Paqartësisht për disa lider kanë ndodhur situatat, të cilat tashmë po mundohen të japin versionin e tyre të së “drejtës”, të “arsyes” për tejkalimin dhe qartësimin politik në kosovë. Mirëpo, rruga të cilën kanë ecur deri këtu e kanë harruar dhe interesantja është se, mendojnë se edhe populli e ka harruar sepse ka kaluar një kohë e gjatë. Në këtë dimension politik dekadash, shumë përvoja e kanë dëshmuar se brumi i gatuar para disa vitesh ka prodhuar të njëjtën mëlmesë, atë; të keqkuptimit, inatit, smirës sociale, ikjes nga përgjegjësa dhe gjetjen e fajtorit brenda vetes.
E kemi shprehur edhe më parë, sidomos gjatë vitit 2012 –të se, vetëm një Qeveri Mbarëkombetare mund ta shtyjë, çështjen e çështjes shqiptare të merr formë dhe të kapërcejë dallimet e kundërta të faktorit politik në rrugën e zgjidhjes së pazgjidhur të Shqiperise Etnike. Mendimi i shprehur nuk është i ri, por hapi është aq i vjetër saqë historia e ka shënuar në një rresht aty- këtu, ndërsa ka peshë sa gjithë krekosja e intelegjencës shqiptare e munguar për një vullnet dhe jetësim të përbashkët. Asnjëherë politika nuk ka marrë mundin të ulet e të bisedon për mënyrën e mjeteve të cilat do të reflektonin në këtë diskurs politik kombëtar.
- Është nënqmuar faktori popull dhe është mbi qmuar faktori ndërkombetar në të gjitha fazat e procesit të demokracisë, ku tanimë problemi ka dale në sipërfaqe që as populli e as bashkësia ndërkombetare nuk ka faj për perpicetitë dhe anomalitë e politikës ditore që kanë prodhuar ato.
Pasqyra e sotme e politikës së disa komunistëve që interpretojnë ligjet në Demokraci është absurdi të cilin e pjellën vetë, dhe nuk po munden as ta pranojnë që është i tyre, e as që e kanë vënë barrën me pahir mbi të. Në këto rrethana të cilat vetëm se e kanë ngarkuar realitetin sidomos në Kosovë, vije në shprehje koncepti se kush qka thotë, të të tregojë se pse e thotë. Thjeshtë duket sikur të vdekurit flasin për të gjallët dhe nga një botë tjetër flasin për një botë tjetër, inati dhe konsumimi i tepërt me mendimin se e drejta jam unë, është nga koha e kaluar që nuk i përshtatet realitetit sot, pra komunistët flasin për demokraci. Kemi bindjen se asnjëherë Demokracia nuk fletë për komunizmin sepse e ka varrosur pa ceremoni, andaj edhe kjo kalohet kur ta kuptojmë se tanimë ka vdekur nuk as emër e as mbiemër.
Kastriot Bushi
|