Tafil DURAKU: Poezi |
Publikuar më 26 korrik, 2015 në orën 02:47 ( ) |
Tafil Duraku | Kulturë | |
|
|
.
GËRSHET I PËRGJAKUR
Shotë
gërshet i përgjakur në shekuj
kudo rreth teje hapet mali
kushtrimi në sy nuk të kotet
prite Azem Galicën o heeej
gërshetin
ta thurin malet
KUSHTRIM
fushë më fushë
mal më mal
nuk të tremet syri
sokoleshë
SYRI I PUSHKËS
pa të parë se ma ke zënë udhën
në shokë nuk e fus dorën
pa të parë
kah troket në dyer
nuk i afrohem dritares
pa të parë sytërbuar
kah e zbardhë këmbën e zezë
nuk ta mbyllë shtegun
se të shoh kur thua
kam këmbën e bardhë
ujk i pangopur
ta mbylli syrin e pushkës
pse nuk më thua
(Marrë nga përmbledhja "Kohë njerkë", botoi Rilindja, Prishtinë, 1992)
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|