|
Kryetari I Listës për Shqipëri Natyrale, Koco Danaj, I pyetur lidhur me pohimet e ekspertëve rajonalë se Shqipëria natyrale mund të fillojë nga shpërbërja e Maqedonisë, u shpreh për një rikonceptim të aleancave rajonale të Tiranës zyrtare. Ky rikonceptim ka dhe duhet të ketë në themel bashkimin e teritoreve shqiptare në një shtet të vetëm. Sipas Danaj: Tirana zyrtare ka nevojë urgjente të hartojë një strategji të qartë lidhur me hapat e sendërtmit të Shqipërisë natyrale.
Kjo strategji duhet të ketë brënda saj edhe një sërë taktikash që duhen ndjekur hap pas hapi. Në këtë strategji qeveria shqiptare duhet të riformulojë me qartësi nevojën e një aleance me Greqinë për shpërbërjen e Maqedonisë në rrugë paqësore. Pavarsisht mosmarrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Greqisë, të dy këto shtete, takohen strategjikisht lidhur me Maqedoninë. Tirana është e interesuar për ndarjen e saj me qëllim që Shqipëria Lindore të bashkohet me Trungun Amë. Ndërsa Greqia është e interesuar në një aspekt tjetër. Ajo e kërkon shpërbërjen e saj për të eleminuar përfundimisht krijesën artificiale të Josif Broz Titos në 1945. Një konvergjencë e tillë ka nevojë të shfrytëzohet nga Tirana zyrtare. Për më tepër që Tirana zyrtare ka avantazhin e ekzistencës së shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në FYROM.
Danaj theksoi më poshtë se Tirana zyrtare, në kompensim të ndihmës që duhet ti japë Greqisë për shpërbërjen e Maqedonisë, duhet të kërkojë nga ajo fillimisht shpalljen e Camërisë si Zonë e Lirë midis dy vëndeve si dhe heqjen e Ligjit të Luftës së Greqisë me Shqipërinë. Kjo kërkesë e Tiranës zyrtare do të miratohet nga Greqia për hir të një përfitimi më të madh sic është shpërbërja e Maqedonisë. Ndërsa nga ana e saj Tirana zyrtare duhet të thërrasë në Tiranë krerët kryesorë të politikës shqiptarë në FYROM, për tju dhënë atyre orientimet e nevojshme. Fillimisht ata duhet të kërkojnë Bashkësinë e të gjitha Komunave shqiptare në një institucion më vehte, parlamentin e këtyre Komunave dhe Presidentin e tyre. Ky institucion duhet të shërbejë si Opozita etnike shqiptare në FYROM.
Danaj theksoi se në funksion të realizimit të Shqipërisë Natyrale, politika shqiptare duhet të bëjë aleancë të përkohshme me këdo që I sjell përfitim. Qëndrimet e ngurta dhe dogmatike vetëm sa e rëndojnë dhe vonojnë cështjen shqiptare. Në problemet rajonale, Tirana, nuk duhet të jetë as aktive e as aktore. Ajo duhet të jetë “regjizore”. Sa më shpejt ta ndërrmarrë këtë hap Tirana zyrtare, aq më shpejt do avancohet koha e krijimit të Shqipërisë natyrale.
|