Zeqir GËRVALLA – AH, HESHTJA QENKA – MË DHEMBJEMADHJA: N’ZEMRA E KONAQE…! |
Publikuar më 02 shtator, 2015 në orën 21:18 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
AH, HESHTJA QENKA – MË DHEMBJEMADHJA: N’ZEMRA E KONAQE…!
O ZOT! Rastësisht, kjo poezi më ra në sy ( në këto ditë të DHEMBJES së RËNDË për JEHON LOÇKËN tonë, që në mëngjesin e 24 Korrikut të këtij viti morëm lajmin e fortëhidhur, që kishte ndërruar jetë nga duart kriminele duke ia plaqkitur kuletën – djersën e Tij mërgimtare…!
Andaj, njëherë-për-njëherë: nga dhembja e shpirtit s’munda të shkruaja diç më me kuptim të thellë ( se sa kjo poezi, të cilën e kisha pas shkruar: vetëm dy ditë para se të ndërronte jetë… e, që po i përshtatet ardhejs së JEHON LOÇKËS sonë: tek TI, O ZOT; TY - të qofshim falë! )
Prandaj, O ZOT NJË! të lutemi: na jepë forcë që ta përaballojmë me dinjitet këtë plagë-dhembje të rëndë, të cilën do ta ndjejmë për tërë jetën…!
… Por, po shpresoj-besoj: që TI, O ZOT, e more të ri’ JEHONIN tonë të DASHUR për ta shpërblyer me Parajsën e AMSHUAR shpirtin e Tij të bardhë-mërgimtar…
… ku të gjithë: radhë-radhë… për Atje… jemi udhëtarë…
---------------------------------------------------------------------------
BINDJA IME: PËRES KEMI ARDHUR NË KËTË BOTË…(!)…
… Unë jam i bindur: përse jemi të lindur… të ardhur në këtë bOtë…
Për: veten-jetën, njëri-tjetrin… e, të mos jetojmë: mendjeerrtë e punëkotë;
Po… Jemi: të lindur… nga njëri-tjetri… për njëri-tjetrin… krejt(ë)…
(Për t’u sprovuar... se cili-cila: do të jetë më vepërmirë… në këtë JETË…!)
I vjetri me të Riun… I Riu me të Vjetrin…
Tërë kOhë-JETËN…
Duke: kërkuar-ndihmuar-kultivuar…
Në Mendje-(Z)emër e Shpirt të VËRTETËN;
E, PO? Shumica: jemi të lindur vetmas…
(e, scili… e të gjithë: nga një babë e një nënë…);
E, ka – edhe binjakë… me një vëlla apo – motër… e më shumë…
E të gjithë: si pikla shiu… botës… anembanë…
E, - secili me të vetin identitet: për Komb e ATDHE të Vet;
E, Ne – Shqipoi e Shqipe: për - NË RRUGË (I)LIRIE-DRITE…
Dritë e gëzim për prindër: në çdo votër… për tonin ATDHE-Shtet,
Dritë e gëzim për vëllezër e motra: më të mëdhenj… përherë…
Po, si lule NJERËZORE: në Kopshtin e KOMBIT, - që s’vyshket asnjëherë;
Dritë e gëzim: për fare-fis… dajallarë e teze... miq e mikesha…shoqëri…
(Gjithnjë: të dashur, të bukur… të dashura, të bukura… si zogj… si flutura…
Deri në (a)fat… të caktuar… që askush fundin e vet s‘e di… në Vazhdimësi…(!!!)… )
O, prore… si yje… e yllka… të Qiellit e Tokës Tënde, O NËNË ILIRIANE!
E, për njëri-tjetrin… me njeri-tjetrin… në shpresë-dashuri e harmoni…
E, të gjithë - së bashku: për LULËZIMIN Tënd, o Dritë-JONA - NËNË SHQIPËRI!
… Si dhe për të MIRËN e gjithë NJERËZIMIT… anembanë: n-ë-p-ë-r bOtë…
Gjithnjë: Synimtarë – për MIRË E MBARË, me ndihmën Tënde, O Z O T !
Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
E mërkurë, 22 Korrik 2015
DHEMBJEMADHJA JONË, PËR TY – JEHON…
I dashuri ynë JEHON! Ti - që si fëmijë ishe: një Zë-Yll’ i rrallë;
I zgjuar-kthjelltë, i shkathtë... që çfarë ta shihte syri - ta punonte dora…
Fjalëpakët, trimdrejtë, i vendosur dhe ndimaqar – prore në b a ll ë;
Ti me Rilindin e vëllait Nexhip: shkuat në UÇK, kur tingëlloi Ora…
Dhe, po…! Çfarë fati i RËNDË që në SHPIRT po na trënd… Sot…
(Pas 16-vitesh nga përzënia e madhe para tytash s. serbobarbare…);
E, në AMERIKËN Mike: nga duar kriminlësh…të na ikësh…? O, ZOT!
O, kjo - një vrasje, Jo vetëm e ËDNRRËS Amerikane – po edhe Shqiptare!
… Ah, po…! JEHON i DASHUR, Ti - Ylli i tretë i FAMILJES sonë
Mu kur fillove në çdo aspekt: sa më tepër për të rr-e-z-a-t-u-a-r…(!)…
Ah! Aq heshtas e papritur na ike… heejjj…si një RREZE-JEHONË…
Oh, LOÇKA jonë! Nesërmbrëma: 4-javshi - t’bëhet i rr-a-f-sh-u-a-r !
Të gjithë ne, secili në mënyrën e vet, e shprehëm DH E M B J E N
Si: në pamje… me fjalë, me shkrim… me sy… me l-o-t-( ë-ë-ë… )
Vetëm Yt vëllai, i madhi (FLAKRONI) s’e mundi dot TRËNDJEN…
Jo! Ende: as lot… as fjalë… as të shkruajë… NDIHMOI, O ZOT!
… Edhe: të flasë… me foto…me brushë… me tinguj… me vargje- fjalë…
(O, më i DASHURI ynë, Ti – YLLI i FAMILJES sonë – J E H O N ,
Kujtimmirat e 39-viteve Tuaja: që na i ke lënë – RREZE Valë-Valë… ):
Më MIRË se Yt vëlla, FLAKRONI, s’di kush t’i tregojë…kur ZOTI don;
… Sepse, askush, JO, si Ai: më parë s’diti më MIRË – prej n e sh:
As të flasë me gojë…as të shprehë me brushë, me tinguj… me v-a-r-gj-e…
I pari, mes Jush - talentë, që virtyte-talente: KRENAR i vënte - në shesh;
Ah, HESHTJA - qenka më DHEMBJEMADHJA: n’zemra e konaqe…!
Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
E mërkurë, mesnatë 19-20 Gusht, 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 47 vizitorë |
Lexuar:
1,067 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|