Sot, shqiptaret ne Maqedoni megjithëse jane popull shtetformues, nuk kane te sanksionuar me ligj, asnjë nga simbolet e tyre nacionale. Ne kete ceshtje madhore, ata trajtohen njesoj si serbet, turqit, romet qe jane nga 3 deri ne 4 perqind. Faktet e mëposhtme na e bejne me te qarte pohimin e mesiperm:
Fakti i pare: Sot shqiptaret ne Maqedoni nuk kane te drejte me ligj te perdorin Flamurin e tyre Kombetar. Ligji per përdorimin e Flamurit u miratua ne vitin 2004, por u kontestua nga disa deputete maqedonas ne Gjykaten Kushtetuese. Pas 3 vjetesh, Gjykata Kushtetuese e anulloi ligjin per përdorimin e Flamurit shqiptar. Qysh atehere e deri me sot, nuk ka asnjë ligj tjeter. Perdorimi i simbolit kombëtar te shqiptareve, aktualisht behet mbi dëshira voluntariste. Kjo situate le shtegun hapur qe ne nje moment te pershtatshem per nacionalizmin maqedonas te atakohet përdorimi i simbolit nacional te shqiptareve. Nje rast i tille, ndodhi ne vitin 1997 kur policia maqedonase kërkoi heqjen e flamurit shqiptar nga komuna e Gostivarit. Shqiptaret kundërshtuan dhe pati përleshje ku u vrane dy shqiptare dhe u arrestua kryetari i komunes Rufi Osmani.
Fakti i dyte: Festat nacionale ne Maqedoni
Shqiptaret megjithse jane popull shteteformues, nuk kane asnje feste nacionale te miratuar nga Parlamenti maqedonas. Sot Maqedonia ka 6 festa shteterore, por qe te gjashta I perkasin maqedonasve. Festat në Maqedoni filimisht rregulloheshin me Ligjin për festat në Republikën e Maqedonisë, Gazeta zyrtare nr. 21/98, datë 8.05.1998. Në fillim të vitit 2007, ky ligj u ndryshua me Ligjin për ndryshimin e ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë, Gazeta zyrtare nr. 18, datë 15. 02. 2007. Të dy ligjet i klasifikojnë festat në Republikën e Maqedonisë në tre kategori: 1. festa shtetërore, 2. festa (tjera) dhe 3. ditë që festohen. Festat shtetërore dhe festat (tjera) janë ditë pushimi për të gjithë banorët e Maqedonisë ndërsa ditët që festohen janë pushim vetëm për komunitetet që ju takojnë ato.
1. Ligji i vjetër i vitit 1998 përcakton vetëm tre festa shtetërore: 2 gushtin (Ilindenin), 8 shtatorin (Dita e shpalljes së pavarësisë) dhe 11 tetorin (Dita e kryengritjes në Luftën e Dytë Botërore).
Ligji i ri i vitit 2007 u shton këtyre tre festave ekzistuese edhe tre festa të tjera shtetëror me karakter sllav, asnjëra nga të cilat nuk ka të bëjë aspak me shqiptarët: 24 majin - Ditën e shenjtorëve gjithë sllavë Kirili dhe Metodi, 23 tetorin – Ditën e formimit të VMRO-së dhe 8 dhjetorin – Ditën e Shën Klimentit të Ohrit.
2. Ligji i vjetër i vitit 1998 përcakton vetëm dy festa (tjera): Vitin e Ri (1 dhe 2 janarin) dhe Ditën e punës (1 dhe 2 majin). Ligji i ri i vitit 2007 i zvogëlon në vetëm nga një ditë feste Vitin e Ri dhe Ditën e punës dhe u shton këtyre edhe dy festat kryesore ortodokse (Krishtlindjet dhe Pashkët) dhe vetëm Bajramin e madh! Bajrami i vogël është FUTUR një kategori më poshtë, tek ditët që festohen!
3. Ligji i vjetër i vitit 1998 përcakton si ditë që festohen: Krishtlindjet dhe Pashkët ortodokse, Bajramin e madh dhe Bajramin e vogël dhe Jom Kipurin për hebrenjtë.
Ligji i ri i vitit 2007 perfshiu nga një festë për çdo bashkësi etnike (vini re se ku është radhitur statusi i shqiptarëve): për shqiptarët (Dita e Kongresit të Manastirit), për turqit (Dita e mësimit të gjuhës turke), për serbët (Dita e Shën Savës), për romët (Dita ndërkombëtare e romëve), për vllahët (Dita kombëtare e vllahëve) dhe për boshnjakët (Dita ndërkombëtare e boshnjakëve)!
Ka edhe shume te tjera, por edhe per kaq meriton qe qeveria gruevski te quhet qeveri antishqiptare.
|