PËRPJEKJET PËR RIFORMATIMIN E UDB-SË |
Publikuar më 15 dhjetor, 2014 në orën 21:52 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Tash e gjashtëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, sikurse para, gjatë dhe pas saj, po vazhdojnë përpjekjet e pareshtura djallëzore (“politike”, “patriotike” e “kombëtare” të “shqiptarëve”) për riformatimin dhe reformatimin e UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist, duke i kamufluar me emra të tjerë, “patriotikë” e “kombëtarë”. Madje, ç‘është më e keqja, ato përpjekje janë parë me kohë dhe po shihen se kanë sythuar dukshëm, veç të gjitha trevave të copëtuara shqiptare, edhe në Tiranën e katrahurëzuar shqiptare.
Kjo ndodhë edhe sot e gjithë ditën dhe ato që tregojnë qartë përpjekjet e tilla, janë, padyshim, synimet e hapta e të maskuara, që dalin nga mjetet e “informimit” dhe “debatet” televizive, me të ftuarit e preferuar të atyre strukturave të krimit të organizuar “patriotik”, “demokratik” e “kombëtar”, nisesos, tall(je) që ta hupë me kos!… Këtë bindje të patundur e fiton secili lexues dhe teleshikues i vëmendshëm, i arsyeshëm dhe racional, shqiptar, qoftë duke lexuar ato mjete “informimi”, qoftë duke përcjellur “debatet” e vazhdueshme dhe destruktive të përfaqësuesve të par(t)ive “politike” e “patriotike” të “shqiptarëve” të “Republikës së Kosovës” dhe shumë udhëheqësve të atyre debateve shokuese, ku shohim për dritë dielli (qoftë përmes temave që trajtohen, qoftë përmes përgjigjeve të të ftuarve, qoftë përmes pyetjeve që u shtrohen), se përpjekjet për riformatimin dhe reformatimin e UDB-së dhe të KOS-it “komunist” e shqiptaro-titist nuk kanë pushuar ende, as gjashtëmbëdhjetë vjetë të plota pas luftës sonë të lavdishme për LIRI e për SHQIPËRI SHQIPTARE!...
Nuk luftuam për t’i pozicionuar e ripozicionuar në pushtet strukturat e shqiptaro-titistëve udbasho-kosistë dhe larvat e tyre të korruptuara e kriminale, kryekëput, antishqiptare.
Luftën shqiptare të UÇK-së e shanë “shqiptarët”, UDB-ashët dhe KOS-istët “shqiptarë” të Ibrahim Rugovës, që qëndruan në “Zonën e Lirë të Luftës” dhe kudo tjetër, sapo arritën në Tiranë, menjëherë pas luftës së UÇK-së, dhe, çuditërisht, të njëjtat shamje po i dëgjojmë edhe sot, gjashtëmbëdhjetë vjetë pas asaj lufte titanike shqiptare. Apo nuk është sharje, kur thuhet “Nuk ka pasë UÇK!”, “UÇK nuk ka luftuar!”, “Në çfarë betejash e luftimesh ka marrë pjesë UÇK?”, etj. Madje, “komunistët atdhetarë” LDK-istë e shqiptaro-titistë shkretuan edhe më keq, thanë: “K… im e ka qitur shurrën më larg se armët e UÇK-së!” e horrllëqe të tjera, të ulta, antishqiptare, të cilat i lansojnë edhe sot argatët e UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titistë dhe këlyshët e tyre “shqiptarë”, në kuzhinat e tyre, në Prishtinë dhe gjithandej trojeve të copëtuara shqiptare!...
Nuk mund t’i prijnë politikës së luftës për LIRI e për SHQIPËRI SHQIPTARE, ata që e shanë dhe shantazhuan luftën e UÇK-së, ata që bënë zef e qejfe hoteleve luksoze të Evropës, botës dhe as ata që u ahenguan në Prishtinë e në Tiranë, në Shkup e në Podgoricë dhe gjetkë, kur digjej një nga pjesët më shqiptare të shqiptarisë, Drenica heroike e Azem Bejtë Galicës me shokë, Drenica liritare shqiptare e Shaban Palluzhës me shokë dhe Drenica shqiptare e legjendarit Adem Jashari me shokë!... Politikës së luftës dhe të lirisë, sot, duhet t’i prijnë ata që e organizuan dhe e bënë atë luftë shqiptare, politikisht e shqiptarisht, veprimtarët e rreshtuar kah Tirana e shqiptarit Enverit Hoxha dhe jo strukturat e UDB-së dhe KOS-it shqiptaro-titist, të “shqiptarëve” më të mëmdhenj, të rreshtuara krah pushtuesve Rankoviç, Tito e Millosheviç!…
Për luftën speciale antishqiptare të UDB-së dhe të KOS-it, mund të flasim shumë dhe gjatë, me argumente. Po kështu, mund të themi edhe për luftën mediatike, të kontrolluar dhe udhëhequr po prej atyre dy ngrehinave “shqiptare”, që e kanë mbërthyer në kthetra dhe pamëshirë “Republikën e Kosovës” antishqiptare, për mediat e shkruara dhe elektronike, të cilat kontrollohen nga qarqe të njohura të UDB-së dhe të KOS-it “patriotik” e “shqiptar”, të cilat qarqe janë katapultuar me kohë te SHISH dhe te strukturat e njohura e të panjohura të tij, me akrobacione nga më të ndryshmet(Sic!)… Madje, sot, për çudinë tonë më të madhe, lufta e atyre strukturave “shqiptare” zhvillohet në “Kuvendin e Republikës së Kosovës” dhe jashtë tij!
Edhe kjo dukuri është përpjekje e vazhdueshme dhe djallëzore për riformatimin dhe reformatimin e UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist edhe brenda sistemit të Sigurimit Shqiptar. Ato struktura dhe qarqe të organizuara të atyre ushtrive antishqiptare kanë uzurpuar pushtetin dhe janë shtrirë e po shtrihen papengueshëm në çdo pore të jetës dhe në çdo fushë e segment shoqëror, që nga ASHAK e teposhtë, zinxhirit të “shtetit”, dhe, nga poshtë-lart, deri te ASHAK, ku, po i pozicionojnë dhe ripozicionojnë familjarët e tyre kudo, “patriot” pas “patrioti”, madje, me direktiva e pazare nga më të ndryshmet dhe nga më të ndyrat, korruptive, të kulmit korruptiv: “Ma punëso ti mua një familjar timin te Ministria e yte, ta punësoj unë një tëndin te Minisria a dikasteri im!”…
Ekstremizmi i skajshëm i ruajtjes së privilegjeve të “merituara”, tashmë, është bërë modë, e, do mund të thoshim se është bërë edhe seksi-modë, sepse, i vetmi vend në botë ku lulëzon anarkia e modës seksologjike deri në pëshurrje në tlina, është bërë shteti më i ri i Evropës: “Republika ‘shqiptare’ e Kosovës”(!), ku, përpjekjet e pareshtura për riformatimin dhe reformatimin e UDB-së dhe të KOS-it “komunist” e shqiptaro-titist po shihen kudo dhe u panë e ripanë në këto gjashtëmbëdhjetë vjetë, pareshtuar, me synime të qarta e të hapta për t’i pozicionuar e mbajtur në pushtet, në pozita e prita antishqiptare, njerëzit e vet, secili grup “atdhetar” e “shqiptar” që ç‘ke me të, që patën ditur t’i bëjnë e krijojnë Rankoviçi, Tito e Millosheviçi!... Politikat e paraardhësve të këtyre të fundit e bënë antishqiptar Ahmet Zogollin për gjashtë muaj, po, këta shqiptaro-titistë e UDB-asho – KOS-istë, “patriotë”, që i kanë specializuar për antishqiptarë qe një shekull dhe i kanë pozicionuar e përzgjedhur “pozitivisht” dhe “shqiptarçe”, brez pas brezi!?!...
Prandaj, pyetja që duhet shtruar urgjentisht, dhe, që do përgjigje, po ashtu, urgjente, është: A mund të formohen “institucionet” dhe çfarë “institucionesh” do të jenë ato, kur shihet qartë e më qartë se nuk pushojnë përpjekjet “politike” e “patriotike” për riformatimin dhe reformatimin e UDB-së dhe të KOS-it “shqiptar” në to, përmes blloqeve dhe përkrahësve të tyre, kudo, përmes koalicioneve “parimore” UDB-asho – KOS-iste në skenën e teatrit me fytyrë serbojugosllave “shqiptare”, në Kosovën e trepushtuar shqiptare?! A mund t’u besohet më atyre e këtyre strukturave dhe pasardhësve të tyre me prejardhje e përgatitje UDB-asho – KOS-iste, antishqiptare, që denigruan dhe po e denigrojnë luftën e UÇK-së, po i shajnë e fyejnë dëshmorët dhe veteranët e luftëtarët e saj deri në këtë shkallë poshtërimi. Dhe, deri ku e deri kur do t’u besohet, kështu, kuturu, atyre e këtyre strukturave në vijë kaq “patriotike” e “shqiptare”, madje, edhe në krye të Universitetit?!...
Por, në këto rrethana e në situatë të tillë, çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që kanë qenë dhe kanë punuar tërë jetën e tyre, brez pas brezi, kundër atyre strukturave të ngjeshura “patriotike” e “shqiptare”, të quajtura UDB dhe KOS?... Është parë që deri më sot, të gjitha maskat e tyre “patriotike” e “shqiptare” kanë rënë plotësisht dhe po shihen nga planete të largëta, e, lëre më nga njerëzit e këtij planeti, nga njerëzit e kësaj toke e të këtij nënqielli, ku po (bashkë)jetojmë me popuj e kombe tjerë!… Maskat patën rënë para luftës së UÇK-së, gjatë dhe pas saj dhe po vazhdojnë të bijnë edhe sot me blloqet dhe bllokadat e LDK-së, e cila, në fakt, është Lidhje e “Komunistëve ‘shqiptarë’” të Jugosllavisë, antishqiptare dhe e pandryshuar asnjëherë, sepse, si e tillë qe regjistruar dhe pat marrë dorë në Beograd!... Dhe, këto “lëvizje” nuk po i sheh askush! Për to nuk po përgjigjet askush, edhe pse po shihen qartë sa “patriotike” e sa “shqiptare” që janë!...
Pra, përpjekjet për riformatimin dhe reformatimin e UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist nuk janë aspak të rastësishme, por, vijnë të koordinuara, të kamufluara e të pispillosura siç janë, me direktiva e akrobacione profesioniste serbojugosllave e ndërkombëtare, antishqiptare. Atyre, përkundër përpjekjeve të tyre maksimale për t’u dukur, sa “shqiptare” janë, për fatin e keq të këtij populli të stërvuajtur, po u vjen erë serbe e sllave e parfumeve të parfumërive tashmë të njohura e të shumëdëshmuara dhe të shumëvulosura antishqiptare!...
Përpjekjet e konsoliduara “patriotike” të UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist të Ibrahim Rugovës bënë që të shkelet pa pardon “Betimi i UÇK-së”, bënë që të tradhëtohet lufta e saj e drejtë për bashkim dhe liri kombëtare, bënë që të bëhet himn e flamur tjetër, bënë që…(Sic!)…
Pra, a nuk janë përpjekjet e derisotme, përpjekje të koordinuara “patriotike” e “shqiptare” për riformatimin dhe reformatimin skandaloz të UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist?!... Të UDB-së dhe KOS-it që e shau e shantazhoi luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të veteranëve e luftëtarëve të saj trima, për LIRI e për SHQIPËRI?! Të dëshmorëve dhe të rënëve të saj për liri e për SHQIPËRI?!... Dhe, pikërisht për shkak të shantazhit të atyre dy strukturave antishqiptare, të përbëra prej “shqiptarëve”, lufta e drejtë, liritare e bashkimtare, e UÇK-së, ka ardhur në këtë derexhe, në këtë shkallë përbuzjeje, përçmimi e poshtërimi. Prandaj, është koha që shqiptarët, bashkërisht, dhe Tirana shqiptare, para së gjithash, t’u thonë STOP përpjekjeve të tilla shekullore antishqiptare! Sa më parë, më mirë!...
Burojë, 10 dhjetor 2014
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 56 vizitorë |
Lexuar:
1,167 herë
|
|
|
|
|
|
|