|
Per rrethanat shoqerore dhe historike ne te clate lindi kjo Date nuk po shkruaj, sepse te gjithe i dine, por po i "harrojne" ato dhe karakterin e kesaj Date...
Edhe nga urimet e shumta qe jane postuar ne kete rrjete social e mora vesh se eshte "harruar" dimensioni historik dhe aktual i kesaj Date... 8 Marsi nuk eshte dita e nenes dhe as dita e gruas (si bashkeshorte), por eshte Dita e gruas pergjithesisht dhe kudo ne bote... Kjo Dite lindi si rezultat i perpjekjeve te gruas per me shume te drejta dhe per me shume barazi si qenie njerezore, shoqerore, politike...
Lirite dhe te drejtate e gruas (sidomos) ku me shume e ku me pak vazhdojne te shkilen, neperkemben e dhunohen edhe sot nga shtete dhe regjime te ndryshme ne bote... Ne shume vende dhe shoqeri nuk jane as burrat me mire... Diskriminimi dhe dhuna ndaj gruas ne shume shoqeri e shtete edhe sot eshte tmerrues dhe here-here e paimagjinueshme...
Lirite, te drejtate dhe barazia e gruas nuk eshte fort e kenaqshme as ne shoqerine shqiptare... Analfabetizmi, arsimimi dhe zenia ne pune e gruas shqiptare nuk do te duhej t'i kenaqte as burrat shqiptare e lere me grate shqiptare...
Prandaj, desha te them qe 8 Marsi nuk eshte Dite per urime e pergezime, por Dite reflektimi, debati dhe veprimtarish (pse jo edhe Dite proteste kur duhet...) per lirite, te drejtat, per barazine dhe per poziten e gruas ne shoqeri...
Ne hapesiren tone shqiptare, ku me shume e ku me pak, 8 Marsi festohet me kenge e valle neper restaurante dhe neper halla te medha! Mijera gra shqiptare, pa vrare mendjen fare per lirite, te drejtate dhe poziten e tyre ne shoqeri, ia mesyjne salloneve te bukurise per t'u rregulluar dhe per t'u bere gati per ahengjet qe organizohen gjate kesaj dite me muzike dhe kengetare e kengetare te paguara shtrenjte per muziken dhe te kenduarit e tyre shpeshhere nene cdo nivel artistik...!
Prandaj, gruaja shqiptare (posacerisht), por edhe shoqeria jone (burrat) pergjithesisht duhet te jete me e angazhuar ne permiresimin e kesaj pozite dhe te ketij roli te mjerueshem qe ka gruaja shqiptare ne shoqerine tone... Ka plote ngjarje tjera ne jete per t'u argetuar, por jo per 8 Marsin... Megjithate, nese jeni te kenaqura dhe te lumtura me poziten tuaj ne shoqerine tone, edhe une, s'po kam care (sepse edhe une dua te jeni gjithmone te lumtura) pa ju uruar dhe pergezuar per kete Dite qe vec Dite ahengu, hareje dhe gezimi nuk eshte...
|