| Zeqir Gërvalla: MOS NA LËRNI GJYSMË, ENDE JEMI NË SPROVË…(!!)… |
| Publikuar më 17 maj, 2013 në orën 01:59 ( ) |
Kulturë | |
|
|
|
.
Zgjim G. SHQIPËRIA ( ZEGELI ) - Dy Poezi: MOS NA LËRNI GJYSMË,
ENDE JEMI NË SPROVË…(!!)…
MOS NA LËRNI GJYSMË…!
AMERIKA Mike, edhe MË e F O R T Ë:
Me SHQIPËRINË Etnike – ShtetPlot(Ë).
--------------------------------------------------
I
Çfarë mendon, e Dashura AMERIKË
( Ti, Mikja jonë – P r i j ë s e e bOtës…):
Mund të këtë demokraci - n’praktikë,
Në shkëlje Drejtësie, n’favor të forcës?!
Si mund të arrihet Paqeja pa Drejtëi
( Në rajon-Ballkan-Evropë e botë…):
Duke i lënë Shqiptarë e SHQIPËRI
Ende: ndarë e copëtuar…copë-copë…!!!
Duke favorizuar agresorin shekullor:
Serbinë okupatore-krimnale-vrastare…(!)…
Ndërsa, Kosovë e SHQIPËRI - popullin paqësor
Evropa, sërish, ta na shantazhojë me hile, ashiqare!
Në vend se: të na jipet e Drejta e VETËVENDOSJES,
Legjitimja e Ribashkimit – Komb e Territor;
Hejjj! Mbase Një Shekull… nën dhunë të shfarosjes…
Nga s.serbosllavo-greko-maqedono-malozezët-hor(ë)…!!!
Në vend se: t’i dënoni për gjenocid kundër Njerëzimit
Mbase një Shekull…mbi myslimanë, kroatë e shqiptarë…
Pa kurrfarë kushtëzimi për dëmshpërblimet e krimit…
Po me Marrëveshje në veri t’Kosovës të na bëhet hisedar!!!
… Duke na e zapëtuar sërish, jo vetëm Zemrën e Kosovës, -
Po Zemrën e tërë Nënë SHQIPËRISË sonë ET(N)IKE;
Po, po… SHPRESË-TREPÇËN tonë – Unikatën e bOtës
Me mbase 11-lloje xehesh…me një GurÇmuar: dritë-prej-DRITE…!
Po si ore, të përkrahen prijësat tanë të mjerë – aktualë!
Shumica të korruptuar…Hajna, që vjedhin edhe votën e popullit;
E të mos përkrahet: Lëvizja Legjitime popullore për Shtet – normal,
Ajo që u takon të gjithë popujve: VETËVENDOSJA, e Drejta e ZOTIT!!!
II
Andaj, e Dashura jonë AMERIKË
( Ti Mikja jonë e Fortë – në bOtë Prijëse…):
Po s’na ndihmove me plot MERITË -
Sikurse VetVetes, - për NË RRUGË DRITE…
Jo, vetëm që do të pësojmë: ne Shqiptarët…
Por s’do të ketë Paqe-qetësi Evropa, as bOta…(!)…
Do të pësosh edhe Ti vetë: nga dinako-hileqarët…
Ruso-Serbo-Sllavo-Greko… dhe Skile Evropa…!
Andaj, e Dashura, e Mira, e Forta AMERIKË
Po na ndhmove, deri në fund, sikurse VETVETES:
Në tërë bOtën do të (Ri)Jesh Shëmbulltyrë-DRITË
Për të MIRËN e NJERËZIMIT, lulëzimin e JETËS…
ENDE JEMI NË SPROVË…!
Adem Demaçi ynë - Heroi i gjallë legjendar,
( Jo, jo…Ai nuk është vetëm Hero i Kosovës…)
Po Ai është: HERO i tërë Kombit Shqiptar;
I tërë SHQIPËRISË Etnike, para gjithë bOtës.
Andaj,kush e shanë dhe e fyen Adem Demaçin…
Nëse është shqiptar, ai e shanë dhe e fyen vetveten!
Çdo popull: një Njeri të tillë ta kishin, në paqin…
Do të ndjeheshin krenarë para bOtës - tërë jetën.
Edhe nëse, ndonjëherë, do të bënte ndonjë gaf…
( Që këtë mund ta bëjë vetëm ai që Lë-vi-z…e vepron…)
Andaj, Vëllezër e Motra! Në çdo shoqëri-parti-staf…
Thelloni mendjen: Kush ç’flet e çfarë mendon-synon?!
Hejjj! Po të kishin menduar, me kohë, siç duhej: atdhetarisht
Politikanët tanë shqiptarë – prijës-udhëheqësit a k t u a l ë…
N’Tiranë e Prishtinë… Jo, s’do ta kishim gjendjen: kaq të brishtë
Në tërë Kombin tonë; të dukemi para bOtës kaq a(b)normalë!!!!
PO. Po t’u pyeteshin: Rilindës…Dëshmorë-Dëshmore…Heronj-Heroina…
Të Shekujve të kaluar… si dhe të këtij Fillm-Shekulli…
Nga të gjitha TRojet tona Etnike, me Kryeqëndrat: Tirana - Prishtina…
Adem Demaçin do ta vënim: në ballë n’inters Kombi e Shteti;
Po, po… në Interes Kombi e Shteti Shqiptar – për SHQIPËRINË Etnike,
E jo, kështu… të mjerë…(!)… të pajtohemi: Komb e Tokë…copë-copë…(!)
E t’u nënshtrohemi teorive t’armiqëve RusoSerboSllavoKishtaroAkademike:
“Hajt, se Ju s’jeni Komb i plotë! Shqiptarë e Kosovarë, bashkoheni n’Evropë!!!!”
Ah, po! Ata shqipfolësa-shqipfolëse që n’sofra Tito-komuniste e hëngrën kulaçin
E që dje… së bashku me Jugo(Serbo)sllavinë e shanin Enver HOXHËN…
Ja, sot… të njëjtit… apo, bijë e bija të tyre po e fyejnë e shajnë: Adem Demaçin
Të futur në korrupsion deri në fyt… n’shërbme t’huaja, po e shëtisin botën…!!!
Po, po…atëbotë…sikurse Enver HOXHËN: e shanin edhe Adem Demaçin me shokë;
“Janë quar peshë,- thoshin,- po e kundërshtojnë Jugosllavinë parajsore të Hazreti Titës…
Po, po… të njëjtit… tajt! nga LKJ-ja… e tuurr! në LDK-ëëë… për këtë Qiell e Tokë…!!!
Po, po…nga komunistë…brënda natës na u bërën demokratë…të Hazreti IbëR-“Elitës!”
Andaj, Vëllezër e Motra Shqiptarë! Ju Patriotë e Patriote: kush keni shqiptari - n’Shpirt,
Kush e do(n) vërtet: Kombin Shqiptar dhe SHQIPËRINË Etnike – Sovrane SHtetPlotë,
Të gjithë si NJË – të bëhemi UNIKË: për Dje-Sot-Nesër…për Nënë SHqipen - DRITË
Të mendojmë e VEPROJMË për Ribashkim Kombëtar e Territorial me besim në ZOT;
… Ta dëshmojmë: para ZOTIT, Vetes e bOtës: se Vërtet – jemi pasArdhës të THOTIT,
Rrënjëthellë Etruro-Pellazgo-Albano-ILIRO-SHqiptar(e): SHQIPË(TA)RIE-ILLYRIE…
Që n’bOtë dikur…shpërndamë: Dritë-Dije-Kulturë…nga Tripikat: e Dijes-Gjakut-Lotit…
Andaj, Vëllezër e Motra Shqiptarë-e! Të Mendojmë e VEprojmë Dinjitorë: siç na ka hje!
Andaj, Vëllezër e Motra Shqiptarë-e! T’i çelim Sytë… për Tonin Qiell e Tonën TOKË…
Jo vetëm për të MIRËN tonë, të Nënë SHQIPËRISË Etnike, po për gjithëNjerëzimBotën;
Në Vazhdmësi të LSHP-së Adem Demaçi: themeloi LRBSH-në me të Idealit Shokë…
Vëllezër e Motra! T’i lëmë fyrje-sharjet…! Kombëtaro-Njerëzisht: ta japim SPROVËN...
( Më 7 – 13 Maj, 2013 )
DITËLINDJA E PAFESTUEME /*
U Linda në nji pranverë pa lule e gjelbërim,
Atë ditë pa diell – harrue, pa datë…
Ditëlindjen kurrë s’e festova – s’pata gëzim
Për të kurrë s’mora asnji dhuratë!
VULA E JETËS FËMIJNORE
Jetim ndër jetima nana m’ka rritë,
Tanë jetën në pritje djegë asht për mue…
Im at edhe pleqninë e vet e ka shitë
Për nji ditë të lumtun tue shpresue…
( 1962 )
ME KËTO: DY MINIATURA POETIKE…
Me këto: dy miniatura poetike që po i ripublikoj sot
Në AlbaniaPress.-in tonë të dashur e të Çmuar:
Me një dhembje-mallë në Shpirt e n’sy një lot(ë…)
Për Vendlindjen time: Kosovë-SHQIPËRI, i përmalluar…
Po, po… atëbotë: këto dy miniatura që u botuan
Në revistën letrare: “JETA E RE”, – ABETARE
Për ne – shqiptarët e Kosovës, që robërinë e sfiduam
Edhe me fjalën poetike nga mendje-(Z)emrat SHqiptar-e;
… Andaj, sot: më 15 Maj, 2013 në këtë mërgim…
( Në 71- vjetorin e D(r)itLindjes sime n’RRUGË DRITE…);
…Po, sot… mund të marrë: ndonjë dhuratë… e, URIM…
Por, Shpirti im, s’gjen dot qetësim: larg Nënë SHQIPËRISË Etnike.
R. NY, Amerikë (SHBA) – Kosovë, Shqipëri (SHBSH)
( Mërgim, në të A-G-U-A-R . . . më 15 Maj, 2013 )
---------------
/* Këto dy miniatura poetike: DITËLINDJA E PAFESTUEME dhe
VULA E JETËS FËMIJNORE i mora nga libri: “LULËZIMI I RRËNJËS”, f. 53
Shtëpia Botuese LIBRI SHKOLLOR Prishtinë 2000
----------------------
( Shënim: Gjithashtu, në këtë cikël poezish, e përdora
pseodenimin e parë: ZEGELI si dhe
pseodenimin më të ri: Zgjim G. SHQIPËRIA )
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 38 vizitorë |
| Lexuar:
2,222 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
| Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|