Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA NË PRISHTINE, ZONJËS TRACEY ANN JACOBSON !
Publikuar më 13 dhjetor, 2012 në orën 01:13 ( ) Besnik Prishtina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
- Popujt e sunduar me dhunë nga sunduesit e huaj dhe nga tiranitë vendore nuk munden të dalin nga ai sundim i dhunshëm dhe të shpëtojnë nga dhuna e tirania e regjimeve vendore, duke ju lutë Zotit.

Zonje e nderuar,
Si qytetar i Prishtinës dhe si shtetas i Republikës Shqiptare të Kosovës mund të Ju them se, po atë respekt të lart që kam për SHBA, kam dëshirë që t´a ruaj edhe për Juve personalisht. Ajo që më shtyri të ju drejtohem, është deklarata e juan mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe mbi liderin e saj aktual.

Edhe unë kam vërejtje në strategjinë joparimore të Albin Kurtit për ardhjen e tij në pushtet, për sjelljen jo korrekte e jo edukative ndaj rivalëve e kundërshtarëve, për diktaturën e brendshme partiake të tij për qërimin e hesapeve me mjete të ulëta me ata që mendojnë ndryshe, gjë që të len përshtypje se ai është pronar e jo lider i Lëvizjes.

Ndoshta kjo është pasoj e qëndrimit edhe të liderëve tjerë të partive politike të cilët sillen si me qen partitë e tyre firma private të tyre. Ky mentalitet është trashëgimi e kohës moniste kur liderët e partive komuniste kanë qene kryetarë të përjetshëm të tyre, duke u sjellë si monark (mbretër) të kuq në krye të partive e të vendeve të veta deri në vdekje.

Nuk më kanë pëlqye qëndrimet arrogante të tij ndaj Adem Demaçit, ndaj Flora Brovinës, ndaj Gjenral Kudisi Lama, ndaj Rilind Bytyqit, ndaj Sami Demakut, ndaj Fehmi Berishës etj. Kur ai sot nuk i respekton veprimtaret e shquar të vendit, si do ta respektojë popullin kur të vjen nesër në pushtet? Mos respektimi i gjeneratës me të vjetër të veprimtarëve të dëshmuar, dhe mënjanimi i tyre me metoda cinike të len përshtypje se ai mendon se historia e Kosovës fillon me Albin Kurtin. Kjo flet për shkurtpamësinë e tij politike, sepse ai kështu i humb edhe votat që sjellin përkrahësit e tyre. Nga ana tjetër afron rreth vetes element të dyshimtë dhe të dëshmuar si demagog e karrierist qe e kanë miratua edhe Planin e Ahtisarit. Me këto sjellje të tij assesi nuk mund të pajtohem dhe as t'i mbështes. Por mbes me shpresë se ai është në fillim dhe ka shanse t'i korrigjojë këto qëndrime të gabuara.

Por, unë pajtohem plotësisht me platformën e tij politike në drejtim të realizimit të Drejtës në Vetëvendosje të popullit të Kosovës. E Drejta për vetëvendosje të popujve është e Drejtë universale në përputhje të plotë me të Drejtën Ndërkombëtare, andaj kushdo që sinqerisht vepron në këtë drejtim e ka përkrahjen time. Pra, në këtë drejtim ketë përkrahje e ka edhe Albin Kurti.
Popujt e sunduar me dhunë nga sunduesit e huaj dhe nga tiranitë vendore nuk munden të dalin nga ai sundim i dhunshëm dhe të shpëtojnë nga dhuna e tirania e regjimeve vendore, duke ju lutë Zotit.

Por nga dhuna munden të mbrohen vetëm me dhunë edhe më të madhe, për të heq qafe dhunuesit që e kuptojnë vetëm gjuhen e forcës. Ja, ashtu si ndodhi me Gadafin e me diktatorët tjerë.
Pra, si parim nuk ka kuptim që viktimat e terrorit shtetëror të akuzohen për terrorizëm dhe terrori shtetëror të mbrohet si veprim ligjor, ndërsa protestat kundër terrorit shtetëror të quhen “dhunë”.
Prandaj edhe nëse znj. Albright pritet me protesta kjo nuk është kurfarë përdorimi i dhunës, sepse dhuna behet me minahedhës e jo me protesta.

Znj. Albright tregon vet në librin e saj BIOGRAFIA, në bisedat me Millosheviqin, se nuk ka qen shumë e mëshirshme ndaj Kosovës. Ajo i ka bindur me shantazhe krerët e Grupit për Negociata me Serbinë të nënshkruajnë se pranojnë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Ata njerëz janë detyruar nga ajo të tradhtojnë Kosovën. Po të kishte pranuar Serbia kushtet e Rambujesë, bombardimet nuk do të ndodhnin dhe Serbia sot do të ishte në Kosove. Pra, duhet ta dini se nëse mund të mashtrohen politikanet e korruptuar e injorantet, analfabetet, rinia e shkolluar nuk mund të mashtrohet.

Andaj më duhet të ju them se po shihet qartë se stafi i juaj dhe informatorët (spiunët) e tyre vendorë ju kanë dezinformuar sa i përket Albin Kurtit dhe LVV. Për sa vite që Albin Kurti është në skenën politike ai gjithmonë ka qenë viktime e dhunës se pushteteve diktatoriale kolonialiste të Serbisë, të UNMIK-ut dhe tani EULEX-it si e të marionetave të tyre vendore.

Kam frikë se e terë kjo tirani ndaj tij, te ai ka akumuluar aq shumë urrejtje ndaj kundërshtarëve dhe se kjo e benë atë kandidat potencial për t´u bë edhe vet tiran, nëse vjen në pushtet. Vlerat reale të njeriut shihen vetëm kur njeriu ka pushtet dhe kur të pasurohet. Atëherë shihet njerëzia apo panjerëzia e çdo personi.

Praktikisht deri me tani e kemi parë vetëm Albin Kurtin dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të vrarë të plagosur, të dhunuar, të rrahur e të burgosur nga këto regjime diktatoriale dhe nga mercenaret e tyre vendor. Pra, janë shkel të drejtat ligjore të këtij populli dhe të këtyre njerëzve nga ata që duhet të e zbatojnë ligjin dhe kjo vazhdimisht po heshtet.

Ndërsa edhe ju, këtu në këtë prononcim, po i akuzoni viktimat e dhunës për dhunë!

Çfarë dhune ju lutem, është me dal në protesta me pankarta ku kërkohet VETËVENDOSJE, me i gjuajt me ve e me domate, ata që gjuan me granata dhe ata që e tradhtojnë popullin e vet.

Mbes me shpresë që Ju do ta lexoni këtë letër dhe ta rishqyrtoni dhe t'i tërhiqni këto kualifikime të pa qëndrueshme për Lëvizjen Vetëvendosje, sepse kjo është në interes të marrëdhënieve miqësore SHBA – Republika e Kosovës, si dhe në interes të luftës së Kosovës për të dal, jo vetëm formalisht, por edhe realisht nga sundimi i huaj diktatorial e kolonial që po vazhdon me ngulfat ketë popull edhe pas 1999, duke e bërë demokracinë hipokrizi.

Me nderime,

Besnik Prishtina

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Besnik Prishtina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 1,051 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi