| Veproi për të emancipuar politikisht klasën politike |
| Publikuar më 18 maj, 2013 në orën 02:15 ( ) |
Afrim Morina | Opinion | |
|
|
|
Tryezë debatuese për Ukshin Hotin (jave e kolosëve, e cila ka filluar me F. Aganin dhe ka përfunduar me U. Hotin. Dy filozofi politike të kundërta) 16.05.2013, përvjetori i humbjes së gjurmëve.
Unë nuk jam Adem Demaçi, nuk jam deputet, nuk jam as akademik, por Afrim Morina, ish-student i Ukshin Hotit, bashkëveprimtar dhe bartës i platformës dhe programit politik kombëtar të tij në UNIKOMB, si dhe ribotues dy herë me plotësime të veprës së tij “filozofia politike e çështjes shqiptare.
Një hyrje që nuk i ka takuar kurrë natyrës time, por u detyrova, sepse nuk donin të më jepnin fjalën, e disa shtyheshin ndër vete, jo le ta marr fjalën ky apo ai, ndërsa në kërkesën time të gjithë heshtnin.
Për këtë tryezë jam informuar prej Prof. Dr. Haki Kasumit dhe ndonëse nuk kam përgatitur asgjë me shkrim, në raste të tilla, si njohës i mirë i veprimtarisë së Ukshin Hotit, mund të jenë i gatshëm çdo moment për të biseduar për te dhe rreth tij
Si temë do të mbarështroj emancipimin politik, nga këndvështrimi i Profesorit dhe realitetet që kanë ndodhur dje dhe sot.
Kur u bë varrimi i një dëshmori të kombit në Krushe të Madhe, i vetmi folës ishte Ukshini dhe në ndërrimin e politikeve që ndodhnin atëherë, mendoi se klasa e re politike ishte e vetëdijshme për rrugëtimin e deri atëhershëm të kombit, botërisht tha “se duhet të kemi forcën mbrojtëse”. Në këtë kontest edhe u bë pjesë përbërëse e asaj politike, pra e LDK- së. Shumë shpejtë e kuptoi se mungonte emancipimi politik, ngase nuk dinin tre element qenësor që duhej të përfilleshin, për të vepruar si komb. Në gazetën “DeA” dhe më vonë, do të mundohet të shpjegojë teorikisht, se:
a. Duhej ta njohim pozitën gjeopolitike të kombit;
b. Gjeostrategjinë e lindjes dhe perëndimit për hapësirën tonë kombëtare dhe
c. përparësi t’i jepet faktorit të brendshëm. Ky kishte përllogaritur që këta tre këta faktor, por “DeA” nuk arriti të kryej misionin që kishte paraparë, se ajo ndalohej nga të dy faktorët, armiku shekullor dhe politika e re, që mision kishte përgjumjen e kombit.
Çka kishte parë Ukshin Hoti, që një pjesë të veprimtarisë së tij ia kishte kushtuar emancipimit politik?
1. Akademia, që dikur rrinte si struci, tash shpërtheu, sigurisht me sugjerime nga jashtë, nëpër subjekte politike e “Parlament”, për të përgjumun masat dhe thyer tehun e revolucionit që kishte shpërthyer në hapësirën e asaj pjese të robëruar të kombit
2. Mosdefinimi i qartë i programeve politike, ku tjetër i pëshpëritej masës, e tjetër u thuhej ndërkombëtarëve me gojë, e me shkrim dhe shpreh mllefin se kjo politik mund ta sillte luftën
3. Shkapërderdhja e politikave nëpër feuda, në vend se të kishte një politik kombëtare
4. Burgosjet dhe izolimi i veprimtarëve politikë, për të mos ua prishur rahatinë, sepse ishte “shteti më stabil i Evropës dhe Ballkanit”
5. Shkapërderdhja e forcës biologjike nëpër vendet e perëndimit, etj
Prandaj, ishte këmbëngulës në Tetova I dhe Tetova II, për hartimin e një platforme kombëtare, të paktën së pari të bashkonte trurin kombëtar. Të pa emancipuarit politikisht, e bllokuan dhe iu pamundësua veprimi.
Përllogaritjet e tija dolën, se nëse do të hyj në politikë, do të kishte ndikim më të madh dhe mu për këtë iu qas UNIKOMB- it, por siç do të thotë më vonë, “Nga frika e prishjes së ballansit politik” do të burgoset.
Ai nuk do të befasohet, pse inteligjenca dhe politika shqiptare e ndarë në provinca, nuk do të ngre zërin për lirimin e tij, sepse ai me kohë e kishte sqaruar se ata janë të pa emancipuar politikisht
Por, çka është më e rëndësishme, ai që atëherë nuk i arsyeton këto heshtje, sepse e dinte se politika që udhëhiqej, e shtrihej si filozofi nuk do të emanciponte kombin, por atë emancipim që kishte kombi për çlirim dhe bashkim kombëtar, për vlerësimin e veprimtarëve të vërtetë, do të mundohej ta zhbënte, për t’ia humbur dinjitetin, historinë e vërtetë dhe synimin për të ecur përpara.
Ne, sot nuk do të befasohemi, për mos angazhimin dhe ndriçimit e fatit të tij. Mungon emancipimi politik, duke menduar se me zbardhjen e fatit të tij, po e madhojmë këtë personalitet. Serbisë ka mundur t’i kushtëzohet në bashkëbisedimi lirimi i tij, kur dihet se ai ka pasur një vendim gjykate, një vendqëndrim burgu dhe personelin i cili e ka mbikëqyr atë institucion.
Studentët ende nuk e njohin profesorin e dikurshëm të Universitetit të Prishtinës, që edhe pse iu kthye ligjërimit, nuk iu kthye edhe titulli i profesorit. Nuk e kanë parë të arsyeshme qeveritë, ministrat e kulturës, rektorët, deri sot, që t’ia ofrojnë librat e tij studentëve dhe intelektualëve, që të paktën të emancipohen politikisht për të ardhmen e kombit, sepse dikur në Shqipërinë londineze, ia dogjën librin “Filozofia politike e çështjes kombëtare” dhe përgjegjësi për këtë krim, vitin e kaluar, nderohet me “Qytetar nderi i Rahovecit”. Kam dëgjuar se këtë vit Ministria e kulturës do t’ia botojë veprat e tj, të shohim
Pas lufte, nëpër qytetet e Kosovës ishte fotografi e tij prapa grilave, nëpër çdo qytet e rrugë më të qarkullueshme dhe pyetja ku është Profesor Ukshin Hoti? Sot nga atje, në vend se të zgjerohej kjo dhe të merrte karakterin jo vetëm kombëtar, çështja e tij, sot, ka ardhur në këtë sallë dhe medieve të informimit as që dinë se duhet përcjellë këtë tryezë bashkëbisedimi, sepse u mungon emancipimi politik, apo?!!!
Nëse është iniciativë e rinisë studentore kjo, nuk ka qenë dashtë ta bien në këtë kthinë çështjen e tij, e nëse ka qenë iniciativë e grupit parlamentar të të rinjve, atëherë kjo duhet të dali jashtë vrullshëm, me përmasat që duhet trajtuar veprimtaria dhe jeta e tij.
Prishtinë, 17. 05. 2013
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 55 vizitorë |
| Lexuar:
579 herë
|
|
|
|
|
|
|