Ramadan PLLANA: FLAKADANI I PËRJETËSISË |
Publikuar më 01 mars, 2014 në orën 22:24 ( ) |
Ramadan PLLANA | Kulturë | |
|
|
.
F L A K A D A N I I P Ë RJ E T Ë S I S Ë
(Kushtuar Heroit kombëtar Hamzë Jashari)
Nderim e përkulje përkujtimi e përmallimi
Për Viganin e shqipeve një pishtar kushtrimi
Për ty o vëlla i pavdekshëm Hamëz Jashari
Për ty o titanik me zemër të pastër shqiptari
Lavdi ty o zemërluan e zemërdhënës i lirisë
Ty o trimërues e flakadan prore i shqiptarisë
Rritur e kalitur bujar në vatrat e burrërisë
Atdhedashës besnik i amanetit të Ahmet Delisë
Zëdhënës i Azem Bejtes në kuvendet e Arbërisë
Flamurtar me idetë e të madhit Hasan Prishtina
Dhatë betimin me Ademin e me shumë trima
O vdekje o liri se mjaft më të përbuzur në robëri
Fjala dhe pushka juaj u bënë kthesë vendimtare
Shporrët armikun shekullor nga toka arbërore
Familjarisht u sakrifikuat me heroizëm të paparë
Në krye me vëllaun Ademin komandant legjendar
Promotorë të UÇK-së e me fitore vendimtare
Heronj të gjallë vetëmohimi mbeteni në përjetësi
Lufta e juaj rilindi jetën dhe pavarësinë kombëtare
Ju jehonë çlirimtare dhe simbol lirie e pavdekësie
Mundët makinerinë pushtuese të Serbisë vrastare
Luftëtarë të flaktë me ndëgjegje të lartë kombëtare
Të përjetshëm e të shtrnjtë do të jeni në histori prore
Heronj të gjallë parësor në zemrat e popullit shqiptar
Zvicër, Mars 2014
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|