Para selisë së Parlamentit evropian dhe selisë së NATO-s në Bruksel. "Kryeprokurori" i Republikës së Kosovës, libri: "Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999", për shkak të përgjumjes së thellë të Institucioneve kompetente të Kosovës, Akademisë së shkencave dhe arteve të Kosovës e Shqipërisë, ka 'ngritur' aktakuzën ndaj Serbisë fashiste, për themelimin me urgjencë të Gjykatës Speciale për gjenocidin serb mbi shqiptarët, për shkak se ajo (Serbia) ka vrarë më shumë se gjysëm milioni shqiptarë, në periudhën e viteve 1844-1999, fakt ky që e argumenton ky libër i botuar në 7 gjuhë botërore: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht, fatkeqësisht me vetfinancim të autorit. Ribotimi i gjashtë i plotësuar, tani i pasuruar edhe në gjuhën japoneze e suedeze, del nga shtypi në fillim të tetorit të këtij viti.
Dr. N. PLLANA
Datë: 12 Gusht 2015
|