Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Forca AK, fitorja Kuq e Zi do të jetë patjetër!
Publikuar më 19 maj, 2013 në orën 17:18 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kush njollos figurën e Kreshnik Spahiut, vetëm ata që duan karrigen se s’bën se kanë ngel pa lekë. Edhe Ps ngeli pa lekë mori Ilirin me gjithë flori për t’u blerë të varfërve nga një thes me miell për fushatë në këmbim të sundimit të ri Ramo-Metist. Rama ishte mirë deri ditën kur u bashkua me precedentin e 21 Janarit, që përkthehet si bashkim me gjysmën e qeverisë. Rama nëse merr pushtet do të jetë një zë i shurdhët, nuk do të kemi hetime dhe padi ndaj Berishës (këtë ia kishte thënë edhe Kreshnikut që nuk do e ndjek penalisht Berishën), fëmijëve të tij dhe dhëndërit po ashtu as Berisha nuk do përmendë pallatin e Ramës sepse kultura e mos ndëshkimit dhe ura bashkuese dora vetë Meta i ka sheshuar akuzat, paçka janë të vërteta.

Personi me bllok diti të mbulojë veten nga menxyra e korrupsionit, por tani u bë dhe urë bashkimi mes korrupsionit të majtë dhe të djathtë si një kryetar mafie.

Prandaj Kreshnik Spahiu është me një vizion krejt të ri, përcakton mandat për çdo kryetar partie, kryetar bashkie, kryeministër, apo çdo lloj tjetër detyrë shtetërore. Sepse sulltanët e politikës ngelen kryeministra deri sa po vdesin nën kamerat e tv live( si Berishës që iu morën mendët dy herë drejtpërdrejt transmetim në tv)

Ak është forcë e vetme opozitare, dhe me vizion për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Ps dhe PD janë pjella të PPSH-së së Ramiz Alisë. Njëra ka bashkëpunuar me Janullatusin që shiti detin dhe me Damir Fazlliçin, ndërsa tjetra me Papandreun dhe Boris Tadiçin. Ndërsa partia greke qëndron gjithmonë andej nga mendon Athina që do të jetë fitorja. Kjo parti e Dules por që është greke futet si infeksion gjithmonë vetëm për të korruptuar politikën. Kjo parti me Dulen në krye është një seksere e Athinës që bën memoriale greke, shkolla greke, kisha, atje ku nuk ka asnjë grek dhe që lufton me çdo mjet për korruptimin e qeverisë dhe degëve të saj, me qëllim përgatitjen e terrenit të brendshëm për pavarësi të ‘’verio epirit’’. Kjo lloj aleance ne nuk na duhet. Kjo parti duhet të ishte jashtë ligjit qysh kur u pa në mitingjet për ‘’verio epir’’.
Forca AK. Fitorja Kuq e Zi do të jetë pa tjetër. Më 23 qershor shqiptarët do votojnë Aleancën Kuq e Zi, për t’i dhënë goditje politikës së vjetër!

Faik KRASNIQI

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë së’’ALEANCA KUQ E ZI’’)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 609 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi