Çmenduria e hibrid “BIOGJENIT” ! |
Publikuar më 20 tetor, 2016 në orën 03:35 ( ) |
Opinion | |
|
|
Në spikamë
*** Si rregull e pashkruar, zakonisht njerëzit injorantë, prepotentë, pa asnjë fije edukate, etike, profesionalizmi, pa karakter, hipokrit e ngatërresëtar, janë të prirur për mbrojtur gënjeshtrën dhe interest e tyre personale, klanore, ideologjike, partiake, mahallore, provincialiste dhe, për më tepër marrin guximin, që t’i ofendojnë të tjerët, që janë dëshmuar se e mbrojnë të vërtetën si parim dhe si vlerë fundamnetale në kuptimin universal.
Babë e Nënë kam Kosovën dhe tërë Shqipërinë Etnike
- E dua dhe e quaj Nënë Kosovë aq sa edhe Nënë Shqipërinë Etnike, sepse po të mos ishte Nënë Kosova nuk do të ishte as kjo Shqipëri e sotme londineze (1913).
-Po, si paska thënë Halil Matosh, po “kush muti” është ai “BIOGJEN”, që t’ma mohojë këtë të drejtë?
Kush është ai farë ‘BIOGJENI”, që ka ofenduar 2 milionë shqiptarë të Kosovës, duke lehur se “BABË e kanë Serbinë”?
*** Meqë Boiken Abazi i gjysmë Shqipërisë londineze, paska dashur të bëhet më patriot sesa shqiptarët e Kosovës, duke i ofenduar pa kurrfarë arsyeje dhe, pa kurrfarë të drejte, se gjoja “ata kosovarë, që Kosovën e quajnë Nënë Kosova, babë e kanë Serbinë” (http://www.gazetaexpress.com/lajme/boikeni-sharron-edhe-me-thelle-kush-thote-une-biri-yt-kosove-e-ka-baba-serbine-foto-267000/), atëherë, me keqardhje, duhet ta korrigjojmë dhe ta udhëzojmë në rrugën e drejtë, që ta mësojë më mirë të VËRTETËN për Kosovën dhe relatat e saj historiko-politike me gjysmë Shqipërinë londineze (1913), e cila është vetëm një pjesë e NËNËS SHQIPËRI ETNIKE.
-Uh, po me vend ia paska “punuar” publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur, Halil Matoshi agtifarë “BIOGJENI”, duke ia përplasur, ashtu si e ka merituar ai zagar: ““Ky asht thjesht nji mut i madh dhe i peshtire.Gerdituni p'ej tij dhe pshtyni...Injorojeni injorantin!” (http://www.gazetaexpress.com/lajme/matoshi-i-jep-pergjigje-meritore-boiken-abazit-e-quan-m-foto-266982/).
Vërtet, eksponentët e këtillë shit, ofendues, turbullues, përçarës dhe vagabondë, që kanë marrë “detyra të caktuara të shtëpisë” nga agjenturat e ndryshme të huaja ruso-sllave për t’i konfrontuar shqiptarët e Kosovës me ata të Shqipërisë londineze, shteti i Kosovës, duhet t’ua mbyllë dyert përgjithmonë, sepse këta janë piromanë të rrezikshëm, të gatshëm, që, në çdo moment ta djegin Kosovën. Këtë detyrë e kanë ata, jo ta ribashkojnë Kosovën me Shqipërinë. Ata kanë për qëllim që shkatërrojnë Kosovën sipas “porosive” të Serbisë dhe të Rusisë.
-Po, ai farë “BIOGJENI” qenka më i keq dhe më i rrezikshëm për Kosovën sesa Milosheviqi, i cili vrau dhe masakroi mbi 11 mijë shqiptarë, shpërnguli mbi 1 milon dhe e dogji Kosovën cep më cep(1989-1999), por tirani dhe vrastari, asnjëherë nuk pat deklaruar se “Serbia është BABA” i dy milionë shqiptarëve. –Sepse, po të ishte ashtu, ai nuk do ta digjte Kosovën dhe nuk do të bënte gjencid ndaj mbi 2 milionë shqiptarëve.
Ne, “pshurrim” çdo interes partiak dhe mafioz liderist, sepse duam Nënë Kosovën aq sa edhe gjithë Nënë Shqipërinë Etnike!
Në këtë kuptim, nuk pranojmë kurrfarë kompromisi, që të poshtërohet Nënë Kosova, në asnjë kuptim, sepse midis NËNË KOSOVËS DHE NËNË SHQIPËRISË ETNIKE NUK EKZISTON ASNJË DALLIM, E DESHE NJËRËN, E DO EDHE TJETRËN. Ndryshe, je “biogjen”, bastard, rrenc, injorant, i poshtër dhe hipokrit “gjuaj gurin, fsheh dorën”.
Prandaj, të gjithë, duhet të jemi të vëmendshëm (të mos e ofendojmë njëri-tjetrin, duke e vulgarizuar KAUZËN MADHORE GJITHËSHQIPTARE, sepse askush nuk e ka një të drejtë të tillë doskrecioni, pavarësisht çfarë posti mban në pushtet, apo cilit subjekt politik i përket) dhe aq të edukuar dhe të arsimuar, se gjithmonë , duhet të shprehemi dhe të përdorim sintagmën “NËNË SHQIPËRI ETNIKE”, kjo është e drejtë dhe e jusitifikueshme. Ndërkaq, kur themi ose shkruajmë togfjalëshin “NËNË SHQIPËRI”, ky është gabim, sepse nuk është nocion i plotë dhe i barasvlerëshëm me nocionin “NËNË SHQIPËRI ETNIKE” ngase nënkupton vetëm gjysmë Shqipërinë e pavarur londineze (1913).
Pra, meqë dikush po do me e “tjerr aq hollë” kush është “NËNA SHQIPËRI”, gjithmonë, duhet të thuhet dhe të shkruhet” NËNA SHQIPËRI ETNIKE” derisa të bëhet RIBASHKIMI i SAJ me “fëmijët” dhe me tokat e saj.
Jo, ai fare “BIOGJENI”, po askush në botë nuk guxon të më ofendoj dhe të më cenoj të drejtën time, nëse pohoj dhe shkruaj drejt, “KOSOVË, NËNA IME” ose “ SHQIPËRI ETNIKE, NËNA IME!
Këtë drejtë të stërgjyshit, të gjyshit, të babait dhe timen nuk ka pasur fuqi, as plumba ta vrasë Serbia, as Jugosllavia për 100 vjet rresht, jo njëfarë Boikeni, i cili me atë ofendim çnjerëzor në adresën e mbi 2 milionë shqiptarëve kosovarë, vërtet ia paska kaluar edhe Serbisë, e cila me gjithë burgun dhe tiraninë e saj kolonizuese të Kosovës, kurrënjëherë në historinë e derisotme të saj nuk ka deklaruar, se shqiptarët e Kosovës, “BABË E KANË SERBINË”, por të KUNDËRTËN-SHQIPËRINË ETNIKE për çfarë edhe i ka diskriminuar, vrarë, burgosur dhe masakruar sikurse në gjenocidin e fundit më 1989-1999.
E, sot, pas një shekulli, doli një shqipfolës, që t’i akuzojë mbi 2 milionë shqiptarë, nëse “Kosovën e quajnë Nënë Kosova”!
-E quaj NËNË KOSOVË, sepse ndryshe nuk do ta doja as Nënë Shqipërinë Etnike! Kush nuk e do Kosovën, nuk e do as Shqipërinë Etnike.
E vërteta e hidhur njëshekullore
*** Nënë, babë, vëlla e motër e kam Amerikën, që shpëtoi mbi 2 milionë shqiptarë nga vdekja, nga masakrat, nga varrezat masivem nga terrori dhe nga gjenocidi i Serbisë, dhe Kosovën e çliroi dhe pavarësoi pëgjithmonë nga Serbia kolonialiste (1912-1999), jo ata injornatë dhe derbederë, që sot po shesin “ide” dhe po “shkrijnë mend” se gjoja me konfrontime, me pallavra, me sharje, me përçarje dhe me ofendime të këtilla, do ta “çlirojnë dhe bashkojnë” Kosovën me nënën Shqipëri londineze (1913).
E quajë zemër, shpirt, loçkë, dritë dhe diell Nënën që përkujdeset për mua, jo njerkën, e cila 100 vjet më ka lënë në robëri dhe, duke bredhur rrugëve të botës, si bonjak të braktisur.
-Ajo që e la Kosovën jo më pak se 100 vjet të digjet në zjarrin dhe në flakën e gjenocidit të Serbisë kolonialiste (1912-1999) nuk është nëna ime, por njerka më e keqe në botë. Këtë e vërtetoi, edhe gjenocidi i fundmë në Kosovë (1989-1999), me ç’rast njerka e keqe nuk e prishi gjumin fare, që ta shpëtonte NËNËN TIME KOSOVË me mbi 2 milionë e gjysmë fëmijë të saj.
Mirëpo, NËNËN TIME KOSOVË e shpëtoi, e çliroi dhe e pavarësoi Amerika dhe NATO-ja, jo njerka e keqe londineze (1913). Kjo është e VËRTETA!
Prandaj, askush në botë nuk ka kurrfarë të drejte, që të më ofendojë ose të më gjykojë, nëse unë Kosovën e quajë NËNA IME E SHTRENJTË, sepse ajo më lindi, më rriti, më bëri burr, më dha sy e mendje të shëndoshë, më edukoi dhe më mësoi, që ta dua Nënën SHQIPËRI ETNIKE, jo NJERKËN, që e la Kosovën, Iliridën, Anamoravën, Malësinë e Madhe dhe Epirin Shqiptar së bashku me Çamëri nën sundimin e egër 100-vjeçar të sllavëve të Ballkanit (1912-2016).
Një “teze” të tillë antishqiptare, do të mund t’i gëzohej vetëm Serbia, e cila për 100 vite nuk e paska ditur, se në Kosovë “paska pasur mbi 2 milionë fëmijë të saj”!?
Tash, sipas kësaj “teze” absurde më të re, Serbia “paska të drejtë”, që të mos e njohë Republikën e Kosovës, sepse sipas “eurekës” së “BIOGJENIT”, “Serbia si baba” i mbi 2 milionë shqiptarëve, e “paska të drejtën e atësisë” dhe të “tapisë” mbi Kosovën e Shqipërisë Etnike.
Atdhe Kosova
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 40 vizitorë |
Lexuar:
537 herë
|
|
|
|
|
|
|