qenke nacionalist’’. Kur dikush të cilëson si nacionalist kjo sipas mendësisë shqiptare i vjen se je njeri i keq. Konstatimet e tilla janë pasoj e robërisë së gjatë dhe sistemeve politike që kemi kaluar.

Për të shtruar këtë temë duhet të analizojmë vetveten dhe do të arrijmë në përfundim se kështu si jemi, e të gjithë pajtohemi se kurrë më keq nuk kemi qenë, është pasoj direke e të mos qenit nacionalist. Kur i shikojmë fqinjët tanë dhe shtetet e përparuara e shohim se ata janë kështu si janë, në këtë shkallë zhvillimi, pasi që janë nacionalist. Nga kjo përfundojmë se të qenit nacionalist është virtyt, ndërsa të mos qenit nacionalist është mëkat.

Prejardhja e nacionalizmit
Vështirë dihet se kur daton, por si bazë merret revolucioni Francez dhe Amerikan në shekullin XVIII e që është e lidhur ngushtë me krijimin e kombeve- shtet. Që nga ajo kohë e deri më sot nacionalizmi është bërë forca kryesore shtytëse në histori në të gjitha proceset politike, ekonomike dhe shoqërore.

Përkufizimi i nacionalizmit
Në gjuhën e thjesht shqipe do të thotë dashuri ndaj atdheut, apo besnikëri dhe përkushtim ndaj atdheut, apo kombit. Anglisht (nation) shqip përkthehet ( komb). Nga kjo nacionalist në përkthim do të thotë kombëtar. Kur të thotë dikush a je Nacionalist (Kombëtar) cila do të ishte përgjigjja juaj? Cili njeri i thotë vetës unë jam shqiptar e nuk jam kombëtar (nacionalist)? Një gjë tjetër që duhet të keni parasysh është se aspak nuk e keni ngatërruar me termin patriot. Patriotizmi dhe nacionalizmi kanë kuptim të njëjtë vetëm se patriotizmi është shprehje tjetër për nacionalizmit dhe përdoret në teorinë politike për lojëra të ndryshme, e që ne shqiptarëve nuk duhet të na interesoj pasi që kemi punë më të mëdha se sa të humbim kohë me teori.

A është mirë apo keq me qenë nacionalist?
Revolucionet, luftërat, tensionet etnike dhe kundërthëniet e ndryshme gjatë historisë kanë ndodhur për shkak të dashurisë ndaj atdheut. Fryma nacionaliste ka formuar historinë dhe fatin e shumë shteteve. Nacionalizmi mund të bashkoj popujt në kombe stabile. Nacionalizmi ishte forca motivuese që e përcaktoi rrjedhën e ngjarjeve në: Francë gjatë kohës së Napoleonit III, Itali dhe Gjermani kur bashkimi u arrit, Rusi ku po merren hapa të rëndësishëm drejt modernizimit , dhe SHBA e cila përjetoi Luftën Civile, për të mbajtur Amerikën e bashkuar që ne e njohim sot.

Nacionalizmi paraqet bazën parimore për organizimin e qytetërimit perëndimor. Flamujt kombëtar, himnet kombëtare dhe simbolet tjera të identitetit kombëtar konsiderohen si simbole të një rëndësie të veçantë për ndjenjat e larta të përkatësisë kombëtare. Harta e Evropës dhe botës si dhe ajo më e dhimbshmja harta e shqiptarëve ka për autor vetëm një piktorë që njihet me emrin Nacionalizëm.

Nacionalizmi është më i fuqishëm në skajet e një populli respektivisht në zona kufitare apo sa më larg atdheut aq më nacionalist është njeriu. Historia e popujve botërore është e mbushur me shembuj të tillë. Për Bonapartën thuhet si ishte nga Korzika, babai i nacionalizmit kinez Sun Yat Sen, ishte nga Hong Kongu, krerët e lëvizjes kroate ‘’Ustashe’’ në pjesën më të madhe ishin nga Hercegovina Perëndimore (Bosnjë). Jo rastësisht edhe në popullin tonë organizatat dhe individët që më së shumti synojnë Ribashkimin janë jashtë Shqipërisë londineze.

Popujt e ndryshëm gjatë fazës së nacionalizmit kanë krijuar edhe motot e ndryshme të cilat kanë qenë pjesë e vetëdijes kolektive gjatë krijimit të kombit-shtet dhe pjesë e krenarisë kombëtare me të cilat ata edhe sot janë krenar. P.sh. populli Indian gjatë fazës së shkolonizimit kishte këto moto: Vande Matram (E përkul kokën para mëmëdheut ) dhe Sare Jhan se Acha Hindustan Hamara (India është vendi më i bukur në tërë botën).

Llojet e nacionalizmit
Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të shpreh atdhedashurinë prandaj kemi edhe:
nacionalizmin ekonomik (shumë mërgimtarët na tregojnë se si e kanë parë gjermanin, zviceranin, francezin apo italianët duke blerë apo përdor vetëm prodhime vendore);
nacionalizmin sportiv ( i cili vjen në shprehje kur mbahen Lojërat Olimpike, Kampionatet e ndryshme si në futboll, basketboll, hendboll duke anuar për ekipet kombëtare);
nacionalizmi kulturor (muzika, arti, kinematografia ku kohëve të fundit bien në sy serialet turke dhe indiane që kanë përfshirë botën dhe vendin tonë).

Nacionalizmi shqiptar
Jeta e gjatë në robëri, integrimi i plotë në jetën e sunduesve të trojeve shqiptare, mos ecja e shqiptarëve në hap me kohën, besnikëria në pafundësi ndaj sunduesve, mungesa e alternativave politike që do t’i paraprinin ndryshimeve politike në vend, faktorët etno-psikologjik të popullit tonë, kanë bërë që te shqiptarët të mos zhvillohen ndjenjat kombëtare në përmasa siç ishin zhvilluar te fqinjët dhe vendet evropiane.

Nacionalizmin që kishin shqiptarët por edhe sot që e kanë është nacionalizëm apo vetëdije kombëtare e mbijetesës. Për shkak të nacionalizmit të dobët jemi këtu ku jemi. Çdo ditë e më tepër vetëm se po tretemi. Në mungesë të nacionalizmit forma më e ngritur e vetëdijes politike është kozmopolizmi që nënkupton obligimet morale që ke ndaj botës. Jo rastësisht shqiptarët ishin në perandorin osmane dhe komuniste e nesër në BE. Ata punuan dhe po punojnë për të tjerët por jo edhe për vete.

Derisa Gjermania dhe Franca thuhet se janë shtete të gjermaneve dhe francezëve e pastaj të pakicave tjera, te shqiptarët trojet e tyre në radhë të parë janë shtet i të gjithëve e më pastaj edhe i shqiptarëve. Filozofi që ndoshta buron me traditën tonë se shtëpia është e mikut e jo e të zotit.

Askush nuk ka të drejt që nga shqiptarët të kërkoj heqje dorë nga nacionalizmi (dashuria ndaj atdheut) e aq më pak fqinjët tanë, të cilët ndaj shqiptarëve shprehin formën më të vrazhdët të urrejtjes të njohur me emrin shovinizëm, që te ne shqiptarët kurrë nuk ka ekzistuar. Në nacionalizmin tonë gjatë Ribashkimit, duhet të kemi kujdes nga fqinjët tanë pasi që atë do ta ngjyrosin me ideologji fetare ekstremiste apo përplasje të qytetërimeve, por qysh në fillim janë dënuar për dështim.

Nacionalizmi shqiptarë duhet të kaloj në etapën më të ngritur të saj nga ajo e mbijetesës në atë të zhvillimit. Bazat e nacionalizmit shqiptar janë vënë nga rilindësit tanë në Programin e Lidhjes së Prizrenit. Ai duhet me qenë paraveprues e jo kundërveprues. D.m.th të i paraprij gjërave (Ribashkimi) e jo pas ngjarjeve (djegia e flamurit, enciklopedia, fyerjet etj) të ngritim zërin. Të jesh nacionalist do të thotë je shqiptar/e përparimtar/e. Përparimi është dinjitet.

Nëse të gjithë janë nacionalist përse edhe ne të mos jemi nacionalist? Kur dikush të pyet a je nacionalist, ai të ka bërë nder. Përgjigju me po, unë jam nacionalist/e sepse:

 Nacionalizmi është shpëtimi e jo shkatërrim i popullit (kombit) shqiptar, nga ai nuk vjen kurrfarë rreziku;
 Nacionalizmi është pjesë e kulturës e jo ideologjisë;
 Nacionalizmi shqiptarë nuk është agresiv por shkolonizues, askund nuk përmend se duhet t’i zhdukim fqinjët tanë, por vetëm po kërkojmë të jemi të barabartë me ta;
 Nacionalizmi thotë se shtëpia është e të zotit e jo e mikut;
 Nacionalizmi thotë se kozmopolitizmi është rreziku i shqiptarëve e jo ai;
 Nacionalizmi na bënë nga popull për të tjerë në komb për vete;
 Nacionalizmi kujdeset 24 orë për atdheun kurse kozmopolitizmi 24 orë për botën;
 Aty ku mungon nacionalizmi njerëzit lidhen për të parin e fisit, lagjes, partisë por jo edhe për kombin dhe shtetin.

Moto e nacionalizmit shqiptar duhet të jetë: ’’Ribashkimi nuk ka alternativë’’.

MEDIA
Në 50 vitet e fundit ndikimi i medias është fuqizuar me përparimin e teknologjisë, së pari ishte telegrafi, pastaj radio, gazetat, revistat, televizioni dhe së fundi interneti. Jetojmë në një botë që varet nga informatat dhe komunikimi që na bënë të shkojmë në drejtim të duhur dhe të kryejmë aktivitet tona ditore sikurse puna, zbavitja, shëndeti, arsimimi, udhëtimi dhe gjithçka tjetër që duhet të bëjmë.
Çdo njeri kur zgjohet zakonisht ditën e fillon me lajmet televizive, gazetat ose internetin, shkon në vendin e dëshiruar, bënë telefonata, ushqehet me familjen e tij kur ka mundësi dhe sjell vendime nga informatat e marra nga shokët, kolegët, televizioni, familja, raportet e ndryshme profesionale etj.
Për çfarë ne duhet të jemi të vetëdijshëm është se vendimet, besimet dhe vlerat tona formohen nga e dhëna, supozimi apo përvoja që ne e njohim. Në punën tonë ne zakonisht e dimë se çfarë duhet të bëjmë bazuar në përvojën apo hulumtimin tonë, mirëpo në jetën tonë të përditshme ne varemi nga media duke mësuar për lajmet dhe të dhënat më aktuale rreth asaj se çfarë është e rëndësishme dhe për çfarë duhet të jemi të vëmendshëm. Tërë besimin tonë ia kemi falur autoritetit të medias për ofrimin e lajmeve, zbavitjes dhe edukimit.
Për t’i kuptuar mediat duhet të kuptojmë ambientin politik në të cilat ato operojnë. Kjo ka rëndësi për të kuptuar dallim e operimit të mediave në shoqëritë totalitare dhe demokratike. Në shoqëritë e vërteta demokratike mediat janë arma kryesore e popullit.
Demokracia ekziston në luftën në mes mendimeve të ndryshme. Mendimi i lirë dhe i kundërt është parakusht i demokracisë.

E drejta për mendim dhe shprehje të lirë është në lidhshmëri të ngushtë me të drejtën për tubim dhe bashkim, si dhe me lirin e mediave të lira. Këto liri peshën dhe rëndësinë politike e marrin me faktin se pa to nuk do të mund të formohej mendimi publik. Individi nuk mund të veproj si i vetëm, ai nuk mund t’i jep mendimit të vet peshë dhe ta shpreh me propagandën ‘’nga goja në gojë’’. Mendimi i tij mund të bëhet politik vetëm nëse shfrytëzon, gazetat, televizionin, radion, internetin për me ia bë me dije publikut të gjerë.
Mediat që nuk janë të lira janë minuese të demokracisë.

Shqiptarët dhe mediat
Mediat janë pasqyrë e një populli, kurse populli shqiptar ka media çfarë aktualisht edhe është. Vendi ku korrupsioni, hajnia, papërgjegjësia, anarkia, janë matës kryesor të përparimit nuk mund të ofroj një skenë më të mirë mediatike se sa ajo e helmuar me mendjemadhësi, bajraktarizëm, lokalizëm, kozmopolitizëm, padituri, servilitet, joprofesionalizëm. Kjo skenë mediatike paraqet mundësi të shkëlqyeshme që kujt i teket për interesa të veta të ndikoj në media qoftë nga brenda (partitë politike, agjentët, ambasadat) qoftë nga jashtë (armiqtë e shqiptarëve).
Mediat duhet të paraqesin shoqërinë shqiptare në tërësi dhe aspiratat e saj politike në veçanti. Por, mediat shqiptare me qëllim iu shmangen problemeve kryesore në shoqërinë shqiptare siç janë:statusi i pavolitshëm politik kudo që ndodhën, papunësia, standardi i ulët, shëndetësia e dobët, arsimi, etj, dhe përparësi i japin lajmeve të politikës ditore, partive politike dhe prijësit të saj. Politikanët janë yjet kryesore të çdo lajmi, gjithçka sillet rreth tyre dhe deklaratave të tyre.
Ky favorizim i politikanëve para problemeve reale të popullit shqiptar i bënë mediat tona vegël në shërbim të politikanëve. Në vend së t’i zgjidhin problemet e vërteta të qytetarëve, politikanët, përmes mediave, njeriun shqiptar e helmojnë me do integrime evropiane, me të kaluarën e tyre dhe me deklarata kuturu rreth interesave kombëtare. Kur i shikon shqiptarët në televizion gjithçka është super, por jeta e tyre reale është krejt diçka tjetër.
Me javë të tëra mediat tona merren se cili politikan i tha kështu e ashtu tjetrit, si u përgjigj ky i fundit, kush do të bëj reforma më shumë, cili është më shqiptar se tjetri etj. Sa më të dobëta që janë mediat më mirë për pushtetarët. Nga të gjithë mediat shqiptarët më së shumti e përdorin televizionin. Në trojet shqiptare ka plot televizione të cilat sjellin të njëjta lajme dhe fare nuk ndryshojnë me politikën e tyre redaksionale ndaj ndodhive në shoqëri dhe në skenën politike. Nuk dimë se kujt i duhen ato? Ndoshta janë të mira vetëm për të punësuar njerëz, por edhe ata që punojnë sa i gëzojnë të drejtat e tyre si punëtor duke u nisur nga rrogat dhe shërbimi pensional?

Roli i dobishëm i mediave
Media njihen si fuqi e katërt në çdo shtet (pas ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit). Politika sot nuk mund të imagjinohet pa mediat. Nuk jemi më në Greqinë antike, ku qytetarët mund të mblidheshin në shesh (agora) për të biseduar për vendimin që duhej marr. Ajo sot miratohet dhe përcjellët përmes mediave. Çfarë dimë ne për politikën e vendit tonë njoftohemi përmes televizionit, radios, shtypit dhe internetit.
Mediat janë kontrollues të ngjarjeve shoqërore: informojnë, analizojnë, hulumtojnë dhe edukojnë popullin e në mesin e tyre edhe politikanët. Në trojet shqiptare mediat nuk mund ta luajnë këtë rol për shumë arsye, por dy janë më kryesore:
 Nuk janë të pavarur politikisht dhe ekonomikisht;
 Niveli edukues i popullit është shumë i ulët për të kundërshtuar mashtrimet dhe propagandën.

Roli i dëmshëm i mediave
Kolonizatorët e dinë se kolonizimi fizik është i shkurt, kurse kontrolli i zemrës dhe i mendjes që i paraprijnë atij fizik, sjell jetëgjatësi më të madhe. Prandaj shumë investime bëhet në kontrollin mendor të të shfrytëzuarve. Propaganda në demokraci është e njëjtë me dhunën në totalitarizëm. Është lehtë të shfrytëzosh dikë kur ata janë të pavetëdijshëm se po shfrytëzohen.

Për të mbajt popullin shqiptar të qetë dhe të dëgjueshëm në televizionet tona i kufizohet biseda thelbësore, kurse nxiten ato skajore përmes të ashtuquajturve debate (grindje, zënka) të identitetit, gjuhës, fesë, përmes mysafirëve jo të duhur me karakter të lëkundur, derisa populli mendon se posedon lirinë e mendimit.

Një nga ato tema që më së paku është trajtuar nga mediat tona është edhe e ardhmja politike e popullit shqiptar -Ribashkimi. Edhe kjo temë shumë pak është trajtuar nga televizionet tona, por edhe kur është trajtuar është shtrembëruar shumë si në shprehje ashtu edhe me mysafirët e ndryshëm jo të duhur për të trajtuar këtë çështje. Zakonisht në emisione ftohen njerëz që janë pjesë e pushtetit dhe më shumë merren me përçarje se njësim të popullit tonë.

Nga të ftuar ka intelektual të ndryshëm ku krijohet përshtypja se ata janë të dijshëm për shkak të gradave dhe titujve, e që u mungon një ditë e vetme në angazhimin kombëtar, për pasoj të debateve te shikuesi nxehen emocionet të cilat krijojnë ndjenjat kurse ndjenjat nxisin veprim. Për Ribashkimin nxitet mosveprim me fjalët:‘’S’ka gjë prej kësaj pune’’. Ata procesin e Ribashkimit e paraqesin si Shqipëri e Madhe, pra ato nuk dallojnë nga mediat fqinje. Pasojat e debateve të tilla janë: dyshimi, lajthitja, hutimi, krijimi i paragjykimeve, shtrembërimi i fakteve, frika dhe përçarja për Ribashkimin.

Mediat e në veçanti televizioni duhet të ndajnë fatin e popullit e jo të largohet nga ai. Pasi që pushtetarët kanë ndikim në të, vetë fakti se çështja e Ribashkimit nuk përmendet të bën të kuptosh se sa të paintersuar janë ata për këtë proces. Përveç pushtetarëve ato janë të monopolizuara edhe nga pronari por edhe nga ambasadat e huaja. Në to gjithçkaje i jepet publicitet duke filluar nga miset, sportet e huaja, programet zbavitëse të karakterit parazitar (Big Brother), por jo edhe veprimtarëve të denjë të çështjes madhore dhe Ribashkimit.

Mediat i drejtohen një numër të madh shikuesish dhe lexuesish, ato kanë përgjegjësi për shkak të informatave të shpërndara dhe me qëllim që të mos llogariten si vrasësi numër dy i popullit pas pushtetarëve, duhet që urgjentisht të gjejnë shtigje dhe t’i kthehen problemeve të popullit shqiptar dhe të mos jenë makineri e pushtetit (partive politike) dhe të huajve.

Çdo luftë së pari fitohet në mendje e pastaj në betejë, prandaj qysh sot mediat shqiptare duhet që të:

 Pengojnë ekzistimin e sistemit njëpartiak totalitar me krijim e mediave kritike;
 Të themelohet një televizion kombëtar ku do të përcillej nga 7 milion shqiptar dhe 5 milion në mërgatë që mbron interesin kombëtar në vend të atij shtetëror;
 Të formojnë lidhjen e gazetarëve shqiptar në trojet etnike dhe mërgatë;
 Të promovojnë kulturën kombëtare;
 Të prodhojnë program vendor;
 Në këshillat e televizioneve të anëtarësohet nga një veprimtar i çështjes kombëtare;
 Të promovojnë interesat shqiptare e jo të huaja;
 Gjuha jonë të mbrohet dhe pastrohet nga anglicizmat e tepruar;
 Veprimtarët, simpatizantët e Ribashkimit për shkak të censurës mediatike, të përdorin rrjetet shoqërore siç janë: Interneti, Facebook, Twitter, YouTube, si vegla më pak të kushtueshme dhe më të shpejta në shpërndarjen e informatave rreth Ribashkimit.

Edhe një çështje duhet të kemi parasysh lidhur me mediat kur është në pyetje Ribashkimi. Ne nuk duhet të biem në grackë dhe të themi se përmes mediave tona duhet të debatojmë për Ribashkim, ne duhet të bisedojmë si vëllezër, kurse kuptimi i fjalës debat në gjuhën shqipe është grindje, zënkë. Ne mund të grindemi, zihemi me fqinjët dhe të huajt, por me vëllezërit përse të zihemi për interesin e përgjithshëm? Debati është humbje e kohës që na detyrohet nga të tjerët kinse në emër të demokracisë, e që ne duhet ta refuzojmë për shkak të statusit politik që aktualisht ka populli shqiptar.

Popujt përparimtar kur krijuan shtetet e tyre nuk debatuan, por thanë: ‘’Ky qenka interesi ynë më i mirë, le të veprojmë’’. Vepruan e nuk debatuan dhe në fund fituan!

Vijon...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Besnik Hysa
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 896 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi