KARRABISHTI I UJD-it (24) |
Publikuar më 20 shtator, 2014 në orën 23:07 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
SERBISË I DUHET VETËM VETONI I MURRMË
Horizonti përmbi Prishtinë po erret e terret nën ethet e shpifjeve e thashethënave të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë shqiptaro-titiste të Surrojve&Co. Ato ethe po enden, po sillen e po pështillen zyrave të gazetës “patriotike” e “kombëtare” ‘Koha ditore’ dhe zyrave të KTV-së së Vetonit të murrmë të racës së Surrojve dhe vetonsurroistët&Co nuk janë të kënaqur me të gjitha “përparimet” që ka arritur KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX-i e as Gjykata speciale për “krime lufte” të UÇK-së, në Kosovë, mësa janë të kënaqur beogradobotasotosaurët e ‘kombëtares’ “Bota sot” e “Bota press”&Co.
Fort e paska pas djegur dhe e hëngërka brenga Vetonin e murrmë të racës së Surrojve pse nuk paska punuar profesor hitorie në Malishevë, Hashim Thaçi, “i quajtur Gjarpri”!… Fort, po ashtu, e paska djegur brenga pse nuk paska punuar profesor kimie në Klinë Azem Syla! Jakup Krasniqin e paska pas lakuar pakës nga vetja, sepse, nuk e paska goditur si “Gjarprin” dhe si “Dajën”!... Por, e paskan pas djegur jo pak edhe “palmat e Xhabir Zharkut në Sharr”!...
Po, si nuk e djegërka Vetonin e murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve “Rings”-i në qendër të Prishtinës, ku bëjnë zef e freskohën spiunët e të gjitha shërbimeve “patriotike” e “kombëtare”, bri gurkatrorëve përvëlues të Isa Mustafës. Që i pindërron sa herë t’i bie ndër mend të vjedhet ndonjë tender!?! Si nuk e djegërkan lokalet e uzurpuara shoqërore, ku nxjerrë gazetën e përditshme që shan luftën, Hashim Thaçin, Xhabir Zharkun dhe të tjerët e UÇK-së, duke e mohuar edhe ekzistencën e UÇK-së?...
Ironia përbuzëse e nënçmuse e Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve bie te shokët e luftës së “Gjarprit”, te komandanti Xhabir Zharku që as nofkën “Qorri” nuk e ka zgjedhur vetë!... Kjo dihet e shihet për dritë dielli se “komunistët” dhe “neokomunistët” si Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve kanë edhe fjalorin e vet serbo-jugosllav, sepse, nuk mund të ndahen prej Sinishës, u duhet gjithmonë një binom “shqiptaro”-serb!... Atëherë, pse Vetonin e pengon fakti se, citojmë: “Dhe nuk mund të ndahej prej shokut të tij (Është fjala për Xhabir Zharkun dhe Hashim Thaçin, vër. ime, T. D.). Prandaj u tha kaçanikasve: jua solla lirinë, jua shpalla pavarësinë, tash po ua sjell palmat.” (Fq. 204) Apo, nuk është ky kulmi i turpit?... Po, ç‘fytyrë ka Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së laraskave të Surrojve, që të dijë ç‘është turpi?... Laraskërinë shqiptaro-titiste, me këtë fytyrë e pafsha, me këtë fytyrë e lasha!...
Babai i Vetonit “luftoi” pushtuesin që e solli mbi krye të shqiptarëve, tok me Fadil Hoxhën, Serbinë e Jugosllavinë, dhe nuk u ndanë kurrë nga njëri-tjetri, mësa u ndanë nga Serbia e Jugosllavia. Në vend të Shqipërisë, sipas “kulturës së tyre politike” dhe “projekteve” fitimprurëse personale e familjare, e sollën dhe mbollën Serbinë e Jugosllavinë në zemrat e “shqiptarëve” si vet, siç po përpiqet ta rikthejë, ribëjë e rimbjellë Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, duke ujitur UJD-in, karrabishti i tij!...
E çuditshme, ë! Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve sulmon me të gjitha mjetet heretike (edhe hermetike e të pavërteta) Hashim Thaçin e Xhabir Zharkun për “kulturën e tyre politike”, që nuk ka kumeditësakohë që mban pushtetin. Por, çudia pa brirë na vjen se Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve nuk e thotë asnjë fjalë të vetme kundër “kulturës politike” të Fadil Hoxhës&Co dhe “kulturës politike” të babait të tij, që e mbolli tek “shqiptarët” si vet për gjysmë shekulli në pushtetin e huaj, serb&jugosllav.
Ç‘të keqe paska pse Xhabir Zharku paska qenë në ilegalitetin e LPK-së? Po, a është më mirë të jeshë në një ilegalitet të thellë e të panjohur shqiptar, por, tamam shqiptar, apo, në një legalitet antishqiptar qysh ishte Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë dhe krah i saj i djathtë: Lidhja e Komunistëve të ‘Kosovës dhe Metohisë’ me në krye Fadil Hoxhën e Rexhai Surroin? Dhe, si fazë tjetër “përparimi” e “zhvillimi”, me pasoja të njëjta “shqiptare”, Lidhja Demokratike e Kosovës, me në krye Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin?...
Dhe, pastaj, me të drejtë, pyesin shqiptarët: Nga lindi ideja e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve shqiptarëve, pas Luftës së Dytë Botërore, dhe, vetëm shqiptarëve në ish-Jugosllavi? Përgjigjja është e qartë, Kristal e qartë: Fadil Hoxha&Co, pa mbledhjen e armëve shqiptarëve nuk kishte siguri askund për tradhtinë që i kishte bërë popullit shqiptar. Po, nga erdhi ideja e mbledhjes së armëve luftëtarëve e veteranëve të UÇK-së, nga forcat e UNMIK-ut dhe KFOR-it, pas luftës së lavdishme të UÇK-së? Nga pasardhësit e Fadil Hoxhës, Ibrahim Rugova, Veton Surroi&Co, sepse, as këta nuk kanë siguri askund prej shqiptarëve për shantazhin dhe tradhtinë që i bënë e po i bëjnë luftës së lavdishme të UÇK-së dhe të popullit shqiptar, luftës më të shenjtë për liri e bashkim kombëtar.
Horizonti mbi Prishtinë po erret e terret nën ethet e shpifjeve e thashethënave të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë shqiptaro-titiste të Surrojve&Co. Ato ethe po enden, po sillen e po pështillen zyrave të gazetës “patriotike” e “kombëtare” ‘Koha ditore’ dhe zyrave të KTV-së së Vetonit të murrmë të racës së Surrojve dhe vetonsurroistët&Co nuk janë të kënaqur me të gjitha “përparimet” që ka arritur KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX-i e as Gjykata speciale për “krime lufte” të UÇK-së, në Kosovë, mësa janë të kënaqur beogradobotasotosaurët e ‘kombëtareve’ “Bota sot” e “Bota press”&Co, sepse, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve me shokë, duan që: veteranët dhe luftëtarët e UÇK-së të bëhen rrah me njëri-tjetrin, ta tërheqin zvarrë njëri-tjetrin me makina e xhipa të zez nëpër rrugët e Prishtinës, të anatemohen e dënohen veteranët, luftëtarët dhe komandantët e UÇK-së , të burgosen që të gjithë, deri me një, pa përjashtim, për të qenë plotësisht i kënaqur Vetoni i murrmë i racës së Surrojve&Co. Por, jo, s’e kënaqë Vetonin e murrmë as kjo! Ai e do kokën e Hashim Thaçit “i quajtur Gjarpri” dhe të shokëve të tij të luftës, si Xhabir Zharku, të cilit, pseudonimin “Qorri” ia kanë dhënë shokët, madje, “pa e pyetur fare”!...
Nga ç‘u pa e ç‘u tha në pamfletin politik “këmbët e Gjarprit” të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, del se “institucionet” dhe “institucionalistët tanë” të viteve të ’90-ta, të udhëhequra nga Ibrahim Rugova&Co, janë shumë të pakënaqur-a me veprimet dhe rezultatet e arritura të UNMIK-ut, KFOR-it, IOM-it, OSBE-së, EULEX-it dhe të Gjykatës speciale, së fundmi, në kurriz të UÇK-së dhe luftëtarëve e komandantëve të saj. Shihet qartë se objektivi i atyre “institucioneve dhe ‘institucionalistëve tanë’ të viteve të 90-ta”, ka qenë dhe mbetet pushtimi i Shqipërisë (Sic!), siç e nisi FARK-un Bujar Bukoshi dhe përçarja e UÇK-së dhe e njerëzve të saj, në përmasat që po i shohim sot, në mos edhe më zi, që është edhe synim i Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co!...
(Vijon)
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 58 vizitorë |
Lexuar:
628 herë
|
|
|
|
|
|
|