| FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS (X) |
| Publikuar më 15 qershor, 2013 në orën 03:37 ( ) |
Histori | |
|
|
|
RR
RRAHMANI HASAN, – Hasan Rrahmani, aktivist në rrethin e Shtugartit nga fshati Dumnicë e Llapit. Në Shtutgart, në gjysmën e dytë të vitit 1981, erdhi nga Turqia, përmes Sabri Novosellës. Jeton në Suedi.
S
SADIKU ABDURRAHMAN – Abdurrahman Sadiku nga fshati Dumnicë e Llapit - aktivist i dalluar i rrethit të Shtutgartit.
SADIKU AHMET, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Ahmet Sadiku, Gineheimer Landstr. 42 1653, 6. Frankfurt, 90. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 30.
SADIKU FEHMI, veprimtar në Zvicër. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Fehmi Sadiku, Av Du 00Mars 24 CH200 Neuchtal tel.38/246570. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.
SAHITAJ RESHAT, veprimtar politik e kulturor në Belgjikë. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Reshat Sahitaj, Rue Masui 116 1100 Bruxeles Begique. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Rethi i tij dhe i Enver Hadrit janë ata që e kanë realizuar premierën e dramës Procesi të Jusuf Gërvallës.
salient attitude atityd që zen vend të madh në fushën kognitive të një personi, apo e shprehur me fjalë tjera një atityd për të cilën personi është i vetëdijshëm, e verbalizon atë, e shpreh shpesh etj. Shkalla e saliens tek një atityd merret si indikator me rëndësi për sjelljen e individit. Lidhshmëria në mes rëndësisë së një atityde në fushën kognitive dhe rëndësisë së sjelljes së individit nuk është perfekte. Shpesh një atityd për të cilin individi nuk është i vetëdijshëm mund të luaj rol më të madh në sjelljen e tij, se sa një atityd për të cilën ai është i vetëdijshëm.
 SALIHU JASHAR – Aktgjykim: "Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë publike të qarkut në Pejë, P. nr. 106/81; Të akuzuarit Jashar Salihu, profesor nga f. Batushë KK – Gjakovë, i lindur më datën 10 shkurt 1953, në të njejtin fshat, me profesion profesor i gjuhës angleze pran QAMO “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ka të kryer Fakultetin Filozofik. .... i shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë vjetësh)."
SALIHU RIZA, – Riza Salihu, person që ka vepruar në Shtutgart. Lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Lëvizjen e Jusuf Gërvallës, Jusufi hollësisht është deklaruar në dy raste kur i shkruan Sabri Novosellës dhe Degës "Hasan Prishtina" të Lëvizjes në Turqi. Në rastin e parë i shkruan më 13 maj 1981 dhe në rastin e dytë në fund të korrikut 1981.
Jusuf Gërvalla: "Unë, që në fillim të Lëvizjes e kam pasë ditur se organ i Lëvizjes është “Zëri i Kosovës”, se kjo shihet nga vetë Statuti. Dhe, me kënaqësinë më të madhe, në vend që të dilte “Lajmëtari i lirisë”, kam mundur të bëja që të dilte “Zëri i Kosovës”. Nuk e bëra për dy arsye. Së pari nuk isha i autorizuar nga Lëvizja. Së dyti, këtu kishte vepruar qysh më herët një i ashtuquajturi Grupi Komunist “Zëri i Kosovës”, për punën e errët të të cilit me ndonjë rast tjetër mund të bëj para Lëvizjes ndonjë raport të gjerë. Tash për tash po theksoj se udhëheqësi i këtij grupi (Rizah Saliu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm), provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së“, pikërisht për arsyen se i pata thënë që “Zëri i Kosovës” është organ i LNÇKVSH, kurse ai e kishte marrë për emër të grupit të vet. Po për këtë arsye, para se t’i hymë botimit të këtij organi, duhet të marr nga Ti dhe Lëvizja edhe fjalën e fundit, sepse ka mundësi që titulli “Zëri i Kosovës” si organ i LNÇ, të përzihet në mendjen e naivëve me Grupin Komunist “ Zëri i Kosovës”." (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981)
Jusuf Gërvalla: "Nga dita e arratisjes sime në RF të Gjermanisë, më 14 dhjetor 1979, këtu kam pasur kontakte me përfaqësues të Grupit komunist "Zëri i Kosovës" dhe pastaj me ata të organizatës Fronti i Kuq Popullor. Le të më lejohet të shënoj këtu disa përshtypje dhe disa vrojtime lidhur me punën e tyre, aq më parë lidhur me punën e Frontit të Kuq, pasi Dega "Hasan Prishtina" mendon se është e arsyeshme të thërriten edhe përfaqësuesit e tij për bashkimin e organizatave dhe të veprimtarisë sonë.
Me përfaqësuesin kryesor të Grupit komunist "Zëri i Kosovës" jam njohur, pra, në fund të dhjetorit 1979. Quhet Riza Salihu, nga fshati Mushtisht. Ra fjala për organin e LNÇK "Zëri i Kosovës" dhe ai, me një ton të ashpër, shprehu dyshimin jo vetëm në ekzistencën e këtij organi dhe të LNÇKVSH, por edhe në besnikërinë time. Arsyeja ishte se ai qëndronte vetë në krye të Grupit me të njejtin emër dhe, meqë, siç del logjikisht, nuk dinte për ekzistimin e LNÇKVSH dhe kishte edhe vetë një logjikë të kufizuar, kurrsesi nuk ia kapte rradakja të bënte dallimin në mes një organizate me emrin "Zëri i Kosovës" dhe një organi me titull "Zëri i Kosovës" që i takonte koinçidentalisht një organizate krejt tjetër. Po atë natë, ai më njohu mua dhe vëllaun tim me dy shokët e tij, Hysen Gega (tani i burgosur në burgun e Prishtinës) dhe Maksut Saramati, me punë të përkohshme në RFGJ. Që në fillim ra në sy kapadaillëku në rigorozitetin prej një shefi bande i Riza Salihut dhe natyrshmëria e zgjuarsia e dy shokëve të tij (anëtarë të KQ të "Z.K.").
Me Hysenin e Maksutin u pamë dhe ndjenjëm disa herë me radhë dhe e pritëm bashkë Vitin e Ri 1980. Hyseni lente të kuptohej se kishte diku në Gjermani një shok më të mirë se Rizanë, një student. Ai fliste dendur për të dhe vëllaut tim, Bardhit, që kishte njohur kohë më parë një person të tillë, i shkoi mendja mos ishte fjala për njëfarë Ibrahim Kelmendin. Por Hyseni e fshehte, prandaj nuk ngulëm këmbë për t'u njohur. Pak ditë më vonë vijnë te Hyseni e Maksuti dhe na tregojnë se si Rizai kishte ardhur, që në takimin e parë me mua, në përfundim se unë jam "i dërguar special i UDB-së" dhe se u kishte propozuar haptazi Hysenit e Maksutit të më likuidonin bashkë me vëllaun, Bardhin. Ata u hapën në "muhabet" për dy arsye, sipas pohimit të tyre: e para, lidhur me Rizanë kishin pasur disa dyshime më përpara, dhe e dyta, tashmë ishin takuar me Ibrahimin dhe ai i kishte këshilluar të më afroheshin se gjoja ai e ditka kush jam dhe se jam "i mirë".
Këto ishin dyshimet e shokëve më të ngushtë të Rizasë lidhur me veprimtarinë dhe me personalitetin e tij:
- Rizai jetonte me vite në Gjermani, por as punonte as kishte zënë banesë të përhershme. Me se mbahej, pos me paratë e punëtorëve tanë?
- Rizai e kishte theksuar vazhdimisht domosdoshmërinë e moralitetit, te çdo patriot e revolucionar. Vetë jetonte me një serbe dhe kishte me te një djalë me emër sllav. Këtë e kishin zbuluar shokët, e nuk ua kishte thënë ai vetë.
- Ç'është më me rëndësi, mënyra e organizimit të Grupit "Z.K." ishte bërë e dyshimtë edhe për bashkëpunëtorët më të ngushtë të Rizasë. Sipas kësaj mënyre, në organizatë mund të hynte çdo shqiptar që "do të luftoj për atdhe". Çdonjëri që hyn në organizatë duhej të jepte shënimet e sakta biografike (emri, mbiemri, vendlindja, datëlindja, vendi i punës) dhe, mbi të gjitha, këto shënime si dhe betimin ta bënte me shkrim, me dorë të vet. Nga listat me të dhëna të tilla të hollësishme, një mbahej nga shokët e tyre në atdhe dhe një tjetër nga Rizai në RFGJ. Para se të arrija unë këtu, pothuaj të gjithë njerëzit e organizuar prej Rizait (kryesisht në Ferizaj e në Prizren) ishin burgosur pa mundimin më të vogël nga policia, sepse arrestimet ishin bërë në bazë të listave të përmendura. (Mërgimi mund ta dij për çfarë të burgosurish është fjala: kur ishim në atdhe, ne gjatë takimeve kemi pas biseduar me të disa herë lidhur me një grup të rinjsh ferizajas, që vepronin demonstrativisht nëpër qytet nën hundët e policisë. Unë këtu kur kuptova hollësitë lidhur me organizimin e "Z.K.", supozova se ishin pikërisht ata të arrestuar.) Edhe Rizai, më vonë, e H. dhe M. që në fillim, i thoshin edhe me emra shokët e tyre të burgosur, kryesisht në dy qytetet e përmendura. Tre apo katër prej tyre përmenden në artikullin e parë të "Lajmëtarit" Nr. 1.
Nga bisedat që kam pasur me H. e M. kam kuptuar se puna e Grupit komunist të tyre konsistonte në radhë të parë në botimin e disa trakteve (nëse më bie në dorë ndonjë prej tyre do t'jua dërgoj) dhe në shfaqjen e disa filmave të huajtur nga shokët gjerman, miq të RPSSH. (Kur unë vetë mora kontakt me këta shokë gjermanë, më thanë se pas një kohe janë detyruar ta largojnë Rizanë nga lokalet e partisë së tyre, për shkak të arrogancës së tij.)
Përafërsisht katër muaj pas takimit të parë me Rizanë, u takuam edhe njëherë, në banesën e H. Ishim prezentë unë e vëllau, pastaj Ibrahim Kelmendi (ishim njohur me të ndërkohë), Hyseni e Maksuti dhe Rizai. Ne u fjalosëm keq me të, sepse patëm rastin të hetojmë që të gjithë se ai kishte prirje të gënjejë dhe t'i shmanget bisedës parimore. Këto ishin pikat që rrahëm: Pse ai, pa verifikuar dyshimet e veta, që në takimin e parë kish kërkuar nga shokët e vet të më likuidonin mua dhe vëllaun; pse, me muaj të tërë, në stacionin hekurudhor të Shtutgartit, ku dalin e rrinë punëtorët tanë, kishte agjituar kundër meje (pa i vërtetuar akoma dyshimet) me fjalët: "Ruajuni se këndejpari vepron filan fisteku, i dërguar special i UDB-së; Pse ai vetë (edhe pse ia kisha tërhequr vërejtjen që në takimin e parë), vazhdonte kontaktet me njëfarë Adem Povataj nga Strellci, i cili, pasi kishte marrë më qafë disa punëtorë stinorë në Titograd, më 1978, duke i ngashënjyer së pari për punë patriotike e pastaj duke ua dorëzuar komplet UDB-së (që Rizai kishte kontaktuar dhe vazhdonte të kontaktonte me këtë njeri, ia thoshin ndërsy shokët H. e M.); pse ai, si komunist që i thoshte vetes, edhe pasi kishte parë rezultatet e hidhura të mënyrës së organizimit me lista të anëtarëve të organizatës, vazhdonte punën me të vjetrën dhe merrte njerëzit më qafë. Gjatë gjithë bisedës ai mbajti një qëndrim qyqar, që s'kishte aspak të bënte me qëndrimin e një komunisti shqiptar. Në fund ai pranoi se kishte gabuar sa u përket shpifjeve të pabazuara rreth meje e vëllaut dhe premtoi se nuk do ta përsëriste. Por, që të nesërmen ai e përsëriti, në Stacionin e Shtutgartit.
Nga gjysma e gushtit të vjemë te unë erdhi në banesë policia kriminalistike gjermane (po atë orë Bardhi ndodhej në qendrën e kësaj policie në Shtutgart, ku e kishin marrë nga puna). Ata na morën në pyetje veç e veç. Çështja kishte të bënte me Riza Salihun. Ai kishte hapur në postën e Shtutgartit 14 fah-postale në emër të 14 njerëzve të ndryshëm, ku ndalte letrat e këtyre dhe i lexonte për nevojat e veta. Mes të 14, kishim qenë unë e vëllau, Hysen Gega, Ibrahim Kelmendi etj. Policia e kishte zënë, e kish hedhur në burg dhe dyshonte se është agjent i UDB-së. Ndërkohë që Rizai kishte shpallur ndër punëtorë sesi ka kërkuar azil politik në Gjermani, ai kishte qenë pesë herë, në prag të burgimit, në konsullatën jugosllave në Shtutgart. Këto i kishte të shënuara në bllokun e shënimeve. Për mua, vëllaun dhe Ibrahim Kelmendin kishte dhënë te policia deklarata shumë të liga me shkrim, me plot gënjeshtra edhe për dy takimet që kishim pasur e ku kishim shumë dëshmitarë. Policia në fjalë kërkonte prej nesh: të thoshim edhe ne se Rizai është spiun jugosllav. Natyrisht, ne s'bënim dot një gjë të tillë pa qenë të sigurt, dhe insistimet e policisë, të bazuara nga ana e saj në disa fakte që ne s'na e mbushnin mendjen, i kthenim mbrapshtë me arsyetimin se UDB-ja ka mundësi të mëdha të kurdisë gracka, e kështu ka mundur të veproj edhe me R. S.
Pastaj tërë vjeshtën dhe tërë dimrin s'dëgjuam gjë për të. Të tretën herë u takuam me të në demonstratat e punëtorëve tanë në Shtutgart. Ishte vënë në bisht të kolonës, me duar në xhepa dhe pas asnjë shok me vete. Pas demonstratës m'u afrua. Përshëndeste punët e mia, lavdëronte (ishim më këmbë dhe s'pata si ta pyesja për çfarë punësh e kishte fjalën) dhe thoshte se do të kish qenë mirë të bisedonim. Aty për aty ishin zënë me Ibrahim Kelmendin dhe Ibrahimi ia kishte ndaluar pjesëmarrjen në demonstratat e ardhshme. Unë e qortova Ibrahimin, se s'bënte ashtu, dhe Rizait, ndërsy Ibrahimit, i thashë që e kish derën hapur për ta thënë mendimin e vet. Ai tha se më ka diçka borxh dhe se do të bënte një autokritikë. Unë i shpreha gatishmërinë se do ta dëgjoja kur të ketë qejf, por atë ditë e sot as më kërkoi më dhe as e kërkova unë. Tani po dëgjoj se paska ndërruar mendje lidhur me mua dhe nëpër njerëz nuk flitka më keq.
Lidhur me këtë person ka edhe një të dhënë me rëndësi. Diku nga viti 1976, Rizain e ka plagosur me thikë një kroat. Kroati i ofron një hartë dhe Rizai e refuzon me fjalët "Nuk e pranoj një Jugosllavi të tillë, e cila s'e ka edhe Kroacinë brenda." Në spitalin e Shtutgartit pastaj e kanë vizituar njerëzit e konsullatës jugosllave dhe e kanë mburrur për patriotizëm jugosllav. Disi pas këtij rasti fillon edhe veprimtaria partiotike (?) e Rizait." (Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare - Komitetit të Degës "Hasan Prishtina" RAPORT mbi disa çështje rreth punës së organizatave Grupi komunist "Zëri i Kosovës" dhe Fronti i Kuq Popullor; U botua për herë të parë në www.albaniapress.com, 2 tetor 2011 nga Faridin Tafallari, së bashku me punimin; Kur Jusuf Gërvalla shkruante)
Hysen Gega: "Kjo është e vërtetë, Riza Salihu thoshte dhe propagandonte se Jusufi është agjent i UDB-së. Pohimet e tij më shtynë që unë të bëja pyetje në ambasadën shqiptare në Vjenë se mos kishin ndonjë fakt për Jusufin. Aty atëherë ishte njëri që më duket se quhej Simon Qirici, sekretar i parë, ndërsa vetë ambasadori ishte farefis me Avni Rrustemin. Prej tyre mora garancinë se Jusufi është i pastër dhe se mund të bashkëpunonim lirisht e pa asnjë rezervë me të. Ata madje edhe na rekomandonin bashkëpunimin. .....
.... Me t’u kthyer nga Vjena takova Riza Salihun dhe i thashë që të mos merrej me thashetheme, me akuza të rreme e me shpifje ndaj bacës Jusuf. I propozova që të shkonim së bashku në ambasadën shqiptare e të dëgjonte vetë se ç’thuhej aty për Jusuf Gërvallën.
... Në këtë rast ai nuk pranoi që të shkonim bashkë në Vjenë, me arsyetimin se po i dhembte syri, me gjithë ngulmimin tim se unë do të vozisja dhe ai vetëm do të rrinte i qetë. Megjithatë, edhe pas këtij episodi ai vazhdonte shpifjet e tij kundër Jusuf Gërvallës, duke shkuar aq larg sa në një rast më tha: “I vjen keq se s’ka kush e bën sepse ai madje e meriton edhe plumbin”, duke nxjerrë me këtë rast edhe revolen e duke më thënë: “Ja merre këtë dhe vrite, sepse ai e meriton plumbin”, propozim të cilin ia refuzova me fjalët: “Më mirë mbaje për vete, sepse mund të të duhet ndonjë ditë për të vrarë veten”. (Kam refuzuar ta vras Jusuf Gërvallën, kosova-sot.info, 28 Mars 2012)
SALIHU SHAQIR, veprimtar në ShBA. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Shaqir Salihu, 7408 Laybton Drive Sprinfield Virginia 22150. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 20.
Shaqir Salihu: "Të dashtuna motra e Vëllezër Gërvalla,
Na kanë tronditur lajmet mbi vrasjet e Jusufit dhe Bardhoshit. Ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta, bëhuni të forta e qëndroni edhe pse nuk është lehtë. Këtu në Amerikë kemi dëgjuar mbi ato ngjarje e gjindemi ashtu si ju të mërzitur për ato humbje aq të mëdha.
Emnin e kam Shaqir Salihu e jam prej Prishtine. As Jusufin as Bardhoshin e as shokun e tyre nga Zvicra që u vra me ta nuk i kam njoft. Unë e kam njoft dhe e kam dashtë shumë nji Idriz Gërvallën që është avokat diku në Kosovë. Tani 12 vjet që kam hik se dojshin me më burgos në Prishtinë më 1969.
Në Gazetën "Dielli" që del këtu n'Amerikë iu kam ba thirrje që të gjithë shqiptarët e Amerikës të japin kontributin e tyre me u ndihmue juve që tani keni mbetur vet. Atë fushatë po e bëjë Unë vet e nuk e di se sa pare kam me tubue por e dijë që kanë me dhanë. Ata do t'i nisin ke unë e Unë kur i tuboj të gjitha iu bëjë një çek në dollarë e iu nisi menjëherë. Por adresën e saktë të juajën nuk e kam. Këtë adresë e mora prej disa gazetave. Ju lutem nëse kjo letër iu bie në dorë ma shkruani adresën e Juaj menjëherë si dhe mbi shëndetin e fëmijëve e të Juajin dhe cila prej jush është me barrë dhe ndonjë fotografi të atyre që vdiqën për kombin tonë të varfur.
Ju lutem më shkruani se si Jeni dhe Ju lutem qëndroni! Vuajtjet janë për ne shqiptarët. Durim. Mbetshi me shëndet, Shaqir Salihu, nusja Ana dhe fëmijët Iliri e Donika. Shkruani se nuk iu di adresën e sakët. Qëndroni! Shaqir Salihu
SALIU SADRIJE DHE VEDAT, veprimtarë të dalluar në rrethin e Shtutgartit, nga fshati Veleshtë e Strugës. Një prej kontributet më të mëdha të këtij çifti është se së bashku me disa shokë të tjerë, janë ndër ata që më së shumti e më së shpeshti u kujdesën për mirëmbajtjen e Varrezave në Shtutgart, për ujitjen e ndërrimin e luleve të çdo stine, prej shkurtit 1982 deri në shkurt 2002. Vedat & Sadrije Saliu, tel. 0711-886727
sanction sanksion 1. Në përdorimin gjuhësor sociologjik, sanksion do të thotë dënim ose shpërblim të ndonjë lloji. Nganjëherë fjala sanksion negativ përdoret për dënim dhe sanksion pozitiv për shpërblim. Kur një sjellje është e sanksionuar nga një grup mendohet se ushtrimi i asaj sjellje është e lidhur me shpërblim dhe devijimi nga ajo sjellje është e lidhur me dënim.
2. Në kuptimin juridik ndërshtetëror fjala sanksion më së shumti paraqet dënim, p. sh. sanksione kundër një vendi që ka shkelur ndonjë marrëveshje ndërkombëtare. Por fjala ndeshet edhe në kuptimin e lejimit, apo aprovimit të diçkafit.
SARAÇOGLU GÜRKAN, shtetas i Turqisë me prejardhje shqiptare apo nga viset shqiptare. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Gürkan Saraçoglu, Mahmut Pasa cad. No.82, Istanbul. Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës i është dërguar për ta informuar me gjendjen e shqiptarëve nën Jugosllavi.
SARAÇOGLU NIJAZI, shtetas i Turqisë me prejardhje nga Kosova, i cili është angazhuar për çlirimin e popullit shqiptar nga zgjedha serbomadhe. Në vitet 1981-1983, ka pasur këtë adresë: Nijazi Saracoglu, Mahmut Pasa Çadesi 82,
TR-ISTAMBUL, Türkei.
Sabile Keçmezi-Basha: "Ndërsa gazeta tjetër turke “Sabah” (Mëngjesi), në numrin e 19 korrikut, 1964, po ashtu i kushton vëmendje arrestimeve të shqiptarëve të Kosovës duke njoftuar opinionin turk se : Në Prishtinë (radio), Komiteti “Lidhja Kosovare” shpall se në Kosovë vazhdojnë turbullira serioze. Nijazi Saraçoglu dhe Shaban Jilldirim u arrestuan në Prishtinë kur po kalonin nëpër Jugosllavi, duke u kthye nga Gjermania. Sipas disa lajmeve të tjera komunikacionet me Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Gjilanin e Gjakovën janë ndërpre plotësisht. Në Prishtinë shkollat dhe ndërtesat publike janë rrethua nga policia. Nxitësi kryesor i tërë kësaj thuhej se është Adem Demaqi, i cili kishte botua më 1958 romanin anti-komunist “Gjarpinjtë e gjakut”. Për këtë vepër ai edhe u dënua me katër vite burg deri më 1962” shkruan gazeta “Sabah”." (Përpjekjet e gazetës “Përpjekja Kosovare” në mërgim (III), www.zemrashqipatre.net, 24 dhjetor 2011)
Aktakuzë: "Nijazi Saraçoglu, nëpunës nga Stambolli, i lindur në Prishtinë më 1933, nga babai Shabani dhe nëna Xhevahire Abidi, shtetas i Turqisë. ... Në muajin gusht të vitit 1963, me kërkesë të akuzuarit Adem Demaçi, i cili, lidhur me këtë i ka dërguar letër përmes të akuzuarit Tefik Sahiti, e që ishte e adresuar në emër të vëllait të tij, Tefik Saraçoglu, në Stamboll të Turqisë, ka pranuar të punojë për grupin ilegal armiqësor në Prishtinë kundër Jugosllavisë dhe, menjëherë pas kthimit në Jugosllavi të të akuzuarit Tefik Sahiti, ka dërguar përmes tij 200 lira turke në vlerë rreth 20 000 dinarë për nevoja të grupit ilegal në Prishtinë; pastaj, nga fundi i vitit 1963, sërish ka pranuar në Stamboll një pjesëtar të grupit armiqësor nga Prishtina dhe me te ka zhvilluar disa biseda, duke i premtuar, sikur edhe kur mori letrën nga i akuzuari Demaçi, se do të organizoj grumbullimin e ndihmës materiale dhe ndihmës tjetër nga të shpërngulurit dhe emigrantët nga Jugosllavia në Turqi, se do të organizojë propagandë të caktuar mes tyre dhe, prandaj, nga fillimi i majit të vitit 1964, kur sërish e vizitoi në Stamboll i njëjti person, ia ka dhënë atij 500 lira turke në vlerë rreth 50 000 dinarë, në emër të ndihmës për organizatën ilegale në Prishtinë, para këto të cilat ai person ia ka dorëzuar të akuzuarit Adem Demaçi për grupin ilegal, dhe, më në fund, më 27 maj 1964, erdhi nga Turqi në Prishtinë dhe u takuan me të akuzuarin Adem Demaçi në shtëpinë e të akuzuarit Tefik Sahiti dhe me këtë rast, i ka premtuar se do të punojë edhe më tej për organizimin dhe për përvetësimin e personave në Turqi për bashkëpunim me këtë organizatë ilegale, si dhe për krijimin e lidhjes ndërmjet organizatës ilegale dhe emigrantëve të nacionalitetit shqiptar në Itali, në Gjermani dhe në shtete tjera; prandaj në këtë mënyrë, ka marrë pjesë në formimin e grupit të personave, i cili ka pasur për qëllim të ndërmarrë sulm kundërrevolucionar mbi rregullimin shtetëror e shoqëror të RSFJ, mbi tërësinë e saj territoriale, dhe të shkatërrojë unitetin e popujve të Jugosllavisë, me çka ka kryer vepër penale të bashkimit kundër popullit dhe shtetit, nga neni 117, paragrafi 1, lidhur me nenin 100 dhe 101 të LP." (Aktakuza kundër Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, Kto-Nr. 223/64, Prishtinë)
 Asllan Muharremi, Nijazi Saraçoglu, Sabri Novoselle dhe Imer Berisha (Turqi1983)
Emri i Nijazi Saraçoglut ka rëndësi në historinë e Lëvizjes së Jusuf Gërvallës, sepse kur Jusuf Gërvalla arratiset nga Kosova më 14 dhjetor 1979 dhe ndahet nga Sabri Novosella, rivendosja e kontaktit më 14 prill 1981 bëhet përmes Nijazi Saraçoglut. Më lartë në citatin e Sabile Keçmezit-Bashës, e pamë se së bashku me Nijazi Saraçoglun, në vitin 1964, duke kaluar nëpër Jugosllavi, arrestohet edhe shtetasi turk me prejardhje nga viset shqiptare, Shaban Jilldrim, i cili të paktën në vitet 1980-1984, ka qenë agjent tregtar për plasimin e mallrave të Shqipërisë në Gjermani e Evropë. Shaban Jilldrim, ka vepruar në Munchen dhe zyra e tij ka qenë në këtë adresë: Shaban Yldrim, Bayerstr. 5, 8000 München.
Tri ditë pas ngjarjeve të 11 marsit në Prishtinë, të shtunen më 14 mars 1981, mbahet një panair i artizanatit ku merr pjesë edhe Shqipëria, dhe kuptohet Shaban Ylldrimi që merret me shitjen e atyre produkteve. Në atë panair merr pjesë Bardhoshi e ndoshta me siguri edhe Jusufi. Me rastin e njoftimit të parë me Shaban Ylldrimin, ky Shabani ia jep Bardhoshit adresën e Nijazi Saraçoglut në Stamboll, si adresë kontaktuese me Sabri Novosellën.
Pas dy javësh, rreth 28 marsit 1981, Bardhosh Gërvalla ia dërgon këtë letër Nijazi Saraçoglut:
Herrn Nijazi Saracoglu, Mahmut Pasa Çadesi 82, TR-ISTAMBUL, Türkei
I dashur Shoku Nijazi,
dje, pasi e mora lidhjen telefonike me ju, isha shumë i gezuar, sepse kanë kaluar më se 15 muaj që po presim ndonjë lajm nga shoku Bashkim Prishtina, për të cilin ju mund ta dini rastësisht se ku po qëndron. Jusufi, vëllau im para dy ditësh ka shkuar në veri të Gjermanisë tek një nip i yni, kështu që ai nuk mund t`ju shkruan edhe 6 ditë deri sa të kthehet prap këndej.
Ju thatë se e njihni vëllaun tim dhe se keni qenë së bashku në burg, por, vëllau im nuk ka qenë në burg, kështu që ju duhet ta njihni Zeqir Gërvallën, kushëririn tanë. Jusufi u arratis ditën kur u burgos vëllau ynë më i madhi Hyseni, me 14.12.79 dhe ka kërkuar strehim politik në Gjermaninë perendimore. Me Shabanin u njohëm para dy javësh në panairin e artizanatit, ku bënte pjesë edhe Shqipëria. Ai edhe na dha adresën dhe telefonin tuaj.
Pasi harrova të iu pyes a mos keni pengesa lidhur me letra, sepse mund bëhet që ua kontrollojnë, tani për tani nuk po iu shkruaj më gjërësisht. Për sa i përket qështjes sonë të madhe, ne jemi shumë optimist, sidomos pas ngjarjeve të fundit në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, dhe në Zagreb (sipas gazetës Gjermane studentët shqiptar në Zagreb bënë demonstrata solidarizuese me ato të Kosovës), ku u pa haptazi vullneti dhe gateshmëria e popullit të drejtë shqiptar. Kishte me qenë mirë sikur edhe Bashkimi të na shkruajë sa më parë. Në fund po iu përshëndes ju me gjithë familjen dhe dashamirët tuaj.
Bardhosh Gërvalla, Habichthöhe 40 D-7101, Untergruppenbach, W. Germany
Tel. qyteti Ludwigsburg 7141/26091
(U botua për herë të parë nga Faridin Tafallari si pjesë e shkrimit "Kur Jusuf Gërvalla shkruante" në www.albaniapress.com, 2 tetor 2011)
Më 13 prill 1981, Jusufit i vijnë dy letra të rëndësishme. E para, vendimi me të cilin shteti gjerman ia jep lejen e qëndrimit dhe ia njeh statusin e refugjatit politik. E dyta, pas gjashtëmbëdhjetë muajsh, nga Turqia, falë ndërmjetësimit të Shaban Ylldrimit e Nijazi Saraçoglut, Jusufit i vjen një letër nga Sabri Novosella. Kësaj letre të 13 prillit 1981 (të pabotuar por vetëm të përmendur nga Jusufi), Jusuf Gërvalla i përgjigjet të nesërmen më 14 prill 1981. Kjo pra është rruga e plotë e rivendosjes së kontaktit të Jusufit me Sabri Novosellën, pas 16 muajsh. (14 dhjetor 1979-14 prill 1981)
SARAÇOGLU TEFIK, Tefik Saraçoglu, vëllau i Nijazi Saraçoglut. Në banesën e Tefikut në: Cigdem sok. Nr. 24/6, Pendik, Istanbul, gjatë disa ditëve të pushimit dimëror të vitit shkollor 1980/1981, me sa më kujtohet në ditët e para të janarit 1981, i dërguar prej shokëve nga Kosova, për herë të parë jam takuar me Sabri Novosellën. Ky takim disa ditësh me biseda intensive ka qenë faktori që Sabriu të më vendosë në kontakt me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, në fillim të korrikut 1981, kur unë ndodhesha në Zvicër.
secondary group është kundërpol i primary group që karakterizohet nga kontakte jo-personale (kontakt sekundar), grup me shumë anëtarë, ku kontinuiteti dhe stabiliteti mvaren më shumë nga organizata sociale se sa nga lidhje difuze apo informale në mes anëtarëve. Secondary group është një shembull i ideal typ dhe gati nuk ka grup që i përgjigjet krejtësisht këtij definicioni. Organizata dhe shoqata të mëdha, regjimente, sindikata, kooperative konsumatorësh etj., qëndrojnë shumë afër këtë tip ideal.
SELA AGRON, – Agron Sela, lindi nё Dibёr mё 1960. Mbaron shkollёn e mesme nё vendlindje. Si pjesëmarrës i demonstratave studentore mё 1981 nё Prishtinё, detyrohet tё ndёrpresё studimet nё Fakultetin e Gjuhёs dhe Letёrsisё Shqipe. Emigron nё Gjermani, ku, përmes Naim Haradinajt, njihet dhe miqёsohet me Jusuf Gёrvallёn. Mё 1982 vendoset nё Itali dhe njё vit mё vonё emigron nё Amerikё, ku jeton edhe sot. Ka botuar librin me poezi "Këngë në heshtje".
SELA, VËLLEZËRIT, veprimtarë në ShBA. Në vitet 1982-1983 kanë pasur këtë adresë: Vëllezërit Sela, 824 Ceney IslandAve. Brooklyn, N.Y. 11218 USA. Kanë qenë një ndër pikat në ShBA prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 30.
self-realization vetë-realizim, zhvillim i balancuar i personalitetit njerëzor, ku asnjë pjesë nuk dominon mbi një tjetër.
SELMANAJ NAZMI – Aktgjykim: "Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë publike të qarkut në Pejë, P. nr. 106/81; Të akuzuarit Nazmi Selmanaj, student nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur më 25 nëntor 1954, në të njejtin fshat. ... i shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjetësh."
SELMANI L+Z+N, veprimtarë në Zvicër. Në vitet 1982-1983 kanë pasur këtë adresë: Selmani L+Z+N. Dalipi, 11.Rue Dizernes 1205 Geneve Suisse. Kanë qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës.
SINISHTAJ GJETO, veprimtar në ShBA. Udhëheqës, në atë kohë i radio-stacionit "Zani i Malësisë". Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Gjeto Sinishtaj, 315 E. 68 St. New York, N.Y. 10021 U.S.A. Ka qenë një ndër pikat në ShBA prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 20.
sociability 1. aftësia për t'u shoqëruar me të tjerët,
2. Si koncept psikologjik dhe social-psikologjik, është mekanizmi që e lidhë një pjesë me një tërësi dhe tërësinë me një pjesë. Forma të ndryshme të mvarshmërisë reciproke në mes elementeve të ndryshme të psikikës paraqesin një shembull të sociabilitetit.
social diçka që ka të bëjë me relacionet reciproke në mes individëve që bashkëveprojnë.
social agregate kategori sociale që përbëhet nga individ, ku e vetmja veti e tyre e përbashkët është se ata banojnë afër njëri tjetrit.
social anabolism, ai zhvillim në një shoqëri që bëhet kur idetë, vlerat atitydat dhe sjelljet e reja absorbohen dhe shkrihen me kulturën e shoqërisë.
social anatomy struktura dhe organizata e shoqërisë.
social class klasë sociale 1. Familjet të cilat kanë ose gati kanë veti sociale relevante të njejta, përbëjnë një klasë sociale. Shoqëri dhe lloje të ndryshme shoqërish kanë shpesh veti të ndryshme sociale relevante. Në botën perëndimore profesioni, të ardhurat dhe shkollimi janë të një rëndësie të madhe. Në shumë shoqëri tjera prejardhja (fisi, rrënja) ka rëndësi vendimtare. Pastaj ekziston një lloj-llojshmëri e madhe sa i përket numrit të klasave që mund të dallohen në një shoqëri, se sa qartë janë të përkufizuara klasat nga njëra tjetra dhe sa i fortë është identifikimi klasor subjektiv. Shumica e sociologëve të sotëm preferojnë të përdorin konceptin klasë-shoqërore në mënyrë pragmatike. Një ndarje e shpeshtë e klasave në botën perëndimore është në formën klasa e lartë, klasa e mesme dhe klasa punëtore. Në disa raste është e përshtatshme të bëhet një ndarje klasash në formë më të detajuar, e në raste tjera një ndarje në "punëtorë" dhe "jo punëtor" është e mjaftueshme.
2. Disa sociolog i japin konceptit klasë një domethënie shumë më precize se sa që është thënë më lartë. Më të njohuritë në këtë kuptim janë ndoshta Marksi dhe Weberi. Tek ata, një klasë shoqërore është e njejtë me atë kategori personash të cilët, të gjithë së bashku, qëndrojnë në një relacion të njejtë ndaj aparatit prodhues të shoqërisë.
social climber bperson i cili shkëputet prej kontakteve të vjetra dhe në vend të tyre qëllimisht fillon të mbjellë kontakte me persona që kanë status më të lartë dhe në këtë mënyrë përpiqet të ngrejë statusin e tij.
social contagion infektim social Impulse të llojeve të ndryshme të cilat gjatë ndërveprimit në mes personave shpërndahen në rrethe gjithnjë më të mëdha dhe kanë si rezultat shfaqjen e një modeli të sjelljes identike. Koncepti mund të aplikohet në kuptimin e modave të ndryshme të cilat përhapen shpejt dhe me po atë shpejtësi dalin prej mode apo u del boja, apo edhe tek shpërthimet e panikut në tubimet popullore.
social control të gjitha ato procese me ndihmën e të cilave një shoqëri apo një grup i bënë anëtarët e vet të sillen në përputhje me ato norma që vlejnë për tërë shoqërinë apo grupin në fjalë.
Ekzistojnë dy klasa të kontrollit social:
1. kontroll përmes pushtetit detyrues (coercive control),
2. kontroll përmes bindjes (persuasive control).
Dallimet në mes klasave janë se dhuna fizike apo kërcënimi për përdorimin e dhunës fizike ndeshet tek kontrolli përmes pushtetit detyrues gjë që nuk ndodhë kur është rasti tek kontrolli përmes bindjes, kontroll i cili bazohet në sanksione negative dhe pozitive e jo në dhunë. Duhet vënë re se kërcënimi për heqjen e një sanksioni pozitiv (shpërblimi) të cilin individi ka filluar ta konsideroj si normale gjithashtu është një lloj sanksioni negativ. Përveç llojeve të ndryshme të sanksioneve kontrolli përmes bindjes përfshinë edhe gjëra tjera që ndikojnë tek individi që ai të sillet në mënyrë konforme, p. sh. sugjestionimi dhe imitimi.
Kontrolli social përmes kodeve penale përbëjnë shembull të kontrollit përmes pushtetit detyrues. Zhvillimi në shtetet moderne ka shkuar në atë drejtim që ushtrimi i kontrollit përmes detyrimit duhet patjetër të jetë i sanksionuar, aprovuar, nga shteti.
Një shembull i kontrollit përmes bindjes është kur grupi i shpërblen anëtarët konformist me status më të lartë.
SOCIALDEMOKRACIJA E SERBISË; Partia Socialdemokrate e Serbisë (Srpska socijaldemokratska partija – SSDP) ka qenë parti politike e së majtës, që ka vepruar në Serbi në fillim të shekullit XX (nga 1903 deri më 1919).
Partia Socialdemokrate e Serbisë shfaqet si përfaqësuese politike e klasës punëtore në zhvillim e sipër, si korrigjuese, sidomos në luftën për legjislaturën sociale. Duke e pasur parasysh përzierjen etnike të Ballkanit, Partia Socialdemokrate e Serbisë i përmbahet idesë së Federatës Ballkanike. Duke e përkrahur modernizimin e Serbisë, ajo së bashku me disa përfaqësues të partive liberale, në Parlament dhe në shtypin e saj, i kundërvihet militarizimit të shoqërisë serbe dhe luftërave në fillim të shekullit XX.
Gjatë periudhës së vetë të shkurtë të veprimit, në kohës e krizës së aneksimeve, luftërave ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore, kjo parti ka ndjekur një program kundër luftës, të bazuar në idenë e revolucionit klasor dhe bashkimit të popujve të Ballkanit në konfederatë. Partia Socialdemokrate e Serbisë ka hy në historinë e Evropës si partia e vetme e cila në prag të luftës së madhe ka votuar kundër buxhetit të luftës.
Partia Socialdemokrate e Serbisë në udhëheqjen e Dimitrije Tucoviçit ka qenë një ndër partitë punëtore më luftarake në Evropë. Dimitrije Tucoviçi nuk ka qenë dallëndyshja e vetme e Socialdemokracisë së Serbisë, dhe idetë e tij nuk i kanë pikë prej qiellit por prej mjedisit që e ka rrethuar.
Figura të njohura të socialdemokracisë serbe: Dimitrije Tucović, Dragiša Lapčević, Triša Kaclerović, Kosta Novaković, Radovan Dragović (mësuesi i Dimitrije Tucoviçit), Filip Filipović, Dušan Popović, Miodrag Jeremić, etj.
social determinism pikëpamja sipas të cilës fenomenet sociale në radhë të parë duhet të sqarohen me ndihmën e faktorëve social dhe se p.sh. psikologjia individuale nuk guxon asnjëherë të përdoret si bazë e mjaftueshme për analiza sociale. Durkheim në këtë pikë ka marrë qëndrim ekstrem. Ai mendon se njerëzit çdokund nëpër botë janë të njejtë në pikëpamje psikologjike dhe fiziologjike, dhe për këtë këta faktor nuk mund të përbëjnë bazë për shpjegimin se pse shoqëritë e vendeve të ndryshme tregojnë dallueshmëri kaq të mëdha.
social differentiation diferencim social 1. Termi ka të bëjë rëndom me ato pozicione sociale brenda një grupi ose shoqërie. Se një grup ka shkallë të lartë të diferencimit social do të thotë se brenda grupit ka pozita sociale dalluese. Një grup mund të ketë relativisht shumë anëtarë dhe të mos ketë ndonjë shkallë të lartë të diferencimit social. Shembull i kësaj mund të jetë një klasë nxënësish të një shkolle.
2. Termi ka edhe kuptimin e një procesi që çon në atë drejtim kur një grup apo një shoqëri krijohen shumë pozicione sociale.
3. Me këtë term mund të përshkruhen edhe dallimet sociale p. sh. në mes burrave dhe grave apo në mes gjeneratave të ndryshme. Duhet vënë re se jo të gjitha ndryshimet që ekzistojnë në mes individëve paraqesin dallime sociale.
social elements elementet sociale, nga pikëpamja sociologjike njësitë më të vogla dhe të pandashme të një sistemi social. Se njësitë janë të pandashme nga aspekti sociologjik do të thotë se një ndarje e mëtejshme apo analizim i mëtejshëm mund të bëhet vetëm me ndihmën e një fushe tjetër shkencore. P.sh. është shumë e rëndomtë që një studiues që ndeshet me një problem sociologjik të detyrohet të merret edhe me aspekte të pastra psikologjike. Por më të rralla janë rastet kur ai shkon edhe më tutje p. sh. për t'i trajtuar elementet psikologjike në aspektin e tyre fiziologjik dhe biokimik.
social evolution evolucion social zhvillim i planifikuar apo i paplanifikuar i një fenomeni social. Rëndom me evolucion social mendohet një ndryshim social që është i ngadalshëm, kumulativ, dhe irreverzibil (i pakthyeshëm). Koncepti, në raste të tilla, në mënyrë analoge me evolucionin biologjik. Të ashtuquajturit social-evolucionistët gjatë viteve 1800-të kanë qenë një dukuri paralele me darvinizmin në biologji. Reprezentuesi më i njohur i tyre llogaritet Herbert Spencer.
social fact element i identifikueshëm që në mënyrë të natyrshme është i lidhur me një relacion social, një proces social apo një vlerë.
social interest term përgjithësues për të gjitha ato forca për të cilat thuhet se i motivojnë individët për të krijuar shoqëri apo grupe. Drejtime të ndryshme në mesin e shkencave shoqërore kanë parashtruar teori të ndryshme për social interest. I njohur është p. sh. psikologu Mc Dougall për doktrinën e tij se burimi i krijimit të shoqërive qëndron tek instinkti i kopeizmit tek njeriu.
socialization proces i socializimit, ato procese sociale që rezultojnë inplantimin apo internalizimin e normave të një shoqërie apo grupi në personalitetin e anëtarëve të tyre. Socializimi kryesor bëhet heret në jetën e një personi. Gjatë fëmijërisë hidhen themelet për shumicën e atyre normave që e drejtojnë shumë individin gjatë jetës së tij si i rritur. Stabiliteti apo grupi i një shoqëria bazohet qoftë edhe pjesërisht, se sa efektiv ka qenë dhe është socializimi. Shkelja e një norma të internalizuar rëndom është shumë e mundimshme për ekuilibrin psikik të individit dhe shpesh është e lidhur me krizë personale.
social heritage trashëgimi sociale të gjitha adetet, mores, mënyrat e mendimit dhe dituritë që janë përcjellë prej një gjenerate të vjetër tek e reja.
social medium mjet me ndihmën e të cilit njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin. Mediumi social më i rëndësishëm është natyrisht gjuha.
social nexus lidhje të cilat i mbajnë bashkë individët, grupet dhe shoqërinë dhe të cilat i bëjnë ata reciprokisht të mvarun nga njëri-tjetri.
social organization organizatë sociale 1. Në përgjithësi me organizatë sociale mendohet ajo mënyrë përmes së cilës një shoqëri është e ndërtuar dhe ku normat, status-poziticionet, grupet, organizatat formale, dhe institucionet gjithmonë paraqesin gurët e ndërtesës.
2. Nganjëherë termi organizatë sociale përdoret si term përgjithësues për strukturën e një grupi.
3. Tek disa autor termi organizatë sociale ka domethënien e rregullimit shoqëror, ku kemi të bëjmë me integrim, me një sjellje në bazë të ligjshmërive dhe me një minimum të konflikteve. E kundërta e kësaj është dezorganizim social.
4. Nganjëherë termi organizatë sociale ndeshet si sinonim për organizatë formale.
social organism shoqëritë apo grupet thuhet se kanë veti që i bëjnë ato t'u përngjajnë organizmave biologjik. Brenda funksionalizmit më parë analogjitë me organizmat biologjik kanë qenë shumë të rëndomta. P. sh. bëhej ngjashmëria e shoqërisë me një trup njeriu organet e të cilit u përgjigjeshin institucioneve të ndryshme në shoqëri dhe këto institucione thuhej se janë të ndërlidhura ashtu siç është shëndeti tek organet tjera në një trup njeriu. Në funksionalizmin modern dhe brenda sociologjisë në përgjithësi analogjia-organizëm përdoret shumë rrallë. Janë shfaqur fakte se analogjia e tillë lehtë i drejton studimet sociologjike në gjurmë të rrejshme.
social participation pjesëmarrje aktive në organizata formale vullnetare të llojit të Kryqit të kuq, parti politike, organizata joqeveritare (OJQ) etj.
social pathoplogy studimi i formave të ndryshme të dezorganizimit social dhe jo-përshtatjes sociale. Varfëria, kriminaliteti, prostitucioni, vetëvrasjet dhe alkoolizmi janë disa prej çështjeve që tradicionalisht i takojnë fushës së social-patologjisë. Shumë shkencëtar modern mendojnë se ky term duhet të hiqet nga përdorimi sepse implikon një analogji të rrezikshme dhe të rrejshme me patologjinë biologjike.
social pattern formë ndërveprimi që shpesh përsëritet dhe që mund të thuhet se është tipike për një pjesë të madhe të popullsisë së një shoqërie apo të një grupi p. sh. me e vizituar farefisin të dielleve, me shkua me të dashurën apo një shoqe të shtunave në biograf apo me i takua të njohurit në një kafé pas përfundimit të ditës së punës.
social polarity forcat që në një aggregat-social tërheqin në drejtime të ndryshme dhe me këtë e balancojnë njëra-tjetrën duke e mbajtur agregatin në ekuilibër. Shembuj të social polarity përbëjnë vendet në të cilat politikisht forcat e majta janë përafërsisht të barabarta me krahun e djathtë.
social position pozitë në një strukturë hierarkike. Një person, rëndom, merr shumë pozicione sociale. Ai merr pozita në strukturën e profesionit, të të ardhurave, të pasurisë, etj. Për çdo pozicion janë të lidhura të drejtat dhe detyrat ndaj të tjerëve. Në trajtesat e ndryshme moderne sociologjike përmbajtja në detyrat quhen roli i pozicionit ndërsa përmbajtja në të drejtat quhet statusi i pozicionit. Në trajtesat e vjetra roli është gati sinonim me pozicionin social dhe për te thuhet se përbëhet prej dy komponentave, të drejtave dhe detyrave. Kohëve të fundit interes është treguar ndaj pasojave kur një person merr pozicione kundërthënëse p. sh. pozicion të lartë profesioni por pozicion të ulët në të ardhura.
social potential ai pushtet apo kapacitet që një individ apo një grup e ka që të mundet me ndikue në një rrjedhë sociale. Liderët në një grup në përgjithësi e kanë potencialin më të madh por edhe anëtarët e tjerë të grupit posedojnë një potencial të caktuar social edhe pse ai në disa situata mund të jetë në bazë të rrethanave gati i parëndësishëm. Por meqenëse një individ në përgjithësi u takon shumë grupeve ai posedon gjithashtu shumë potenciale të ndryshme sociale. Një individ mundet p. sh. të ketë potencial të madh në familjen e tij, por shumë potencial të vogël kur është puna tek mundësia për të ndikuar në rrethanat e lagjes në të cilën banon.
social process Me proces social mendohet në përgjithësi një seri e ngjarjeve të cilat çojnë në një rezultat specifik dhe të parashikueshëm. Me proces-social praktikohet të mendohet para së gjithash se ato ngjarje që ndodhin kur lloje të ndryshme të relacioneve-sociale krijohen gjatë ndërveprimit. Mvarësisht nga vetitë dhe produktet finale tek llojet e ndryshme të ndërveprimit praktikohet që proceseve sociale t'u jepen emra të ndryshëm p. sh. konkurencë, bashkëpunim, konflikt, asimilim etj. Një ndarje e jo-hollësishme e këtyre proceseve sociale është se ato mund të jenë ose asociative ose dissociative. Me llojin e parë mendohet në procese sociale që kanë ndikim bashkues, me llojin e dytë mendohet në procese sociale që kanë efekt përçarës.
Në ekologjinë-klasike ka qenë bërë një dallim i madh në mes proceseve sociale dhe proceseve ekologjike. Me llojin e dytë (me proceset ekologjike) është menduar në ngjarje të cilat nuk kanë përfshi ndërveprimin-social por që kanë ndodhur në një nivel subsocial dhe që kanë pasur si rezultat fenomene të ndryshme hapsinore shumë të rëndësishme. Në mesin e këtyre proceseve ekologjike praktikohet të llogariten segregacioni, koncentracioni, centralizimi, invazioni dhe succesioni. Tani në përgjithësi ekziston dyshimi me rastin e distinkcionit në mes proceseve sociale dhe atyre ekologjike. Mendohet se relacionet sociale dhe subsociale gjendet si tek proceset sociale ashtu dhe tek ato ekologjike.
social product 1. Në kuptimin më preciz (stringent) një produkt social është rezultat i një procesi-social. P. sh. bashkëpunimi çon në krijimin e një grupi me veti specifike. Konkurenca çon tek një tjetër strukturë etj.
2. Nganjëherë social product ndeshet si term për rezultatin material të ndërveprimit social apo ekonomik.
social propagation ka përafërsisht të njejtin kuptim si infektim social, ku përhapja e ideve, idealeve, atitudave, adeteve etj. bëhet prej personi në person duke përfshi rrathë gjithnjë më të mëdhenj.
social psychology është një fushë studimi në kufirin në mes sociologjisë dhe psikologjisë dhe mund të konsiderohet si fushë speciale nën të dy lamitë. Nga pikëpamja psikologjike, social-psikologjia është studimi i efekteve të krijuara tek një individ gjatë mekanizmit apo proceseve të ndërveprimit me individët tjerë. Nga pikëpamja sociologjike, social-psikologjia është përafërsisht e njejtë me studimin e fenomeneve sociale në nivelin individual apo në mikro-nivel.
social rank rangu social 1. sinonim me social-position do me thënë pozitë në një strukturë sociale hierarkike, p. sh. në strukturën e profesionit apo në strukturën e të ardhurave.
2. Nganjëherë përdoret rangu social në një kuptim më specifik dhe me atë rast mendohet në ate se si një individ apo një grup vlerësohen në krahasim me individët apo grupet tjera, p. sh. se si një individ vlerësohet në krahasim me shokët e tij të punës apo se si vlerësohet një shoqatë në pikëpamje sociale në krahasim me shoqatat tjera. Një individ rëndom u takon shumë grupeve dhe rrjedhimisht shumë renditjeve të rangut. Kombinimi i rangjeve të shumta praktikohet të përshkruhet si prestigji i individit.
social relationship është ai stimulus-respons model që vjen me rastin e ndërveprimeve sociale. Relacionet sociale mund të thuhet se janë elemente apo komponenta themelore të proceseve sociale. Relacionet sociale mund të jenë të shumë llojeve të ndryshme, prej atyre të përkohshme deri tek ato shumë të qëndrueshme, prej bashkëpunimit deri tek konflikti më i thellë etj. Ato relacione që zhvillohen në një grup dhe për të cilat mund të thuhet se e konstituojnë një grup janë një nënkategori e konceptit më të gjerë relacione sociale. Studimi i relacioneve sociale përbënë një bërthamë për sociologjinë.
social situation shuma e atyre relacioneve sociale të cilat, në një moment të caktuar kohor vlejnë, janë në fuqi, për një individ, një grup, një shoqëri apo një agregat social.
social status 1. Në trajtesat më të vjetra social status është përdorë si sinonim me social-position apo social-rank.
2. Duket se tani është më e rëndomtë që fjalës status t'i epet një kuptim më specifik, pra statusi së bashku me rolin janë dy komponente të një pozicioni social. Statusi social thuhet se është i barasvlershëm me ato të drejta që një pozicion social ia jep poseduesit (të pozicionit). Me fjalë tjera statusi i një personi është i barabartë me obligimet e personave tjerë që kanë ndaj tij.
social strata Ato pozicione sociale në një grup apo në një shoqëri kanë status social të njejtë apo përafërsisht të njejtë thuhet se e krijojnë një social stratum. P.sh. profesorët në Gjermani thuhet se paraqesin një social stratum. Në natyrën e termit është nënkuptimi se fjala është për një hierarki të status-niveleve. Termi social strata konsiderohet më neutral se sa koncepti i ngjashëm klasë-shoqërore.
social structure Struktura e një ndërtese përbëhet nga pjesë-ndërtimore të cilat janë lidhë në mënyra të ndryshme për ta krijuar një ndërtesë. Në të njejtën mënyrë një sistem social, p. sh. një shoqëri, e ka një strukturë. Praktikohet të bëhet dallimi në mes shumë llojesh të strukturave sociale.
1. Në një kuptim, sistemi social konsiderohet si i përbërë prej pjesëve në formë të grupeve dhe individëve. Ato ndër-relacione më stabile në mes tyre (individëve dhe grupeve), në këto raste, përbëjnë strukturën sociale.
2. Në një kuptim tjetër struktura sociale mendohet si e përbërë prej pjesësh në formë të normave, vlerave, institucioneve, ligjeve, roleve, e kështu me radhë, të cilat përbëjnë ato karakteristikat më stabile në sjelljet sociale dhe të cilat gjithashtu janë të integruara dhe ndër-relacionuara me njëra-tjetrën. Kjo mund të quhet struktura analitike e sistemit social.
3. Nganjëherë ndodhë që të bëhet përpjekja për t'i kombinuar të dy aspektet e lartpërmendura.
social symbol një simbol i cili nuk ka kuptim vetëm për një person, por e ka të njejtin kuptim edhe për shumë veta në një shoqëri, një grup apo një agregat social. Një reprezentim kolektiv është një lloj simboli, kur diçka nga vetë grupi simbolizohet. Shenja më e rëndomtë e simboleve sociale është natyrisht gjuha e përditshme e cila kuptohet nga të gjithë në një shoqëri.
social system Ky term në sociologji përdoret në shumë rrethana të lloj-llojshme. Në përgjithësi është një shprehje e përbashkët për të gjitha format e agregateve sociale, në të cilat veprimet e individëve pjesëmarrës ndikojnë tek njëri-tjetri në një mënyrë apo tjetër. Kështu p. sh. mund të flitet për familjet, lagjet e banimit, shoqëritë lokale (qytezat) dhe shoqëritë (shtetet), si sisteme sociale.
social telesis veprim i planifikuar në drejtim të qëllimeve shoqërore.
social tension Ndërveprim social që karakterizohet nga ndjenja të pakëndshme tek ata që janë të përzier në ndërveprime. Shkolla funksionaliste i kushton rëndësi të madhe kapacitetit - aftësisë të një grupi apo të një shoqërie për t'u përballur me tensione sociale.
social units njësi sociale, elemente sociale ose kombinim i elementeve sociale që në përbërje të përgjithshme gjatë krahasimit janë të plota dhe që mund të maten dhe për këtë shkak janë të përshtatshme si objekte studimi. Shembuj të njësive sociale janë individi, familja, krimi, atityda, shoqëria etj.
society Shoqëri 1. Në kuptimin sociologjik shoqëri do të thotë ata njerëz të cilët e kanë të njejtën, e ndajnë të njejtën kulturë. Duhet vënë re se fjala shoqëri në përdorim të përditshëm shoqëri-rreth, në gjuhësinë sociologjike i përgjigjet shprehjes shoqëri lokale (anglisht: community),
2. Në ekologjinë klasike termi shoqëri (society) paraqet atë organizatë njerëzish në një habitat e cila ndërtohet përmes bashkëpunimit të vetëdijshëm, ndërsa tek shoqëria lokale (community) paraqet atë organizatë njerëzish në një habitat, e cila është zhvilluar në mënyrë automatike përmes forcave subsociale dhe ku të dobëtit janë detyruar t'u përshtaten të fuqishmëve.
sociology sociologji studimi shkencor i ndërveprimeve sociale (social interaction) si dhe i atyre fenomeneve që janë pasojë e këtyre ndërveprimeve. Termi sociologji është krijuar nga filozofi francez Auguste Comte (1798-1857), por studime sociologjike janë bërë edhe më parë. Në sociologji hasen shumë shkolla të cilat përdorin metoda të ndryshme për arritjen e diturive mbi relacionet sociale.
sociology of law studimi i sistemit legal si institucion në shoqëri dhe relacionet e tij me institucionet tjera. Vëmendje u kushtohet ligjeve dhe prejardhjes e mbështetjes sociale, relacionet e sistemit të drejtësisë me ekonominë, ndarjes së pushtetit dhe mbajtja e këtij pushteti përmes sistemit ligjor, mbështetjes së sistemit ligjor për sistemin familjar dhe atë farefisnor etj.
SPAHIU HYSEN, – Hysen Spahiu, veprimtar nga Dibra, i cili së bashku me Agron Selën, në vitin 1981 e 1982 kanë qenë në rrethin e Vëllezërve Gërvalla. Emigroi në Amerikë (ShBA) ku më duket se jeton tani.
stereotype stereotip 1. një paramendim tepër i thjeshtësuar dhe plotë paragjykime mbi vetitë e një individi, kategorie apo dukurie sociale. Stereotipet kanë shpesh atë formë sa një person i konsideron të gjithë individët e një kategorie sikur ata të kishin pasë të njejtin personalitet. Termi në këtë kuptim rëndomë ka ngarkesë negative.
2. Një kuptim më shkencor dhe më neutral është se termi stereotip paraqet një model të thjeshtësuar dhe nganjëherë fals të cilin e kemi në brendinë tonë rreth dukurive të ndryshme, në botën që na rrethon. Ato modele thuhet se na ndihmojnë për t'i përballuar shumë situata kur ndodhemi para fenomeneve që në të vërtetë janë shumë të komplikuara. Kjo vlen edhe në ato raste kur stereotipi është në shumë pjesë të tij, fals (i rrejshëm). Ky përdorim i termit është bërë së pari nga Walter Lippmann në librin Public Opinion (1922). Termi në këtë kuptim ka lidhshmëri me ideologji dhe racionalizim.
STUDENTENWOHNHEIM, Eduard-Spranger-Straße 7, D-71634 Ludwigsburg. Konvikt studentësh në Ludvigsburg. Në këtë konvikt, në adresën e lartpërmendur, falë komunikimeve e ndërmjetësimeve që kishte Bardhoshi, na u krijua mundësia të banojmë ne disa të rinjve, si Agron Selës, Hysen Spahiut, Haxhi Berishës, Naim Haradinajt, Hasan Rrahmanit dhe mua Xhaferi Durmishit. Sa i përket pjesës sime, unë banova në këtë adresë prej korrikut 1981 deri në korrik 1982. Shokët e tjerë, disa kanë banuar aty edhe më heret, e ndoshta ndonjë edhe më vonë.
subculture 1. pjesë e sistemit kultural që është specifike për një grup të caktuar. Subkulturat zhvillohen sidomos në grupe që ndiejnë solidaritet të madh të brendshëm. Kështu përpiqen p. sh. partitë politike integruese të krijojnë një mjedis kuluror për anëtarët e tyre që dallohet nga ajo modale.
2. në kultur-antropologji mendohet nganjëherë në disa tendenca që shfaqen tek të gjitha kulturat. Me këtë kufizohet edhe mundësia për variacione kulturore.
SUFTA HASIM, shtetas i Turqisë me prejardhje shqiptare apo nga viset shqiptare. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Hasim Sufta, 1145 sok. No.94 Yeniseheir, Izmir-Türkiye. Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës i është dërguar për ta informuar me gjendjen e shqiptarëve nën Jugosllavi.
SURROI SEZAI, për Sezai Surroi Jusuf Gërvalla shkruan shkruan në Lajmëtarin e lirisë të janarit, 1981.
Jusuf Gërvalla: "Me gjasë, anonimiteti ofendues e shëmtia e madhe e emrit Petar Përla, që mban Shkolla Fillore e Irzniqit, paskësh zgjuar neveri e mllef te banorët e këtij fshati, apo të ndonjë fshati tjetër përreth. Ose, ndoshta, edhe aksioni për të cilin do të bëjmë fjalë këtu, është vepër e rinisë së organizuar.
Sido që të jetë, aty në të aguar të 25 nëntorit të vitit që shkoi, busti i Petar Përlës, në oborrin e shkollës së Irzniqit, u gdhi për faqe të zezë: pa atë kokën e tij të shëmtuar e anonime.
Pas kësaj, UDB-ja e Deçanit dhe e Pejës maltretoi shumë njerëz, ndër ta edhe vëllain e kryetarit të Komunës së Deçanit, i cili kishte bërë rojë, vetë treti, natën që busti mbeti pa kokë. Tash, hetimet po bëhen edhe më të ethshme. Po gjurmët e aktorëve – as për ilaç! Sa më i madh po bëhet tërbimi i UDB-së, aq më shumë po i hipën vlera kokës anonime të Përlës dhe aq më e urryer po bëhet për armikun tonë koka e të riut tonë, që ia mori kokën e shëmtuar bustit. Nga burime të sigurta jemi informuar se UDB-ja e ka qitur fjalën në rrethin e besimtarëve të vet se ai që e zë aktorin e heqjes së kokës nga busti, do të shpërblehet me – 200 milionë dinarë!
Urdhëroni, turruni gjahtarë skalpesh të shqiptarëve! Për kokën e metaltë të një sllavi anonim, do të shpërbleheni me 200 milionë dinarë po të keni sukses t'ia merrni kokën nga krahët një shqiptari të gjallë. Me këto para mund të bleni, sa t'ju dojë shpirti, deterxhente, kripëra, vajra, sheqerëra e ashkla, që Jugosllavia titiste s'po mund t'ua sigurojë shtetasve as me shkopin dhe strajcën e lypës. Për ju është kujdesur UDB-ja, ajo ka para, sa të doni, vetëm ju punoni si ju porosit ajo, dhe do të shpërbleheni në kurriz të djersës e të gjakut të popullit.
Por, qëkur u hipi kështu vlera kokave të metalta?! Parvjet, kur u bë busti i heroit shqiptar, Sezai Surroi në një fshat të Opojës, autori i projektit pat marrë shpërblim vetëm 1 milion dinarë, kurse gjithë projekti pat kushtuar vetëm afro 3 milionë. Natyrisht, pa llogaritur ahengjet e pangopshme të renegatëve kosovarë, që erdhën në solemnitetin e zbulimit të bustit për t'i fryrë bulshinjtë dhe barkun si babëzinj të dorës së parë…
Por, si guxojmë të gabohemi! Atëherë ishte puna për një kokë hekuri të shqiptarit, tash për një kokë të tillë të sllavit. Dhe, këto s'e kanë çmimin e njëjtë as të shkrira në metal. Dhe kjo është gjëja më e rëndomtë në kushtet e jetës së sotme të shqiptarit në robërinë sllave." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981-Shtojca)
SYLA GANI, SHALANI MUHARREM DHE MALIQI HAXHI
Jusuf Gërvalla: "Një muaj më vonë po kjo gazetë solli edhe lajmin nga Gjyqi i Qarkut të Shkupit, i cili, për të njëjtën vepër, kishte dënuar 3-6 vjet burg të rëndë Gani Sylajn, Muharrem Shalanin dhe Haxhi Maliqin. As te grupi i parë as te i dyti (dhe as te afro 2000 të burgosurit e tjerë politikë shqiptarë, që i burgosi vjet UDB-ja), nuk janë kapur materiale armiqësore të dënueshme me ligjet ndërkombëtare, të cilat i ka nënshkruar edhe vetë Jugosllavia në Helsinki, para disa vjetësh. Të burgosurit në fjalë janë privuar lirie vetëm për deklarata verbale ose shkresa unike apo të shumëzuara me dorë e makinë shkrimi – dhe kjo gjë është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. (Por, kush do ta detyrojë Jugosllavinë të përgjigjet për këto krime, në mos e detyrofshim ne vetë." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 2)
SYLA LEKË, veprimtar në Austri. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Lekë Syla Hasengasse 33, 1100 Vien-Austri. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës.
SYLÇA NIJAZI, personalitet kulturor me prejardhje shqiptare apo nga viset shqiptare, në Turqi, shtetas i Turqisë. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Nijazi Sylqa, Gülvenik Cad. Yaylagül, sok. No.3/19-20, Asagi Ayranci Ankara. Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës i është dërguar për ta informuar me gjendjen e shqiptarëve nën Jugosllavi.
SYLEJMANI NUHI - Nuhi Sylejmani është lindur më 10 maj 1943, në fshatin Stanec, Lagjja Lesbaliu. Shkollën tetëvjeçare e kreu në Caravajkë. Që nga 22 maji 1969 është punëtor në Gjermani. Ka nënshkruar librin "Vrasja e trefishtë", Prishtinë 2010.
Është bërë jashtëzakonisht i njohur në qarqet patriotike si dhe të hyqmetit si Luani i papërkulur i inferioriteteve vandale për shkak të mosaftësisë për pengimin e veprimeve të gabueshme e fatale. Si luan i inferioriteve vandale është zgjedhur nga Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka për bashkëpunim të barabartë, pasi ata nuk kanë mund me gjetë ndonjë Luan tjetër që mund t'ia kaloj këtij në inferiritetet vandale. Tre heronjtë, duke e zgjedhur për bashkëpunëtor të barabartë Luanin e inferioriteve vandale kanë treguar se janë të pazandësueshëm.
SH
SHABANI MILAIM, veprimtar në Zvicër. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Milaim Shabani, Cite Ouest « G » 1196 Gland (VD) Suisse. Ka qenë një ndër pikat në Zvicër prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës.
SHABANI SHAQIR, – Shaqir Shabani, aktivist në rrethin e Gjenevës. Aktive kanë qenë edhe lidhjet e tij në Gjermani dhe Francë.
SHALA BAJRAM, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Bajram Shala, Schmiden str.90 D-7000 Shtutgart +49-711563927. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.
SHARAJ R., veprimtar në ShBA. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: R. Sharaj, 21 Kristin Dr. 822 Schaumburg Ill, 60195 USA. Ka qenë një ndër pikat në ShBA prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.
SHEHU BRAHIM, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Brahim Shehu, Kastellstr.11, D-7972 Allgäu. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.
XHAFER DURMISHI
(Vijon...)
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 51 vizitorë |
| Lexuar:
1,523 herë
|
|
|
|
|
|
|