Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Serbët dhe shqiptarët opozitarë, po e shohin si humbje marrëveshjen
Publikuar më 16 maj, 2013 në orën 20:40 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nga qëndrimi i tyre ekstremist (i serbëve) si popull e si shtet, se Kosova është e tyre dhe s’ka mundësi të lejohet të dalë jasht territorit serb, kjo që ka ndodhur, pra marrëveshja 15 pikëshe, është vërtetë, humbje e iluzionit. Të pazgjuar akoma nga ëndërrat e bukura historike, ata janë ballafaqur, për pak vjet, hap pas hapi me realitetin e kundërt. Nga ana tjetër, qëndrimi ekstremist i shqiptarëve se lirinë duhet ta fitojnë pa mund e pa sakrifica (bisedimet jane pjesë e procesit të mundimshëm ku sakrifica del pjesë përbërëse e saj), kërkojnë sa qel e mbyll sytë të realizohet e drejta e tyre e natyrshme! Prandaj, këto dy mentalitete në procesin e integrimeve EU paraqiten si një karikaturë e trishtë.

Jo vetëm serbët por edhe bota ka qenë një kohë të gjatë e bindur se Kosova është teritor serb dhe i takon atyre. Kjo histori është e vonë dhe nuk është vështirë të mbahet mend. Aq shpejt ndodhën ngjarjet sa, akoma gjysma e shqiptarëve nuk janë bindur që janë jasht Serbisë se lere më serbët.
Në këto situata, qeveritarët tanë nuk e kanë lehtë ta dinë mënyrën si të bisedojnë me artistat e huaj diplomatë dhe si t’i parashtrojnë, legjitimojnë kërkesat e popullit pa emocione dhe me fakte,të cilat janë të panumërta.. Kjo padijeni e justifikueshme për një popull i cili as vet nuk e besonte se me këtë shpejtësi do të gjendej jasht kthetrave të robërisë sigurisht që në momente të caktuara edhe bjen viktimë e injorancës së vet!
Shtrohet pyetja se, çfarë u flasin diplomatëve te huaj politikanet tanë?
Pak a shume mund ta marrim me mend se cka ju flasin e si ju flasin!
Sigurisht që kjo ka të bëj edhe me tonin e zërit, me insistimin në të drejtën kombëtare e historike dhe në fakte tjera që s’i lun topi por duke patur parasysh se të huajt vendimmarrës i njohin këto fakte historike ne mënyrë joemocionale dhe jasht patriotizmit tonë ata gjenden në pozita më realiste të politikbërjes të cilën ne duhet ta kemi parasysh gjate gjithë bashkepunimit me ta.
Fleksibiliteti nuk eshte nje fenomen në vetvete. Ai është produktiv kur përdoret në kohë e në situatë të përshtatshme dhe sherben më shumë për krijimin e imazhit te aftësisë sonë për të bërë politikë, sepse të huajt, evropianët e amerikanët, i dinë të gjitha... Thjeshtë ata ofrojnë zgjedhjet e veta në stilin "ndaq nënshkruaje në daç lëre..."
Në bisedimet aktuale s’ka shumë rëndësi, sa je i aftë te paraqesësh fakte sepse të gjitha palët biseduese i dinë mirë por se si hyn në bisedime dhe deri ku është, ishte vija që mund të terhiqesh ne menyrë që edhe të ecet përpara ....
Regjisorë janë ndërmjetësuesit dhe fundi është sipas projektit të tyre për zgjidhjen e problemit .
Kërkesat që i parashtrojnë serbët cdo herë janë absurde në raport me të drejtën ndërkombetare dhe parimin e njohur të vetvendosjes së kombeve. Evropianët e dinë mirë këtë! Por ata e dinë edhe se përballë njëra - tjetrës janë dy palë me potenciale ekonomike e politike krejtësisht të pabarabarta...
Patriotët tanë opozitarë në këtë rast bëjnë politiken e tyre duke akuzuar pozitën për politikë të leshimit në raport me kërkesat e hegjermonizmit serb. Normal, ata duhet vepruar kështu për t’i shërbyer krejt këtij procesi por kjo nuk do të thotë se ata në parim, në kritikat direkte kanë të drejtë sepse akuzat se Kosova po shkon drejt ritkhimit të pushtimit serb, nuk mbështeten me asnjë argument. Normalisht se lufta për liri është preteksti më i madh që mund t’i japësh të mëdhenjve "të paanshëm" për të të përkrahur... Prandaj ka thënë, Eliot Engel, që Rugova ka shkuar vetëm deri te kundërshtimi verbal i Jugosllavisë, por jo edhe deri tek kundërshtimi kulminant që nënkupton luftën e armatosur çlirimtare... e cila i dha hapësirë ose e bëri të pashmangshëm intervenimin e NATO-s. Por të krahasohet ajo situatë me të tashmen, duke e vënë Thaçin në rrolin e Rugovës, nuk është gjë tjetër, veçse manipulim me dy gjendje të ndryshme e të përdorësh këtë për të mjegulluar edhe më tutje, trurin e pazhvilluar politik të një populli, ende në mnelat e lirisë!
Raporti i forcave midis dy palëve që negociojnë është determinant në tendencat diplomatike të regjisorëve ndërkombëtar të procesit të normaizimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve e serbëve.
Evropianëve si duket, nuk do tu digjet truri në një proces shkallë – shkallë, i cili kërkon durim që për shqiptarët është vështirë i realizueshëm. Koha e sotme, fatkeqsisht karakterizohet me parimin e realizimit të drejtësisë në bazë të raportit të forcave e jo në bazë të parimit të barazisë e të drejtës elementare për liri!

Haki MORINA

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 391 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi