Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHAIBK: Jo zotëri Volker Halbauer, komandant I KFOR-it
Publikuar më 16 maj, 2013 në orën 20:57 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar
Nr. 21 dt. 15. 05. 2013
Prishtinë

Nuk është e drejt deklrata e juaj kur thoni se KFOR-i është i interesuar të bashkëpunojë me çfarëdo mekanizmi i cili vepron në Kosovë, që kontribuon për një mjedisë të qetë dhe të sigurt, pavarësisht bazës ligjore me të cilën vepron ai mekanizëm, duke mos përjashtuar as “Mbrojtjen Civile”, organizatë e cila vepron në Veri e që institucionet e Kosovës e konsiderojnë si organizatë ilegale.
Zotëri komandant një deklaratë e tillë është e dëmshme dhe e rrezikshme, krijon konfuzion-huti dhe pasiguri në popullatën që jeton atje e në veçanti në atë popullatë joserbe.

Nuk na duhet një “ambient i qetë e i sigurt” çfarë kanë sjellë “Mbrojtja Civile” e të ngjashëm të tjerë si ajo sepse sikurse ne, edhe ju e dim se çfarë sigurije të sjellin këto struktura antiligjore dhe antikushtetuese, edhe sikur të jetë deklarata e juaj potez joshës strategjik politik nuk na duhet as ne as juve. z. Komandant, nuk ju bënë nder bashkëpunimi i Juaj- i KFOR-it me struktura të tilla ilegale.
Qëndrimi dhe veprimi i KFOR-it ashtu si ka qenë deri më sot duhet të jetë edhe më tutje, pra i pastër i drejt dhe i pa kompromisë kundrejt çdo të keqeje që vepron në Kosovë.
Është detyrë e institucioneve të Kosovës që të gjejnë mënyra dhe forma se si të integrohen këta pjesëtarë të këtyre strukturave të barikaduara dhe ilegale, ndërsa KFOR-i duhet të qëndrojë lartë dhe t’i ndihmojë institucionet e Kosovës, natyrisht edhe ato të serbisë që këto struktura të shuhen, dhe krimi i organizuar dhe format tjera kriminale të ndalen.
Duhet të kuptojmë të gjithë njëherë e përgjithmon se edhe ne këto rrethana në këtë pjesë të Kosovës si është Veriu i Mitrovicës nuk vlejnë ligjet e serbisë, prandaj çdo organizatë e krijuar në mbështetje të Qeversisë së Serbisë e që vepron në tokën e Kosovës është e jashtëligjshme dhe e pa pranueshme për institucionet e Kosovës.
Qëndrim Ushtarak i drejt i KFOR-it në këtë pjesë të trazuar të Kosovës është garantuesi i paqës dhe stabilitetit. Çdo bashkëpunim i llojit tjetër është i rrezikshëm dhe zgjon neveri dhe pasiguri te pala tjetër, kështu që edhe paqa është e brisht dhe e pa sigurt.

Për SHAIBK-në Ibush Hetemi, kryetar

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 566 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi