Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Serbia nuk e ka patur, nuk e ka e as nuk mund ta ketë Kosovën
Publikuar më 20 shkurt, 2014 në orën 11:53 ( ) Dr. Alban Daci | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Historia e Kosovës me Serbinë është një histori e dhimbshme e mbushur me kolonializëm, me pushtime, me shtypje, gjenocide e luftëra të vazhdueshme. Historia e Kosovës me Serbinë është historia e padrejtësi së madhe e kundrejt shqiptarëve, të cilët jo vetëm përbëjnë shumicën e popullsisë, por janë autokton që kur ka filluar bota njerëzore në Europë.

Edhe pse shqiptarët për shekuj me radhë kanë kaluar nga një pushtim tek një tjetër, ai i bërë nga serbët padyshim ka qenë dhe mbetet më i pamëshirshmi dhe çnjerëzori. Serbia nuk u la doktrina e plane pa përdorur e deri edhe tek pastrimi etnik për të mbajtur nën pushtim territorin e Kosovës, por të gjitha dështuan përballë krenarisë, dinjitetit dhe vendosmërisë së shqiptarëve për tu mos asimiluar dhe dorëzuar. Lufta e fundit që daton me vitin 1998 ishte padyshim një ndër momente më heroike dhe më të vështira për shqiptarët e Kosovës. Fshatra dhe qytete u dogjën, qindra e mijëra njerëz u dëbuan nga vatrat e tyre, qindra vajza e gra u përdhunuan nga forcat militare dhe paramilitare serbe, qindra civil u masakruan.

Edhe pse ndodhën të gjitha këto, shqiptarët e Kosovës të vendosur, të bindur në drejtësinë e tyre dhe të guximshëm për të ardhmen e tyre nuk u dorëzuan por shpresuan se më në fund lirinë e shumëpritur ndër shekuj e kishin para syve dhe duhet ta gëzonin ashtu si shumë popuj të tjerë të lirë. Në momente decisive shqiptarët kanë pasur gjithmonë një mik të madh një fuqi të madhe që i ka mbështetur në aspiratat e tyre për ekzistencë dhe liri. Pa dyshim miku më i madh i shqiptarëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte pikërisht presidenti Ëillson që duke përdorur principin e vetëvendosjes i njohti të drejtën për vetëvendosje edhe popullit shqiptar, i cili kishte përjetuar thuajse pesë shekuj robëri nga Perandoria Otomane.

Pikërisht edhe në luftën e 1998, e cila u kurorëzuar me fitoren morale dhe historike të shqiptarëve të Kosovës , rol vendimtar patën përsëri Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontributi i tyre i drejtpërdrejt si dhe ai i dhënë përmes NATO-s ishte vendimtar që Kosovarët të fitonin lirinë pas një robërie shekullore, e cila ndër shekuj kalonte nga një agresor tek një tjetër në mënyrë të vazhdueshme dhe të papranueshme.

Amerika që nga fillimi i historisë sa saj i ka shpallur institucionet e saj demokratike si një shembull për pjesën tjetër të botës. Ajo besonte se përhapja e demokracisë do të siguronte paqen. Mbi këtë parim moral është bazuar gjithmonë politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye ato nuk mund të qëndronin duar kryq përballë mizorive që po bënte makina mizore ushtarake e Milloshevicit në Kosovë. Shtetet e Bashkuara më në krye presidentin Klinton vendosën të ndërhynin për të vendosur paqen dhe për të kthyer tek shqiptarët e Kosovës lirinë e mohuar ndër shekuj.

Menjëherë pas mbarimit të Luftës I, kriteret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vetë presidentit Ëillson për rendin botëror ishin demokracia, sigurimi kolektiv dhe vetëvendosja. Këto kritere ose parime nuk kanë ndryshuar për asnjë moment për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Falë këtyre kritereve të Politikës së Jashtme Amerikane përfituan lirinë shuam popuj të vegjël, por të lashtë, të cilët ishin kolonizuar padrejtësisht nga fuqitë e mëdha europiane. Nëse ne sot jemi në 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, kjo është sigurisht falë qëndresës tonë heroike kombëtar dhe falë mbështetjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bazuar në principin e vetëvendosjes.

Marrëdhënia e Serbisë mbi Kosovën ka qenë një marrëdhënie arbitrare e bazuar mbi pushtimin dhe represionin. Megjithatë koha dëshmoi se një politikë e tillë edhe pse ishte çnjerëzore nuk ka dhënë rezultate asimilimi. Serbia është përpjekur me çdo mjet të pranueshëm ose jo t’i asimilojë shqiptarët autokton të Kosovës, por nuk ja ka dalë kurrë. Shqiptarët e Kosovës kanë treguar se janë një popull legjendar, që nuk mund të mposhten nga askush. Rasti i shqiptarëve të Kosovës ndoshta është unikal në botë, të cilët kanë qëndruar për më shumë se 600 nën pushtim dhe represion, por që nuk kanë humbur asnjë vlerë të identitetit të tyre kombëtar.

Ato nuk e kanë harruar gjuhën e tyre shqipe, nuk kanë harruar zakonet dhe traditat shqiptare, nuk kanë harruar simbolet kombëtare dhe mbi të gjitha nuk kanë harruar dëshirën për tu bashkuar një ditë me vëllezërit e tjerë shqiptarë. Edhe pse Serbët dhe Serbia janë përpjekur me terror dhe dhunë ta mposhtin popullin shqiptar në Kosovë, nuk e kanë arritur asnjëherë. Rezistenca e shqiptarëve për liri bëhej akoma edhe më e fortë. Pra, në kuptimin e vërtetë Serbia kurrë nuk e ka pasur Kosovën, por thjeshtë ka gënjyer vetën sikur e ka.

Nga vizita e parë që kam me makinë nga Prizreni në Gjakovë dhe nga Gjakova në Pejë. Para syve më doli një mrekulli natyrore, një fushë e pafundme që ishte e begatë dhe prodhonte çdo gjë. Këtij peizazhi të bukur natyror nuk i mungonte as ai njerëzore, me fshatra të bukur të cilët ngjanin me qyteza të bukura perëndimore. Fantastik ishte edhe lum Drini i Bardh, i cili i qetës dhe i sigurt lundronte si një piton i madh në këtë luginë të mrekullueshme për tu bashkuar më vonë vëllaun e tij Drinin e Zi. Bashkimi i këtyre dy lumenjve është dëshmia se bashkimi i shqiptarëve është i natyrshëm dhe i sigurt. Zoti krijoi shqiptarët e bashkuar dhe bashkoi edhe dy Drinat për t’i begatuar.

Rrugës flitej vetëm shqip dhe kudo valonte vetëm flamuri i Skënderbeut, flamuri ynë kombëtar me shqiponjën dykrenare. Nuk valonte as ai që quhet flamuri shtetëror i Kosovës. Ky është një fakt më shumë, se Shqiptarët e Kosovës nuk duan të quhen dhe të konsiderohen kosovar, por shqiptar autokton që jetojnë në tokën e të parëve.

Është një çmenduri personale për Serbinë që mendon pas gjithçkaje që ka ndodhur, duke përfshirë edhe luftën e vitit 1998 se nuk e ka humbur Kosovën. Ata janë të bindur se Kosovën nuk e kanë pasur asnjëherë, por thjeshtë e ka shfrytëzuar dhe kanë shtypur për aq kohë sa kanë pasur mundësi. Sot në Kosovë nuk ekziston asnjë identitet serb, përveç disa kishave të ndërtuar qëllimisht dhe disa fshatrave serb që janë njëlloj më atë të kolonëve izraliane në Palestinë. Një fshat serb i ngjashëm është ai mes Gjakovës dhe Pejës, i cili kuptohet menjëherë se është i kolonial dhe që nuk ka lidhje as natyrale e as identitare me zonën.
Edhe nëse në te kaluarën ka pasur shpresë që Serbia mund të vazhdonte ta mbante të robëruar Kosovën dhe popullin e saj autokton. Sot kjo shpresë është totalisht e vdekur. Të rinjtë e Kosovës nuk mësojnë më në mënyrë të detyruar as fjalë serbisht dhe as nuk janë të interesuar ta bëjnë siç e bënin prindërit e tyre në të kaluarën.

Ato flasin e mësojnë gjuhën e tyre shqipen. Në shumë fshatra, edhe emërtime që janë shkruar në serbisht nuk ekzistojnë më, sepse janë fshi nga vetë banorët. Pra, sot nuk ka asnjë grimce serbe ose serbizimi në Kosovë. Serbia u përpoq me çdo kush të mbajë të robëruar shqiptarët dhe nuk ja doli dot, sepse në të kaluarën nuk ja kanë dalë edhe perandoritë e mëdha botërore si ajo Romake e Otomane. Serbët duhet të nxjerrin mësime nga e kaluara dhe historia. Kurrë një popull nuk mbahet dot përjetë në robëri. Serbia duhet të pranoi realitetin, se Kosovën kurrë nuk e ka pasur, nuk e ka dhe nuk do ta ketë. Serbët duhet të jetojnë në paqe duke respektuar edhe popullin shqiptar. Kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë Serbia si dhe të heq dorë nga aventurat e dëmshme për paqen.

6 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës ka edhe sfida të mëdha që duhet të realizohen në një të ardhme të afërt. Së pari, Kosova ka nevojë për institucione të shëndosha, të cilat nuk mbahen peng nga interesat politike. Politikanët e Kosovës duhet të vendosin interesin e përgjithshëm mbi interesat personale.
Kosova ka nevojë për reforma të rëndësishme që lidhen me luftën kundër korrupsionit, për sigurinë e kufijve, si dhe një intensifikim më të madh të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe botën shqiptare.

Sfida më e rëndëishme e Kosovës është integrimi i saj në BE. Rruga e Kosovës drejt BE me siguri është një rrugë e vështirë dhe e mbushur me plot sakrifica, por sigurisht nuk është e pamundur. Shqiptarët e Kosovës realizuan Pavarësinë, e cila për shekuj ishte konsideruar e pa realizueshme dhe kjo me bën të jem i bindur se edhe integrimin e në BE do e bëjnë të mundur.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dr. Alban Daci
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 849 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi